Komente në: Kriminelin nuk duhet lejuar të kthehet në vendin e krimit

Sipas: Arben Çokaj
Lirim, Sindromi i Stokholmit është dashuri për dhunuesin, psh. rasti kur në Kosovën e dhunuar nga serbët ka dashuri për Serbinë, hahen ushqime serbe, u paguhet rryma serbëve në veri, etj. Unë isha në mars në Beograd, pak ndejta – disa orë, por as Beogradi e as Serbia nuk më pëlqeu fare, dhe prandaj e bëra këtë shkrim.

https://fjala.info/nje-rruge-per-ne-beograd-pershtypje-udhetimi/

Mjerë ju që keni pasë fatin e keq me u marrë me ata lluda e me provua dhunën barbare të tyre, ata nuk dinë të jetojnë, nuk janë të civilizuar sa duhet, por kam pa intelektualë e shqiptarë të Kosovës, që i shohin me madhështi serbët, Beogradin, etj. Kjo ndoshta ngaqë ka ndikuar dhuna e ushtruar në hyjnizimin e tyre.

Personalisht, por edhe si shqiptarë në Shqipëri, as pikë problemi nuk e kemi Serbinë. A duhet pasur? S’e di. Ju e keni problem. Dhe kuptohet pse. Prandaj nuk ka Sindrom Stokholmi në Shqipëri ndaj Serbisë. Mund të thuash se kjo ndodh për asosacion, se shqiptarë ju e shqiptarë ne, por nuk është rasti.

Sa i përket Ramës, se e keni kapë keq me të. Çfarë po ju bën Rama keq ju? Rama ka marrë përsipër një politikë zero konflikte me fqinjët, edhe me Serbinë. Dhe ia ka dalë t’i ulë tensionet me Serbinë. A e ndihmon kjo, apo e dëmton Kosovën? Emocinalisht u kuptoj, se serbët u kanë masakruar e ky shkon e rrin me presidentin serb sikur e ka mik. Por po nuk krijove marrëdhënie mirëbesimi me një lider tjetër, nuk ka as bashkëpunim të mirë dhe as ulje tensionesh. Pra Rama është në rolin e vet.

Kurse, a e ndihmon apo dëmton Kosovën kjo, varet si e sheh. Ashtu si e shihni ju, kjo e dëmton Kosovën. Pse? Sepse nëse Ramushit, Rama i tha, shikoje këtë punën e liberalizimit të vizave, se nuk të vjen një rast i tillë lehtë, kur Macron i tha Ramushit se “për 3 muaj pezulloje taksën 100% për mallrat serbe dhe BE do të liberalizojë vizat me Kosovën.” Ramushi i tha Ramës: “mua nuk ma ndien luli për ata (ose për ty)”. Në këtë kontekst si ta justifikojë Ramushi veten? ‘Rama tradhëtar’. E kjo godet në veshët e kosovarëve, që duan ta gjejnë armikun e tyre gjithandej, edhe në Shqipëri. Sepse Rama e kishte mirë me Hashimin, ai foli për shkëmbim territoresh, Rama e mbrojti, del indirekt, Rama po e mbështetë shkëmbimin e territoreve. Por nëse i referohemi shprehjes publike të Ramës, Kosova ka liderët e saj, dhe ai nuk është për shtete etnikisht të pastra, dmth. as për shkëmbim territoresh. Tani kë të besojmë?

Politika në Shqipëri ka arritur në një përfundim, ne e mbështesim Kosovën, pavarësisht çfarë zgjedhin liderët e saj. Nëse Hashimi ka dashtë me shkëmbye territore, çfarë duhet të thoshte Rama psh.? Nëse Ramushi nuk donte liberalizim vizash, Rama e tha mendimin e tij, Ramushi nuk e dëgjoi, se kishte interesat e veta me taksën 100%, dhe e shpalli Ramën tradhëtar. Si kujton ti se i duket kjo Ramës? Mirë?

Rama tani synon liberalizimin e tregut në Ballkan, përmes të cilit hiqen kontrollet në kufi dhe liberalizohet edhe politika për 6 vendet e Ballkanit. Kjo ndihmon, që shqiptarët e ndodhur në 5 shtete (6-7 milion shqiptarë) të komunikojnë më lehtë dhe të bëjnë biznes me njëri-tjetrin, por edhe Kosova ta ketë më të lehtë ta marrë një ditë njohjen nga Serbia, kështu e sheh këtë punë Rama, por Albini nuk e pranon. Tani Rama prapë tradhëtar?! Rama si në rastin e Ramushit, si në rastin e Albinit mendon se e njeh politikën më mirë se ata, dhe i duken ata budallenj. Tani ju kërkoni që Rama politikën e Shqipërisë ta kushtëzojë me Kosovën, dmth. t’ia lidhë këmbët Shqipërisë nga koimpleksi i juaj me serbët, dhe nga ‘budallenjtë’ e politikës në Kosovë?!

Prandaj Rama, duke parë tendencën e gjetjes së armikut te ai nga politika e Kosovës, është distancuar dhe po vazhdon punën e tij, duke u treguar i kujdesshëm me Kosovën. Ju tani keni qeverinë tuaj, dhe qeverinë e Shqipërisë konsiderojeni si qeveri e një shteti fqinj, që sheh interesat e veta, para interesave tuaja. Leni emocionet. Në politikë ka interesa, jo emocione. Bëni atë që u duket më me interes për ju. Pasi mendimet politike të Ramës nuk përputhen me ato të Albinit. Albinit i duket vetja aq i mençur, sa ia kalon edhe Rugovës, por me punët që po bën, po i afrohet më shumë nivelit të Ramushit, por edhe po ia kalon atij, po synon të bëhet mashë e Saliut dhe e Metës në luftën politike në Shqipëri kundër Ramës. E kjo është gabim, që mund t’i kushtojë Kosovës më shumë se Shqipërisë. Prandaj duhet kujdes.

Rama është politikan, nuk është bamirës – shikon diçka me interes për politikën e tij e për Shqipërinë, ai e bën, me aq sa din ai. Me sa shoh unë, atij nuk i intereson t’i bëjë punët si don Kosova, sepse është bindur se Kosova qeveriset nga diletantë. Kosova nga ana e saj të rritet, të tregojë se di të qeveriset dhe të mos varet nga politika e Tiranës. Se si ia keni nisë me Albinin, konflikti Serbo-Shqiptar (kosovar) do të shndërrohet në konflikt Shqiptaro (kosovaro) – Shqiptar. Të jesh i sigurtë, ti e tjerët, Ramën nuk e futë në xhep as Erdogasni e as Vuqiqi. Rama shikon interesat e tij dhe shikon të përfitojë nga secili për politikën e tij e për Shqipërinë.

Me atë që Albini me mbështetësit e tij bënë me Bregoviçin në Korçë, treguan se Kosova e Albinit synon me i futë hundët në politikën e Shqipërisë dhe me ushtrua ndikim tek ne. Kjo është gabim, se përderisa Kosova thotë, “mos u përzieni”, duhet reciprocitet. Albini po del megaloman, atij nuk i mjafton Kosova, por i futë mbëhstetësit e tij me thanë: “Lider i gjithë shqiptarëve.” “Lider Europian” etj. Pra, Albini aq mirë i di punët – sipas tij – sa jo vetëm Kosovën e drejton për mrekulli, por edhe Shqipërinë, Ballkanin, Europën dhe ka mundësi që edhe SHBA duhet ta dëgjojë nga pak. :p Në shkrimin që bëra për Albinn “si kalë beteje kundër Ramës”, i thashë se: “Kosova nuk ka bythë për ta ushqyer megalomaninë e tij”. S’ka si ia bën, ka lindur mnë vend të keq. Po të ishte në SHBA, do kishte mundësi të kandidonte për President atje.

Duhet pra edhe Kosova të mos përzihet në punët e Shqipërisë. Nëse Albini nuk ndalon vetë, do e ndalin. Kështu që ju më mirë lëreni Ramën në punën e tij, u pëlqen apo jo, punë tjetër kjo, se kështu si i keni hy, do u bëhen serbët vëllezër e Rama armik. Se askush nuk duron me e diktua në punën e tij, aq më tepër që Shqipëria është shtet paksa më i avancuasr se shteti i Kosovës. Rama nuk mund ta shesë Kosovën, edhe po deshi, po nuk e shitën liderët tuaj, si e shitën Çakorrin, e Ramën e shpallën tradhëtar. Rregulloni punët tuaja në Kosovë, u dalin boll.