Dashuria është ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes

Shkrime relevante

Në Strasburg, takova Ambasadorin Fitor Murati, dhurova librin tim për krimet serbe në Deçan dhe diskutova mundësinë e promovimit të tij

Foto nga Strasburg-u ____ Nga: Adem Lushaj  ____ Gjatë vizitës sime në Strasburg, së bashku...

At Gjergj Fishta dhe Shqipëria e sotme dhe paralajmërimi i tij për rrezikun nga brenda, kujtime në 155 vjetorin e lindjes

23 tetor 1871 – 23 tetor 2026 ____ Nga Frank Shkreli ____  “Shqyptarë! A vagabondat...

Rrëfimi i një futbollisti që e bëri realitetin premtim

Drilon A. Paçarizi, ish-qendërsulmues i shkëlqyer i skuadrave zvicerane FC Meyrin,...

Shpërndaj

” Dashuria është harku i vetëm në renë e errët të Jetës. Është ylli i mëngjesit dhe i mbrëmjes. Shkëlqen mbi foshnjën, dhe hedh dritën e saj mbi varrin e qetë.

Është nëna e artit, frymëzuese e poetit, patriotit dhe filozofit. Është ajri dhe drita e çdo zemre – ndërtuese e çdo shtëpie, ndezëse e çdo zjarri në çdo vatër. Ishte e para që ëndrroi për pavdekësinë. Ajo e mbush botën me melodi – se muzika është zëri i dashurisë. Dashuria është magjistarja, magjepsja, që ndryshon gjërat e pavlera në Gëzim dhe i bën mbretërit dhe mbretëreshat prej argjilës së zakonshme. Është parfumi i asaj lule të mrekullueshme, zemra, dhe pa atë pasion të shenjtë, atë ngazëllim hyjnor, ne jemi më pak se bisha; por me të, toka është parajsë, dhe ne jemi perëndi.

Robert G. Ingersoll

Përktheu në shqip: Vera Xerxa
Londër 09 tetor 2021

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu