Komente në: Kujtime e mendime për Vaso Pashën, otomanin e sulltanëve që ishte edhe Vaso e edhe Pasha

Sipas: JONI
Si eshte e mundshme zotri Klajd Kapinova qe nje “prootoman” si e keni pershkru ketu mirditorin Vaso Pash Shkodrani te e shkruan kesi vargje Antologjike per Shypni dhe shqipetaret?! Ndoshta, po them veq ndoshta, jeni dhe pakes subjektiv…

“O moj Shqypni, e mjera Shqypni,

Kush te ka qitë me krye n’hi?

Ti ke pas kenë një zojë e randë,

Burrat e dheut të thirrshin nanë.

Ke pasë shumë t’mira e begati,

Me varza t’bukura e me djelm t’ri,

Gja e vend shumë, ara e bashtina,

Me armë të bardha, me pushkë ltina,

Me burra trima, me gra të dlira;

Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira.

Kur kriste pushka si me shkrep moti,

Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti

Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun

E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun.

Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë,

I ka shti dridhën gjithë Rumelisë;

Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra,

Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.

Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je?

Po sikur lisi i rrxuem përdhe,

Shkon bota sipri, me kambë, të shklet

E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet.

Si mal me borë, si fushë me lule

Ke pas qenë veshun, sot je me crule,

E s’të ka mbetun as em’n as besë;

Vet e ke prishun për faqe t’zezë.

Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra,

Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;

Ca thone kam fè ca thonë kam din;

Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin”

Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë,

Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë!

Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,

Për me ju damun me ju vorfnue!

Vjen njeri i huej e ju rri n’votër,

Me ju turpnue me grue e motër,

E për sa pare qi do t’fitoni,

Besën e t’parëve t’gjith e harroni,

Baheni robt e njerit t’huej,

Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej.

Qani ju shpata e ju dyfeqe,

Shqiptari u zu si zog ndër leqe!

Qani ju trima bashkë me ne,

Se ra Shqypnia me faqe n’dhe!

E s’i ka mbetun as bukë as mish,

As zjarm në votër, as dritë, as pishë;

As gjak në faqe, as nder ndër shokë,

Por asht rrëxue e bamun trokë!

Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,

M’ata sy t’bukur q’dini me qa,

Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë,

Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder;

Ka mbet e vejë si grue pa burrë,

Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë!

Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë

Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë?

Këtë nanë të dashtun a do ta lamë,

Qi njeri i huej ta shklasë me kambë?

Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do

Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!

Para se t’hupet kështu Shqypnia,

Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!

Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,

Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,

E mos shikoni kisha e xhamia:

Feja e shqyptarit asht shqyptaria!

Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë,

Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë,

Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë

Kush mos na e preki, se desim t’tanë

Të desim si burrat që vdiqnë motit

Edhe mos marrohna përpara zotit”