Aurel Dasareti, ekspert i çështjeve psikologjike e ushtarake, SHBA
____
Letër e thjeshtë,
Që nga viti 2001, edhe unë kam dhënë kontributin tim në njëfarë mënyre përmes shkrimeve në media të ndryshme kombëtare, duke u mbështetur kryesisht në profesionin tim (si oficer ushtarak…) dhe në përvojën time shumëvjeçare luftarake – veçanërisht në lidhje me çështjen shqiptare…
Historia ushtarake përfshin konfliktet brenda shoqërive njerëzore, duke u përqendruar zakonisht te luftërat dhe veprimet luftarake historike – përfshirë betejat, strategjitë ushtarake dhe armatimet. Megjithatë, kjo fushë mund të përfshijë gjithçka, nga përplasjet midis dy fiseve e deri te konfliktet mes forcave të mirëfillta ushtarake, apo edhe një luftë botërore me ndikime të gjera mbi një popullsi të tërë.
PS: Është vërtet për të ardhur keq që të gjithë ata gazetarë të vetëshpallur – të cilët shkarravitin budallallëqe të pakuptimta çdo ditë për mediat e kota (joserioze) online “e kuptojnë” disi saktësisht se si duhet të qeveriset vendi, pavarësisht faktit se në realitet punojnë si shoferë taksish apo berberë (ekspertë në prerjen e flokëve dhe rruarjen e mjekrave, mustaqeve…).
MOS E PËRDORNI UÇK-NË DHE DIASPORËN PËR TË JUSTIFIKUAR AGJENDA FETARE!
____
Duhet bërë një dallim i qartë mes gjeneratave të viteve ’90 dhe realitetit të sotëm. Ata që financuan dhe mbështetën UÇK-në ishin një gjeneratë patriotësh, njerëz që sakrifikuan dhe mendonin për çlirimin e Kosovës, lirinë dhe atdheun. Në atë kohë askush nuk e kishte fenë në qendër të organizimit kombëtar. Shqiptarët, pa dallim besimi, u bashkuan rreth një ideali të vetëm: çlirimit të Kosovës.
Prandaj, krahasimi i asaj gjenerate me projektet e sotme të edukimit fetar, duke i paraqitur ato si domosdoshmëri për të mos u asimiluar, është një argument që duhet kundërshtuar. Asimilimi nuk luftohet duke e zëvendësuar identitetin kombëtar me atë fetar. Identiteti shqiptar ruhet përmes gjuhës, kulturës, historisë, arsimit dhe vetëdijes kombëtare.
Kam edhe një pyetje tjetër: a ka transparencë se kush po i financon realisht këto organizime? Nuk besoj se mund të flitet në emër të gjithë shqiptarëve të diasporës pa pasur dëshmi konkrete se ata janë financuesit. Duhet bërë dallimi mes kontributit të qytetarëve shqiptarë dhe financimit nga organizatorë apo struktura të caktuara.
Gjithashtu, Egerkinger Komitee, e cila merret me çështjet e financimit të xhamive dhe ndikimit të organizatave fetare, duhet të japë sqarime të qarta për burimet e financimit, transparencën dhe aktivitetet që zhvillohen në emër të shqiptarëve. Nëse ekzistojnë dyshime për mënyrën se si përdoren këto fonde apo përfaqësohet diaspora shqiptare, ato duhet të hetohen dhe të sqarohen me fakte, jo me akuza të pambështetura.
UÇK-ja nuk luftoi për një projekt fetar. Diaspora nuk sakrifikoi për ta ndarë kombin sipas besimit. Ajo ndihmoi për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët.
Atdheu mbi çdo ndarje! Identiteti kombëtar mbi çdo agjendë fetare!
Nuk e di sa po i përcillni, por në Serbi ka filluar një fushatë e çmontimit shumë të qartë të regjimit të ish-presidentit Aleksandër Vuçiq. E kjo është shumë interesante edhe për shkak të rikthimit të kërkesave për arrestimin e Radoiçiqit dhe shkëputjen eventuale të lidhjeve të shtetit serb me Listën Serbe…
Menjëherë pas fitores së bindshme të Listës Studentore, kanë filluar disa arrestime shumë domethënëse: Së pari janë arrestuar disa njerëz të afërt të Vuçiqit në kreun e policisë, e më pas edhe në qarqet ekonomike, ndërkohë që paralajmërohen arrestime të tjera.
Ndër të arrestuarit janë edhe drejtuesi i policisë kriminale, Marko Kriçak, i cili dyshohet për shpërdorim detyre lidhur me hetimet e një vrasjeje të bujshme në Serbi, si dhe disa të tjerë në kreun e policisë.
E bujë të madhe ka shkaktuar edhe arrestimi i drejtorit të Alta Bank, Davor Macura, që dyshohet për nxjerrjen e rreth 380 milionë euro nga Banka, por edhe për marifetllëqe të tjera… Dyshohet se ai ka qenë i afërt me regjimin e Vuçiqit, Radoiçiqin, Zvonko Veselinoviqin.
Dje në lajm tjetër ka zgjuar shumë vëmendje, për kthimin në gjysmë të rrugës së një avioni që shkonte për Rusi e ku ishte edhe Aleksandar Vulin, një njeri shumë i afërt i Vuçiqit, ish-ministër dhe ish-shefi i strukturave sekrete. Ai nuk është arrestuar, por flitet për hetime edhe ndaj tij.
E në Serbi po flitet shumë shpesh edhe për hetime dhe veprime të paligjshme (si për shembull amnistia e 49 personave) të Vuçiqit, i cili tha se në Serbi po zhvillohet një “terror revolucionar”.
Nuk e di a ëshët terror, por një është e qartë: Regjimi i Vuçiqit po çmontohet shumë shpejtë…
PEJA, KROMOZOMET E KRIMIT DHE BIOLOGJIA E PANDËSHKUESHMËRISË
____
Duket sikur disa dhjetëra kriminelë të Pejës, e bartin në kromozomet e tyre një mutacion të trashëguar të një forme të rrallë të klerofashizmit çetnik, të ndërthurur me disa simptoma të rënda të perversitetit incestoid.
Për fat të keq, askund tjetër në Kosovë nuk duket se ka një përqendrim kaq spektakolar të gjeneve krimogjene, të paktën po t’i gjykosh sipas produktivitetit të tyre tragjik shoqëror dhe politik.
Por, para se ta shpallim ndonjë kongres ndërkombëtar të gjenetikës krimogjene të disa dhjetëra kriminelëve pejanë, le t’i konsultojmë pak statistikat.
Sipas kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, në 25 vitet e para të periudhës së pasluftës, në rajonin e Pejës janë regjistruar 203 vrasje me 227 viktima.
Njëzet e tre viktima më shumë sesa numri i vrasjeve. Me sa duket, edhe statistikat e këtij rajoni kanë vendosur të mos merren me matematikë të zakonshme.
Në vitin 2022 raportohej se rreth 120 vrasje të pasluftës në këtë rajon ende nuk ishin zbardhur.
Pra, kemi një muze të madh të vrasjeve, por një koleksion relativisht të varfër të autorëve të dënuar.
Dhe le t’i kujtojmë disa emra:
Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj, Tahir Zemaj, Enis Zemaj, Hasan Zemaj, Sebahate Tolaj dhe Isuf Haklaj.
Njerëz të vrarë në atentate dhe rrethana që tronditën Kosovën, ndërsa drejtësia për shumë prej këtyre rasteve mbeti larg pritshmërive të familjeve dhe shoqërisë.
Pastaj kemi Qerim Kelmendin, ish-ushtarin e UÇK-së, trupin e të cilit e gjetën më 27 shkurt 2020 në një veturë të djegur në fshatin Zahaq.
Një njeri i vrarë dhe i djegur bashkë me veturën. Sikur dikush të kishte vendosur që, përveç jetës, t’i zhdukte edhe gjurmët e saj.
Por as zjarri nuk mund ta shuajë përgjegjësinë morale dhe as tymi nuk mund të shërbejë si vendim përfundimtar i prokurorisë.
Dhe pastaj vjen tragjedia e Arlinda Zekajt në Vitomiricë.
Një grua që kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, që kishte denoncuar kërcënimet, që kishte marrë urdhërmbrojtje dhe që ishte detyruar të kthehej në shtëpinë e saj, u gjymtua mizorisht me sëpatë, nga kunati i saj, me 25 tetor të vitit 2026, pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpi.
Një histori aq tragjike saqë edhe vetë absurdi do të kishte turp ta shkruante.
Pas kësaj vrasjeje, 11 zyrtarë policorë u pezulluan, ndërsa ministri i Brendshëm bëri të ditur se ishin identifikuar 155 raste aktive me rrezikshmëri të lartë.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, sot, më 4 nëntor, Prokuroria në Pejë ka kërkuar paraburgimin e një burri të dyshuar për sulm seksual ndaj vajzës së tij 13-vjeçare.
Ndërkohë, raportimet e ditëve të fundit flasin edhe për tri raste të dhunës ndaj grave brenda më pak se 25 orësh në Pejë dhe Klinë.
Tani, nëse edhe pas gjithë këtyre statistikave dikush ende këmbëngul se problemi është thjesht një keqkuptim gjeografik, propozoj që ta dërgojmë në një kurs të avancuar të matematikës juridike.
Sepse këtu nuk kemi nevojë për analiza të ADN-së për të zbuluar se kush ka trashëguar gjene çetnike dhe incestoide.
Kemi nevojë për prokurorë që nuk tremben, për gjykatës që nuk bëjnë gjumë institucional, për polici që nuk e trajton viktimën si një dosje të bezdisshme dhe për institucione që nuk presin t’i numërojnë kufomat për ta kuptuar rrezikun.
Megjithatë, Peja nuk është fajtore. Pejanët nuk janë fajtorë. Shumica dërrmuese e tyre janë njerëz të ndershëm që meritojnë të jetojnë pa turpin e kriminelëve dhe pa hijen e atentateve.
Por ata që e kanë shndërruar krimin në industri, frikën në administratë dhe pandëshkueshmërinë në traditë, duhet ta kuptojnë se Kosova nuk është Sicili.
Dhe ndoshta, në vend të një instituti për studimin e kromozomeve të krimit, Pejës i duhet urgjentisht një institut për rehabilitimin e ndërgjegjes qytetare dhe për restaurimin e shtetit ligjor.
Sepse, në fund të fundit, gjenet nuk i zgjedhim, por krimet i kryejmë vetë.
Dhe për këtë të fundit nuk ka terapi gjenetike. Ka vetëm drejtësi.
KANUNI I LEKË DUKAGJINIT DHE MULLA DREQI I SHIPOLIT!
Kur predikuesi kërkon të djegë historinë, por harron të lexojë edhe pasqyrën!
Kanuni i Lekë Dukagjinit është një ndër monumentet më të rëndësishme të së drejtës zakonore shqiptare. Për shekuj me radhë, ai shërbeu si sistem normash për organizimin e jetës familjare, shoqërore, ekonomike dhe morale të bashkësive shqiptare. Besa, nderi, mikpritja, fjala e dhënë dhe pleqësia ishin ndër institucionet e tij themelore.
Natyrisht, Kanuni nuk ishte kod i përsosur. Disa norma të tij, veçanërisht ato që lidhen me gjakmarrjen dhe pozitën e gruas, nuk përputhen me standardet e sotme. Por kjo nuk ia mohon vlerën historike dhe rëndësinë si trashëgimi e së drejtës zakonore shqiptare.
Ta kritikosh Kanunin është legjitime; të kërkosh djegien e tij dhe të fyesh figurën historike me të cilën lidhet, është tjetër gjë.
Dhe ja ku na shfaqet Mulla Fatmir Latifi i Shipolit të Mitrovicës!
Në një video që qarkullon prej kohësh në rrjetet sociale, ky predikues jo vetëm që e pagëzon Lekë Dukagjinin me epitetin «Lekë Dreqi», por me një arrogancë të veçantë shpall edhe dënimin e tij: djegien e Kanunit! Madje, për t’ia dhënë më shumë peshë predikimit, i bie tavolinës me dorën e majtë, sikur historia shqiptare të ishte ndonjë dërrasë që mund ta bindësh me grushte.
More Mulla Fatmir, kush të autorizoi të bëhesh gjykatës i historisë së shqiptarëve?
Lekë Dukagjini është figurë emblematike e mesjetës shqiptare, bashkëkohës i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Nuk është «Dreqi» yt, as ndonjë personazh që mund ta pagëzosh sipas humorit të minberit.
Nëse ti guxon ta quash Lekë Dukagjinin «Lekë Dreqi», atëherë, me të njëjtën monedhë ironike, mund të të përgjigjem: Mulla Dreqi i Shipolit! Madje, duke dëgjuar predikimet e tua, më kujtohet edhe një emërtim tjetër: Mulla Cubi i maleve! Sepse edhe për cubat, hajdutët dhe plaçkitësit Kanuni kishte norma e sanksione.
Por, Mulla Fatmir, para se të kërkosh djegien e Kanunit, të sugjeroj ta lexosh edhe Librin e Tretë, atë që trajton martesën. Aty do të gjesh një normë që ndoshta nuk të pëlqen aq shumë: gruaja e mbajtur mbi kurorën e së parës ishte në kundërshtim me Kanunin.
Dhe këtu kemi edhe një dallim interesant: Kanuni nuk e njihte martesën me dy, tri apo katër gra, ndërsa Kurani, në suren En-Nisa, ajeti 3, e parasheh mundësinë e martesës me dy, tri apo katër gra, duke e kushtëzuar me drejtësinë ndaj tyre.
Mos vallë, Mulla Fatmir, përveç «Lekë Dreqit», edhe ky dallim mes Kanunit dhe normës fetare ta ketë shtuar urgjencën për ta djegur librin e Lekës? Sigurisht, kjo është një pyetje ironike, jo një pretendim për motivet e tua personale!
Unë, si qytetar i Mitrovicës dhe njeri i rikthyer në besimin e të parëve, e them edhe metaforikisht: jam në besimin e Lekë Dukagjinit! Jo pse e konsideroj Kanunin libër të shenjtë, por sepse nuk pranoj që historia dhe identiteti im të nëpërkëmben nga predikues që kombin përpiqen ta identifikojnë përmes fesë.
Shqiptaria nuk është pronë e ndonjë minberi, as bashkësi e kufizuar vetëm në një përkatësi fetare. As afërsia emocionale me ndonjë udhëheqës fetar apo politik, përfshirë Erdoganin, nuk e zëvendëson identitetin kombëtar.
Mulla Fatmir, një këshillë e fundit: mos u lodh duke i rënë tavolinës dhe duke kërkuar zjarr për Kanunin. Historia nuk frikësohet nga zhurma e predikuesit, as trashëgimia e një populli nuk digjet me urdhër nga minberi.
I bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit që deklarimet e plota të shqyrtohen në kontekstin e tyre dhe të vlerësohet nëse përmbajnë elemente të nxitjes së urrejtjes apo përçarjes ndërfetare.
Lekë Dukagjini nuk është Dreqi, Kanuni nuk është dru për zjarr dhe shqiptaria nuk është pronë e Mulla Fatmirit të Shipolit!
Mësimi amerikan që nuk po e kuptojmë: Kushtetuta para fesë!
Sa shumë bujë po bëjnë mediat shqiptare pse një mysliman u bë senator në Amerikë! Sa shumë po duartrokitet kjo gjë… Por, ku mbeti kombësia apo nënshtetësia amerikane e këtij “fitimtari”?
Shqiptarët po harrojnë se kombi amerikan përbëhet nga shumë kombësi. Amerika nuk kërcënohet nëse një apo më shumë myslimanë bëhen senatorë apo kongresmenë, sepse këtu të gjithë duhet të respektojnë Kushtetutën . Këtu ligji dhe shteti vijnë para çdo ideologjie fetare.
Fatkeqësisht, tek ne po ndodh e kundërta: një pjesë e madhe po e nxjerr fenë para kombit. Kjo mendësi do të na shkatërrojë si komb!
Disa fakte që po i harrojmë:
• SHBA ka mbi 350 milionë banorë nga mbarë bota.
• Ne jemi vetëm rreth 4 milionë shqiptarë në mbarë Ballkanin.
Nëse vazhdojmë kështu, brenda një kohe të shkurtër emri “shqiptar” do të zëvendësohet plotësisht nga identiteti fetar (siç ka filluar të ndodhë dukshëm).
Nëse një nga 6 kandidatët shqiptaro-amerikanë arrin të bëhet senator apo kongresmen, si do ta quajmë: mysliman, i krishterë, apo shqiptar? Amerika ka dy parti dhe nuk ndahet mbi baza fetare. Ndërsa ne, me 94% shqiptarë në Kosovë dhe 98% në Shqipëri, kemi krijuar me qindra parti e ideologji fetare. Sa për qind shqiptarë po mbetemi në Ballkan, kur kudo po thonë se jemi “93% myslimanë”?
Shqiptarë apo vetëm fetarë? Paradoksi i madh i Ballkanit.
ESTONI: Prodhuesi estone i armëve Milrem Robotics po tregon një nga tanket e tij të paekipuar gjatë një vizite në Bardufoss në mars të këtij viti. Më 15 gusht, një ndërtesë e Milrem Robotics u dogj qëllimisht. Tre persona u arrestuan këtë javë në vendin fqinj Letoni, të dyshuar për zjarrvënie. Foto: John MacDougall (AFP)
Flori Bruqi, Prishtinë
Lufta hibride e Rusisë ndaj NATO-s dhe Evropës
Sulmet e dyshuara ruse ndaj vendeve evropiane po marrin gjithnjë e më shumë karakter kinetik, ndërsa në Evropë po shtohen zërat se termi “sulme hibride” nuk e përshkruan më plotësisht natyrën e fushatës së Moskës.
Në një analizë të publikuar nga TVP World, argumentohen se sabotimet, sulmet kibernetike, ndërhyrjet dhe incidentet e tjera të atribuuara Rusisë duhet të shihen jo si raste të izoluara, por si pjesë e një fushate të koordinuar kundër sigurisë evropiane.
Sipas kësaj qasjeje, përdorimi i vazhdueshëm i termit “hibrid” rrezikon t’i bëjë këto akte të duken më pak serioze dhe më të menaxhueshme politikisht, duke i mbajtur ato nën pragun e një reagimi të përbashkët evropian apo të aleancës.
Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, ka thënë se sulmet ruse ndaj vendeve evropiane “nuk janë më hibride”, por janë “shumë kinetike”.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe ministri i Jashtëm i Polonisë, Radoslaw Sikorski, i cili ka deklaruar se lufta hibride e Rusisë kundër Evropës tashmë ka marrë një dimension kinetik dhe se veprimet e Moskës ndodhen “në kufirin midis luftës hibride dhe agresionit të hapur”.
Sulmet po trajtohen si incidente të veçanta
Sipas analizës, një nga problemet kryesore të Evropës është se incidentet e dyshuara ruse trajtohen kryesisht në nivel kombëtar.
Hetimet zhvillohen nga autoritetet e vendeve të prekura, përgjigjet politike merren individualisht, ndërsa mungon një mekanizëm që do t’i trajtonte këto incidente si pjesë të një fushate më të gjerë ndaj sigurisë evropiane.
Në këtë mënyrë, një fushatë e koordinuar mund të fragmentohet në një seri incidentesh të veçuara, duke e bërë më të vështirë krijimin e një reagimi kolektiv.
Analiza argumenton se Evropa duhet të shqyrtojë mundësinë që operacionet ruse të atribuuara me një nivel të lartë besueshmërie të trajtohen si pjesë e një fushate të përbashkët kundër sigurisë evropiane dhe të pasohen nga masa kolektive e proporcionale.
Këto masa mund të përfshijnë sanksione, ngrirje të aseteve, dëbime të operativëve rusë, masa kundër sulmeve kibernetike dhe presion ndaj shteteve që ndihmojnë Moskën.
Në rastet më të rënda, në analizë përmenden edhe masa ushtarake, përfshirë mbrojtjen ajrore, kapjen e dronëve dhe raketave ruse, si dhe veprime të drejtpërdrejta të NATO-s. Megjithatë, theksohet se këto do të mbeteshin masa emergjente dhe nuk nënkuptojnë përdorimin e tyre në çdo incident.
“Rusia po teston kufijtë e tolerancës së Evropës”
Në analizë argumentohet se sabotimet dhe incidentet e tjera mund të shërbejnë edhe si mënyrë për të matur se çfarë kostoje është e gatshme të imponojë Evropa ndaj Moskës.
Gjermania i ka atribuuar Rusisë një sulm me dronë shpërthyes në aeroportin Leipzig-Halle, ndërsa autoritetet evropiane kanë hetuar dyshime për sabotim ndaj kompanive të mbrojtjes dhe infrastrukturës në Poloni, Estoni dhe Sllovaki.
Rusia është lidhur gjithashtu me sulme kibernetike, ndërhyrje ndaj sistemeve hekurudhore dhe energjetike, kërcënime ndaj infrastrukturës nënujore dhe shkelje të hapësirës ajrore të vendeve të NATO-s.
Instituti për Studimin e Luftës (ISW) ka vlerësuar se Kremlini po zhvillon ndaj Evropës një sërë fushatash kinetike dhe njohëse që mbështesin njëra-tjetrën.
Në disa raste, përgjigjet evropiane kanë qenë kryesisht kombëtare. Polonia, pas sabotimit të hekurudhës që ia atribuoi Rusisë, mbylli konsullatën e fundit ruse në Gdansk. Gjermania, pas incidentit në Lajpcig, mbylli konsullatën ruse në Bon dhe qendrën kulturore “Shtëpia Ruse” në Berlin.
Moska iu përgjigj duke mbyllur konsullatën gjermane në Shën Petersburg dhe qendrat e saj të “Goethe-Institut”.
Sipas analizës, këto masa kanë krijuar kosto për Rusinë, por kanë mbetur kryesisht reagime kombëtare dhe nuk janë shndërruar automatikisht në paketa të koordinuara sanksionesh të BE-së, dëbime të përbashkëta apo masa të tjera kolektive.
Synimi strategjik – besueshmëria e Nenit 5
Kryeministri polak, Donald Tusk, ka paralajmëruar se Rusia mund të synojë territorin e NATO-s përmes sulmeve të paraqitura si aksidentale, me qëllim që të vështirësojë një reagim të përbashkët të aleancës.
Sipas Tuskut, një skenar i tillë do të mund të përdorej për ta paraqitur incidentin si një ngjarje pa qëllim dhe për të shmangur diskutimin mbi aktivizimin e Nenit 5.
Në këtë kuadër, analiza argumenton se një nga objektivat strategjikë të Moskës mund të jetë dobësimi i besueshmërisë së mbrojtjes kolektive dhe krijimi i ndarjeve ndërmjet vendeve evropiane.
NATO ka deklaruar se një operacion hibrid, në rrethana të caktuara, mund të çojë në aktivizimin e Nenit 5. Megjithatë, vendimi varet nga vlerësimi politik i aleatëve dhe rrethanat konkrete të çdo incidenti.
Paralajmërime për muajt e ardhshëm
Tusk ka paralajmëruar gjithashtu se muajt e fundit të vitit dhe dimri mund të jenë ndër periudhat më kritike të luftës në Ukrainë.
Ai ka paralajmëruar për mundësinë e rritjes së presionit rus ndaj krahut lindor të NATO-s përmes sulmeve me dronë ose raketa, të cilat mund të paraqiten si incidente të paqëllimshme.
Ndërkohë, vendet evropiane po rrisin shpenzimet për mbrojtjen dhe po investojnë në kapacitete të reja ushtarake. Megjithatë, një pjesë e këtyre kapaciteteve pritet të bëhet plotësisht funksionale vetëm në vitet e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e saj konvencionale, ndërsa raportime të fundit kanë ngritur mundësinë e reduktimit të pranisë ushtarake amerikane në Evropë.
NATO mbetet mekanizmi kryesor për mbrojtjen ushtarake dhe parandalimin në Evropë, ndërsa Bashkimi Evropian ka në dispozicion një pjesë të madhe të instrumenteve ekonomike që mund të përdoren pas një sulmi kibernetik ose sabotimi.
Këto përfshijnë sanksionet, ngrirjen e aseteve, kontrollet e eksportit dhe mekanizmat e financimit të mbrojtjes.
Megjithatë, kompetencat janë të ndara. NATO nuk vendos sanksione, ndërsa BE-ja nuk komandon forcat e NATO-s. Po ashtu, shtete si Britania e Madhe dhe Norvegjia, të cilat kanë rëndësi të madhe për sigurinë evropiane, nuk janë pjesë e BE-së.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka propozuar disa mekanizma për forcimin e koordinimit, përfshirë një manual kundër kërcënimeve hibride, një Protokoll të Sigurisë së Emergjencës dhe një Këshill Evropian të Sigurisë.
Ideja është që këto mekanizma të krijojnë një sistem më të koordinuar për vlerësimin e kërcënimeve dhe reagimin ndaj tyre, duke përfshirë edhe partnerë joanëtarë të BE-së si Britania e Madhe, Norvegjia, Ukraina dhe Kanadaja.
Megjithatë, efektiviteti i një mekanizmi të tillë do të varej nga gatishmëria e qeverive evropiane për të përcaktuar paraprakisht mënyrën e reagimit dhe për të ndërmarrë masa konkrete, në vend që koordinimi të mbetet vetëm në nivel deklarativ.
Abstrakt :
Lufta hibride e Rusisë ndaj NATO-s dhe Evropës përfshin kombinimin e mjeteve ushtarake dhe jo-ushtarake për të destabilizuar kontinentin pa shkaktuar një luftë të hapur direkte. [1]
Format kryesore të luftës hibride ruse
Sabotimet dhe incidentet e fshehta: Sulme dhe dëmtime të infrastrukturës kritike (përfshirë incidentet me dronë dhe përpjekje të tjera të dyshuara në disa vende evropiane). [1, 2]
Sulmet kibernetike: Ndërhyrje në sisteme dixhitale, institucione shtetërore dhe rrjete jetike të vendeve anëtare të NATO-s. [1, 2]
Fushatat e dezinformimit: Përhapja e gënjeshtrave dhe manipulimi i informacionit për të përçarë shoqëritë perëndimore dhe për të ulur mbështetjen për Ukrainën. [1, 2]
Operacionet e inteligjencës dhe ndërhyrjet politike: Ndikimi në proceset demokratike dhe krijimi i tensioneve rajonale, ku përfshihen paralajmërime se në shënjestër mund të jenë edhe rajone si Ballkani Perëndimor e Kosova. [1, 2]
Reagimi i NATO-s dhe i partnerëve
Gatishmëria e aleancës: Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se aleanca është plotësisht e gatshme t’u përgjigjet sulmeve hibride dhe sabotazheve ruse, duke pasur në dispozicion opsionet e duhura të kundërpërgjigjes. [1, 2]
Bashkëpunimi BE-NATO: Bashkimi Evropian dhe NATO kanë rritur ndjeshëm koordinimin e inteligjencës dhe masat mbrojtëse pas valës së fundit të incidenteve me dronë dhe kërcënimeve në rritje në territorin evropian. [1]
Thirrjet për përgjegjësi: Shtetet e Bashkuara (nëpërmjet zyrtarëve të mbrojtjes si Pete Hegseth) u kanë bërë thirrje vazhdimisht shteteve anëtare të Evropës që të investojnë më shumë dhe të marrin përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e kontinentit të tyre
Ndikimi në Evropë dhe rajonin tonë
Shërbimet sekrete perëndimore dhe ekspertët theksojnë se Rusia përdor këto metoda për të dobësuar mbështetjen për Ukrainën dhe për të cenuar sigurinë në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor. [1, 2, 3, 4, 5, 6].
Lufta hibride e Rusisë në Dardani përfshin një sërë taktikash jo-ushtarake që synojnë destabilizimin e vendit, uljen e besimit të qytetarëve te institucionet dhe nxitjen e tensioneve etnike e politike, shpesh në bashkërendim me Serbinë. [1, 2, 3]
Format dhe Objektivat e Luftës Hibride
Dobësimi i besimit institucional: Kërcënimet hibride synojnë të minojnë stabilitetin e brendshëm dhe besimin e publikut në institucionet shtetërore dhe demokratike të Dardanisë. [1]
Ndikimi politik dhe dezinformimi: Ekspertët dhe analistët politikë paralajmërojnë se metodat ruse përfshijnë fushata dezinformimi dhe ndërhyrje në skenën politike vendase për të shkaktuar përçarje ose për të synuar figura të caktuara politike. [1]
Lidhja me Serbinë: Rusia përdor aleancën dhe ndikimin e saj mbi Serbinë si një mjet për të mbajtur gjallë tensionet në veri të Dardanisë dhe për të krijuar vatra krizash që sfidojnë praninë e NATO-s dhe Perëndimit në rajon. [1, 2]
Infrastruktura kritike: Rreziqet përfshijnë gjithashtu potencialin për sulme kibernetike ose goditje ndaj infrastrukturës kritike, duke e vendosur Dardaninë përballë të njëjtave sfida që shqetësojnë edhe pjesën tjetër të Evropës. [1]
Kosova nuk përballet aktualisht me rrezikun e një lufte klasike ushtarake, por ekspertët dhe udhëheqësit shtetërorë paralajmërojnë se ajo është e rrezikuar nga luftëra hibride, operacione të fshehta, sulme kibernetike dhe tensione të nxitura nga Rusia dhe Serbia. [1, 2, 3]
Faktorët kryesorë të rrezikut:
Lufta hibride dhe sabotimet: Rusia dhe Serbia po përdorin metoda jo-konvencionale, përfshirë dezinformimin, sulmet kibernetike dhe ndikimin politik, për të destabilizuar rajonin dhe Dardaninë [1, 2]
Tensionet në veri: Rreziku kryesor mbetet i përqendruar në pjesën veriore të vendit, përmes incidenteve të mundshme lokale, tensioneve politike ose provokimeve nga grupe të ndryshme. [1]
Prania e NATO-s (KFOR): Kosova mbrohet dhe monitorohet nga mijëra trupa të NATO-s përmes misionit të KFOR-it, gjë që shërben si një faktor kyç parandalues kundër një konflikti të hapur ushtarak. [1].
Nuk ka asnjë rrezik të menjëhershëm për një Luftë të Tretë Botërore konvencionale apo për një invazion ushtarak të hapur në Ballkan, sipas vlerësimeve aktuale të inteligjencës së NATO-s dhe analistëve gjeopolitikë. Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se Rusia është duke zhvilluar një “luftë hibride” intensive kundër Evropës përmes sabotimeve, sulmeve kibernetike dhe dezinformimit. Në të njëjtën kohë, Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me tensione të larta politike dhe sigurie, ku armatimi i shpejtë i Serbisë dhe ambiciet e saj mbajnë në alarm Kosovën dhe vendet fqinje, ndonëse prania e NATO-s parandalon një luftë të hapur frontale. [1, 2, 3, 4, 5]
1. Rreziku i një lufte të Rusisë me Evropën (Lufta Botërore)
Sipas raporteve të institucioneve të sigurisë evropiane, situata ndahet në dy nivele:
· Përballja Ushtarake Direkte: Ekspertët e Institutit të Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS) vlerësojnë se një luftë direkte dhe e hapur ushtarake NATO-Rusi është e pakët në javët apo muajt e ardhshëm, pasi Kremlini është i fokusuar totalisht në frontin e tij në Ukrainë. [1, 2]
· Lufta Hibride (Rreziku Real): Moska zyrtare ka intensifikuar operacionet e fshehta në mbarë kontinentin. Udhëheqësit evropianë si kryeministri polak Donald Tusk dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë ngritur alarme të njëpasnjëshme për akte sabotazhi ruse, rrezikun e rrëzimit të dronëve në territorin e NATO-s dhe sulme ndaj infrastrukturës kritike. [1, 2, 3, 4]
· Kërcënimi Afatgjatë: Inteligjenca perëndimore vëren se nëse Rusia arrin të mbyllë luftën në Ukrainë sipas kushteve të saj, ajo mund të rindërtojë ushtrinë dhe të sfidojë hapur aleancën e NATO-s rreth viteve 2030. [1, 2]
2. Rreziku i një konflikti në Ballkan (Serbia kundrejt Dardanisë dhe rajonit)
Tensionet në Ballkan mbeten të brishta, të ndikuara edhe nga përpjekjet e Rusisë për të krijuar vatra të reja krize që do të shpërqendronin Perëndimin. [1, 2]
Zona / Shteti
Niveli i Rrezikut
Dinamika Kryesore
Roli i NATO-s / Aleatëve
Dardania
Mesatar / Lokalizuar
Serbia vazhdon të mbajë një retorikë agresive dhe refuzon të njohë pavarësinë. Beogradi ka blerë armatime të rënda nga Kina (si raketa supersonike CM-400) dhe Rusia. Rreziku kryesor nuk është një pushtim klasik, por incidentet e armatosura, sulmet kibernetike dhe operacionet hibride të ngjashme me sulmin në Banjskë.
KFOR-i (misioni i NATO-s) garanton kufijtë e Kosovës. Çdo ndërhyrje ushtarake e Serbisë do të nënkuptonte luftë direkte me NATO-n, gjë që Beogradi zyrtar kërkon ta shmangë.
Shqipëria
I Ultë (Direkt)
Shqipëria nuk kërcënohet direkt nga ndonjë sulm ushtarak territorial pasi është anëtare me të drejta të plota në NATO që nga viti 2009.
Çdo sulm ndaj Shqipërisë do të aktivizonte Nenin 5 të NATO-s (mbrojtja kolektive). Shqipëria ka krijuar gjithashtu pakte mbrojtëse rajonale për të mbështetur sigurinë e Dardanisë.
Bosnja dhe Hercegovina
Mesatar (Latent)
Republika Srpska (entiteti serb në Bosnje) mbetet një pikë e nxehtë për shkak të tendencave secesioniste të mbështetura nga Moska dhe Beogradi.
Siguria mbikëqyret nga misioni ushtarak i Bashkimit Evropian (EUFOR Althea), i cili parandalon përshkallëzimin e dhunës.
Nuk ka vend për panik për një luftë të madhe globale apo rajonale në terren, pasi ombrella e NATO-s në Shqipëri dhe prezenca e KFOR-it në Dardani shërbejnë si mburoja të fuqishme parandaluese. Sidoqoftë, institucionet e sigurisë në Kosovë dhe rajon po rrisin vigjilencën për t’u mbrojtur nga provokimet lokale, sulmet në rrjetet digjitale dhe dezinformimi që vjen nga boshti Moskë-Beograd. [1, 2, 3].
Drejtori i Agjencisë Qendrore Amerikane të Inteligjencës (CIA), John Ratcliffe, zhvilloi kohë më pare një vizitë të paparalajmëruar dhe sekrete në Moskë më 25 gusht 2026. [1, 2]
Vizita u mbajt e fshehtë deri në momentin kur një aeroplan i Forcave Ajrore Amerikane u ul në aeroportin Vnukovo të Moskës. [1, 2]
Kremlini dhe burimet amerikane konfirmuan praninë e tij, megjithëse zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se nuk pati një takim të drejtpërdrejtë mes Ratcliffe dhe presidentit rus Vladimir Putin, por kishte kontakte me shërbimet e sigurisë ruse. [1, 2, 3]
Asnjëra palë nuk dha detaje zyrtare për temat e bisedës, por mediat ndërkombëtare dhe raporte të shumta ngritën disa skenarë kryesorë:
Lufta në Ukrainë: Raportohet se SHBA i kërkoi Ukrainës të pezullonte ose të mos kryente sulme mbi Moskë gjatë kësaj periudhe, ndërsa në diskutim mund të kenë qenë propozimet për paqe.
Çështje të tjera gjeopolitike: Diskutime lidhur me Iranin dhe pozicionet strategjike të ndërsjella.
Të burgosurit: Mundësia e negociatave për shkëmbimin ose lirimin e shtetasve amerikanë të ndaluar në Rusi (si Robert Gilman). [1, 2, 3]
Pala ushtarake amerikane nuk vepron mbi bazën e “frikës”, por mbi bazën e vlerësimit strategjik të rrezikut dhe përgatitjes ushtarake. Sipas Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes së SHBA-së (NDS), Pentagoni zyrtarisht e konsideron Rusinë si një “kërcënim të vazhdueshëm por të menaxhueshëm” (persistent but manageable threat). [1, 2]
Edhe pse inteligjenca amerikane ka shprehur shqetësim në rritje për rrezikun e një përshkallëzimi të qëllimshëm ose të rastësishëm drejt një konflikti të drejtpërdrejtë NATO-Rusi, qasja e SHBA-së nuk është paniku, por parandalimi (deterrence) dhe riorientimi strategjik. [1, 2, 3]
Mënyra se si ushtria amerikane po i përgjigjet këtij skenari ndahet në disa pika kyçe:
1. Ndryshimi i Doktrinës: Fokus te Mbrojtja e Atdheut
Doktrina aktuale ushtarake e SHBA-së ka pësuar një kthesë rrënjësore duke vendosur sigurinë e atdheut dhe të Hemisferës Perëndimore si prioritetin kryesor. SHBA po investon masivisht në modernizimin bërthamor, sigurinë kibernetike dhe sisteme të reja të mbrojtjes nga raketat (si koncepti i ri i njohur si Golden Dome) për të mbrojtur territorin e saj nga çdo sulm ekzistencial rus. [1, 2]
2. Kalimi i Barrës te Evropianët
Sipas udhëzimeve të reja të Uashingtonit, aleatët evropianë të NATO-s duhet të marrin përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e tyre konvencionale kundër Rusisë. SHBA po redukton gradualisht fokusin e saj të drejtpërdrejtë në frontin konvencional evropian, duke kërkuar që vendet e BE-së të rrisin buxhetet e tyre të mbrojtjes dhe të mbushin deficitet ushtarake. [1, 2]
3. Përgatitja për “Luftën Moderne” dhe Inovacionin
Lufta në Ukrainë ka treguar se Rusia ka përshtatur kapacitetet e saj industriale. Në përgjigje, liderët ushtarakë amerikanë po bëjnë thirrje për një “ndryshim revolucionar institucional”. Kjo përfshin: [1, 2, 3]
Krijimin e komandave të reja për luftën autonome (dronë dhe inteligjencë artificiale).
Rritjen e kapaciteteve të prodhimit të shpejtë të municioneve dhe armatimeve.
Përditësimin e shpejtë të softuerëve ushtarakë për t’iu përgjigjur taktikave të reja ruse. [1]
4. Shqetësimi Real: Aleancat e Shumëfishta
Ajo që zyrtarët e mbrojtjes i druhen më shumë nuk është vetëm Rusia si një fuqi e vetme, por rreziku i një lufte në disa fronte. Inteligjenca mbron tezën se një konflikt global (një Luftë e Tretë Botërore potenciale) nuk do të niste nga një shpërthim i vetëm, por nga ndërlidhja e krizave: Rusia në Evropë, tensionet me Kinën për Tajvanin, dhe frontet aktive në Lindjen e Mesme. [1, 2, 3]
Në përmbledhje, ushtria amerikane nuk ka frikë në kuptimin emocional, por mban një vigjilencë të lartë strategjike. Ajo po lëviz nga roli i “policit të botës” drejt forcimit të mbrojtjes së vetë territorit amerikan dhe rritjes së kapaciteteve teknologjike për të bërë të qartë se çdo sulm ndaj SHBA-së apo aleatëve të saj do të kishte kosto shkatërruese për Moskën. [1, 2]
(Ose; Protestat s’e rrëzojnë Ramën, nëse qytetaria vazhdon të qëndrojë spektatore)
Protestat në Tiranë ndaj tiranisë së autokratit Edi Rama janë duke vazhduar edhe më tej, ndërkaq, dorëheqja e kërkuar ende nuk është askund në horizont! Në ndërkohë, as strukturat apo “staturat”organizative të protestave nuk kanë dalë ende publikisht me një platformë të qartë se si duhet vazhduar më tej ky demonstrim ende civilizues. Në gjykimin tim, duke marrë parasysh përvojat, strategjitë, por edhe metodologjitë adekuate për status quo-në e tanishme, “task-forca” e tyre, pa asnjë vonesë të mëtejme, do të duhej të ulej me urgjencë dhe ta rishqyrtonte, jo shkarazi, por siç thuhet, me “koka të ftohura”, se përse insistimi për dorëheqje ende nuk është realizuar?!
Në këtë lloj “sofre” apo Kuvendi të improvizuar, këto “statura” do të duhej gjithashtu, përveç të tjerash, të elaboronin si të metat, ashtu edhe përparësitë e strategjisë së deritanishme, në mënyrë që të “skanonin” në mënyrë meritore si dobësitë e ngecjes, ashtu edhe momentet e avancimit të krejt arkitekturës organizative të protestave. Po them kështu, për shkakun se vetëm me këtë metodologji do të mund të “detektonin” më thellë hapat e munguar dhe risitë e tjera që, sipas mendimit tim, nuk i kanë shfrytëzuar në maksimum si lëvizje studentore.
Dhe, për të qenë edhe më i drejtpërdrejtë, sidomos kur janë në pyetje shkaqet e mosmasovizimit më të theksuar të këtyre protestave, “piramida e organizatorëve” duhet ta kuptojë se protestat nuk po masovizohen jo për shkak të mungesës së pakënaqësisë qytetare, por për shkak të mungesës së një solidariteti shoqëror, i cili do ta shndërronte pakënaqësinë individuale në revoltë gjithëpërfshirëse shoqërore, politike dhe ekonomike. Këtu mund të na ndihmojë edhe koncepti i solidaritetit mekanik i Emil Dirkhemit, i cili mbështetet në ngjashmëritë dhe identitetin e përbashkët të anëtarëve të një shoqërie.
Sepse, qytetarët shqiptarë, ndonëse janë tejet të zemëruar dhe të pakënaqur me korrupsionin, oligarkinë, pabarazinë dhe mungesën e perspektivës, ende kanë mbetur shumë të fragmentarizuar dhe qartazi joempatikë, në kuptimin e paaftësisë për t’i kuptuar interesat e shtresave të ndryshme jo vetëm racionalisht, por edhe emocionalisht.
Tani, studentët, si bartës dhe artikulues të këtij ndryshimi rrënjësor të sistemit, ende perceptohen vetëm në nivelin e shqetësimit, por jo edhe si një forcë që mund të artikulojë shpresën për të ardhmen e vendit. Shtresa e punëtorëve, të rrezikuar deri në palcë nga eksploatimi i padenjë prej oligarkëve të dalë nga fuqia politike, të cilët e kanë monopolizuar sistemin që nga vitet ’90-ta, perceptohen si të huaj dhe jo të denjë në kërkesën kryesore për dorëheqje! Pastaj kemi përfytyrimin e gabuar për shtresën e mesme, e cila, sa po kuptoj unë nga Prishtina, fare nuk po figuron në gjithë këtë “mozaik” të protestave të deritanishme. Periferizimi i kësaj shtrese, që mund të jetë edhe pasojë e frikës nga mbijetesa ekonomike, është veçanërisht domethënës, sepse pikërisht kjo shtresë përbën kurrizin e çdo shoqërie normale, por edhe të atyre në tranzicion, sikurse është ende Shqipëria.
Pra, pamundësia e lëvizjes studentore për të “prodhuar” dhe artikuluar atë identitetin e munguar të përbashkët qytetar do të duhej t’u shërbente strukturave udhëheqëse si shenjë alarmi se i gjithë mundi, djersa dhe sakrifica e deritanishme mund t’u shkojnë huq! Dhe, për të mos ndodhur ky skenar, studentët, përveç shtresave të lartcekura, duhet sa më shpejt ta lidhin një “kontratë sociale” me pedagogët e rinj që kanë guxim, kurajë, por edhe përgatitje profesionale për t’u përballur me të keqen e pushtetit të korruptuar dhe të kriminalizuar të “ajatullahut” Edi Rama.
Ndërkohë, kjo lloj “kontrate sociale” apo ky lloj solidariteti organik do të duhej të zgjerohej edhe me sindikatat, punëtorët në sektorin shtetëror, intelektualët dhe shtresat e tjera qytetare. Kjo do të krijonte një ndërvarësi dhe kohezion më të madh ndërmjet kategorive të ndryshme shoqërore. Sepse, protesta nuk mund të mbijetojë vetëm nga zemërimi, revolta dhe urrejtja antiestablishment, por duhet të ushqehet edhe me besim, solidaritet dhe një narrativë e alternativë bindëse për nevojën e ndryshimit të sistemit të kalbur, ku “kurorëzimi i triadës bermudiane” (pushtetarë, oligarkë dhe grupe të strukturuara kriminale) ka komprometuar, me mjete jodemokratike, idealin e demokracisë, për të cilin shqiptarët edhe derdhën gjak dhe pësuan mijëra viktima!
Pra, boshti kryesor i riorganizimit studentor në ditët dhe javët në vijim do të duhej, midis të tjerash, të përqendrohej edhe në këto pesë shtylla, të cilat, sipas gjykimit tim, mund të përbëjnë bazën e një platforme të re të mobilizimit dhe përfaqësimit qytetar:
1. Lëvizja studentore si forcë e ndryshimit shoqëror.
Nëse ekziston një forcë shoqërore që mund të artikulojë një alternativë ndaj krimit, korrupsionit, nepotizmit, poltronizmit politik dhe dukurive të tjera negative që e kanë kapluar shoqërinë shqiptare, ajo është lëvizja studentore. Për shkak të potencialit të saj mobilizues dhe mundësisë për të vepruar përtej strukturave tradicionale partiake, ajo mund të shndërrohet në një aktor të rëndësishëm të ndryshimit shoqëror. Por kjo kërkon që studentët të mos mbeten vetëm bartës të protestës, por të shndërrohen edhe në artikulues të një vizioni të ri qytetar dhe institucional.
2. Zgjerimi i koalicionit shoqëror përmes solidaritetit.
Kjo forcë në ngritje mund të ketë sukses vetëm nëse arrin ta kapërcejë kufirin e kampuseve universitare dhe të krijojë një koalicion më të gjerë shoqëror. Në këtë koalicion duhet të përfshihen veçanërisht shtresat e ulëta, kategoritë e margjinalizuara, punëtorët, shtresa e mesme dhe grupet e tjera që përballen me përjashtimin, pasigurinë dhe pabarazinë sociale. Pa këtë zgjerim të bazës shoqërore, lëvizja rrezikon të mbetet një mobilizim i kufizuar studentor, pa kapacitetin e nevojshëm për të prodhuar ndryshime më të thella. Këtu duhet të ndërtohet pikërisht ai solidaritet organik, i cili do t’i lidhte interesat e ndryshme shoqërore në një kauzë të përbashkët qytetare.
. Institucionalizimi i demokracisë së drejtpërdrejtë përmes PLENUMIT STUDENTOR.
Studentët shqiptarë duhet të krijojnë një mekanizëm të ri konsultimi dhe vendimmarrjeje demokratike, i cili do të funksiononte mbi parimet e demokracisë së drejtpërdrejtë. Në gjykimin tim, ky mekanizëm duhet të marrë formën e një plenumi studentor, ku vendimmarrja të mos bëhet përmes sistemit tradicional të përfaqësimit studentor, por drejtpërdrejt, përmes votës individuale, sipas parimit: një person – një votë. Ky plenum do të duhej të shndërrohej në një hapësirë autonome të debatit, konsultimit dhe vendimmarrjes kolektive, ku studentët vetë do t’i përcaktonin hapat e mëtejmë të lëvizjes. Një model i tillë do ta rriste legjitimitetin e vendimeve, do ta forconte kohezionin e brendshëm dhe do ta mbronte lëvizjen nga përvetësimi prej grupeve të ngushta apo liderëve të vetëshpallur.
4. Përgatitja për një alternativë të re politike.
Studentët shqiptarë duhet të fillojnë të përgatiten edhe për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Por, paraprakisht, ashtu siç u përpoqën studentët serbë, duhet të krijojnë një moment kritik të mobilizimit dhe animimit qytetar, duke e shndërruar pakënaqësinë individuale në një energji kolektive dhe në solidaritet të organizuar shoqëror. Kjo kërkon edhe artikulimin e një patriotizmi qytetar, që nuk identifikohet me përkatësitë partiake, por me përgjegjësinë ndaj atdheut, institucioneve dhe së ardhmes së përbashkët. Vetëm përmes një procesi të tillë mund të ndërtohet një alternativë e re politike, e dallueshme si nga pushteti, ashtu edhe nga opozita tradicionale.
5. Krijimi i një elite të re përfaqësuese.
Në këtë kontekst, lëvizja duhet të fillojë të përgatisë një listë të gjerë kandidatësh me profile të ndryshme profesionale, intelektuale dhe shoqërore. Këta kandidatë duhet të përfaqësojnë një kulturë të re politike, të mbështetur në ;
meritokraci, integritet publik, përgjegjësi qytetare dhe llogaridhënie. Synimi duhet të jetë tejkalimi i konturave të sistemit tradicional të përfaqësimit politik, të ndërtuar dhe dominuar për dekada nga PS-ja dhe PD-ja, dhe krijimi i një elite të re përfaqësuese, e cila të buronte nga besimi qytetar dhe pjesëmarrja demokratike. Kjo do të duhej të ishte një alternativë e besueshme për qytetarët, e jo thjesht një zëvendësim i një elite politike me një tjetër.
Në fund të fundit, problemi i Shqipërisë nuk është vetëm se Tirana zien, por se kjo nxehtësi ende nuk është shndërruar në një energji kolektive të ndryshimit shoqëror. Sepse, zemërimi mund ta ndezë protestën, por vetëm solidariteti, organizimi demokratik dhe një alternativë e besueshme mund t’i japin asaj fuqi transformuese. Tirana mund të jetë vendi ku shpërthen pakënaqësia, e zemërimi por ndryshimi i sistemit korruptiv dhe kriminalizues nuk mund të mbetet obligim dhe detyrim vetëm Tiranës, por, i mbarë shoqërisë shqiptare, si asaj që punon, ashtu edhe asaj që vuan, që emigron, që proteston dhe asaj që ende pret të përfaqësohet, sikurse janë studentët…
Amina Nuraj, Pazari i Ri, Novi PazarNdonjë historianë i caktuar të Sanxhakut, që të cilët duket se janë të shitur te regjimi, pretendojnë se plisi i bardh shqiptare (kapelat e bardha) i kanë mbajtur edhe serbët.
Paramendoni deri në çfarë niveli të ulët mund të bjerë njeriu për të poshtëruar, për para, një popull, historinë dhe identitetin e tij! Ndërkohë, porositësit e tyre pretendojnë se Aqif Blyta ua vendoste plisin e bardha njerëzve që në agim. Çfarë propagande qesharake dhe e tejdukshme! Jo! Plisin e bardh i kanë mbajtur shqiptarët e Sanxhakut – një popull autokton i këtyre trojeve, që ka jetuar këtu, jeton dhe do të jetojë gjithmonë! Rrënjët shqiptare janë thellë të pranishme në historinë e Sanxhakut.
Mund të përpiqeni t’i mohoni, t’i shtrembëroni dhe t’i fshini, por historia nuk ndryshohet sipas urdhrave të regjimit!
____
Pojedini sandžački historičari, očigledno prodani režimu, tvrde da su albanske ćulahe (bijele kape) nosili i Srbi. Zamislite koliko nisko čovjek može pasti da bi za novac ponizio jedan narod, njegovu historiju i identitet! A onda njihovi nalogodavci tvrde da je Aćif Bljuta zorom stavljao narodu bijele ćulahe. Kakva smiješna i providna propaganda! Ne! Albanske ćulahe nosili su Albanci Sandžaka – autohtoni narod ovih prostora, koji je ovdje živio, živi i živjet će!
A albanski korijeni duboko su prisutni u historiji Sandžaka. Možete osporavati, prekrajati i poricati, ali historija se ne mijenja po nalogu režima!
Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt ka ngritur me të drejtë një debat të gjerë publik lidhur me përgjegjësinë e institucioneve për mosveprim, neglizhencë dhe mungesë të mbrojtjes efektive të viktimave të dhunës në familje.
Republika e Kosovës ka një kuadër ligjor relativisht të avancuar në këtë fushë. Problemi, prandaj, nuk duhet kërkuar vetëm te ekzistimi apo mungesa e dispozitave ligjore, por mbi të gjitha te zbatimi i tyre, koordinimi ndërinstitucional dhe përgjegjësia konkrete e secilit subjekt që ka pasur detyrimin ligjor të veprojë.
Sipas legjislacionit në fuqi, mbrojtja juridike e viktimës duhet të realizohet në disa drejtime, të cilat janë të ndërlidhura, por juridikisht të dallueshme.
1. Mbrojtja urgjente nga dhuna në familje
Ligji nr. 08/L-185 për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore parasheh mekanizma të posaçëm për mbrojtjen e viktimës, përfshirë urdhrat e mbrojtjes dhe urdhrat e mbrojtjes emergjente.
Raportimi i dhunës në polici, administrimi i provave, vlerësimi i rrezikshmërisë dhe inicimi i procedurave përkatëse duhet të shoqërohen me veprime konkrete dhe të menjëhershme.
Kur ekziston rrezik i drejtpërdrejtë për sigurinë e viktimës, ligji parasheh që gjykata të vendosë për kërkesën për urdhër mbrojtjeje emergjente brenda 24 orëve, edhe pa mbajtur seancë gjyqësore.
2. Mbrojtja e të drejtës së banimit dhe masat e përkohshme
Në rastet kur dhuna në familje shoqërohet me konteste pronësore apo mosmarrëveshje lidhur me shfrytëzimin e banesës familjare, viktima nuk duhet të mbetet pa mbrojtje deri në përfundimin e një procesi të gjatë gjyqësor.
Legjislacioni parasheh mundësinë e kërkimit të masave mbrojtëse për largimin e dhunuesit nga banesa dhe sigurimin e qëndrimit të viktimës në të, sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
Njëkohësisht, në kuadër të kontesteve civile mund të kërkohen masa të përkohshme ose masa sigurimi, kur plotësohen kushtet procedurale.
E drejta e pronësisë dhe nevoja për mbrojtje nga dhuna janë dy çështje juridike të ndryshme. Kontesti për pronësinë nuk duhet të shërbejë si arsyetim për të mos shqyrtuar apo zbatuar masat e mbrojtjes së viktimës.
3. Mbrojtja e fëmijëve dhe rregullimi i përkohshëm i kujdesit prindëror
Kur ekzistojnë mosmarrëveshje lidhur me besimin, mbajtjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve, legjislacioni familjar dhe procedural mundëson kërkimin e masave të përkohshme deri në zgjidhjen përfundimtare të kontestit.
Në këto raste, gjykata dhe organi i kujdestarisë duhet të udhëhiqen nga interesi më i mirë i fëmijës, duke vlerësuar edhe rrezikun që paraqet dhuna në familje për sigurinë dhe mirëqenien e tij.
Procedurat për kujdesin ndaj fëmijëve nuk duhet të përdoren si instrument presioni ndaj viktimës dhe as të trajtohen të shkëputura nga rrethanat e dhunës së raportuar.
4. Përgjegjësia e institucioneve dhe e përfaqësuesve juridikë
Në këtë drejtim shtrohet një pyetje thelbësore: A janë shfrytëzuar me kohë të gjitha mjetet juridike që ligji i ka vënë në dispozicion për mbrojtjen e viktimës?
A janë kërkuar masat e nevojshme për sigurimin e banimit, largimin e dhunuesit dhe rregullimin e përkohshëm të kujdesit ndaj fëmijëve, aty ku kanë ekzistuar kushtet ligjore?
Cili ka qenë roli i mbrojtësit të viktimës, përfaqësuesve juridikë, Qendrës për Punë Sociale dhe institucioneve të tjera që kanë pasur dijeni për rrezikun?
Këto janë çështje që meritojnë shqyrtim të hollësishëm.
Megjithatë, duhet theksuar se policia dhe prokuroria kanë detyrime të pavarura për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së viktimës. Veprimi i tyre nuk kushtëzohet nga ekzistimi i një vendimi paraprak në procedurë civile.
Po ashtu, përgjegjësia e secilit institucion duhet të vlerësohet në bazë të kompetencave të tij, informacioneve që ka poseduar, rrezikut të njohur dhe veprimeve që ligjërisht ka pasur mundësi dhe detyrim t’i ndërmarrë.
5. Përgjegjësia për mosveprim duhet të individualizohet
Në rastin e Arlinda Zekajt, raportimet publike për moszbatimin e urdhrave të mbrojtjes, vonesat institucionale dhe paralajmërimet për rrezikun ndaj jetës kërkojnë hetim të plotë, objektiv dhe të pavarur.
Nuk mjafton që përgjegjësia të bartet nga një institucion te tjetri, e as që dështimet eventuale të mbulohen me deklarata publike.
Duhet të përcaktohet saktësisht se kush ka qenë në dijeni të rrezikut, kur është njoftuar, çfarë kompetencash ka pasur, cilat veprime janë ndërmarrë dhe cilat janë lënë pa u ndërmarrë.
Përgjegjësia eventuale disiplinore, profesionale, civile apo penale duhet të përcaktohet mbi bazën e provave dhe dispozitave ligjore, pa paragjykuar përfundimin e hetimeve.
Përfundimisht, ligji nuk e përmbush qëllimin e tij vetëm duke ekzistuar në letër. Ai duhet të zbatohet në kohën kur viktima ka nevojë për mbrojtje, jo pasi të ketë ndodhur tragjedia.
Mbrojtja e jetës së viktimës nuk mund të mbetet peng i kontesteve pronësore, i procedurave të zvarritura apo i mungesës së koordinimit institucional.
Drejtësia për Arlindën kërkon jo vetëm ndëshkimin e autorit të krimit, por edhe zbardhjen e çdo veprimi apo mosveprimi institucional që mund të ketë ndikuar në dështimin e mbrojtjes së saj.
Sepse shteti i së drejtës nuk matet vetëm me ligjet që miraton, por edhe me jetët që arrin t’i mbrojë përmes zbatimit të tyre.