Komente në: Pse kam vendosur të jem agnostik ?!

Sipas: Zekerija Idrizi teolog: Pse kam vendosur të jem agnostik (besoj në Zot, por jam joreligjioz) ?! | EuroEmigrant
[…] Për pasojë fillova të kem averzion ndaj religjionit dhe nisa të mos e praktikoj fare atë. Paradoksalisht arrita të konstatoj faktin e hidhur që religjioni islamik nuk mund të reformohet dot. Reforma dhe renesanca ishin dhe janë tema tabu dhe herezi për këtë fe. Çdo tentativë për reforma ngulfatet nga kleri fanatik. “Inteligjenca” dhe teologët myslimanë gjenden në letargji të thellë dhe kërkojnë me ngulm kthimin fjalëpërfjalshëm në islamin e shekullit të VII-të, pa përdorur fare logjikën dhe të menduarit kritik. Kjo s’është për t’u çuditur sepse logjika dhe filozofia, madje, shih absurdin, edhe filozofia islame, konsiderohen lëndë haram për studim në universitetet e Arabisë Saudite, ku gjenden vendet e shenjta. Gjitha të arriturat moderne shkencore e tekniko-teknologjike, si dhe vetë demokracia e liberalizmi, konsiderohen herezi (të ndaluara fetarisht) atje. Rrjedhimisht, një numër i madh i myslimanëve në Lindje dhe në botë janë të zhytur thellë në llumin/kënetën e regresit e të obskurantizmit mesjetar. Një këso mentaliteti, një këso mendësie paradoksale dhe jologjike nuk mund ta duroja më dot. Ndaj përfundimisht vendosa të heq dorë nga një mendësi e këtillë e mykur, konservatore, miope dhe infantile. Së këndejmi dhe rilinda, duke gjetur vetveten pësova një katarsis të madh. Iu qasa me zell dhe përkushtim meditimit, studimit dhe krijimtarisë. Krijova atë lirinë time individuale, respektivisht, atë mbretërinë time përrallore në botën e vetmisë prometheike/deradiane. Thënë të drejtën ka disa çështje që edhe pas 4 dekadash studimi e meditimi nuk mund t’i kuptoj e as t’i pranoj nga feja islame:   – Lejimi i martesës me kusherirat: vajzat e dajës, të hallës, të tezes dhe gjithë kusherirat në farefisin e afërm, – Profeti Muhammed e fejon Aishen në moshë 6 vjeçare, e marton në moshë 9 vjeçare. Kjo në Perëndim dhe në traditën e zakonet tona shqiptare është incest dhe konsiderohet pedofili, – Profeti Muhammed kishte gjithsej 13 gra, plus dhe gra skllave, – Profeti Muhammed dashurohet në vajzën e hallës së tij Zejnepen, e cila ishte grua e djalit të tij të adoptuar, Zejdit, dhe përfundimisht e marton atë pas ndarjes nga ai, gjë që, shih ironinë dhe absurdin, profeti e marton me sugjerim të Allahut, për ç’gjë edhe flet vet Kur’ani, – Në Islam, sipas Kur’anit, lejohet dhe favorizohet seksi me robëreshat e luftës, çka është dhunë, paradoks dhe absurd për mua. Së këndejmi dhe jeta seksuale pa kufizim me hyritë në parajsë (xhennet) për myslimanët, sipas thënjeve profetike, – Islami ndalon prostitucionin ndërkohë që legalizon atë me lejimin e poligamisë dhe seksin me gratë skllave pa kurrfarë kufizimi, – Mbytjen në mënyrë mizore me ligj sheriatik të atyre që braktisin islamin, gjë që ndalon lirinë e bindjes dhe mendimit të lirë, – Mbytjen në mënyrë barbare me gurëzim në tokë deri në fyt për burrat dhe gratë e martuara që kryejnë kurorëshkelje – prostitucion, – Mbytjen në mënyrë mizore të homoseksualëve dhe transvestitëve (gurëzimin, hedhjen nga shkëmbinjt ose hedhjen në turmë zjarri), – Shfarosjen e hebrenjëve dhe paganëve nëse nuk islamizohen, si dhe mallkimin e tyre si kombe, – Luftimin e gjithë kufarëve (të pafeve) derisa të islamizohen dhe në tokë të dominojë ligji dhe feja e Allahut – Sheriati, – Mallkimin dhe ndëshkimin e ateistëve dhe agnostikëve, – Koncepcioni islamik në parim njeh vetëm vëllazërinë dhe nacionin islamik të quajtur Ummet islam (vëllazëri universale myslimane) dhe kalifatin, gjegjësisht shtetin, kulturën dhe civilizimin islamik, gjë që nuk njeh fare kombet, kulturat, qytetërimet dhe shtetet nacionale….   Ka edhe shumë fenomene e ngjarje të tjera, por këto ishin nga më kryesoret që tek unë kanë shkaktuar dyshim të thellë dhe pezm e indinjatë njëkohësisht…….   P.S. Jam thellësisht i bindur që shumica dërrmuese e shqiptarëve myslimanë kanë njohuri shumë sipërfaqësore, për t’mos thënë fare, për fenë islame dhe këtë fé e trashëgojnë vetëm verbërisht e dogmatikisht nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, pikërishtsi unë vetë. Shumica e tyre, madje, nuk kanë njohuri fare për çështjet që i ceka më sipër, dhe se fenë islame e praktikojnë pjesërisht, përciptazi dhe shumë prej tyre fare hiç. Së këndejmi, mendimi se shqiptarët statistikisht janë shumicë myslimane në trojet shqiptare është i pabazë, i pathemeltë.   Përfundimisht, besoj në Zot, por jam joreligjioz…   (Pjesëz nga dorëshkrimi im “Monolog”)     Zekerija Idrizi – Teolog Berlin/Shkup Marre nga https://drini.us/pse-kam-vendosur-te-jem-agnostik/ […]

Sipas: Paul Tedeschini
Zekerija Idrizi je i pari teolog qe njoh un, i cili ka MENDEN E HAPUN DHE TE LIRE. Dhe jo vetem kaq, por je me nji korrajo qe publikon haptas mendimet tuja.