Kreu Blog Faqe 2

Qëllimi i vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre

1

Aurel Desarioti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Të shkruarit thjesht e shkurt, por me kuptim të thellë, është një nga format më të mira dhe më sfiduese të të shkruarit.

Qëllimi kryesor i gjeniut krye-kriminal të Shqipërisë, vëllait të serbo-çetnikut Vuçiç, bastardi antishqiptar Edvin K. Rama i ndyrë, është që sidomos fëmijët shqiptarë (rinia) të mos kenë të ardhme në atdheun e tyre dhe se ata do të duhet të ikin jashtë vendit për të fituar copën e bukës – si pasojë tragjike, atdheu i tyre (Shqipëria e jonë) pas 2-3 vitesh do të boshatiset plotësisht nga shqiptarët dhe do të mbushet me emigracion (“refugjatë”) nga Afrika, Azia, Lindja e Mesme, Rusia, Serbia…

Një nga “intelektualët” kryesorë të vetëshpallur që mbështet kryesisht Ramën e ndyrë është “profesori” i ndyrë, mashtruesi profesionist-shpifësi antishqiptar, greko-fili bastard Pirro Prifti…

PS: Cofshin bastardët, rrënofshin shqiptarët, Rrënoftë Shqipëria Etnike…

Policia antikombëtare e Ramës, masakron rininë që demonstron për të jetuar në një Shqipëri të lirë…

***

Eshref Ymeri

Një përgjigje plotësuese, e tërthortë e Esheref Ymerit, ndaj Aurel Desariotit

Prof.dr. Eshref Ymeri

O moj Shqipëri me vlerë!

(Poemë në nderim të protestave të fuqishme në Tiranë dhe në Diasporë për demaskimin dhe për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit Rama)

 

O moj Shqipëri me vlerë!

Ti je zgjuar këtë herë!

Nxirr në krye njer’z me nder!

Të të drejtojnë përherë.

Shporre Ramën që mbjell vrer,

Se Rama ësht’ veç kolerë,

Ta ka bër’ jetën zeher.

Moj Shqipe në dallg’ të flamës,

Nën pushtet të Edvin Ramës,

Shih se çfarë të ka kurdisur,

Servilserbi i dalldisur,

Sa keq të ka katandisur,

Shih se ku të ka vithisur,

Moj e mira fatgremisur,

Ty të do të boshatisur,

Një milion t’i ka degdisur

Nëpër botë arratisur.

Të tjerë do degdisë, n’inat

Po pret një tjetër mandat.

Shih si të pat poshtëruar

Me ftesën që pat dërguar

Për armikun e harbuar,

Në koncert na e pat ftuar

Bregoviçin e marruar,

Atë që u ka kënduar

Kriminelëve të tërbuar

Të Serbisë së hakërruar,

Krejt shqiptarët për t’i shuar.

Atë ftesë pse e dërgoi?

Sepse djalli e mësoi:

Se kërkon që të mbjellë vaj,

Shqiptarët t’i përçaj.

Moj Shqipe, me shtat të derdhur,

Rama ty keq ta ka hedhur.

Rama, ky njeri i hiçit,

Servilthekur i Vuçiçit,

Sikur ka marr’ porosinë,

Ta shpërbëjë Shqipërinë,

Po ashtu dhe Dardaninë,

Duke mbjellë dhe tradhtinë.

Dhe të gjithë bukur e dinë,

Qëllimit po ia arrinë

Me trarin e Kalimashit

Nën efektin e hashashit.

Tani dhe vite më parë,

Bashkë me Thaçin i pandarë,

Ky Vuçiçi s’ka karar

Krejt shqiptarët pa i parë

Si askund të përçarë,

Kasht’ e koqe të shpërndarë,

Cep më cep në botën mbarë,

Punë që Rama e ka tharë.

Dhe Rama nuk kuturis

T’i kërkojë hesap Serbisë

Për krimet që i ka kryer

Dardanisë gjakpërlyer

Me vrasje dhe përdhunime,

Me djegie dhe shkatërrime.

S’kuturis se s’ka derman,

Me Vuçiçin nuk ia mban

Se ësht’ burrë pa taban.

Nuk ia mban as sadopak

Se ka lindur frikacak.

Domosdo veç na kujton

Atë diktatorin “tonë”,

Kur  si langua i stanit

I servilosej Dushanit,

Dushanit dhe Miladinit,

Burracak, pjell’ e mjerimit.

Gënjeshtrën e ka parim,

Të ngritur gjer në mashtrim,

Dhe vret mendjen e mendon

Si ta tallë Shqipen tonë.

Që të sundojë pa mbarim

Ka arritë një përfundim:

Me gënjeshtra, punë që dihet,

Me mashtrim gjithçka arrihet.

Ju, shqiptarë, kudo që jeni,

Një bindje të gjithë e keni,

Atje ku banoni, rrini,

Brenda, jashtë apo nga vini,

Se ç’është Rama, “kryetrimi”?

Thjesht është një humnerë mashtrimi.

Por ama ka dhe guxim,

Fton Prishtinën në takim,

Të ulet me kriminelë,

Që s’duan gojën me çelë

Për krimet që patën mbjellë

Dardanisë kryekështjellë.

Dikur me gjuhën e “trimit”,

Si njeriu i “guximit”,

Atje në kështjell’ të krimit,

Në Beograd, pjellën e zisë

Ia pat kujtuar Serbisë

Pavarësinë e Dardanisë,

Çka Vuçiçin e habiti,

Atë fjalë mirë nuk e priti,

Që dardanët peshë i ngriti.

Por koha iku, kaloi,

Rama shpejt mendjen ndryshoi,

Ato fjalë krejt i harroi,

Vuçiçin e përqafoi,

Krimet kurrë nuk ia kujtoi.

Me Vuçiçin flaku sqimën,

Dardanisë i ktheu shpinën.

Kur dardani kritikon,

Rama zë e reagon,

Reagon edhe nuk resht

Edhe shpejt kërcen si plesht,

Por për krimet serbe hesht.

Çdo shqiptar mendjekthjelluar

Lë mendjen i befasuar:

Medet çfar’ na paska qenë

Ky Rama kaq “hijerëndë”

Me të vetët gojëpis,

Por servil që të bezdis

I Vuçiçit të Serbisë,

Armikut të Dardanisë

Dhe të mbarë Arbërisë.

I duket dele mileti,

Se e ka dehur pushteti,

Jo pak, njëzet e ca vjet,

A thua se është mbret.

Çudi me popullin tonë,

Dostojevskin të kujton,

Kur për popullin rus shkruan

Që ka kënaqësi kur vuan.

Ndaj dhe Rama nuk përton,

Diktatorin imiton:

Shtypi njerëzit, nxirru shkumë

Që të të duan më shumë.

Gjasat janë: do zgjatet lëmshi

Deri te dyzetenjëshi,

Qindvjetorin për të pritur

E partisë “mendjendritur”

Për çka bërë e për çka ditur

Të pjellë servilë të selitur,

Servilë të gjyshepartisë,

Shërbëtorë të Serbisë.

Moj Shqipe përballë shqotës,

Rama, ky hajdut i votës,

Të ka bër’ gazin e botës,

Po të luan mendtë e kokës.

Dhe një ditë, nesër  a sot,

Serbogreku do të thotë:

“Shqipja ka mbetur pa zot,

Shqipen e shkeli kush deshi,

Nga Maroku e Bangladeshi”.

Dhe vërtet, u turpëruam,

Trojet dot nuk i bashkuam,

Se kemi qen’ të përçarë,

Njëri-tjetrin duke vrarë,

Që nga koh’ e Ilirisë,

S’na u shqit dell’ i marrisë.

Siç duket, ka qenë bitisë,

Kemi mallkim prej Hyjnisë.

Serbogrekët po gëzojnë,

Njëri-tjetrin e urojnë,

Na përbuzin, na sfidojnë

Dhe duart rrin’ e fërkojnë.

Shqipe, me mendjen për mirë!

Largoje këtë qafir!

Këtë njeri të pështirë,

Sepse jetën ta ka nxirë,

Ta ka nxirë e bërë pis,

Hundën vetë e mban në lis.

Ndaj Tirana ka marrë zjarr

Për ta shporrë Ramën zuzar,

Që nga Shkodra gjer në Vlorë,

Deri larg në Diasporë,

Këtë pjellë të çmendurisë,

Skizofren i marrëzisë,

Që ka bërë vendin pis,

Faqeziu i Shqipërisë

Dhe i mbarë njerëzisë.

Shqipen kërkon ta varrojë,

Fare ta çifutëzojë.

I duhet të mos harrojë,

Gjithsekush le t’ia kujtojë:

Rama vetë do të mbarojë,

Fundërrinë do përfundojë,

Mbeturinë e kësaj Toke,

Mallkim i Shqipes Nënoke.

 

Kaliforni,  12 gusht 2026 

Plagjiatori që m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj

0
Ka njerëz që vjedhin ide, ka të tjerë që vjedhin fjali, ndërsa një i njohuri im ka arritur një nivel aq të lartë të hajnisë intelektuale, saqë m’i vjedh edhe fyerjet me të cilat e ofendoj.
Nëse vazhdon kështu, së shpejti do të më duhet t’i kërkoj leje për ta sharë, që të mos e botojë edhe sharjen time me emrin e vet.
Së fundmi, m’u ankua se jeta e tij si plagjiator po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar.
Arsyeja është fare e thjeshtë: sa herë që përpiqet ta paraqesë si dije të vetën atë që ma ka vjedhur mua, unë e botoj ndonjë tekst të nivelit të Çmimit Nobel, të cilin ai nuk guxon ta prekë as me majën e gishtit.
Thjesht e kap frika se, po ta kopjonte, para gjithë botës do ta zbulonte atë që familja, miqtë dhe ish-shokët e tij të shkollës e dinë prej kohësh: se është një plagjiator i mjerë, që nuk di as të lexojë siç duhet, e lëre më të shkruajë.
E dëgjova me vëmendjen që zakonisht ua kushtoj njerëzve që ankohen se zanati i vjedhjes së teksteve të mia autoriale po u bëhet gjithnjë e më i vështirë, për shkak të cilësisë së mallit që ma vjedhin.
Pastaj e këshillova të mos dëshpërohej. Fundja, nuk e ka ai fajin që unë shkruaj më shpejt sesa që ai arrin të mendojë.
Po ashtu, nuk e kam unë fajin që unë botoj vetëm tekste, ndërsa ai prodhon vetëm autorësi. Secili i ka talentet e veta, ndonëse talenti i tij kryesor është aftësia për t’ia vënë emrin e vet një vepre të huaj, pa e kuptuar as vetë përmbajtjen e saj.
Prandaj i dhashë leje të vazhdonte të më kopjonte lirisht.
Nuk jam monopolist i plagjiaturës dhe as nuk e kam ndërmend t’ia shkatërroj karrierën një njeriu që, pas vitesh përpjekjesh, më në fund e ka gjetur një profesion ku nuk i kërkohet të krijojë absolutisht asgjë.
Ia vura vetëm një kusht:
Para se ta botojë ndonjë tekst timin duke u paraqitur si autor i tij, të paktën ta bëjë përpjekjen për ta lexuar.
E di, një kërkesë e tillë mund të tingëllojë radikale.
Në një shoqëri ku disa njerëz nuk i lexojnë as ato që i nënshkruajnë, leximi para botimit mund të konsiderohet luks intelektual, madje edhe burokraci e panevojshme. Megjithatë, ia shpjegova se ekziston një rrezik të cilin, për shkak të formimit të tij të kufizuar letrar, ai mund të mos e vërejë fare.
Për shembull, mund të ndodhë që ta thërras me emër e mbiemër dhe ta ftoj ta imitojë mutin tim, pikërisht në çastin kur ai del nga vrima e prapanicës sime dhe përfundon në gojën e tij.
E ai, i mësuar prej vitesh me një praktikë të tillë, mund ta kopjojë tërë tekstin, ta botojë krenarisht në Facebook dhe ta nënshkruajë me emrin e vet, pa e kuptuar fare se çfarë ka bërë.
Përfytyrojeni atë skenë.
Tekstin e lexojnë familjarët e tij. E lexojnë ish-shokët e shkollës. E lexojnë edhe miqtë e tij. Dikush shpërthen në të qeshura, dikush tjetër skuqet nga turpi në vend të tij, derisa një kushëri më guximtar e pyet:
— A e ke lexuar, të paktën, atë që ke shkruar?
Ai përgjigjet me dinjitetin e një akademiku të sapozgjedhur:
— Natyrisht. Është teksti im.
— Po atëherë, pse të fton autori ta imitosh mutin e tij?
Këtu nis kriza e tij e parë e vërtetë intelektuale. Jo sepse është fyer, por sepse, për herë të parë në jetën e tij, i duhet ta kuptojë tekstin që ma ka vjedhur mua dhe e ka botuar si të vetin.
Deri atë ditë, ai kishte jetuar sipas një filozofie të thjeshtë: nëse teksti tingëllon bukur, është i tij; nëse është madhështor, atëherë është kryevepra e tij; e nëse askush nuk e kupton, atëherë, gjoja, është intelektualisht tepër i avancuar për publikun e zakonshëm.
Vetëm një pyetje nuk i kishte shkuar kurrë në mendje: po sikur teksti të jetë shkruar pikërisht për ta demaskuar atë?
Pikërisht për këtë arsye i kërkova ta lexonte çdo tekst timin para se ta kopjonte.
Nuk dua që një ditë të më akuzojë se e kam vënë në një situatë të sikletshme pa pëlqimin e tij. Në fund të fundit, unë mund të mbaj përgjegjësi për fjalët që shkruaj, por nuk mund të mbaj përgjegjësi për njerëzit që m’i vjedhin tekstet dhe i botojnë pa e kuptuar përmbajtjen e tyre.
Për më tepër, do të ishte e padrejtë që ai, pas një jete të tërë të kaluar duke i kopjuar tekstet e mia, të përfundonte si personazhi i vetëm në historinë e letërsisë që është njëkohësisht plagjiator, objekt i satirës dhe dëshmitar i pavetëdijshëm i poshtërimit të vet.
Prandaj, këshilla ime mbetet e pandryshuar: vidh sa të duash, por së pari lexo!
Nuk po kërkoj prej teje të shkruash si unë, sepse kjo do të ishte një kërkesë e tepruar. As nuk po kërkoj të mendosh si unë, sepse për këtë do të nevojitej një ndërhyrje shumë më serioze sesa një kurs i shkrimit krijues.
Mjafton të kuptosh se një tekst mund të jetë edhe kurth për atë që e vjedh.
Dhe nëse ndonjëherë gjendesh në situatën që të botosh një tekst ku të ftoj të imitosh mutin tim, mos nxito ta vësh firmën tënde. Ndal, lexoje edhe një herë dhe pyete veten nëse vërtet dëshiron të bëhesh pjesë e atij muti.
Sepse Çmimi Nobel mund të mos të vijë kurrë, por gjithmonë ekziston mundësia të hysh në histori si i vetmi njeri që, i paaftë të ndërtojë qoftë edhe një fjali të vetme me mendjen e vet, arriti ta vjedhë madje edhe fyerjen që iu drejtua personalisht atij.
Dhe kjo, duhet pranuar, është një arritje para së cilës edhe akademitë më prestigjioze të botës do të mbeteshin pa fjalë.
Sepse një gjë është të ma vjedhësh mendimin dhe ta paraqesësh si të tëndin, por krejt tjetër është ta vjedhësh një tekst ku autori të fton ta imitosh mutin e tij, ta nënshkruash me emrin tënd dhe, ndërkohë, të mos e kuptosh se sapo je bërë personazhi kryesor i poshtërimit tënd.
Në atë çast, plagjiatura pushon së qeni vjedhje letrare dhe shndërrohet në formën më të sinqertë të autobiografisë: njeriu për herë të parë në jetën e tij boton diçka të vërtetë për vetveten, pa pasur nevojë të shpikë asgjë.

Basil Schader, një figurë e shquar zvicerane e albanologjisë bashkëkohore

0

Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë

  • Në kujtim të Prof. Dr. Dr. Basil Schader ( 19.10. 1951– 10 maj 2026)
  1. Hyrje

Historia e albanologjisë evropiane dëshmon se zhvillimi i studimeve shqiptare është ndërtuar në një dialog të vazhdueshëm ndërmjet studiuesve shqiptarë dhe atyre të huaj. Nga Johann Georg von Hahn, Gustav Meyer dhe Norbert Jokl deri te Eqrem Çabej, Eric Hamp dhe Shaban Demiraj, albanologjia është formësuar si një disiplinë ndërkombëtare, e cila ka reflektuar vazhdimisht zhvillimet teorike të shkencave gjuhësore.

Në fund të shekullit XX dhe në fillim të shekullit XXI, migrimi i shqiptarëve drejt Evropës Perëndimore krijoi realitete të reja sociolinguistike, të cilat kërkonin qasje të reja metodologjike. Pikërisht në këtë kontekst merr rëndësi veprimtaria e Basil Schaderit, i cili e orientoi një pjesë të studimeve të tij nga përshkrimi tradicional i gjuhës drejt analizës së funksionimit të shqipes në mjedise shumëgjuhëshe.

Ndryshe nga tradita klasike albanologjike, e orientuar kryesisht drejt historisë së gjuhës, dialektologjisë dhe etimologjisë, Schader u përqendrua edhe te shqipja si praktikë shoqërore, duke e studiuar në raport me migrimin, integrimin, shkollimin dhe identitetin kulturor.

  1. Nga albanologjia tradicionale te sociolinguistika e migrimit

Një nga transformimet e rëndësishme të gjuhësisë evropiane në gjysmën e dytë të shekullit XX ishte zgjerimi i vëmendjes nga struktura e gjuhës drejt përdorimit të saj në kontekste shoqërore dhe kulturore. Punimet e Fishman-it, Gumperz-it, Cummins-it, Skutnabb-Kangas-it dhe studiuesve të tjerë krijuan një kuadër teorik për analizën e dygjuhësisë, kontakteve gjuhësore, ruajtjes së gjuhëve dhe edukimit shumëgjuhësh.

Në këtë kuadër, studimet e Basil Schaderit përbëjnë një përpjekje të rëndësishme për ta vendosur shqipen në diskursin evropian mbi migrimin dhe shumëgjuhësinë. Schader e trajtoi shqipen në kontekstin e migrimit, shumëgjuhësisë dhe kontakteve gjuhësore.¹ Ai e shihte gjuhën jo vetëm si sistem komunikimi, por edhe si bartëse të kujtesës kulturore dhe të identitetit të komunitetit migrant.

Vetë Schader thekson se synimi kryesor i kërkimit të tij nuk ishte pjesëmarrja abstrakte në debatin teorik të gjuhësisë, por paraqitja dhe diskutimi i një baze të gjerë materialesh, të dhënash dhe përfundimesh për kontaktin ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes. Ky orientim empirik është një nga tiparet dalluese të punës së tij.

  1. Vepra “Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër”: një paradigmë kërkimore

Botimi i studimit Shqyrtime gjuhësore rreth kontaktit mes shqipes dhe gjermanishtes në Zvicër (2005) përbën një pikë të rëndësishme referimi për sociolinguistikën shqiptare. Vepra përfaqëson një nga studimet e gjera kushtuar kontakteve gjuhësore të diasporës shqiptare në Zvicër.²

Risia metodologjike e veprës qëndron në mbështetjen e saj në kërkime empirike, anketime dhe një bazë të gjerë të dhënash të mbledhura në terren. Në dallim nga trajtimet kryesisht përshkruese të diasporës, Schader përdor instrumente kërkimore që mundësojnë analizimin e përdorimit konkret të gjuhëve dhe të marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ndër çështjet kryesore të trajtuara janë historia dhe realiteti i migrimit shqiptar në Zvicër, krahasimi ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes, dygjuhësia individuale dhe shoqërore, interferenca ndërgjuhësore, alternimi i kodeve (kod-suiçingu) shqip-gjermanisht, marrëdhënia standard–dialekt, ruajtja dhe dobësimi i gjuhës amtare, si dhe lidhja e kompetencës në gjuhën e parë me suksesin shkollor.

Analiza e kod-suiçingut përbën një nga kontributet më origjinale të Schaderit.³ Në këtë perspektivë, alternimi ndërmjet shqipes dhe gjermanishtes nuk shihet thjesht si devijim nga norma, por si dukuri e lidhur me repertorin komunikativ të folësve dygjuhësh dhe me rrethanat konkrete të komunikimit.

3.1. Gjuha amtare dhe identiteti kulturor

Një nga dimensionet më domethënëse të veprës së Schaderit është mënyra se si ai e koncepton raportin ndërmjet gjuhës amtare dhe identitetit kulturor. Ky pozicion shprehet qartë në dedikimin e veprës së tij: “Shqiptarëve kudo në botë, me shpresën dhe dëshirën që ta ruajnë gjuhën e tyre të bukur, kulturën e tyre të lashtë dhe identitetin e tyre si shqiptarë.”⁴

Ky formulim është më shumë se një dedikim simbolik: ai përmbledh një ide qendrore të veprimtarisë së Schaderit, sipas së cilës gjuha është bartëse e kujtesës kulturore dhe një element i rëndësishëm i identitetit kolektiv. Në këtë pikë, qasja e tij mund të vendoset në dialog me traditën sociolinguistike të Joshua Fishman-it mbi ruajtjen dhe transmetimin ndërbrezor të gjuhës.

Schader e konsideronte dygjuhësinë si një pasuri kulturore dhe arsimore.⁵ Procesi i integrimit, sipas kësaj qasjeje, nuk kërkon zëvendësimin e gjuhës amtare me gjuhën e shumicës, por zhvillimin e kompetencave në të dyja gjuhët. Kjo perspektivë përputhet me konceptin e dygjuhësisë shtuese (additive bilingualism), ku gjuha e dytë zhvillohet pa e cenuar gjuhën e parë.

  1. Gjuha amtare dhe suksesi shkollor: kontributi në pedagogjinë ndërkulturore

Një temë qendrore e kërkimeve të Schaderit ishte raporti ndërmjet kompetencës në gjuhën amtare dhe suksesit shkollor të nxënësve shqiptarë në Zvicër. Hulumtimet e tij dëshmuan lidhjen ndërmjet kompetencës në gjuhën amtare dhe suksesit shkollor.⁶

Kjo qasje përputhet me hipotezën e varësisë ndërgjuhësore të Jim Cummins-it, sipas së cilës aftësitë e zhvilluara në gjuhën e parë mund të krijojnë bazë për zhvillimin akademik në gjuhën e dytë. Rëndësia e punës së Schaderit qëndron në shqyrtimin e këtyre çështjeve në kontekstin konkret të nxënësve shqiptarë në Zvicër.

Në të dhënat e cituara nga Schaderi, nxënësit që ndiqnin mësimin plotësues në gjuhën shqipe arrinin mesatarisht rezultate pak më të larta edhe në lëndën e gjuhës gjermane; diferenca e raportuar ishte rreth 0.15 të notës. Schader e interpreton këtë si një tregues të mundshëm të transferit pozitiv nga mbështetja e kompetencave në gjuhën amtare drejt mësimit të gjermanishtes.

Këto rezultate janë të rëndësishme edhe në planin pedagogjik, sepse kundërshtojnë idenë se ruajtja e gjuhës së parë e pengon integrimin. Përkundrazi, ato mbështesin një model arsimor ku gjuha amtare dhe gjuha e vendit pritës zhvillohen në marrëdhënie plotësuese.

  1. Didaktika e shqipes në diasporë si model i planifikimit gjuhësor

Kontributi i Schaderit në hartimin e materialeve dhe teksteve për mësimin plotësues të gjuhës shqipe mund të interpretohet si një formë e planifikimit gjuhësor dhe arsimor. Në teoritë bashkëkohore të planifikimit gjuhësor, ruajtja e gjuhëve të komuniteteve migrante kërkon jo vetëm vullnet individual, por edhe mbështetje institucionale, formim të mësuesve dhe instrumente didaktike të përshtatshme.

Projekti i teksteve shkollore për diasporën përbën një nga ndërmarrjet e rëndësishme didaktike në historinë e arsimit shqiptar jashtë atdheut.⁷ Në materialet e hartuara nën drejtimin dhe me pjesëmarrjen e Schaderit, mësimi i shqipes lidhet me realitetin shumëgjuhësh të nxënësit, me përvojën e migrimit dhe me zhvillimin e kompetencave ndërkulturore.

Në këtë aspekt, veprimtaria e tij e tejkalon kufirin e albanologjisë klasike. Ajo hyn në fushën e politikave gjuhësore dhe të pedagogjisë ndërkulturore, sepse kërkimi shkencor shndërrohet në mjete konkrete për mësimdhënien, formimin e mësuesve dhe mbështetjen e transmetimit të shqipes ndër breza.

  1. Basil Schader si ndërmjetës kulturor

Një dimension tjetër i rëndësishëm i veprimtarisë së Schaderit është roli i tij si ndërmjetës kulturor ndërmjet botës shqiptare dhe hapësirës gjermanishtfolëse. Përkthimet dhe angazhimet e tij kulturore mund të shihen në kuadrin e transferimit kulturor dhe të komunikimit ndërkulturor.

Në këtë kuptim, Schader nuk ishte vetëm përkthyes, por edhe ndërmjetës në qarkullimin e ideve, teksteve dhe vlerave kulturore ndërmjet dy hapësirave gjuhësore. Veprimtaria e tij kontribuoi në njohjen më të drejtpërdrejtë të kulturës shqiptare në mjedisin gjermanishtfolës.

Angazhimi i tij në Shqipëri dhe në Zvicër e përforcon këtë profil. Ai bashkoi kërkimin, mësimdhënien, përkthimin dhe veprimin qytetar, duke krijuar ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, mësuesve, nxënësve dhe komuniteteve.

  1. Basil Schader në historinë e albanologjisë evropiane: vazhdimësi dhe risi

Për ta vlerësuar kontributin e Basil Schaderit, veprimtaria e tij duhet parë në kontekstin më të gjerë të historisë së albanologjisë evropiane. Në shekullin XIX, Johann Georg von Hahn hodhi themele të rëndësishme të studimeve moderne shqiptare me Albanesische Studien (1854); Gustav Meyer dha kontribute themelore në studimin indoevropian dhe etimologjik të shqipes; ndërsa Norbert Jokl e konsolidoi më tej traditën filologjike të albanologjisë. Në gjysmën e dytë të shekullit XX, studiues si Eric Hamp e integruan shqipen në debate të rëndësishme të gjuhësisë historike dhe krahasimtare.

Në këtë traditë vendoset edhe Schaderi, por me një profil të ndryshëm. Ndërsa një pjesë e albanologëve klasikë u përqendruan te historia, prejardhja, etimologjia dhe struktura e shqipes, Schader e orientoi vëmendjen drejt funksionimit të saj në kushtet e migrimit dhe të shumëgjuhësisë. Në këtë kuptim, vepra e tij shënon një zgjerim nga paradigma kryesisht filologjike drejt një paradigme sociolinguistike.

Një risi tjetër lidhet me përdorimin e metodologjive empirike: anketime, kërkime në terren, analiza të të dhënave dhe interpretim të praktikave konkrete gjuhësore. Po aq e rëndësishme është vendosja e diasporës shqiptare në qendër të kërkimit, jo vetëm si fenomen demografik, por si hapësirë gjuhësore e kulturore ku zhvillohen procese të ruajtjes, transformimit dhe transmetimit të identitetit.

Në këtë kuptim, Schader mund të konsiderohet një nga figurat që kontribuuan në konsolidimin e sociolinguistikës së diasporës shqiptare. Vlera e tij qëndron edhe në lidhjen e kërkimit me praktikën arsimore: tekstet, formimi i mësuesve dhe projektet për ruajtjen e shqipes e bëjnë veprimtarinë e tij të rëndësishme njëkohësisht për albanologjinë dhe historinë e arsimit shqiptar.

  1. Basil Schader dhe shqipja si gjuhë trashëgimie (heritage language)

Në dekadat e fundit, studimet mbi gjuhët e trashëgimisë kanë marrë rëndësi të veçantë në sociolinguistikë, pedagogjinë e shumëgjuhësisë dhe politikat arsimore të vendeve me migracion të lartë. Koncepti përdoret për gjuhët që transmetohen në familje dhe në komunitetet migrante, por që zhvillohen në kontakt të vazhdueshëm me gjuhën dominante të shoqërisë pritëse.

Sipas Valdés (2001), gjuha e trashëgimisë lidhet me përkatësinë familjare, kulturore dhe identitare të individit, edhe kur kompetenca e tij në atë gjuhë ndryshon nga ajo e folësve monolingualë. Fishman (2001), nga ana tjetër, e vendos transmetimin ndërbrezor në qendër të ruajtjes së komuniteteve etnogjuhësore.

Edhe pse Schader nuk e përdor sistematikisht termin “gjuhë trashëgimie”, një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij mund të interpretohet në këtë kuadër. Studimet e tij mbi shqiptarët në Zvicër trajtojnë pikërisht sfidat e ruajtjes dhe transmetimit të shqipes te brezat e lindur ose të rritur jashtë vendit të origjinës.

Në këtë perspektivë, shqipja në diasporë nuk është vetëm mjet komunikimi familjar. Ajo lidhet me identitetin kulturor, kujtesën kolektive dhe marrëdhënien e individit me historinë dhe kulturën e komunitetit. Projektet për mësimin plotësues, tekstet dhe formimi i mësuesve synojnë njëkohësisht zhvillimin gjuhësor dhe forcimin e kompetencës ndërkulturore.

Qasja e Schaderit nuk e vendos shqipen në opozicion me gjermanishten. Përkundrazi, të dyja gjuhët mund të shihen si pjesë e repertorit shumëgjuhësh të individit. Kjo perspektivë lidhet me qasjet e García-s dhe Cummins-it, të cilat e trajtojnë shumëgjuhësinë si burim kulturor dhe njohës.

Sot, kur një pjesë e komuniteteve shqiptare në Evropë kanë hyrë në brezin e tretë dhe të katërt të migrimit, çështjet e transmetimit ndërbrezor, motivimit për mësimin e shqipes dhe ndërtimit të identiteteve shumëgjuhëshe mbeten aktuale. Për këtë arsye, trashëgimia e Schaderit mund të lexohet jo vetëm brenda historisë së albanologjisë, por edhe në kontekstin ndërkombëtar të studimeve mbi gjuhët e trashëgimisë.

  1. Vlerësim kritik i trashëgimisë shkencore

Nga perspektiva e sotme, rëndësia e Schaderit nuk qëndron vetëm në rezultatet e veçanta të kërkimeve të tij, por edhe në mënyrën se si ai lidhi albanologjinë me sociolinguistikën, pedagogjinë ndërkulturore dhe studimin e migrimit. Ai e trajtoi diasporën shqiptare si objekt të mirëfilltë kërkimi dhe përdori metoda empirike për të analizuar shqipen në mjedise shumëgjuhëshe.

Vepra e tij krijon një urë ndërmjet traditës albanologjike dhe qasjeve moderne mbi shumëgjuhësinë, migrimin dhe identitetin. Megjithatë, vlerësimi i tij duhet të mbetet i mbështetur në dokumentimin e veprave, projekteve dhe të dhënave konkrete, duke dalluar qartë rezultatet empirike të Schaderit nga interpretimet teorike që mund t’u bëhen atyre sot.

Pikërisht ky kombinim i kërkimit shkencor, didaktikës dhe angazhimit kulturor e bën profilin e tij të veçantë. Studimet e tij vazhdojnë të jenë relevante për çështje që lidhen me transmetimin ndërbrezor të shqipes, arsimin plotësues dhe formimin e identiteteve shumëgjuhëshe.

  1. Përfundime

Analiza e veprimtarisë së Prof. Dr. Dr. Basil Schaderit tregon se ai përfaqëson një figurë të rëndësishme në zhvillimet bashkëkohore të albanologjisë evropiane. Kontributi i tij mund të përmblidhet në tri plane të ndërlidhura: në planin shkencor, përmes studimit sociolinguistik të shqipes në migrim dhe në kontakt me gjermanishten; në planin pedagogjik, përmes kontributit në didaktikën e shqipes dhe në arsimin plotësues të diasporës; dhe në planin kulturor, përmes rolit të tij si ndërmjetës ndërmjet hapësirës shqiptare dhe asaj gjermanishtfolëse.

Në historinë e albanologjisë, Schader përfaqëson një zgjerim të fushës së studimit nga problematikat tradicionale historiko-filologjike drejt shqipes si gjuhë në përdorim, në Zvicër dhe në një mjedis shumëgjuhësh.⁸ Ky orientim e vendos veprën e tij në një dialog produktiv me sociolinguistikën evropiane dhe me studimet bashkëkohore mbi gjuhët e trashëgimisë.

Trashëgimia e tij shkencore dhe pedagogjike dëshmon se ruajtja e shqipes në diasporë nuk është vetëm çështje e konservimit të një kodi gjuhësor, por lidhet me arsimin, identitetin, pjesëmarrjen shoqërore dhe dialogun ndërkulturor. Pikërisht në bashkimin e këtyre dimensioneve qëndron rëndësia afatgjatë e kontributit të Basil Schaderit.

Si qenka bota, poezi nga Arif Ejupi

0

SI QENKA BOTA

(Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon mbi të tashmen.
Një thirrje për drejtësi, kujtesë dhe ndërgjegjësim njerëzor.)

Poezi

Si qenka bota,
me idiotë e të pafytyrë!
Të vrasin e të qesin fare,
e lajnë tokën në gjak
dhe e mbushin me varre.

Sillen sikur të mos
ketë ndodhur asgjë,
madje kërkojnë
privilegje e pushtet.

Askush nuk e ka guximin
t’u thotë:
“Mjaft, o horra!
Ju thaftë gjuha dhe dora!”

Keni vrarë e masakruar
mijëra pleq e fëmijë,
e sot na flisni
për demokraci!

Me gjasë, po përsëritet historia
e është ndalur edhe ora,
se është mbushur bota
me të pafytyrë e kriminelë,
që vrasin e rrënojnë
dhe ende kërkojnë
privilegje e pushtet!

E bota bën sehir
dhe sheh vetëm interesin e vet!

Arif Ejupi, Gjenevë, 23 tetor 2026

Po Fishta çka u ka bërë këtyre? Fishta nuk mposhtet nga vandalët!

0
Nga Frank Shkreli 
____
Përkime shqetësuese në ditët e protestave: Rastësi apo sinjale që kërkojnë përgjigje zyrtare?
____
Çfarë ironie e hidhur! Në vigjiljen e 155-vjetorit të lindjes së Poetit Kombëtar At Gjergj Fishtës, në Lezhë u prish statuja  e “Lahutës së Malësisë”, vepra e madhe e Fishtës. Nuk është e qartë se kush ishte përgjegjës, por njoftohet ne median lokale se një grup të rinjsh që morën pjesë në një protestë, degraduan në akte vandalizmi duke prishur statujën e “Lahutës së Malësisë” në qendër të qytetit Lezhë.
Fatkeqsisht, Shqipëria dhe Lezha, që mburren me historinë e vet, me heronjtë, poetët dhe rilindësit kombëtarë, ende nuk kanë arritur të deshmojnë se si t’i nderojnë e t’i mbrojnë siç duhet, figurat që i dhanë emër, gjuhë dhe dinjitet Kombit shqiptar. At Gjergj Fishta nuk ishte thjesht një poet. Ai ishte një ndërgjegje kombëtare, një zë i fuqishëm i shqiptarizmës dhe një nga mjeshtrit më të mëdhenj të gjuhës shqipe. Me “Lahutën e Malësisë”, Fishta i ngriti historisë shqiptare një monument që nuk mund t’a rrëzojë as koha, as harresa dhe as dora e vandalëve.
Prandaj, vandalizimi i monumentit të “Lahutës së Malësisë”, në Lezhë është një akt që meriton dënimin e pakushtëzuar të shoqërisë shqiptare. Autorët duhet të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit. Por përgjegjësia nuk mbaron me ndëshkimin e atyre që kryen aktin. Ajo shtrihet edhe te institucionet vendore dhe qendrore, që duhet të kujdesen për edukimin kulturor të brezave dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.
Nuk mund të kërkohhet nga të rinjtë të respektojnë Fishtën, nëse institucionet shqiptare nuk u mësojnë rininë se kush ishte ai dhe çfarë përfaqëson vepra e tij. Nuk mund të pretendohet se nderojmë historinë, nëse figurat e mëdha shqiptare, si Gjergj Fishta, vazhdojnë të trajtohen me shpërfillje, anashkalim e shpifje, ndërsa monumentet e tyre mbeten të pambrojtura. Një komb që harron poetët e vet rrezikon të humbasë zërin e tij. Një komb që lejon përdhosjen e trashëgimisë së vet rrezikon të humbasë edhe respektin për veten.  Sot, nga Lezha, duhet të dëgjohet një thirrje e qartë: mjaft me shpërfilljen e figurave kombëtare! Mjaft me harresën selektive! Mjaft me trajtimin e historisë shqiptare si një pronë të përkohshme të politikës së ditës! Turp!  Fishta nuk i përket asnjë partie, asnjë pushteti dhe asnjë ideologjie. Ai i përket Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që jetojnë. Vepra e tij është pasuri e gjuhës shqipe dhe pjesë e pandashme e trashëgimisë, historike dhe kulturore e të gjithë shqiptarëve.  Le ta kuptojnë autorët e këtij akti të shëmtuar dhe të gjithë ata që ende nuk e njohin madhështinë e Fishtës se mund të dëmtohet një monument, por nuk mund të shkatërrohet një vepër e pavdekshme. Mund të përdhoset një simbol, por nuk mund të fshihet historia që ai përfaqëson.  Fishta u përball me ndalimin dhe përjashtimin e veprës së tij nga regjimi komunist i Enver Hoxhës për pothuaj gjysëm shekulli dhe vazhdon të anashkalohet deri në ditët e sotëme. Sot, detyra e të gjithëve është të mos lejojmë që harresa, shpërfillja apo vandalizmi ta godasin sërish trashëgiminë e At Gjergj Fishtës.
Lezha duhet të jetë vendi ku ky akt anti-kombëtar kthehet në një pikënisje për më shumë përgjegjësi qytetare, më shumë edukim kombëtar dhe më shumë respekt për kulturën shqiptare.  Dhe nëse duam t’i bëjmë një nder të vërtetë At Gjergj Fishtës në këtë 155-vjetor të lindjes, nuk mjafton të dënohet vandalizmi. Veprat e At Gjergj Fishtës. duhet të lexohen e të studiohen në shkolla, të përfshihen veprat e Fishtës, denjësisht, në jetën kulturore të shqiptarëve dhe t’u përcjellen brezave të rinj si një trashëgimi që nuk duhet të humbasë kurrë. Sepse Fishta nuk është vetëm kujtimi i një të kaluare të lavdishme. Ai është një provë e ndërgjegjes dhe simbol i identitetit kombëtar të shqiptarëve, edhe në ditët e sotëme.
Shqetësues është fakti se këto incidente të fundit po ndodhin pikërisht gjatë ditëve të protestave të qytetarëve dhe studentëve. A është ky një shenjë fatzezë se dora e zezë anti-shqiptare po përdorë protestat legjitime të studentëve dhe të qytetarve shqiptarë për të mbjellë farën e mosmaerrveshjeve të tjera në radhët e shqiptarëve.  Nëse bëhet fjalë për ngjarje të rastësishme apo nëse ekziston ndonjë lidhje ndërmjet tyre, kjo është një çështje tjetër që kërkon hetim serioz dhe sqarim nga institucionet përgjegjëse. Megjithatë, përkimi kohor nuk mund të shpërfillet, sidomos kur ngjarjet prekin drejtpërdrejt lirinë e shprehjes, sigurinë dhe simbolet e identitetit kombëtar të shqiptarëve, përfshir Gjergj Kastriotin -Skenderbe dhe At Gjergj Fishten. Në një shoqëri demokratike, qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë përgjigje, ndërsa institucionet kanë detyrimin të garantojnë transparencë, të zbardhin rrethanat e këtyre incidenteve dhe të identifikojnë përgjegjësit, pa lejuar që dyshimet të zëvendësojnë faktet. Dhe pyetja që duhet t’i bëjmë vetes është se çfarë Shqipërie po u lihet brezave të ardhshëm — një Shqipëri që nderon bijtë e saj të mëdhenj, apo një Shqipëri që i kujton ata vetëm kur u vandalizohen monumentet?  Përgjigjja nuk duhet të vonojë.  Fishta nuk mposhtet nga vandalët! Por Shqipëria dhe Lezha duhet të dëshmojnë se janë të denja për At Gjergj Fishtën!
Simbolet dramatike të protestës, si u kthyen në armë
Pamje nga vandalizmi i monumentit të “Lahutës së Malcís”, në Lezhë — një simbol i identitetit kombëtar shqiptar që përfaqëson kryeveprën e Poetit kombëtar, Gjergj Fishtës.

Mbreti i Jordanisë premton të përgjigjet me “dorë të hekurt”‘ pas sulmit ndaj kishës – të paktën shtatë të vrarë dhe 40 të plagosur

0

Oborri mbretëror ka publikuar foto të mbretit Abdullah duke vizituar një nga të mbijetuarit e sulmit në kishë, i shtruar në Spitalin Ushtarak “Princi Ali” në Karak të premten në mbrëmje.
Foto: Oborri Mbretëror përmes AP / NTB

NTB / Document.no

Të paktën shtatë persona u vranë dhe 40 u lënduan kur burra të armatosur hapën zjarr gjatë një varrimi në një kishë në jug të Jordanisë, njoftuan autoritetet.

Të shtënat ndodhën në një kishë greko-ortodokse në Karak të premten. Fotografitë e dërguara në televizionin shtetëror tregojnë dy burra që duket se janë të armatosur me pistoleta duke ecur drejt kishës ndërsa shtënë me armë. Një burrë i tretë duket se qëllon me një armë gjysmë-automatike, dhe të tre vrapojnë drejt kishës.

Karak strehon një popullsi minoritare kristiane dhe ndodhet rreth 180 kilometra në jug të kryeqytetit të Jordanisë, Aman.

Në një deklaratë nga autoritetet thuhet se sulmi u «krye nga persona të panjohur», por nuk thuhet nëse ata janë arrestuar ose vrarë.

– Njerëzit ulërinin
Një dëshmitar okular i tregoi televizionit shtetëror se pa njerëz të gjakosur të binin për tokë pas sulmit.

– Njerëzit qanin, bërtisnin, ulërinin, është e vështirë të përshkruhet, thotë Ihab Ammareen.

Fotot e Reuters nga kisha pas sulmit tregojnë gjak në tokë pranë hyrjes, ku ishin vendosur roje sigurie.

Mbreti premton hakmarrje
Mbretëri Abdullah vizitoi Karakun disa orë pas sulmit dhe premton se sulmuesit do të dënohen «me dorë hekuri».

– Sulmi terrorist ndaj Karakut do të marrë hakmarrjen më të ashpër. Ata që mendojnë se mund t’i ndajnë gjordanianët me plumbat e tyre nuk kanë asnjë shans përballë unitetit tonë, thotë mbreti jordanez në një deklaratë.

Sulme të këtij lloji janë shumë të rralla në Jordani, e cila njihet si një nga vendet më të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Përmendin «ekstremistët»
Ministri i Brendshëm Mazin Al Farrayeh thotë se sulmi u krye nga «ekstremistë», por se është shumë herët për të thënë nëse ata kanë lidhje me grupe brenda ose jashtë Jordanisë.

Askush deri tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Khaled Burqan, i cili mori pjesë në varrim, i tha televizionit shtetëror Al-Mamlaka se njëri nga burrat kishte një pushkë dhe tjetri një pistoletë dhe se ata qëlluan mbi njerëzit në kishë për disa minuta.

Forcat e sigurisë të policisë u nisën në vendngjarje dhe nisën ndjekjen e autorëve të premten pasdite.

Kajro dhe Iraku ofrojnë ngushëllime
Të krishterët janë një pakicë në Jordan, e cila ka një sërë vendesh biblike që vizitohen nga pelegrinët e krishterë nga e gjithë bota.

Imami i Madh Ahmed al-Tayeb në Al-Azhar në Kajro, institucioni më i madh sunit në botë, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe e quajti ngjarjen një “sulm terrorist të tmerrshëm”.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, telefonoi homologun e tij jordan dhe “konfirmoi solidaritetin e Irakut me Jordanin përballë terrorizmit”, njoftoi ministria e jashtme irakiane.

(©NTB)

Jordans konge lover å svare med «jernhånd» etter angrep mot kirke – minst sju drept og 40 såret – Document

Izraeli shtron sofrën, ndërsa shtatë ligjet noahide hyjnë në garë për Çmimin Nobel të Paqes

0
KUR NJERËZIMI PRET SHPËTIMTARËT, JERUSALEMI SHTRON SOFRËN, NDËRSA SHTATË LIGJET NOAHIDE HYJNË NË GARË PËR ÇMIMIN NOBEL TË PAQES
____
1. KUR NJERËZIMI PRET SHPËTIMTARËT, DIKUSH TË PAKTËN PO SHTRON SOFRËN
Njerëzimi ka një ves të vjetër: sa herë që e çon botën buzë greminës, fillon të kërkojë dikë që ta shpëtojë. Politikanët kërkojnë vota, profetët kërkojnë besimtarë, ekspertët kërkojnë fonde, ndërsa qytetarët kërkojnë dikë që ta paguajë faturën e gjithë kësaj mençurie kolektive.
Dhe kur asnjëri prej tyre nuk jep rezultat, njerëzimi ngre sytë nga qielli. Ndoshta vjen ndonjë shpëtimtar. Ndoshta zbret ndonjë engjëll. Ndoshta shfaqet ndonjë komision ndërkombëtar me mandat të qartë, buxhet të mjaftueshëm dhe pa konflikt interesi.
Ndërkohë, në Jerusalem, po përgatitet një ngjarje që na kujton një ide të thjeshtë, por për çudi ende jo plotësisht të përvetësuar: ndoshta njerëzit mund të jetojnë së bashku pa pasur nevojë që njëri-tjetrit t’ia shpjegojnë përditë se kush e ka monopolizuar të Vërtetën.
Nga 2 deri më 6 nëntor 2026, sipas njoftimeve për organizimin e saj, pritet të mbahet Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Noahidëve. Synimi është të mblidhen përfaqësues të lëvizjes noahide dhe njerëz të interesuar për traditën e saj fetare e etike.
Një ngjarje që, të paktën në letër, premton të diskutojë për moralin, përgjegjësinë njerëzore dhe mundësinë e bashkëjetesës.
Pra, ndërsa pjesa tjetër e botës vazhdon të debatojë se kush duhet ta shpëtojë njerëzimin, disa njerëz po përpiqen të diskutojnë se si të mos ia shkatërrojmë njëri-tjetrit jetën.
Është një ndryshim i vogël në formulim, por ndoshta i madh në rezultat.
Sepse, nëse historia na ka mësuar diçka, është fakti se njerëzimi mund të organizojë një konferencë për paqen në mëngjes dhe të prodhojë një luftë të re para darkës. Me procesverbal, natyrisht.
2. NOAHIDËT: NJERËZ QË NUK PO KËRKOJNË DOMOSDOSHMËRISHT T’JU NDRYSHOJNË FENË, POR SJELLJEN
Noahidët janë njerëz që ndjekin traditën fetare dhe etike të njohur si noahidizëm, e cila mbështetet në konceptin judaik të shtatë ligjeve noahide.
Sipas traditës judaike, këto ligje lidhen me Noen dhe me parimet morale që, në këtë këndvështrim fetar, duhet të udhëheqin njerëzimin.
Noahidizmi nuk kërkon që të gjithë të bëhen hebrenj. Ai u drejtohet edhe njerëzve që nuk janë hebrenj, por që dëshirojnë të jetojnë sipas këtyre parimeve.
Me fjalë të tjera, nuk është e domosdoshme që të gjithë të besojnë njësoj për të kuptuar se vrasja është problem, vjedhja nuk është profesion fisnik dhe drejtësia nuk duhet të funksionojë sipas parimit se kush ka më shumë pushtet, ka edhe më shumë të drejtë.
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se të gjithë noahidët mendojnë njësoj, se lëvizja është plotësisht e centralizuar apo se çdo pjesëtar i saj e interpreton traditën në të njëjtën mënyrë.
Por ideja themelore është e kuptueshme: para se të grindemi se kush ka rezervuar vendin më të mirë në parajsë, do të ishte mirë të mësonim të mos ia bëjmë ferrin jetën njëri-tjetrit këtu poshtë.
Në fund të fundit, edhe parajsa do ta kishte të vështirë të funksiononte si duhet nëse njerëzit do të mbërrinin atje me të njëjtat zakone që e kanë bërë tokën të padurueshme.
3. SHTATË LIGJET NOAHIDE: NJË KOD MORAL QË NUK KËRKON TË SHPIKË EDHE NJË HERË RROTËN
Në traditën judaike, shtatë ligjet noahide paraqiten si parime themelore morale për njerëzimin.
Ato janë:
1. Ndalimi i idhujtarisë.
2. Ndalimi i blasfemisë dhe fyerjes së emrit të Zotit.
3. Ndalimi i vrasjes.
4. Ndalimi i marrëdhënieve seksuale të ndaluara.
5. Ndalimi i vjedhjes.
6. Ndalimi i ngrënies së mishit të shkëputur nga një kafshë e gjallë.
7. Detyrimi për të vendosur drejtësi dhe për të krijuar institucione gjyqësore.
Këto parime burojnë nga tradita fetare hebraike dhe duhen kuptuar në kontekstin e saj historik e teologjik. Ato nuk janë një traktat modern ndërkombëtar dhe as një kod ligjor i miratuar nga të gjitha fetë e shtetet e botës.
Megjithatë, disa prej tyre prekin çështje që shoqëritë moderne ende nuk kanë arritur t’i zgjidhin me sukses: mbrojtjen e jetës, respektimin e pronës, përgjegjësinë morale dhe vendosjen e drejtësisë.
Këtu fillon ironia.
Njerëzimi ka dërguar sonda në Mars, ka krijuar inteligjencën artificiale, ka lidhur kontinentet me internet dhe mund të porosisë ushqim me telefon pa e ditur as emrin e personit që ia sjell. Por ende nuk ka gjetur një mënyrë të besueshme për ta bindur njeriun se nuk duhet ta vrasë fqinjin, t’ia vjedhë pronën apo ta blejë gjykatësin.
Për këtë të fundit, madje, disa shoqëri kanë zhvilluar një traditë të tërë institucionale, me vula, dosje dhe shprehjen e famshme: “Rasti është në shqyrtim.”
Prandaj, parimi i drejtësisë është veçanërisht domethënës. Një shoqëri nuk bëhet e drejtë vetëm duke u kërkuar njerëzve të jenë të mirë. Ajo ka nevojë për institucione që e zbatojnë ligjin edhe kur i pandehuri është i fuqishëm, i pasur, i lidhur me pushtetin ose mik i dikujt që e quan veten të paprekshëm.
Sepse drejtësia që funksionon vetëm kundër të dobëtit nuk është drejtësi. Është thjesht administrim i privilegjit.
4. JERUSALEMI: QYTETI KU EDHE GURËT KANË HISTORI, NDËRSA NJERËZIT ENDE DEBATOJNË PËR TË ARDHMEN
Jerusalemi nuk është një qytet i zakonshëm. Për hebrenjtë, të krishterët dhe myslimanët, ai ka një rëndësi të jashtëzakonshme fetare dhe historike.
Aty, historia nuk është një kapitull i mbyllur në tekstet shkollore. Ajo jeton në rrugë, në vende të shenjta, në lutje, në kujtesën kolektive dhe në konfliktet që vazhdojnë ta bëjnë të ardhmen të pasigurt.
Për këtë arsye, një kongres ndërkombëtar që organizohet në Jerusalem nuk mund të jetë krejtësisht pa ngarkesë simbolike.
Nëse një tubim noahidësh synon të flasë për moralin, paqen dhe përgjegjësinë njerëzore, ai zhvillohet në një qytet ku këto fjalë nuk janë dekor për sfondin e fotografive zyrtare. Aty, bashkëjetesa ndërfetare është një sfidë reale, e ndërlikuar dhe shpesh e dhimbshme.
Natyrisht, askush nuk duhet të presë që një kongres pesëditor t’i zgjidhë konfliktet e Lindjes së Mesme. Aq më pak që një tryezë diskutimi të bëjë atë që nuk kanë arritur ta bëjnë dekada të tëra diplomacie, negociatash dhe ndërmjetësimesh.
Një konferencë nuk mund t’i zëvendësojë të drejtat e njeriut, sigurinë, drejtësinë, përgjegjësinë politike dhe zgjidhjet konkrete.
Por mund të bëjë diçka me vlerë: të krijojë hapësirë për dialog dhe të kujtojë se tjetri nuk pushon së qeni njeri vetëm sepse lutet në një gjuhë tjetër, e quan Zotin me një emër tjetër apo lexon një libër të shenjtë që nuk e kemi në bibliotekën tonë.
Ky është një mesazh i thjeshtë. Për fat të keq, historia ka dëshmuar se mesazhet e thjeshta janë shpesh ato që njerëzimit i duhen më shumë kohë për t’i kuptuar.
5. KONGRESI: PESË DITË PËR TË DISKUTUAR AJO QË NJERËZIMI DUHET TA PRAKTIKONTE PREJ SHEKUJSH
Sipas përshkrimit të nismës, Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Noahidëve synon të mbledhë përfaqësues të lëvizjes noahide për të diskutuar identitetin, mësimet, organizimin dhe të ardhmen e saj.
Në qendër të diskutimeve mund të jenë:
– Roli i shtatë ligjeve noahide në jetën bashkëkohore.
– Bashkëpunimi ndërmjet bashkësive noahide në vende të ndryshme.
– Edukimi moral dhe përgjegjësia individuale.
– Dialogu ndërfetar dhe bashkëjetesa paqësore.
– Marrëdhënia ndërmjet traditës fetare, shoqërisë dhe institucioneve.
– Shndërrimi i parimeve etike në veprime konkrete.
Deri këtu, gjithçka tingëllon mirë. Por pyetja kryesore nuk është sa njerëz do të ulen në sallë, sa flamuj do të vendosen në skenë apo sa herë do të përsëritet fjala “historik” në komunikatat zyrtare.
Pyetja është se çfarë do të mbetet pasi të mblidhen pankartat, të mbyllen mikrofonat dhe delegatët të kthehen në shtëpi.
A do të lindin bashkëpunime të reja? A do të krijohen projekte edukative? A do të ketë dialog të vazhdueshëm? A do të përkthehen fjalët e bukura në ndihmë konkrete për njerëzit?
Apo do të kemi edhe një ngjarje tjetër të suksesshme, ku suksesi do të matet me numrin e fotografive, ndërsa ndikimi real do të mbetet temë për konferencën e ardhshme?
Sepse bota ka parë shumë kongrese që e kanë shpallur paqen prioritet, por shumë më pak shoqëri që kanë arritur ta bëjnë drejtësinë zakon të përditshëm.
Një konferencë e mirë nuk është ajo që prodhon më shumë duartrokitje. Është ajo pas së cilës ka më pak arsye për të duartrokitur fjalimet dhe më shumë arsye për të vlerësuar veprat.
6. TRANSPARENCA: EDHE MORALI DUHET TË KETË DOKUMENTACIONIN NË RREGULL
Në njoftimet që lidhen me lëvizjen noahide përmendet organizata Brit Olam – Noahide World Center, e cila vepron në fushën e përhapjes dhe organizimit të mësimeve noahide.
Si për çdo ngjarje ndërkombëtare, edhe këtu është e rëndësishme të dallohen organizatorët, partnerët, pjesëmarrësit e konfirmuar dhe personat që janë ftuar ose përmendur në kuadër të përgatitjeve.
E njëjta gjë vlen për mbështetjen institucionale, praninë e personaliteteve publike dhe pretendimet për pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë.
Në epokën tonë, një emër i njohur në një komunikatë mund të bëhet brenda pak minutash pjesëmarrës zyrtar, mbështetës entuziast dhe, po të mos ndërhyjë askush, ndoshta edhe kryetar nderi i një organizate që nuk e ka dëgjuar kurrë.
Prandaj, transparenca nuk është pengesë për një nismë të mirë. Është prova e parë se ajo e merr seriozisht atë që predikon.
Nëse një lëvizje flet për të vërtetën, duhet të jetë e kujdesshme me faktet. Nëse flet për drejtësinë, duhet të jetë e drejtë edhe në komunikimin e saj. Nëse flet për përgjegjësinë, duhet të marrë përgjegjësi për atë që publikon.
Nuk mjafton që një ngjarje të ketë qëllime të mira. Duhet që edhe mënyra se si prezantohet të jetë e ndershme.
Sepse e vërteta nuk bëhet më e vërtetë kur i shtojmë një titull madhështor, një fotografi ceremoniale dhe tri pikëçuditëse.
Dhe një lajm i pakonfirmuar nuk bëhet fakt vetëm sepse është shpërndarë nga një numër i madh njerëzish.
7. MORALI SI GJUHË E PËRBASHKËT: NJË IDE E THJESHTË QË PUSHTETI E KA TË VËSHTIRË TA PËRBIJË
Njerëzimi nuk ka mungesë deklaratash për paqen. Ka konferenca, rezoluta, organizata, komisione, simpoziume dhe ceremoni të panumërta kushtuar bashkëjetesës.
Ajo që mungon shpesh është përputhja ndërmjet asaj që thuhet në foltore dhe asaj që bëhet pas dyerve të mbyllura.
Politikani mund të flasë për drejtësinë në mëngjes dhe ta shkelë atë pasdite. Udhëheqësi fetar mund të predikojë dashurinë dhe të ushqejë urrejtjen. Institucioni mund të premtojë barazi, ndërsa qytetari zbulon se disa njerëz janë më të barabartë se të tjerët.
Në këto rrethana, çdo nismë morale duhet të përballet me një pyetje të pakëndshme: a vlejnë parimet e saj edhe për njerëzit që kanë pushtet, para dhe ndikim?
Nëse vrasja është e gabuar, a është e gabuar edhe kur urdhri vjen nga një zyrë e rëndësishme?
Nëse vjedhja është e padrejtë, a mbetet e tillë edhe kur quhet “keqpërdorim i fondeve”, “keqmenaxhim” apo “një rast që po hetohet”?
Nëse drejtësia është detyrim moral, a duhet të zbatohet edhe kur i pandehuri është mik i pushtetit, apo pikërisht atëherë fillon të funksionojë memoria selektive e institucioneve?
Këtu qëndron prova e vërtetë e çdo kodi moral: jo te mënyra se si i gjykon të tjerët, por te gatishmëria për ta zbatuar ndaj vetes.
Shtatë ligjet noahide mund të shërbejnë si pikënisje për një debat më të gjerë mbi etikën dhe përgjegjësinë njerëzore. Jo të gjithë duhet t’i pranojnë si autoritet fetar për të kuptuar se një shoqëri e lirë kërkon mbrojtjen e jetës, të drejtave dhe dinjitetit njerëzor.
Në fund të fundit, askush nuk duhet të detyrohet të besojë njësoj si fqinji i vet. Por do të ishte mirë që të paktën të dy të binin dakord se nuk duhet ta vrasin, ta grabisin apo ta poshtërojnë njëri-tjetrin.
Ky do të ishte një përparim i jashtëzakonshëm. Dhe, duke gjykuar nga historia, ndoshta një objektiv mjaft ambicioz.
8. PAQJA NUK FILLON NË QIELL, POR NË MOMENTIN KUR NJERIU PUSHON SË LUANARI
Njerëzimi ka një prirje të çuditshme për ta kërkuar ndryshimin gjithmonë te të tjerët.
Duhet të ndryshojë qeveria, kundërshtari politik, fqinji, udhëheqësi fetar, populli tjetër. Vetëm ne vetë, për arsye që ende nuk janë sqaruar nga shkenca, jemi zakonisht në rregull.
Kjo është njëra nga mrekullitë e vërteta të psikologjisë njerëzore: secili e sheh veten si viktimë të padrejtësisë dhe rrallë si autor të saj.
Paqja, megjithatë, nuk është vetëm mungesa e luftës. Ajo është edhe mungesa e frikës nga arbitrariteti, e poshtërimit të përditshëm, e diskriminimit dhe e padrejtësisë institucionale.
Ajo kërkon ligje të drejta, institucione të besueshme, qytetarë të përgjegjshëm dhe udhëheqës që e kuptojnë se pushteti nuk është licencë për të bërë çfarë të duash.
Një kongres fetar mund të ketë vlerë nëse i lidh parimet morale me jetën reale: nëse nxit ndihmën për të pambrojturit, luftën kundër dhunës dhe ndërtimin e besimit ndërmjet njerëzve.
Por nëse përfundon vetëm me fjalime për dashurinë universale, ndërsa secili delegat kthehet në shtëpi për ta urryer fqinjin e vet me përkushtim të ripërtërirë, atëherë suksesi do të jetë kryesisht gjuhësor.
Paqja nuk ndërtohet duke e përsëritur fjalën “paqe”. Njësoj si drejtësia nuk ndërtohet duke e shkruar fjalën “drejtësi” në fasadën e një institucioni ku padrejtësia punon me orar të plotë.
Bota nuk bëhet më e mirë vetëm nga njerëzit që flasin bukur. Ajo bëhet më e mirë kur ata që flasin bukur fillojnë të sillen mirë.
9. SHPRESA, POR ME KËMBË NË TOKË DHE PA E REZERVUAR QË TANI VENDIN NË PARADHOMËN E HISTORISË
Do të ishte e tepruar të pritej që një kongres pesëditor të ndryshojë drejtimin e historisë botërore.
Konfliktet kanë shkaqe politike, territoriale, ekonomike dhe historike. Ato nuk zhduken vetëm sepse disa njerëz mblidhen në një sallë, bien dakord se paqja është e dëshirueshme dhe bëjnë një fotografi të përbashkët.
Megjithatë, nuk duhet të biem as në cinizmin e kundërt, sipas të cilit çdo përpjekje për dialog është e kotë.
Njerëzimi ka përparuar falë nismave të vogla, takimeve të vështira, pajtimeve të ngadalta dhe njerëzve që kanë refuzuar ta pranojnë urrejtjen si ligj të natyrës.
Nëse Kongresi i Parë Ndërkombëtar i Noahidëve arrin të krijojë marrëdhënie të reja bashkëpunimi, të nxisë diskutim serioz dhe të forcojë përkushtimin ndaj parimeve morale, atëherë do të ketë bërë diçka me vlerë.
Jo sepse do ta ketë shpëtuar botën brenda pesë ditësh, por sepse do të ketë ndihmuar të ndërtohet diçka që zgjat më shumë se një lajm dhe një album fotografish.
Shpresa e arsyeshme nuk kërkon që t’i besojmë çdo premtimi. Ajo kërkon që të mos e përqeshim çdo përpjekje.
Mund të jemi optimistë pa u verbuar, të mbështesim një nismë pa e shpallur të pagabueshme dhe të dëshirojmë suksesin e saj pa i dhënë që tani çelësat e historisë botërore.
Sepse edhe historia ka të drejtë të mos i japë vetes pushim vetëm pse dikush organizoi një kongres.
10. ÇMIMI NOBEL I PAQES DHE SHTATË LIGJET QË NUK KANË NEVOJË PËR FUSHATË ELEKTORALE
Titulli i këtij shkrimi i vendos shtatë ligjet noahide në garë simbolike për Çmimin Nobel të Paqes. Kjo është një metaforë satirike, jo pretendim se këto ligje janë nominuar zyrtarisht për çmimin.
Por metafora prek një paradoks të kohës sonë: njerëzimi shpesh shpërblen ata që flasin për paqen, ndërsa vazhdon të jetojë në një mënyrë që e bën paqen gjithnjë e më të vështirë.
Çmimi Nobel i Paqes ka një procedurë zyrtare nominimi dhe u jepet personave ose organizatave, jo një liste të lashtë ligjesh morale. Megjithatë, po të mund të kandidonin edhe parimet, disa prej tyre do të kishin arsye të forta për të kërkuar vëmendje.
Jo sepse janë një formulë magjike për shpëtimin e botës, por sepse na kujtojnë gjëra që duhej t’i kishim mësuar shumë kohë më parë.
Shpëtimtari i vërtetë nuk është domosdoshmërisht ai që del para turmës, mban një fjalim madhështor dhe shpall se e ka zbuluar formulën përfundimtare të paqes.
Ndonjëherë, ai është njeriu që nuk vret, edhe kur urrejtja i ofron një mijë justifikime. Ai që nuk vjedh, edhe kur askush nuk e sheh. Ai që kërkon drejtësi, edhe kur padrejtësia i sjell përfitime. Ai që e mbron dinjitetin e tjetrit, edhe kur nuk ndan me të as fenë, as gjuhën, as bindjet.
Këta njerëz nuk kanë nevojë për aureolë, fanfarë apo zyrë shtypi. Mjafton që të mos e humbin ndërgjegjen.
Dhe nëse një kongres në Jerusalem arrin të kujtojë se morali nuk është pronë ekskluzive e asnjë populli, feje apo institucioni, atëherë mesazhi i tij mund të ketë vlerë përtej kufijve të lëvizjes noahide.
EPILOG: NJERËZIMI NUK KA NEVOJË PËR MË SHUMË SHPËTIMTARË, POR PËR MË PAK SHKATËRRIMTARË
Ndoshta shpëtimi i njerëzimit nuk do të vijë me një mrekulli të vetme, me një udhëheqës të pagabueshëm apo me një formulë që i zgjidh të gjitha problemet e botës.
Ndoshta do të vijë gradualisht, përmes mijëra vendimeve të vogla për të qenë më të drejtë, më të ndershëm dhe më të përgjegjshëm ndaj njëri-tjetrit.
Ndoshta do të fillojë kur politikani të kuptojë se vota nuk është bekim hyjnor, kur gjykatësi të kujtojë se drejtësia nuk është shërbim me pagesë dhe kur udhëheqësi fetar të zbulojë se dashuria për Zotin nuk matet me urrejtjen ndaj fqinjit.
Ndoshta do të fillojë kur njeriu të pushojë së kërkuari shpëtimtarë që ta bëjnë botën më të mirë, ndërsa vetë vazhdon ta bëjë atë më të keqe.
Western Wall at the Dome Of The Rock on the Temple Mount in Jerusalem, Israel
Sepse botës nuk i duhen më shumë njerëz që pretendojnë se e dinë rrugën për në parajsë.
Ajo ka nevojë për më shumë njerëz që nuk ua shndërrojnë jetën të tjerëve në ferr.
Dhe nëse arrijmë ta kuptojmë këtë, ndoshta nuk do të na duhet të presim edhe një mijë vjet për një lajm të mirë.
Edhe pse, duke e njohur njerëzimin, nuk do të ishte e mençur ta anulonim ende rezervimin për konferencën e ardhshme të paqes.

Sulm vrasës në një kishë në Jordani, të paktën shtatë të vrarë

0

A security officer stands guard outside a Greek Orthodox Church where gunmen opened fire during a funeral earlier in Hamoud village, in Jordan’s Karak governorate, Friday, Oct. 23, 2026. (AP Photo)

NTB / Document.no

Të paktën shtatë persona u vranë kur burra të armatosur hapën zjarr gjatë një varrimi në një kishë në jug të Jordanisë, njoftojnë autoritetet. 34 persona u plagosën.

Të shtënat ndodhën në një kishë greko-ortodokse në Karak të premten. Fotografitë e dërguara në televizionin shtetëror tregojnë dy burra që duket se janë të armatosur me pistoleta duke u drejtuar drejt një kishe ndërsa qëllojnë. Një burrë i tretë duket se qëllon me një armë gjysmë-automatike, dhe të tre vrapojnë drejt kishës.

Karak strehojnë një popullsi minoritare kristiane dhe ndodhet rreth 180 kilometra në jug të kryeqytetit të Jordanisë, Aman.

Në një deklaratë të autoriteteve thuhet se sulmi u “krye nga autorë të panjohur”, por nuk thuhet nëse janë arrestuar ose vrarë.

– Njerëzit ulërinin
Një dëshmitar okular i thotë televizionit shtetëror se pa njerëz të gjakosur të binin në tokë pas sulmit.

– Njerëzit qanin, ulërinin, bërtisnin, është e vështirë ta përshkruash, tregon Ihab Ammareen.

Fotografi të Reuters nga kisha pas sulmit tregojnë gjak në tokë pranë hyrjes, ku ishin vendosur rojet e sigurisë.

Mbreti premton hakmarrje
Mbreti Abdullah vizitoi Karakun disa orë pas sulmit dhe premton se sulmuesit do të ndëshkohen “me dorë hekuri”.

– Sulmi terrorist ndaj Karakut do të marrë hakmarrjen më të ashpër. Ata që mendojnë se mund të ndajnë jordanasit me plumba, nuk kanë asnjë shans përballë unitetit tonë, tha mbreti jordanez në një deklaratë.

Sulmet e këtij lloji janë shumë të rralla në Jordani, i cili konsiderohet të jetë një nga vendet më të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.

Përmendin «ekstremistët»
Ministri i Brendshëm Mazin Al Farrayeh thotë se sulmi u krye nga «ekstremistë», por se është shumë herët për të thënë nëse ata kanë ndonjë lidhje me grupe brenda ose jashtë Jordanisë.

Asnjë nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani.

Khaled Burqan, i cili mori pjesë në varrim, tha për kanalin televiziv shtetëror Al-Mamlaka se një nga burrat kishte një armë pushke dhe tjetri një pistoletë, dhe se ata qëlluan ndaj njerëzve në kishë për disa minuta.

Forcat e sigurisë të policisë u dërguan në vendngjarje dhe filluan ndjekjen e autorëve të premten pasdite.

Kajro dhe Iraku shprehin ngushëllimet
Krishterët janë një pakicë në Jordani, e cila ka një sërë vendesh biblike që vizitohen nga pelegrinë kristianë nga e gjithë bota.

Imami i madh Ahmed al-Tayeb në Al-Azhar në Kajro, institucioni më i njohur sunit në botë, shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe e quajti ngjarjen një “sulm të tmerrshëm terrorist”.

Ministri i Jashtëm i Irakut, Fuad Hussein, telefonoi kolegun e tij jordanez dhe “konfirmoi solidaritetin e Irakut me Jordaninë në përballje me terrorizmin”, njoftoi Ministria e Jashtme e Irakut.

Morderisk angrep på kirke i Jordan, minst syv drept – Document

Nga Shote Galica, te zëri i Moisiut

NGA SHOTE GALICA TE ZËRI I MOISIUT QË NUK HESHTI KURRË!
LIRI LUSHI – DIVA E ALPEVE, PLANETI MOISIU DHE KUJTESA E LIRISË SË KOSOVËS
____
Një rrugëtim 35-vjeçar mes artit, miqësisë, burgjeve politike, veprimtarisë kombëtare dhe lirisë
Nga Sak Muji (Sylë Mujaj)
Mik i artit, veprimtar kulturor dhe mozaicist
Për Portalin DRINI – Lugano, Zvicër, 24 tetor 2026
────────
DY MOISI, NJË SHOTE DHE NJË HISTORI QË NUK SHUHET
Ka njerëz që i takojmë në jetë dhe mbeten kujtime. Ka artistë që i shohim në skenë dhe mbeten emra. Por ka edhe personalitete të rralla që, kur hyjnë në jetën dhe kujtesën tonë, nuk largohen më prej tyre.
Ka fotografi që ruhen në albume, por ka edhe fotografi që ruajnë brenda tyre një jetë të tërë.
Ka vepra artistike që lindin nga bukuria, por ka edhe vepra që lindin nga dhimbja, prangat, sakrifica dhe dashuria për atdheun.
Sot, kur shikoj portretin e aktores sonë të madhe Liri Lushi, fotografinë e Gjeneralit Alfred Moisiu, kujtimet me vëllanë tim Veton Mujaj, pllakën përkujtimore të Aleksandër Moisiut në Vico Morcote dhe emblemën e UÇK-së që e krijova dikur me duart e mia në Likovë, më duket sikur po lexoj një libër të shkruar për më shumë se tri dekada.
Një libër që nuk është shkruar vetëm me bojë.
Është shkruar me kujtime, me lot, me përpjekje, me miqësi dhe me besimin se arti e liria janë dy pasuri që një popull duhet t’i mbrojë përgjithmonë.
Në zemër të këtij rrëfimi qëndrojnë katër emra:
ALFRED MOISIU – LIRI LUSHI – VETON MUJAJ – SAK MUJI.
Por mbi ne qëndronte një emër që na bashkoi në përkushtimin ndaj kulturës:
ALEKSANDËR MOISIU – PLANETI MOISIU!
Dhe përtej këtij rrugëtimi artistik qëndronte ëndrra jonë më e madhe: Kosova e lirë!
1991 – KUR LIRIA ISHTE ENDE NJË ËNDËRR
Pas viteve të burgjeve jugosllave, ku kisha kaluar një pjesë të rinisë sime, fillimi i viteve nëntëdhjetë më gjeti me një barrë të rëndë kujtimesh, por edhe me një vullnet të pashuar për të vazhduar.
Kosova ende nuk e kishte fituar lirinë.
Njerëzit tanë përballeshin me shtypje e pasiguri. Familjet mbanin plagë të mëdha. Burgjet politike kishin lënë pas histori që kërkonin të dëgjoheshin.
Unë e kisha përjetuar në trup e në shpirt domethënien e mungesës së lirisë.
Prandaj arti, për mua, nuk mund të ishte thjesht zbukurim.
Arti duhej të bëhej dëshmi e asaj që kishim përjetuar dhe zë i atyre që nuk mund të flisnin.
Me këtë bindje vazhdova veprimtarinë time kulturore dhe kombëtare në Zvicër.
Nuk kishim gjithmonë mjete të mëdha, por kishim zemër. Nuk kishim gjithmonë institucione pas vetes, por kishim miq, bashkëpunëtorë dhe njerëz që e donin kulturën shqiptare.
Dhe mbi të gjitha kishim një ideal: që zëri ynë të dëgjohej në Evropë.
1994 – KUR LUGANO U BË SHTËPI E MADHE E MOISIUT
Më 17, 18 dhe 19 mars 1994, Lugano u bë vendtakim i manifestimeve ndërkombëtare kushtuar Aleksandër Moisiut, njërit prej emrave më të mëdhenj të artit skenik.
Në kujtesën time, ato tri ditë janë ndër përjetimet më të rëndësishme të punës sime kulturore.
Pallati i Kongreseve në Lugano, mysafirët, artistët dhe mbi 1.500 pjesëmarrës, sipas kujtimeve të mia, përbënin një pamje që nuk do ta harroj kurrë.
Në atë rrugëtim kujtoj edhe lidhjet e bashkëpunimit e të këshillimit me Alfred Moisiun, figurën që më vonë do të bëhej President i Republikës së Shqipërisë.
E kujtoj me mirënjohje mbështetjen dhe afërsinë e tij me nismat tona kushtuar emrit dhe trashëgimisë së Aleksandër Moisiut.
Sak Muji – Alfred Mojsiu
Ajo që synonim nuk ishte thjesht organizimi i një feste.
Ne dëshironim që Evropa ta njihte edhe më thellë përkatësinë shqiptare të Aleksandër Moisiut dhe madhështinë e tij artistike.
Për ne, emri i tij ishte një urë ndërmjet shqiptarëve dhe kulturës evropiane.
Dhe në ato ditë ndjeva se edhe një popull që ende kërkonte lirinë mund t’i fliste botës me një gjuhë që i kalon kufijtë: gjuhën e artit!
LIRI LUSHI – DIVA E ALPEVE DHE SHOTJA E PAVDEKSHME E SKENËS SHQIPTARE
Për mua, një prej personaliteteve më të çmuara të këtij rrugëtimi është aktorja jonë e madhe, Liri Lushi.
Gruaja që i dha zë, shpirt, krenari dhe madhështi heroinës sonë kombëtare, Shote Galicës.
Në dramën Gërsheti i luftërave, Liria nuk interpretoi vetëm një personazh.
Ajo solli në skenë qëndresën, guximin dhe dinjitetin e gruas shqiptare.
Nga skena e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës deri te veprimtaria e saj artistike në Zvicër, ajo dëshmoi se talenti nuk njeh kufij.
Kontributi i saj për kulturën, edukimin artistik të të rinjve dhe ruajtjen e identitetit shqiptar në mërgim është një tjetër kapitull i çmuar i jetës së saj.
Nuk mund të harrohet as zëri i saj në veprimtaritë artistike kushtuar Kosovës, kur shqiptarët kishin nevojë për solidaritet, shpresë dhe bashkim.
Kam pasur fatin dhe nderin ta njoh nga afër, të bashkëpunoj me të dhe të ndajmë së bashku ditë të tëra pune, përgjegjësie e përkushtimi në shërbim të kulturës sonë kombëtare.
Me Lirinë dhe Veton Mujajn, në përgatitjet e manifestimit të vitit 2005, ndamë afro një muaj punë të përbashkët.
Kishim vetëm një dëshirë: që organizimi ynë t’i përgjigjej madhështisë së emrit të Moisiut.
Dhe ia dolëm!
Nga ato ditë nuk më kanë mbetur vetëm datat, emrat dhe sallat e mbushura.
Më kanë mbetur njerëzit, besimi dhe ndjenja se arti mund të na bashkojë përtej kufijve.
NJË KOR MIRËNJOHJEJE QË NUK DUHET TË HESHTË
Kur lexoj dhjetëra e dhjetëra vlerësime për Liri Lushin, kuptoj se nuk jam i vetëm në këtë dashuri e respekt.
Dikush e kujton si Shotën e paharrueshme të skenës.
Dikush si aktoren me të cilën u rrit përpara ekranit.
Të tjerë kujtojnë familjen e saj, motrën Artën, vitet në Kukës e Berat ose afërsinë njerëzore me të.
Dikush përmend me admirim bukurinë e saj të rrallë dhe shprehet se skenat e mëdha botërore do të kishin qenë të denja për talentin e saj.
Poeti Fran Ukcama i ka kushtuar vargjet e tij me titullin domethënës “Diva e Alpeve – Liri Lushi”.
Të gjitha këto dëshmi janë më shumë se komplimente.
Ato janë pjesë të një mozaiku të madh njerëzor, të ndërtuar nga kujtesa dhe dashuria e publikut.
Këto fjalë nuk duhet të humbasin.
Ato i përkasin historisë së artit tonë!
LIKOVA – KUR EMBLEMA E UÇK-së LINDI NGA DUART E MIA
Ndërsa në skenat e Evropës përpiqeshim të prezantonim kulturën dhe identitetin tonë, Kosova po kalonte një nga periudhat më të dhimbshme të historisë së saj.
Në kujtesën time ka mbetur përgjithmonë edhe vepra artistike që krijova në bjeshkët e Likovës.
Ishte emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Nuk u krijua me materiale luksoze.
E punova me lëkurën e një viçi mbi një pllakë stiropori, duke i dhënë formë simbolit që për mua përfaqësonte shpresën dhe qëndresën.
Çdo prerje, çdo përpunim dhe çdo copëz materiali kishte domethënien e vet.
Në atë vepër unë shihja ëndrrën për Kosovën e lirë.
Nuk kisha mermer të shtrenjtë, as gurë të çmuar.
Kisha materialet që munda t’i siguroja, kujtesën e popullit tim dhe dëshirën për të krijuar diçka që të mbetej.
Edhe atëherë kur njeriut i mungojnë mjetet, askush nuk mund t’ia ndalojë shpirtin krijues.
Sot, kur e shikoj fotografinë e emblemës së UÇK-së, më rikthehet e njëjta ndjenjë që më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës.
Për mua ajo nuk është vetëm një punim artistik.
Është dëshmi e lidhjes ndërmjet artit, identitetit dhe idealit të çlirimit.
Në qershorin e vitit 1999, me përfundimin e luftës dhe tërheqjen e forcave serbe nga Kosova, një kapitull i ri historik u hap për popullin tonë.
Por kujtimet e atyre viteve nuk mund të mbylleshin bashkë me luftën.
Ato kërkonin të ruheshin.
2005 – LULE PËR ALEKSANDËR MOISIUN NË VICO MORCOTE
Njëmbëdhjetë vjet pas manifestimeve të marsit 1994, u rikthyem te emri i madh i Aleksandër Moisiut.
Më 19 dhe 20 mars 2005, në Vico Morcote dhe Lugano, u zhvillua takimi ndërkombëtar “Lule për Aleksandër Moisiun”.
Këtë herë, mes pjesëmarrësve ishte edhe Presidenti i atëhershëm i Shqipërisë, Alfred Moisiu.
Për mua, kjo pjesëmarrje kishte një domethënie të veçantë.
Ishte vazhdimësi e një pune shumëvjeçare kulturore dhe e marrëdhënieve njerëzore që kishim ndërtuar në rrugëtimin tonë.
Në organizim dhe në përgatitjet tona qenë pranë edhe Liri Lushi dhe vëllai im Veton Mujaj.
Me Lirinë dhe Vetonin ndamë përgjegjësi, ditë pune dhe përpjekje për të përgatitur një manifestim që të ishte në lartësinë e emrit të Aleksandër Moisiut.
Edhe sot e kujtoj me emocion fotografinë tonë të përbashkët: Liria, Vetoni dhe unë, në natyrën e bukur të Zvicrës.
Sa shumë histori fshihen pas një fotografie!
Dikush që e sheh sot mund të vërejë vetëm tri fytyra.
Por unë shoh njerëzit me të cilët ndava punën, miqësinë dhe dashurinë për kulturën tonë.
Dhe përpara meje shfaqet edhe fotografia e Alfred Moisiut pranë pllakës përkujtimore të Aleksandër Moisiut, mes luleve të vendosura me respekt.
Ato lule nuk ishin thjesht një kurorë.
Për ne ishin mirënjohje për një artist që kishte bërë histori në teatrot e Evropës.
Vlerësimi i Këshillit Organizativ, i datës 21 mars 2005, dokumentoi suksesin e manifestimit dhe kontributin e Liri Lushit me studentët e saj.
Sot e kujtoj atë dokument me krenari, sepse dëshmon se puna jonë nuk kishte qenë e kotë.
Moisiu na kishte bashkuar dhe arti na kishte bërë miq përtej kufijve!
2025 – ZËRI I ALFRED MOISIUT U DËGJUA PËRSËRI PËR KOSOVËN
Më 17 tetor 2025, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ish-Presidenti Alfred Moisiu mbajti një fjalim në tubimin e organizuar në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së që po gjykoheshin në Hagë.
Ai shprehu publikisht qëndrimin e tij për karakterin çlirimtar të luftës së Kosovës dhe për rëndësinë e drejtësisë.
Për mua, ky ishte një çast që lidhi dy periudha të jetës sime.
Më riktheu te Luganoja e vitit 1994 dhe te Vico Morcote e vitit 2005.
Dikur kishim punuar për të përkujtuar zërin e madh të Aleksandër Moisiut, që kishte pushtuar skenat evropiane.
Tani dëgjohej zëri i Alfred Moisiut, një tjetër personalitet shqiptar me të njëjtin mbiemër, duke folur për luftën e Kosovës dhe për drejtësinë.
Këtu lindi në mendjen time simbolika e dy Moisive.
Aleksandër Moisiu – zëri i artit.
Alfred Moisiu – zëri i shtetarit dhe i gjeneralit.
Dy personalitete të dy epokave të ndryshme, që në kujtesën time bashkohen përmes një ndjenje: përgjegjësisë për dinjitetin njerëzor dhe për vendin tonë.
Kjo nuk do të thotë se arti dhe politika janë e njëjta gjë.
Por do të thotë se fjala, kur vjen nga ndërgjegjja, mund të mbetet gjatë në kujtesën e njerëzve.
Për mua, që kam jetuar burgun politik, mërgimin, angazhimin kulturor dhe kohën e luftës së Kosovës, ky bashkim simbolik ka një peshë të veçantë.
Sepse drejtësia duhet të kërkohet me dinjitet, me respekt për të vërtetën dhe për procesin ligjor, pa e harruar sakrificën e popullit tonë.
2026 – KUR FOTOGRAFITË U BËNË NJË VEPËR E PËRBASHKËT
Sot, në vitin 2026, i kam mbledhur përsëri përpara meje fotografitë e atyre viteve.
Liri Lushi me portretin e saj të paharrueshëm.
Veton Mujaj, bashkëpunëtori dhe vëllai im.
Alfred Moisiu, me të cilin më lidhin kujtimet e nismave kushtuar Moisiut.
Dhe unë, Sak Muji, që vazhdoj ta shpreh këtë histori përmes fjalës dhe krijimtarisë artistike.
Përmes një kompozimi artistik të realizuar nga fotografitë tona arkivore, i kam vendosur simbolikisht të katër figurat pranë pllakës përkujtimore të Aleksandër Moisiut në Vico Morcote.
Aty, përpara emrit të gdhendur në gur, qëndrojmë së bashku në një pamje të re përkujtimore.
Ky kompozim nuk paraqitet si fotografi autentike e një çasti të vetëm të vitit 2005, por si bashkim artistik i kujtimeve dhe i njerëzve që morën pjesë në atë rrugëtim.
Për mua, megjithatë, domethënia emocionale është e jashtëzakonshme.
Kjo vepër më kujton se koha mund të na ndajë fizikisht, por nuk mund t’i ndajë kujtimet e përbashkëta.
Në të njëjtën kohë, medaljoni për Aleksandër Moisiun, portreti artistik i Liri Lushit dhe emblema e UÇK-së që krijova në Likovë janë tri mënyra të ndryshme të një rrëfimi të vetëm:
Arti që ruan historinë. Historia që ruan kujtesën. Kujtesa që nuk lejon të harrohet liria!
DHURATA IME PËR LIRINË – NJË MOZAIK PËR JETËN
Sot, pas kaq shumë vitesh, vendosa t’i rikthehem asaj miqësie dhe asaj kohe të bukur përmes gjuhës sime artistike: mozaikut.
Ky është nderimi im për Liri Lushin.
Një dhuratë simbolike, e menduar në copëza oniksi, ku çdo copëz përfaqëson një kujtim, një duartrokitje, një rol dhe një pjesë të historisë sonë të përbashkët.
Sepse bukuria e vërtetë e Lirisë nuk qëndron vetëm në portretin e saj, por edhe në mendjen, shpirtin, talentin dhe njerëzinë që ka përcjellë ndër vite.
E kujtoj me dashuri edhe shprehjen e saj për përmasën e madhe të artit, atë që unë e mbaj në zemër si “niveli i Planetit MOISIU”!
Me këtë frymë ia kushtoj krijimin tim, jo si një vepër që kërkon lavdi, por si një falënderim që vjen nga zemra.
E dashur Liri!
Vitet kalojnë, por arti i madh nuk plaket.
Ti mbetesh Shotja e skenës sonë, diva e kujtimeve tona dhe një emër që meriton të përcillet me krenari te brezat e ardhshëm.
Faleminderit për bashkëpunimin, miqësinë, kujtimet dhe gjithçka i ke dhënë kulturës shqiptare.
Ti e meriton mirënjohjen jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra që mbeten!
Pranoje këtë mozaik si një dhuratë vëllazërore prej mikut tënd të dikurshëm, që nuk i ka harruar vitet e bashkëpunimit dhe që sot të nderon përmes artit.
────
KAPITULLI PËRMBYLLËS
PESË KUSHTIME POETIKE PËR ARTIN, MIQËSINË DHE LIRINË
I. SHOTË GALICA – LIRI LUSHI
Dy emra, një shpirt i pavdekshëm shqiptar
Akrostik poetik për heroinën e Kosovës dhe artisten që e përjetësoi në skenë
Shkrepëtin emri yt mbi malet e Drenicës,
Historia ta ruan besën në zemër të lirisë,
O moj Shotë, shqiponjë e maleve shqiptare,
Ti s’u përkule përballë furtunave shekullore,
Ëndrrën e Kosovës e mbajte si flamur fitoreje!
Gurët e Galicës edhe sot të thërrasin,
Amanetin tënd brezat në zemër e mbajnë,
Luftën dhe trimërinë s’i mbulon harresa,
Idealit tënd të lirisë i këndon çdo brez,
Copëza të historisë bëhen gurë përjetësie,
Atdheu të përkulet me nderim, o Shote Galicë!
Lart mbi skenë e ngrite shpirtin e Shotës,
I dhe zë trimërisë e krenarisë së Kosovës,
Rrezet e syve të tu ndriçuan historinë,
I dhe artit shqiptar një pasuri të pavdekshme.
Luganoja ende ma kujton zërin tënd,
Udhët e Moisiut na bashkuan dikur,
Sot në oniks ta përjetësoj shikimin,
Heshtja e gurit bëhet këngë e kujtimit,
Imazhi yt mbetet një yll i artit shqiptar!
E dashur Liri!
Shotja e historisë kishte pushkën dhe besën.
Ti kishe skenën, zërin dhe shpirtin.
Ajo mbrojti lirinë me guxim.
Ti ia fale historisë fytyrën e saj artistike.
Dhe unë, miku yt i dikurshëm nga ditët e Moisiut, sot po i bashkoj këto dy madhështi në një portret kujtese.
Në copëzat e oniksit do të mbetet shikimi yt.
Në zemrën e shqiptarëve do të mbetet Shotja jote!
II. ALFRED MOISIU
Gjenerali, ish-Presidenti dhe zëri i dinjitetit kombëtar
Akrostik poetik për Alfred Moisiun
Atdheu të njeh si gjeneral e burrë shteti,
Liria është amanet, jo vetëm fjalë në letër,
Fjala jote kumbon mes viteve të historisë,
Rrugët tona u takuan në emër të kulturës,
E në Lugano nderuam Moisiun e skenës,
Dhe ruajtëm kujtimin për brezat që vijnë.
Mbi brigjet e Luganos na bashkoi një emër,
O gjeneral, sa kujtime më ringjall në zemër!
Ishim bashkë për artin dhe për kulturën,
Sërish të dëgjova të flisje për Kosovën,
I dhe zë bindjes sate për drejtësi e liri,
U ngrit fjala jote në Tiranë për UÇK-në!
I nderuar Gjeneral Alfred Moisiu!
Dikur në Lugano e Vico Morcote, mes luleve dhe kujtimeve, qëndruam pranë trashëgimisë së Aleksandër Moisiut.
Njëri Moisi i kishte dhënë botës zërin e artit.
Tjetri, Alfredi, kishte marrë mbi vete përgjegjësinë e shtetarit.
Më 17 tetor 2025, kur fjala juaj u dëgjua përsëri në Tiranë në mbështetje të ish-udhëheqësve të UÇK-së, mua m’u rikthyen ato ditë të paharrueshme.
M’u kujtua Liria jonë, Shote Galica e skenës.
M’u kujtua Vetoni, vëllai im.
M’u kujtuan lulet pranë pllakës së Moisiut.
M’u kujtua e gjithë ajo punë që na kishte bashkuar.
Sepse një miqësi e ndërtuar në shërbim të artit dhe kulturës nuk shuhet me kalimin e viteve!
III. VETON MUJAJ
Vëllai dhe bashkëpunëtori i përkushtuar i artit shqiptar
Akrostik poetik për Veton Mujajn
Vitet kaluan, por kujtimet nuk u shuan,
Emrin e Moisiut me dashuri e nderuan,
Të bashkuar për kulturën, në një rrugë qëndruam,
Orë e ditë të tëra për manifestimet punuam,
Në Lugano, me miqësi, një histori shkruam.
Me vëllanë tim Vetonin rrugët i bashkuam,
Urat e kulturës shqiptare në Evropë i ndërtuam,
Jetën e artistëve me respekt e kujtuam,
Amanetin e Moisiut ndër breza e përcollëm,
Jehonën e atyre ditëve në zemër e ruajtëm!
O Veton, vëllai im!
Në fotografitë tona nuk ka vetëm fytyra.
Ka muaj pune, përgjegjësi, lodhje, përkushtim dhe gëzimin e suksesit të përbashkët.
Kur shikoj pas, në marsin e vitit 1994 dhe në marsin e vitit 2005, të shoh pranë meje, pranë Liri Lushit dhe miqve tanë.
Përpara nesh ishte një emër që na bashkonte:
ALEKSANDËR MOISIU!
Dhe prapa nesh qëndronte dashuria për kulturën shqiptare.
IV. SAK MUJI
Nga prangat e burgut te mozaiku i kujtesës
Shpirtin s’ma thyen prangat e burgut të zi,
Atdheun e mbajta në zemër, me mall për liri,
Krijova me duar, me dhimbje e dashuri.
Moisiut i fala përkushtim e kujtime,
UÇK-së i kushtova emblemën time,
Jetës ia dhurova artin si dëshmi,
Idealit të lirisë i mbeta besnik në përjetësi!
Nuk e pata jetën të shtruar me lule.
I njoha prangat dhe muret e burgut.
I njoha dhembjet e ndarjes, mallin për familjen dhe vitet që nuk kthehen më.
Por nuk hoqa dorë nga besimi se një ditë Kosova do të ishte e lirë.
Kur erdhën vitet e veprimtarisë kulturore në Zvicër, e kuptova se edhe arti ishte një rrugë për t’i shërbyer kombit.
Kështu erdhën manifestimet kushtuar Aleksandër Moisiut.
Kështu erdhën bashkëpunimet me Alfred Moisiun, Liri Lushin, Veton Mujajn dhe shumë miq të kulturës sonë.
Kështu mbetën fotografitë, dokumentet, emblema e UÇK-së dhe mozaikët e mi.
Sot nuk kërkoj që historia të më duartrokasë mua. Dëshiroj që historia të mos harrojë ata me të cilët punuam së bashku!
────
FALËNDERIM PUBLIK DHE EMOCIONAL PËR MBI 3.000 PJESËMARRËS DHE KONTRIBUES
LUGANO 1994 – VICO MORCOTE DHE LUGANO 2005
Të dashur miq, artistë, atdhetarë, bashkëpunëtorë dhe dashamirës të kulturës shqiptare!
Sot, pas më shumë se tri dekadash nga fillimi i këtij rrugëtimi, ndiej një detyrim të thellë moral dhe njerëzor t’ju falënderoj publikisht.
Sipas kujtimeve dhe vlerësimit tim personal, mbi 3.000 pjesëmarrës dhe kontribues u bënë pjesë e dy manifestimeve ndërkombëtare kushtuar gjigantit të skenës botërore, Aleksandër Moisiut, në vitet 1994 dhe 2005.
Kur i kujtoj sot ato ditë, nuk shoh vetëm sallat e mbushura, skenat, dokumentet dhe fotografitë.
Shoh fytyrat tuaja.
Shoh duart që punuan, njerëzit që udhëtuan, miqtë që hapën dyert, artistët që sollën talentin e tyre, familjet që pritën mysafirët dhe vullnetarët që dhanë kohën e tyre pa kërkuar asgjë në këmbim.
Secili prej jush la një gjurmë në atë histori.
Disa kontribuuan me fjalë, disa me art, disa me organizim, disa me mbështetje materiale, disa me këshilla dhe shumë të tjerë vetëm me praninë e tyre të ngrohtë.
Por çdo kontribut, i madh apo i vogël, ishte i çmuar.
Pa ju, ato manifestime nuk do të kishin të njëjtin shpirt, të njëjtën madhështi dhe të njëjtën jehonë.
Ju që erdhët nga Zvicra, Kosova, Shqipëria, Italia dhe vende të tjera, sollët me vete dashurinë për kulturën shqiptare.
Ju që morët pjesë në Lugano më 17, 18 dhe 19 mars 1994, e bëtë atë qytet një shtëpi të madhe të kujtesës dhe të artit.
Ju që u bashkuat në Vico Morcote dhe Lugano më 19 dhe 20 mars 2005, e vazhduat atë amanet me të njëjtin përkushtim.
Në ato ditë, ne nuk ishim thjesht pjesëmarrës në një veprimtari kulturore.
Ishim një familje e madhe, e bashkuar rreth emrit të Aleksandër Moisiut dhe rreth besimit se kultura shqiptare meriton të dëgjohet në Evropë dhe në botë.
Ju falënderoj nga zemra për çdo orë pune, për çdo udhëtim, për çdo telefonatë, për çdo këshillë, për çdo duartrokitje dhe për çdo fjalë inkurajimi.
Ju falënderoj edhe për besimin që patët tek ne, edhe atëherë kur rruga ishte e vështirë dhe mjetet ishin të kufizuara.
Nëse sot këto kujtime vazhdojnë të jetojnë, kjo ndodh sepse ju i mbajtët gjallë me praninë, dashurinë dhe përkushtimin tuaj.
Një mirënjohje të veçantë për Gjeneralin dhe ish-Presidentin Alfred Moisiu, për bashkëpunimin dhe përkrahjen në rrugëtimin tonë kulturor.
Një përqafim artistik për Liri Lushin, Shotën tonë të paharrueshme, për përkushtimin dhe kontributin e saj në artin shqiptar.
Mirënjohje për vëllanë tim Veton Mujaj, me të cilin ndamë punën, përgjegjësitë dhe emocionet e këtyre ngjarjeve.
Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këshillave organizativë, artistët, profesorët, gazetarët, sponsorët, bashkatdhetarët dhe vullnetarët.
Dhe falënderim i veçantë për familjen dhe dashamirësit e Aleksandër Moisiut, që e mbajtën të gjallë trashëgiminë e tij.
ASNJË SUKSES I MADH NUK ËSHTË VEPËR E VETËM NJË NJERIU!
Suksesi i manifestimeve të Moisiut ishte fryt i bashkëpunimit, i besimit dhe i dashurisë së mijëra njerëzve për artin.
Prandaj, sot, me dorën në zemër dhe me emocion të thellë, ju them:
FALEMINDERIT, MBI 3.000 HERË FALEMINDERIT!
Faleminderit që ishit aty.
Faleminderit që besuat.
Faleminderit që punuat.
Faleminderit që e bëtë të mundur që emri i Aleksandër Moisiut të jehojë përsëri me dinjitet.
Kjo mirënjohje nuk është vetëm e imja.
Është mirënjohja e kujtesës, e artit dhe e kulturës shqiptare.
KUPA E MIRËNJOHJES PËR PLANETIN MOISIU
Sot e ngre simbolikisht kupën e mirënjohjes.
Jo për një fitore personale, por për një histori të përbashkët.
Për Aleksandër Moisiun, që na bashkoi me emrin e tij.
Për Alfred Moisiun, që na nderoi me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e tij.
Për Liri Lushin, që e solli Shotën e Kosovës në madhështinë e skenës.
Për Veton Mujajn, vëllanë dhe bashkëpunëtorin tim.
Për të gjithë ata mijëra njerëz që ndërtuan me ne një festë të kulturës.
Dhe për kujtesën e Kosovës, të cilën e mbart me vete nga ditët e burgut deri te veprat e mia artistike.
Le të rrojë arti që bashkon!
Le të rrojë kujtesa që nuk shuhet!
Le të rrojë miqësia që u qëndron dekadave!
DHE LE TË KUMBOJË PËRJETË ZËRI I PLANETIT MOISIU!
V. AKROSTIKU I FUNDIT – UÇK
AMANETI I LIRISË
U – U ngrit nga dhimbja e një populli që kërkonte liri, duke lënë pas një amanet që brezat duhet ta kujtojnë me dinjitet!
Ç – Çeli udhën e lirisë me sakrifica të mëdha, me qëndresë dhe me shpresën për një Kosovë të lirë!
K – Kosovë, mbaje përjetë në zemër kujtimin e dëshmorëve dhe amanetin e paqes, të drejtësisë e të lirisë!
NUK HESHTËN KURRË!
Nuk heshti Shotja përpara robërisë.
Nuk heshti arti i Liri Lushit përpara harresës.
Nuk heshti zëri i Gjeneralit Alfred Moisiu kur shprehu qëndrimin e tij për Kosovën.
Nuk heshtën as duart e mia kur në Likovë krijuan emblemën e UÇK-së!
Dhe sot nuk dua të heshtë kujtesa.
Sepse fotografia mund të zbehet, por dëshmia duhet të ruhet.
Guri mund të thyhet, por ideali i lirisë mbetet.
Njerëzit mund të largohen, por vepra e mirë mbetet pas tyre.
NGA SHOTE GALICA TE LIRI LUSHI,
NGA ALEKSANDËR MOISIU TE ALFRED MOISIU,
NGA LIKOVA TE KOSOVA E LIRË –
NJË HISTORI QË DUHET TË RUHET!
LAVDI ARTIT QË NUK VDES!
NDERIM KUJTESËS SË LUFTËS ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!
MIRËNJOHJE TË GJITHË ATYRE QË I SHËRBYEN KULTURËS, DINJITETIT DHE LIRISË SË POPULLIT SHQIPTAR!
Me respekt, dashuri vëllazërore dhe mirënjohje të përjetshme,
Sak Muji (Sylë Mujaj)
Mik i artit, veprimtar kulturor dhe mozaicist
Lugano – Zvicër
24 tetor 2026
Sak Muji ’26
Dokumentet që e mbështesin shkrimin
Për botimin në DRINI, këto janë burimet më të rëndësishme që i japin shkrimit bazën dokumentare:
fotografitë arkivore dhe dokumentet e veprimtarive kulturore.
Shënim për ilustrimet: Fotografitë historike paraqiten si dokumente arkivore; portretet-mozaik dhe kompozimi i përbashkët pranë pllakës së Moisiut janë krijime artistike të vitit 2026.
-. Biblioteka Kombëtare e Kosovës⁠ dokumenton manifestimet ndërkombëtare të 17–19 marsit 1994 kushtuar Aleksandër Moisiut. 
-. Vlerësimi i Këshillit Organizativ, 21 mars 2005⁠ përmend pjesëmarrjen e Alfred Moisiut dhe kontributin e Liri Lushit me studentët e saj. 
-. Intervista me Liri Lushin, 26 gusht 2026⁠ përshkruan karrierën e saj, rolin e Shote Galicës dhe punën artistike në Zvicër. 
-. Radio Evropa e Lirë, 17 tetor 2025⁠ dokumenton tubimin në Tiranë dhe pjesëmarrjen e Alfred Moisiut. 

Me kapuç në xhami, me lodra erotike në Zvicër – dy hoxhallarë, dy dashnore dhe një valixhe plot hipokrizi!

0

Rrezart Kalaja, SHBA

Një aventurë satirike ku morali mbetet në doganë, dashnoret presin dhuratat dhe predikuesit ngatërrohen mes rafteve rozë.

Fejton letrar satirik

 

24 tetor 2026

HYRJE – KUR HIPOKRIZIA VIS​HET ME RROBAT E MORALIT

Ka njerëz që flasin aq shumë për moralin, sa njeriu do të mendonte se e kanë marrë me tapi nga qielli. Ata nuk ecin nëpër jetë: marshojnë mbi ndërgjegjen e të tjerëve. Nuk këshillojnë: japin urdhra. Nuk diskutojnë: shpallin vendime. Për ta, jeta private e fqinjit është një libër i hapur, ndërsa jeta e tyre një arkiv sekret që nuk guxon ta prekë askush.

Në këtë botë të çuditshme, ku disa predikojnë më shumë sesa praktikojnë, ku fjala shpesh ngrihet në piedestal ndërsa vepra fshihet pas perdeve, lind edhe satira. Jo si armë kundër besimit, por si pasqyrë për ata që e shndërrojnë moralin në privilegj personal dhe në barrë për të tjerët.

Dhe çfarë pasqyre do të ishte më e përshtatshme se ajo e një dyqani erotik në Zvicër, ku dy personazhe të imagjinatës sonë — Hoxha Kapuçi dhe Hoxha Mjekra — nisen për të parë Alpet, por përfundojnë duke zbuluar rafte rozë, pajisje me bateri dhe një të vërtetë që asnjë valixhe nuk mund ta fshehë?

Kjo nuk është kronikë policore, as dëshmi kamerash. Është një komedi letrare për moralin që ndryshon sipas kufijve dhe për ndërgjegjen që, nganjëherë, mbetet në doganë.

KUR DY PREDIKUES VENDOSËN TA ZBULOJNË EVROPËN

Në një cep të Ballkanit, atje ku llafet rriten më shpejt se pemët dhe ku disa njerëz kujdesen më shumë për mëkatet e fqinjit sesa për virtytet e veta, jetonin dy hoxhallarë të botës sonë imagjinare: Hoxha Kapuçi dhe Hoxha Mjekra.

I pari ishte mjeshtër i ndalesave. Nëse do ta kishin emëruar ministër të moralit, do t’ia ndalonte edhe diellit të perëndonte pa autorizim!

I dyti ishte specialist i këshillave. Kishte aq shumë këshilla për jetën e të tjerëve, sa mund të mbushte një bibliotekë të tërë, por ende nuk kishte gjetur një libër të vogël me titullin: «Si të merrem me punët e mia?»

Një ditë vendosën të niseshin në Zvicër.

— O Mjekër, duhet ta shohim Evropën! — tha Kapuçi.

— Patjetër, vëlla! Duhet të mësojmë nga qytetërimi perëndimor!

— Do të vizitojmë Alpet, muzetë, liqenet…

— Dhe do të studiojmë përparimin e teknologjisë!

— Po për gratë, çfarë t’u themi?

— Se kemi një program të ngjeshur kulturor!

Dhe kështu u nisën.

Valixhet i mbushën me rroba, pasaportat i futën në xhep, kapuçat i rregulluan mbi kokë, por një gjë harruan ta merrnin me vete: moralin që ua predikonin përditë të tjerëve.

Ai, me sa duket, mbeti në aeroport, diku mes kontrollit të bagazheve dhe sportelit të deklarimit doganor.

NJË VITRINË QË UA NDRYSHOI PROGRAMIN TURISTIK

Mbërritën në Zvicër.

Qytet i pastër, rrugë të rregullta, njerëz që ecnin të qetë, orë që tregonin kohën me saktësi dhe vitrina që nuk kërkonin leje për t’u dukur.

Teksa po shëtisnin, syri i Kapuçit u ndal te një dyqan me drita të kuqe dhe rozë.

— O Mjekër, shikoje atë lokal!

— Çfarë ka?

— Ka zemra, drita, lodra, kuti… Qenka shumë interesant!

— Ndoshta është ndonjë muze i teknologjisë bashkëkohore!

— Po hyjmë?

— Hyr, more burrë! Dituria nuk ka kufij!

Dhe hynë.

Por sapo kaluan pragun, të dy mbetën të shtangur.

Në vend të librave, rafte me lodra erotike. Në vend të dorëshkrimeve, kuti shumëngjyrëshe. Në vend të monumenteve historike, pajisje që punonin me bateri, me komandë dhe me programe të ndryshme.

Kapuçi hapi sytë.

— O Mjekër, çfarë universiteti qenka ky?!

Mjekra rregulloi syzet.

— Universitet privat, vëlla! Dhe nga pamja, me laboratorë shumë të përparuar!

— Po studentët ku janë?

— Studentët jemi ne, more Kapuç! Vetëm mos më pyet për diplomën!

ZARIFA, HANA DHE DIPLOMACIA E DHURATAVE

Kapuçi mori nga rafti një lodër rozë.

E shikoi nga të gjitha anët. Lexoi udhëzimin. E rrotulloi me seriozitetin e një arkeologu që sapo kishte zbuluar një mbishkrim të humbur.

— O Mjekër, shikoje këtë mrekulli!

— Çfarë është?

— Një pajisje moderne!

— Për çfarë të duhet?

Kapuçi uli zërin:

— Po mendoj t’ia blej Zarifës!

— Cilës Zarifë?!

— Zarifës sime, more burrë! Dashnores që, në këtë komedinë tonë, më pret me mall!

Mjekra shpërtheu në të qeshura.

— Ha, ha, ha! O Kapuç, ti paske dalë nga teologjia e paske hyrë në diplomacinë romantike!

— Po, more vëlla! Edhe dashuria kërkon përparim!

— Po gruas sate çfarë do t’i blesh?

— Një kuti çokollatash!

— Vetëm çokollata?!

— Po çfarë do ti? Gruaja më pyet edhe për çorapet kur i blej të reja! Po ta çoj këtë lodër në shtëpi, do të më kërkojë faturën, deklaratën doganore dhe dëshminë e tre personave!

Mjekra qeshi aq fort sa u detyrua të mbështetej te rafti.

— Ha, ha, ha! More Kapuç, ti paske shpikur një sistem të ri ekonomik: çokollata për bashkëshorten, teknologji për dashnoren!

— Mos qesh shumë! Po ti çfarë po mban në dorë?

Mjekra e fshehu kutinë vjollcë pas shpine.

— Asgjë!

— Si asgjë? Po ajo kutia?!

— Është për Hanën!

— Për Hanën?!

— Po, more! Edhe unë kam një dashnore në këtë komedinë tonë!

— Aha! Domethënë unë Zarifën, ti Hanën! Po bashkëshortet?

— Bashkëshortet janë institucione të përhershme, dashnoret projekte speciale!

— Ha, ha, ha! O Mjekër, ti paske krijuar qeveri me dy ministri!

— Po, vëlla! Një Ministri të Familjes dhe një Ministri të Marrëdhënieve të Fshehta!

— E kush është kryeministri?

— Frika, more burrë! Frika nga zbulimi!

Të dy u shkrinë së qeshuri.

KUR LODRAT KANË MË SHUMË PROGRAME SE PREDIKIMET

Mjekra nisi ta lexonte kutinë që mbante në dorë.

— O Kapuç, kjo paska pesë programe!

— Pesë?!

— Po!

— More burrë, ne mezi e përfundojmë një program të së premtes, kurse kjo paska pesë!

— Dhe shiko, paska edhe telekomandë!

— Tele-komandë?!

— Po!

— O Zot, në Zvicër edhe dashuria qenka bërë me butona!

— Prit, prit! Kjo tjetër paska edhe funksion të heshtur!

— Të heshtur?!

— Po!

— More Mjekër, kjo qenka më e mençur se ne! Ne flasim aq shumë për moralin, sa e dëgjon gjithë lagjja, kurse kjo punuaka pa bërë zhurmë!

Mjekra u përkul nga të qeshurat.

— O Kapuç, po sikur ta blejmë një për Zarifën dhe një për Hanën?

— Patjetër!

— Po sikur të kërkojmë zbritje?

— Për çfarë?

— Për blerje të përbashkët akademike!

— Ha, ha, ha! Ti vërtet qenke profesor!

— Profesor jo, por këtu po më duket se do të marrim doktoraturë!

— Me çfarë titulli?

— «Ndikimi i teknologjisë zvicerane në modernizimin e marrëdhënieve sekrete ballkanike»!

— E kush do të na e nënshkruajë diplomën?

— Zarifa dhe Hana!

— Po bashkëshortet?

— Ato do të jenë komisioni i disiplinës!

Dhe përsëri shpërthyen në gaz.

KATËR GRA, DY QESE DHE NJË KATASTROFË DIPLOMATIKE

Papritur Kapuçi u bë serioz.

— O Mjekër, më lindi një problem!

— Çfarë problemi?

— Po sikur t’i ngatërrojmë dhuratat?

— Si t’i ngatërrojmë?

— Çokollatat e gruas t’ia çoj Zarifës, kurse lodrën e Zarifës t’ia çoj gruas!

Mjekra u ngrit menjëherë.

— O Kapuç, kjo nuk është më ngatërresë! Kjo është krizë ndërkombëtare!

— Pse?

— Sepse gruaja do të hapë hetime, Zarifa do të kërkojë sqarime, Hana do të dyshojë dhe gruaja ime do të thërrasë një mbledhje urgjente!

— Po ne?

— Ne do të kërkojmë azil në Alpet zvicerane!

— Ha, ha, ha! Po sikur të na gjejnë edhe atje?

— Atëherë do të themi se kemi shkuar të meditojmë mbi gabimet tona!

— Po nëse na kërkojnë të pendohemi?

— Pendohemi, more burrë!

— Po dhuratat?

— Ato i konfiskon komisioni familjar!

Kapuçi ngriti duart.

— O Mjekër, këtu po më duket se lodrat janë më të lira se pasojat e tyre!

— Natyrisht! Lodra ka çmim në etiketë, ndërsa gënjeshtra ka çmim të paparashikueshëm!

SHITËSJA QË UA MBAJTI LIGJËRATËN E JETËS

Në atë çast iu afrua shitësja.

— Zotërinj, a mund t’ju ndihmoj?

Kapuçi u drejtua me seriozitet.

— Po, zonjë! Ne jemi studiues!

— Studiues të çfarë fushe?

— Të teknologjisë bashkëkohore!

— Dhe çfarë keni zbuluar?

Mjekra u përgjigj:

— Kemi zbuluar se disa pajisje kanë më shumë programe sesa institucionet tona!

Shitësja qeshi.

— Shumë interesante! A dëshironi t’i blini?

— Po, por na duhen katër qese!

— Katër? Ju keni vetëm dy produkte!

Kapuçi uli zërin:

— Dy qese për dhuratat dhe dy të tjera për t’i fshehur qeset e para!

Shitësja buzëqeshi.

— Zotërinj, ne shesim lodra, jo alibi!

Mjekra e shikoi Kapuçin.

— O vëlla, kjo na e tha një fjali më të fortë se njëqind predikime!

— Mos fol! Se po vazhdoi kështu, do të na japë provim!

Shitësja vazhdoi:

— A dëshironi faturë?

— Po, por futeni në fund të paketimit!

— Përse?

— Se jemi njerëz me reputacion!

Shitësja u përgjigj me qetësi:

— Reputacionin nuk e mbron qesja, zotërinj. E mbron sjellja juaj.

Për herë të parë gjatë gjithë udhëtimit, të dy heshtën.

Sepse njeriu mund të ketë përgjigje për gjithçka, por ndonjëherë një pyetje e thjeshtë ia rrëzon gjithë kështjellën e justifikimeve.

MORALI ME DY PASAPORTA DHE NJË NDËRGJEGJE TË HUMBUR

Dhe këtu, të dashur lexues, komedia fillon ta zbulojë të vërtetën që fshihet pas të qeshurave.

Sa e çuditshme është kjo botë!

Disa njerëz e shohin jetën private të të tjerëve si pronë publike, ndërsa jetën e tyre si sekret shtetëror.

Për të tjerët kanë rregulla.

Për veten kanë përjashtime.

Për të tjerët kanë qortime.

Për veten kanë justifikime.

Për të tjerët kërkojnë ndershmëri absolute.

Për veten kërkojnë mirëkuptim të pakufizuar!

Në shtëpi thonë: «Mos shiko!»

Në udhëtim pyesin: «A mund ta shoh edhe një herë?»

Në shtëpi thonë: «Mos prek!»

Në udhëtim pyesin: «Ma jep ta shoh si funksionon!»

Në shtëpi thonë: «Ruajuni nga tundimet!»

Në udhëtim pyesin: «A ka zbritje për dy copë?»

Në shtëpi flasin për besnikërinë.

Në udhëtim, dy heronjtë tanë imagjinarë diskutojnë si të mos ua ngatërrojnë dhuratat bashkëshorteve dhe dashnoreve!

Çfarë mrekullie e hipokrizisë!

Sikur gënjeshtrat të prodhonin energji elektrike, dy turistët tanë do ta ndriçonin gjithë Zvicrën!

Sikur justifikimet të ishin monedhë, do të hapnin bankë!

Sikur predikimet të shërbenin si pasaportë, do të kalonin çdo kufi pa kontroll!

Por ndërgjegjja nuk është sportel doganor.

Ajo nuk vuloset me një copë letër.

Nuk blihet me franga.

Nuk merret me kredi.

Dhe nuk mund të fshihet përgjithmonë në fund të valixhes.

GJYQI I MADH I NDËRGJEGJES

Kur dolën nga dyqani, Kapuçi dhe Mjekra u ulën në një stol pranë rrugës.

Përballë tyre kalonin njerëz të qetë, secili në punën e vet.

Kapuçi e theu heshtjen.

— O Mjekër, më thuaj diçka.

— Fol, vëlla.

— Pse është kaq e lehtë t’u japësh të tjerëve këshilla dhe kaq e vështirë t’i zbatosh vetë?

Mjekra uli kokën.

— Sepse këshilla nuk na kushton asgjë. Ndërsa ndershmëria na kërkon të paguajmë me përgjegjësi.

— Po pse merremi kaq shumë me jetën e huaj?

— Sepse kur shikojmë vazhdimisht nga dritarja e fqinjit, nuk kemi nevojë të shikojmë në pasqyrën tonë.

— Po atëherë çfarë është morali?

Mjekra u mendua.

— Morali nuk është kapuçi që mban në kokë, as mjekra që të rritet në fytyrë. Është ajo që bën kur askush nuk të sheh.

Kapuçi shikoi qesen me dhurata.

— Atëherë, more Mjekër, ne paskemi blerë gjithçka, përveç asaj që na duhej më shumë!

— Çfarë?

— Pak sinqeritet!

Mjekra buzëqeshi me trishtim.

— Atë nuk e shesin këtu, vëlla. Atë duhet ta gjejmë te vetja.

EPILOG – VALIXHET U MBUSHËN, POR NDËRGJEGJJA MBETI BOSH

Të nesërmen, dy turistët u përgatitën për t’u kthyer në vendlindje.

Kapuçi kontrolloi valixhen.

— Çokollatat i kemi?

— I kemi!

— Dhuratat për Zarifën dhe Hanën?

— I kemi!

— Faturat?

— I kemi fshehur!

— Fotot e Alpeve?

— Kemi bërë vetëm dy!

— Po nga dyqani?

— Kemi bërë njëzet!

— O Mjekër, po nëse na pyesin çfarë pamë në Zvicër?

— U themi se pamë qytetërim, disiplinë, teknologji dhe një mësim të madh për jetën!

— E cili është ai mësim?

Mjekra ia hodhi dorën mbi sup.

— Se liria nuk është privilegj vetëm për ne. Është e drejtë edhe për njerëzit që nuk mendojnë si ne!

Kapuçi qeshi.

— O Mjekër, kjo qenka ligjërata më e bukur që kemi mbajtur ndonjëherë!

— Po, vëlla, vetëm se për herë të parë nuk kishim publik!

— Jo, more! Publiku ishim ne vetë!

Dhe të dy, për herë të fundit, shpërthyen në të qeshura.

Por ajo e qeshur nuk ishte më si në fillim.

Tani kishte brenda një pikë turpi, një grimcë të vërtete dhe një dyshim të madh mbi gjithë atë moral që kishin predikuar.

PËRFUNDIM – NJË PASQYRË QË NUK DUHET THYER

Të qeshësh me Hoxhën Kapuç dhe Hoxhën Mjekër është e lehtë. Ata janë personazhe të një komedie, të ndërtuar për të na zbavitur me dobësitë dhe kundërthëniet e tyre.

Por satira do ta humbiste kuptimin nëse do të mbetej vetëm një e qeshur për dy njerëz imagjinarë.

Sepse pas tyre mund të qëndrojë cilido që e përdor moralin si mjet për të sunduar ndërgjegjen e tjetrit: predikuesi që kërkon përulësi, por nuk e njeh vetë; politikani që flet për ndershmëri, por kërkon përjashtime; qytetari që gjykon fqinjët, ndërsa kërkon heshtje për gabimet e veta.

Hipokrizia nuk ka vetëm një profesion, një veshje apo një besim. Ajo i ndërron kostumet sipas rastit, ndërsa fytyrën e mban po atë.

Për këtë arsye, asnjë kapuç, mjekër, titull apo tribunë nuk duhet të shërbejë si dëshmi automatike e virtytit. Dhe asnjë njeri nuk duhet gjykuar vetëm nga pamja ose besimi i tij.

E vërteta është më e thjeshtë, por edhe më kërkuese:

Ndershmëria fillon aty ku fjala dhe vepra takohen pa pasur nevojë të fshihen nga njëra-tjetra.

Prandaj, udhëtoni, qeshni, dashuroni, lexoni, zbuloni botën dhe respektoni lirinë e të tjerëve. Por mos kërkoni për veten atë që ua ndaloni të tjerëve.

Në fund të fundit, një orë zvicerane mund të riparohet kur nuk e tregon saktë kohën. Një valixhe e humbur mund të gjendet. Një faturë mund të zëvendësohet.

Por besimi i humbur nuk kthehet me një mandat pagese.

Dhe kjo është ironia më e madhe e udhëtimit tonë:

Dy turistët hynë në një dyqan për të blerë lodra, por dolën me një mësim që nuk kishte çmim.

Sepse njeriu mund ta ndërrojë shtetin, hotelin, veshjen dhe pasaportën.

Por, nëse e ndërron moralin sa herë që ndryshon adresa, atëherë ai nuk ka udhëtuar drejt një vendi tjetër; ka ikur nga vetvetja.