Komente në: Pse, as Kadare, as Agolli, nuk e morën kurrë NOBELIN?! (3)

Sipas: Ismet M. Hasani, Suedi
Shumë e për lumë…!

Sipas: Paul Tedeschini
Ismail Kadarè per At Gjergj Fishten!

“” …Në pleniumin e 4-të të Komitetit Qendror të Partisë shoku Enver, në një mënyrë thellësisht marksiste, zbërtheu esencën e vërtetë konservatore të borgjezisë dhe të revizionistit të sotëm. “Karakter konservator – thotë shoku Enver, – kanë jo vetëm ideologjitë e vjetra që vinë nga thellësitë e shekujve, por edhe ideologjia e kultura e sotme e degjeneruar borgjeze e revizioniste, i gjithë liberalizmi e modernizmi i tyre”. Duke zbatuar tezën e shokut Enver në terrenin e letërsisë dhe të arteve, nuk është vështirë të dallojmë në kohën tonë aleancën e shenjtë të konservatorizmit më të tërbuar me modernizmin më të shthurur. Le të kujtojmë disa fakte nga historia e letërsisë sonë..

Cili ka qënë konservatori më i madh i letrave shqipe dhe jo vetëm i letrave, por i gjithë kulturës sonë? Përgjigja është e qartë për të gjithë: ky konservator ka qënë Gjergj Fishta. Fanatik i tërbuar, idealizues i çdo gjëje patriarkale, apologjet i fesë, i institucioneve mesjetare, hymnizues i primitivizmit, armik i egër i çdo përparimi – ky është portreti i këtij letrari prift. Mirëpo, nga ana tjetër po të bëjmë pyetje se cili ka qënë liberali më i madh i letërsisë sonë, përgjigja është po ajo: përsëri Gjergj Fishta. Filoitalian i papërmbajtshëm, agjent i Vatikanit, emisar i pushtimit fashist, partizan i çkombëtarizimit dhe i romanizimit të kulturës sonë. Pra, nga një anë kryekonservator fanatik, nga ana tjetër kryeliberal. Shovinist i tërbuar dhe njëkohësisht kozmopolit i tërbuar. Kur ishte fjala për idetë e reja shoqërore, përparimin, për revolucionin, ai ishte konservatori më fanatik. Kur ishte fjala për fatet e atdheut, për lirinë, për kufijtë ai ishte liberali më i madh.“

( Marrë nga “Zeri i Popullit”, 13 janar 1974, f. 3 )

Sipas: Paul Tedeschini
Pjese nga Poema e Ismail Kadare me titull:

“Ku ti kerkoj rrenjet e tua Parti”

1)

«Ku t’i kërkoj rrënjët e tua parti?

Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lartë

Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat.

Ato rrahin të të shkulin,

Por ti veç vaditesh

Prej shqotës së tyre

Dhe mes shqotave rritesh.

Sepse në thellësi të shpirtit të popullit,

Në themele,

luftërash e pirgjesh të lartë,

Në themele

Këngësh tragjike e legjendash,

Janë shtrirë rrënjët e tua gjerë e gjatë.

Rrënjët e tua

të pleksura,

të futura,

Pas çdo gur llogoreje,

pas çdo dhembjeje e kështjelle.

Të rënët,

Që nga dheu, zgjatin duart,

Dhe i mbajnë këto rrënjë,

i tërheqin më thellë.

Që të të shkulin ty,

Duhet që të përmbysin

Tërë këtë tokë të lashtë e të rëndë;

Të përmbysin

Kështjellat,

malet,

këngët.

Të ngrenë nga balta e të rivrasin të rënët»

2)

«Kish pasur Shqipëria

Salla kështjellash hijerënda e plot madhështi,

Me porta të hekurta,

Me stema ku ndriste lavdia.

Në to burrat u thirrën në çdo rrebesh,

Kur gjoksin atdheut i rrihte tufani,

Kur logjika e drejtë e shpatës u ndesh

Me logjikën e shtrembër të jataganit.

Në ndërgjegjen e kombit

Ngrihen vigane

Këto salla kështjellash, ku çdo gur është lavdi…

Po sonte,

ku po mblidhen një nga një ata vallë,

Ç’është kjo lagje, ky mur, kjo shtëpi?

As kolona,

as mermer,

as shandanë

e portrete.

Kjo shtëpi prej qerpiçi, e thjeshtë e me baltë,

Më e madhërishme ngrihet se sallat e mbretërve,

Më e fortë se pirgjet,

Më e lartë se kalatë».

3)

«Shumë vite do të shkonin,

por kjo ditë s’do të harrohej.

Tetë nëntori

Stuhishëm do të shfletonte kalendaret.

Midis ditëve të tjera

Kjo ditë do të rrinte,

Si shqiponja që rri midis zogjve të saj.

Ç’them kështu,

Ditët tona qenë të gjitha të lavdishme.

S’u jap tituj e grada,

Në kalendare

Kjo ditë do të hynte si komisar i thjeshtë

Midis ditëve të tjera me uniformë ushtari.

Ditët tona

Të rreshtuara në skuadrat e javëve,

Në kompanitë e muajve,

në regjimentet e viteve,

Kështu do të marshonin me Partinë

Pa u ndalur.

Njëshkolonë partizane,

drejt horizontesh të ndritur»

Sipas: Paul Tedeschini
Ismail Kadare: Poezi për vdekjen e Stalinit “LAMTUMIRA E FUNDIT” (5 Mars 1953)

Kurora dhe kurora pa mbarim,

Kurora gjithë lule, gjithë yje;

Dhe sytë të përlotur me trishtim

Dhe pamje e rëndë zije.

O shokë!

Për të fundit herë sot,

Babanë po përcjell turm’ e pasosur

Me dhembje të kulluar e me lot,

Me zemër të plagosur.

Dhe ja tani, mes heshtjes, në eter,

Një zë i njohur, qartë po dëgjohet.

Në emër tonë sot, shoku Enver,

Përpara tij betohet.

Në gjysmë shtizë flamurët era tund,

Gjëmime topash ndihen në hapësire;

I jep Stalinit turma e pafund,

Të fundit lamtumirë.

Pra, lamtumirë mik i madh, babà!

Çdo zemër i thotë sot lamtumirë.

Së bashku me Leninin krah për krah

Ay ka për t’u shtrirë.

Pushon tashti

Ay në qetësi,

Por, jo!

Ay nuk vdiq!

Vazhdon të rrojë!

Dhe fjal’ e tij e urtë përsëri

Përpara do na çojë!

5 Mars 1953

Sipas: Ismet M. Hasani, Suedi
E pa-dija dhe mandjemadhësia janë kusherina!

Sipas: Nexhmije Mehmetaj
Kadare, Agolli dhe tundimi i shkrimit pa prova

Të shkruash për shkrimtarë që nuk jetojnë më kërkon jo vetëm guxim, por mbi të gjitha etikë. Kur pyetjet kthehen në insinuata dhe mungojnë faktet, shkrimi rrezikon të humbasë vlerën e tij publike.

Marrëdhënia mes Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli po trajtohet shpesh përmes hipotezave të pambështetura: rivalitet i fshehur, miqësi e rreme, një “luftë” e heshtur mes dy figurave qendrore të letërsisë shqipe. Pyetje si “pse nuk flisnin?” apo “pse Kadare nuk ishte në varrimin e Agollit?” mund të ngjallin kureshtje, por nuk përbëjnë argument.

Edhe aludimet për marrëdhënie të dyshimta me regjimin komunist bien në të njëjtin kurth. Letërsia e Kadaresë është vlerësuar ndërkombëtarisht si art alegorik dhe shpesh kritik ndaj pushtetit, ndërsa roli institucional i Agollit duhet parë në kontekstin e një sistemi ku zgjedhjet personale ishin të kufizuara.

Akuzat për letra anonime, dosje sekrete në Akademinë Suedeze apo episode misterioze pariziane, pa dokumente të hapura, mbeten thjesht narrativa dyshimi. Gazetaria serioze nuk ushqehet me “ndoshta”.

Kur shkrimtari nuk jeton më për t’u mbrojtur, fjala e shkruar duhet të jetë më e përgjegjshme, jo më e pamëshirshme. Kadare dhe Agolli nuk kanë nevojë të ndahen pas vdekjes për të qenë të mëdhenj; trashëgimia e tyre letrare flet vetë.