Votimi në Sërbi (Фото: Бета/AP Photo/Armin Durgut)

Gani I. Mehmeti
Humbja e partisë së Aleksandër Vuçiqit në Serbi pas 14 vitesh në pushtet, është e mirëseardhur. Nuk do të thotë se pritet shumë ndoshta edhe nga Lista Studentore, por kjo mbetet të shihet. Mendja më thotë se duhet të ketë ndryshime në favor të Kosovës dhe të Kosovës Lindore., nëse nuk do të jem i mashtruar.
E them këtë, sepse duket, ndoshta, një ndarje apo një qëndrim më i largët nga Putini dhe nga Rusia. Këtë e nxjerr nga ajo se, Putini pati lobuar për fitoren e Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit 2026. E, deri sa votuesit nuk zgjodhën atë që favorizoi Putini, ka gjasa që Lista Studentore të jetë më properëndimore dhe diçka më larg nga Rusia.
Për këtë, mbetet të shohim edhe kush do të vie si në krye të qeverisë serbe si dhe kryetar i Serbisë, për të cilët nuk kemi pasur emra.
Në takimet e mbajtura të studentëve serbë, nuk dallonin nga Vuçiqi në raport me ne shqiptarët, por tani mbetet të shihet. Besoj se edhe ata do të jenë sado pak të prirur nga perëndimi edhe tysnia ndërkombëtare do të shtohet. E mund të vie deri tek njohja e Republikës së Kosovës.



