Komente në: Pas gjithë këtyre studimeve e hulumtimeve vjen dikush që studion shpirtin dhe mendjen, përpos trupit, Sigmund Freud

Sipas: Ismet M. Hasani, Suedi
E nderuara Ervina Topjani

Lexova me kujdes të shtuar shkrimin e Juaj dhe më bëri përshtypje. Shkrim i shkurtër, por shumë domëthënës Edhe pse profesori Freud meriton shumë më shumë te¨shkruhet për të.

Freud besonte se të gjitha kujtimet e dhimbshme të fëmijërisë ruhen thellë pa vetëdije në mendje. Kjo pjesë e mendjes, thoshte ai, përmban urime, dëshira dhe përvoja shumë të frikshme për t’u marrë vesh nga të tjerët.

Ai mendonte se këto kujtime mund të sillen në mendjen e vetëdijshme, pacienti do të ndjente sërish dhimbje, por këtë herë personi do t’i përjetonte si një i rritur; do t’i ndjente, shqyrtonte dhe së fundmi do t’i kuptonte ato.

Frojdi arsyetonte se duke përdorur këtë metodë, dhimbja dhe trysnia emocionale e së kaluarës do të dobësohej dukshëm; këto ndjenja do të humbitnin forcën e tyre, dhe së shpejti pacienti do të ndjehej më mirë.

Ai doli me propozimin se mendja është e ndarë në tri pjesë: Id, Ego dhe Superego.

Sipas kësaj teorie, Superego vepron si një përmbajtës që udhëhiqet nga vlerat të cilat njeriu i mëson nga prindërit dhe shoqëria.

Puna e Superegos është të mbajë Id-in nën kontroll. Id është tërësisht pa ndjenja, por shërben si ushqim për ndjenjat që kërkojnë kënaqësinë e menjëhershme a plotësimin me çdo kusht të nevojave dhe dëshirave.

Ego – Uni ose Vetja ofron reagim të menjëhershëm për ngjarjet e realitetit. Uni është vija e parë e mbrojtjes e vetes nga tjetri. Uni përpiqet të balancojë dy ekstremet, Id dhe Superego,

Shumë nga teoritë e Freud mbi mënyrën se si funksionon mendja gjithashtu, kishin lidhje të forta seksuale.

Zigmund Freud u lind me 6 maj 1856 në Moravi (Çeki). Kohën më të gjatë të jetës e kaloi në Austri.

Ardhja e nazistëve në pushtet në Gjermani dhe përndjekja e hebrenjve, e detyroi Freud të largohet më 1938 në Angli. Më 1923, Frojdi u diagnostikua me kancer në gojë, dhe për këtë iu nënshtrua dhjetëra operacioneve, që në fillimet e para të sëmundjes në Austri.

Pak pas mbërritjes së tij në Angli, dhimbjet e tij u bënë aq të mëdha, sa që mjeku i tij i injektoi në një rast një dozë vdekjeprurëse morfine më 23 shtator të vitit 1939.

Ndërshmëri e respekt të sinqert’

IMH

PS!

Më bëri përshtypje përfundimi i shkrimit tuaj me fjalët:

“Përktheu nga materiale studimore

mbi Sigmund Freud: Ervina Toptani.”

Ndaj po u shkruaj  këtë informacion:

Profesori i respektuar, njëherit përkthyes i afirmuar,  Arben Çokaj (Shqipëri) ka bërë PËRKTHIMIN e veprave të Frojdit. Unë kam pasë fatin dhe disponoj VEPRËN E plotë të PËRKTHYER në gjuhën shqipe, të cilën në plotëni e kam lexuar, ndaj ju kisha preferuar edhe juve që ta keni. Për detajet po ju informoi këtë kontakt me vet z. Çokaj:

E- mail: info@fjala.info

Lidhur me dërgesën dhe pagesën e Librit, mirreni vesh përmes E-malit të mësipërm.

IMH