Komente në: Fort po shndrit’ njaj diell, e pak po nxe…!

Sipas: Sinan Kastrati
Një koment dhe një kërkim falje!

Në opinionin tim “Fort po shndrit’ njaj diell, e pak po nxe…!

n’e rubrikën “Dossier, Histori, Mendime” të publikuar në “Drini.us”, dt. 9 Shkurt 2023 në një nga nëntitujt: “Na ka ardhë pordhkomandanti” është marrë nga ish gazetari i mirënjphur i Radio Kuksit, tash shkrimtar- Rexhep Shahu.

Publikimi në ballinën e faqes së fb-ut:

“NOJ MUT A NOJ SEND PËR PORDHKOMANDANTIN

(histori e degjuar)

Ish koha e mbledhjes së armëve pas Luftës së Dytë Botërore. Koha e vendosjes së komunizmit. Tre partizanë vendi, por jo të tre vendas të asaj zone, njëri si komandant e dy si ushtarë, që me sebepin e armëve gjuanin edhe gra të ndryshme të fshatrave, shkojnë në një shtëpi me qëllim që ta arrestojnë plakun e shtëpisë, me pretekstin se ka armë pa dorëzuar, por në fakt shkak ishte se ai nuk kishte treguar respekt për partizanët.

Thërrasin te porta e jashtme.

Një nuse e re që po fshinte oborrin me rrëmetë dhe të cilës postkomandanti i zonës ia kishte vënë syrin, përgjigjet me qejf, bujrum, sipas zakonit dhe i fton mysafirët të hyjnë.

Ku është i zoti i shtëpisë, pyet komandanti i postës, me sytë shpuzë e gojën lëng për atë nuse të re.

Në sobë është baba, përgjigjet ajo dhe i drejton nga soba. Soba ishte një dhomë pritje jashtë shtëpise, në oborr.

Sa hyjnë partizanët në derë, plaku, që kishte dëgjuar bisedën e tyre me nusën dhe kishte kuptuar prej ditësh vërdallosjen e postkomandantit rreth shtëpisë së tij, e kuptoi pse kishin ardhë dhe nxori nagantin nga poshtë postoqisë ku ishte ulur dhe e vuri sipër që ta shihnin.

Ata e panë revolen dhe u stepën.

Plaku i shtëpise e prishi heshtjen që u krijua dhe thirri:

Oj nuse!

Oja babë!

Po hajde moj bijë, ti e di kush na ka ardhë. Na ka ardhë pordhkomandanti. Na bjer noj send a noj mut për pordhkomandantin e për këto burra që na kanë nderue.

Postkomandanti dhe dy partizanët që e shoqëronin qeshnin me plakun dhe ishin të detyruar ta bindnin veten se po u pëlqen shakaja e plakut pasi e shihnin se ai e mbante dorën te naganti dhe rrinte ulur në vendin e tij si sovran”.

Rexhep Shahu

Pse e mora unë pikërisht këtë ngjarje?

Ka shumë ngjashmëri me ato që kanë ndodhur në Kosovë sepse jo vetëm në Kosovë në kohën e Jugosllavisë rankoviqiane por edhe në Shqipëri paska pasur një aksion “Për mbledhjen dhe dorëzimin e armëve” e unë nuk e kam ditur.  Prandaj komandanti dhe 2 ushtarë “…shkojnë në një shtëpi me qëllim që ta arrestojnë plakun e shtëpisë, me pretekstin se ka armë pa dorëzuar, por në fakt shkak ishte se ai nuk kishte treguar respekt për partizanët”.

Humor e satirë, ka sa të duash e gjejmë me bollëk në këtë histori të (pa) dëgjuar por është edhe mjeshtria e Rexhep Shahut që aq bukur i (ri)tregon.

Sinan Kastrati, Malmö-Suedi