Komente në: Më 1 dhjetor 1918, u themelua Jugosllavija, “burgu i kombeve”!

Sipas: ARIF EJUPI
Profesor i nderuar, koncepti i Jugosllavisë si “burg i kombeve” reflekton më së miri pozitën strukturore të shqiptarëve brenda këtij konstruksioni politik. Aty ku për disa komunitete etnike, sot të kategorizuara si pakica, krijimi i shtetit u shndërrua në një mundësi historike për konsolidim identitar, për shqiptarët ky proces nuk solli asnjëherë ripërsëritjen e drejtësisë historike. Në rastin e Maqedonisë së Veriut, shtetformimi u ndërtua mbi hapësirën etnogjeografike të Iliridës, ku shqiptarët kishin kontinuitet historik dhe demografik. Një proces i ngjashëm u shënua edhe në Mal të Zi, ku shtetësia moderne u ngrit mbi territore të marra nga trevat tradicionale shqiptare.

Serbia, nga ana e saj, përmes aneksimeve të njëpasnjëshme, përfshiu Kosovën dhe pjesën lindore të trojeve shqiptare – Medvegjë, Preshevë dhe Bujanoc, duke zgjeruar kontrollin e saj edhe mbi Sanxhakun e Ri, një hapësirë me trashëgimi të konsiderueshme shqiptare. Pavarësisht se shqiptarët përbënin popullin e tretë për nga madhësia në Federatë, statusi i tyre politik mbeti i nënçmuar, shpesh i reduktuar në pozitën e “refugjatëve” në territoret e veta historike.

Ky disproporcion ndërmjet peshës demografike dhe statusit politik dëshmon se shtetet përreth ndërtuan narrativat e tyre shtetformuese duke minimizuar rolin dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve për vetëvendosje, duke prodhuar kështu një traditë të gjatë të marginalizimit strukturor.