Komente në: Kosova në kuadër të ndryshimeve kushtetuese të vitit 1968, koha kur në mbledhjen e Aktivit Politik të Gjakovës, doli kërkesa për Republikën e Kosovës

Sipas: Halim Haziraj
Kosova e ka dëshiruar më së shumti rrënimin e Jugosllavisë me shpresën se do t’ia mundësoi asaj bashkimin e mëtuar e të mohuar kombëtar, të deklaruar nga Kongresi i IV i PKJ (Drezden, 6-12 nëntor 1928) dhe Konferenca Bujanit 31. dhjetor 1943 dhe 1-2 janar 1944.

Tito, së pari e dobësoi politikën serbe duke e ndarë Serbinë nga aleati i saj i atëhershëm dhe i sotëm- Stalini (BRSS/Putini (sot- Fed. Ruse)-(1948);  pastaj, e forcoi pozitën e tij duke u afruar me Perëndimin  (pas kapitulimit të Gjermanisë fashiste, fuqitë e mëdha, fituese,  i ndanë në mes tyre sferat e intetesit me ç’rast Jugosllavia ishte e ndarë në mes “Perëndimit” dhe BRSS vertikalisht përgjysmë, 50%-50%!) dhe duke e formuar dhe kryesuar Lëvizjen e të painkuadruarve.

Pastaj, Serbisë politikisht të dobësuar, ia eliminoi nga skena  politike autoritetin nr.1.të Serbisë, njëkohësisht  numër 2.i Jugosllavisë- A. Rankovičin (1966) dhe kjo i mundësoi atij që t’i fillojë procedurat për ndryshimin e Kushtetutës dhe aprovimin e saj më 1974 me të cilën Kosova dhe Vojvodina u bënë elemente përbërëse (konstituive) të RSFJ-së.

Serbia- zyrtarisht, me “Librin e kaltër” (Plava knjiga) iu kundërvua, pa sukses, këtyre ndryshimeve dhe kësaj Kushtetute.

Kjo e fundit, Kushtetuta e vitit 1974, ishte baza juridike në të cilën është mbështetur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (05 dhjetor 2009), duke iu përgjigjur kërkesës së Serbisë (!) për ta vlerësuar ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës,  kur vendosi se shpallja e pavarësisë është e ligjshme.

Serbia e rrënoi Jugosllavinë!

Duke e rrënuar, me ndihmën e armatës që e përvetësoi, nëpërmjet kreut të saj [V. Kadijević dhe B. Adžić] , e bëri serbe, fillimisht Mbrojtjen Teritoriale (serb. TO) (praktikisht ushtritë e republikave si dhe ushtrinë e Kosovës!) pikën ushtarakisht më të dobët të saj por politikisht më të brishtë të saj- Autonominë e Kosovës e duke mos hequr dorë, por duke i mbajtur me shqipfolësit e saj,  votat e Kosovës në institucionet më të larta jugosllave, në të cilat Kosova e kishte të drejtën e vetos si të gjitha republikat tjera dhe Vojvodina.

Ju kujtohet, ishte vota e Bogić Bogičević-it, përfaqësuesit serb të BeH në Kryesinë e RSFJ (është ende gjallë!) që ia pamundësoi, me votën e tij kundër politikës serbe që ta zbatojë gjendjen e jashtëzakonshme në ish Jugosllavinë- praktikisht grushtshtetin ushtarak!

Etj.etj.etj.

Provat nga burimet serbe- jo të politikës që e ekzekutuan shkatërrimin dhe që edhe aktualisht janë në pushtet në Serbi!:

Burimi 1.:

Tomislav Markoviq

SHPËRBËRJA E JUGOSLAVISË

“Milošević, Jović dhe Kadijević: Treshja e zezë që e copëtoi Jugosllavinë…”

“Nëse ndonjë datë duhet të shënohet si dita e shpërbërjes së RSFJ-së – ajo është 28 shtatori. Edhe pse termi “kalbje” nuk është tamam më i sakti, sepse lidhet me procesin natyror të vdekjes, kalbjes dhe shpërbërjes.

RSFJ nuk u shpërbë natyrshëm, por zhdukja e saj ishte rezultat i punës në prapaskenë të një grupi konspirativ të kryesuar nga Sllobodan Millosheviqi.”

“Sipas Kushtetutës së vitit 1990, Serbia është definuar si shtet sovran dhe i pavarur, nga neni 72 i saj, i cili thotë:

“Republika e Serbisë rregullon dhe siguron: sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Republikës së Serbisë dhe pozitën e saj ndërkombëtare dhe marrëdhëniet me shtetet e tjera dhe organizatat ndërkombëtare”.

Burimi 2.:

“Sulmi mbi themelet e Jugosllavisë së AVNOJ-it (KAÇKJ) të atij shteti kompleks u përgatit aq gjatë sa që pas vdekjes së Titos shpërbërja e tij u bë pothuajse mundësia më e sigurt, edhe pse sigurisht jo e vetmja mundësi alternative, duke gjykuar se ajo fjalë për fjalë vlen për ato projekte dhe procese politike në shpërbërje dhe të drejtuara me vetëdije, qëllimi i të cilave ishte ai shkatërrim.

Gjegjësisht, tri faza të këtij procesi këtu janë qartë të dukshme:

(a) periudha e hartimit konceptual të qëllimeve dhe formulimit të platformës dhe strategjisë së sulmit të Serbisë ndaj themeleve avnovijane të Jugosllavisë së Titos, e cila, me kusht, zgjat nga rënia (rrëzimi) e Rankoviqit në 1966 deri në reformat kushtetuese në 1974;

(b) periudha e projektit kryesor, më saktë – faza në të cilën pjesë të mëdha të elitës kombëtare dhe politike serbe janë përgatitur sistematikisht dhe në mënyrë perfide politikisht, organizativisht dhe me kuadro për atë grusht shteti në një moment të përshtatshëm, i cili veçanërisht intensifikohet pas vdekjes së Titos dhe rebelimit në Kosovë në mars 1981 dhe përfundon me seancën e tetë të KQ të L.K.të Serbisë; dhe

(c) periudha e ekzekutimit të punimeve, e cila fillon me kundër-revolucionin e quajtur “ndodhja e popullit” [“događanje naroda”] dhe radikalizimin e vetëdijes luftarake të masave, dhe vazhdon me nxehjen, artikulimin dhe legalizimin e lëvizjes populiste dhe thirrjes nga Gazimestani drejtuar batalionit të shenjtë për një hegjemoni të re mbi Jugosllavinë e Madhe, pra Serbinë e Madhe.”

Burimi 2.:

Živan Berisavljević, ish anëtar i Kryesisë së K.K. të LKV

FUNDI I AUTONOMISË KUSHTETUESE TË VOJVODINËS – FILLIMI I RRËNIMIT TË JUGOSLLAVISË

-Tryeza e rrumbullakët e Klubit të Vojvodinës me temë 20 vjet nga “Jogurt -revolucioni ” (Novi Sad, 2 tetor 2008)

Etj.etj.etj.