ARKIVI:
27 Prill 2024

Prej “tokës së askujt” të akademikut Mihajlo Gjuriq pas LDB-së, deri tek “toka e askujt” e Edi Ramës!

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi

__

  • Akademiku serb Mihajllo Gjuriq , ka thënë pas Luftës së Dytë Botërore: “Edhe nëse e humbim Kosovën, duhet të përpiqemi që në të askush të mos jetoj, të mbetët “tokë e askujt”!

Në origjinal: “Srpski akademik Mihajlo Gjurič rekao je nakon drugog svjetskog rata: I ako izgubimo Kosovo,moramo se truditi da u njemu nitko ne uživa, da postane “ničija zemlja”!

Ky është varianti rezervë i Serbisë: në këtë drejtim ajo e sulmoj Kosovën pandërpre, që nga pjesa e dytë e Qershorit 1999. Edhe para, e sidomos me nxitjen e shpalljes së Kosovës vend “multietnik” pikërisht nga terri serbomadh.

Pastaj, pasi ndikuan shumë që vendi të shpallej “multietnik”, serbët menjëhere e kërkuan veçimin e tyre njëetnik , përmes “komunave serbe”.

Pjesa veriore e vendit tonë u provua natë dhe ditë të mbetej “tokë e askujt”, dmth., tokë ku nuk vepron shteti i Kosovës.

Në fillim të shkurti 2000 , përderisa ushtria e “komandantëve” dhe ajo e “paqësorëve”, ishin nxehur të zënë në luftën vëllavrasëse se kush ka bërë më shumë për vendin e lirinë e tij, serbët e udhëhequr nga Serbia dhe pjesërisht edhe nga KFOR-i francez, me 3, 4 dhe 5 shkurt, i vranë disa shqiptarë dhe i dëbuen me dhunë mbi 15 mijë shqiptarë të tjerë nga Mitrovica andej Ibrit, me qëllim që ajo hapësirë e Kosovës të mbetej pa shqiptarë, si “tokë e askujt”, dmth si tokë serbe!

Në realitet me shprehjen “tokë e askujt”, nënkuptohet një pjesë e vendit ku nuk vepron ligji i vendit, gjë që ka qenë kryeqëllim i Serbisë dhe paramilitarëve të saj, duke filluar nga “Rojet e Urës” e deri tek “Brigada e Veriut”, që nuk është tjetër pos formacion special i Ushtrisë së Serbisë.

Që të mbetej ajo pjesë e vendit si “tokë e askujt”, kontribuoi edhe qasja e gabuar e bashkësisë ndërkombëtare, me qëllim e synim të “ruajtjes së paqes e qetësisë”, qoftë edhe duke e shndërruar atë pjesë të vendit si strehë të kriminelëve serbë, të cilët, madje “bënin tregti” dhe “politikë” me disa “figura” të shtetit të Kosovës!

Duhet rikujtuar se disa prej udhëheqësve të vendit para , e sidomos pas luftës, ishin të mashtruar nga BIA serbe, e përbame edhe prej shqipfolësve, që të bënin krime, sidomos ndaj të vetve, në mënyrë që ata , tashmë si të shantazhuar me çdo kusht të strehoheshin nga krimet e bëra pa asnjë nevojë, duke qenë në krye të shtetit!

Që ashtu ta bënin shtetin të dobët dhe jofunksional në aspektin ligjor.

Djallëzia e kurthes serbe ishte e madhe dhe e mirëmenduar: Që mos tu binte në mend fati i shtetit, por vetëm ai “i bythve” të tyre!

Shteti i Serbisë, përderisa këta i kishte detyruar të mirreshin me vetvetën, vepronte me këmbëngulje kundër Kosovës; ai duhej të shndërrohej (dhe u shndërrua) në faktor në pjesën veriore të Kosovës , përmes shumë ivanoviqve dhe radojčiqve.

Prandaj, kujdes kur për “tokën e askujt” flet dhe leh njifar kryeministri i vendit fqinj me Kosovën, me do qen të zgjebosun si qelbiBaze!

Ata i nxitë dikush me lehë pandërpre, madje me lehë me të madhe!

Prandaj, të gjitha partitë e Kosovës sonë të vogel duhet të jenë krah Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti.

Nuk duhet kujtue më se kush çka ka thënë e bërë dje apo pardje, por të gjithë duhet të jenë të bashkuar si grusht, të kulturuar dhe të fortë – për Kosovën!

Nuk i takon opozitës, por pozitës (Qeverisë aktuale), që t’i bashkoj njerëzit në raport me Serbinë, që po e mbanë Kosovën nën “ethet” e luftës (dhe në gjendje lufte), duke sjellë mijëra e mijëra trupa përreth vendit me të gjitha armatimet për ofensiva luftarake. Shembulli i 24 shtatorit, ishte pararoja e asaj ushtrie, përderisa ushtarë të shumtë prisnin të gatshëm rreth më rreth vendit , duke qenë të gatshëm për të sulmuar.

Në shembullin e Kosovës, nuk ka si dhe pse të flitet për serbët e Kosovës, por vetëm për faktin që ata të mos jenë të instrumentalizuar dhe “në duartë” e Serbisë; që ata të jenë vetëm njerëz , si të tjerët, e jo “kolonë” që kryejnë detyra për shtetin. Pra, pse të mos ketë edhe më shumë serbë në Kosovë, por jo nëpër “komunat serbe” , pasi ato komuna mandej janë SY, Vesh dhe Çizme ushtaraku dhe polici ndër ne, për interesat e Serbisë dhe të Federatës Ruse.

Ne nuk jemi “tokë e askujt”, nuk jemi lëndinë, por tokë e shqiptarëve dhe e secilit që e don këtë vend.

Nuk jemi “tokë turke” për shkak të xhamive që po na i meremeton e ndërton Turqia pa na pyetur fare, e as “tokë serbe!”.

Sepse kjo na shpie tek “toka e askujt”, qysh duan armiqët e këtij populli!

“Tokë e pa zot”, që udhëhiqet nga kreu i shtetit të Serbisë…!

***

Zato ne treba da zaboravimo to što misli uvek Serbia, kao što je mislio davno Srpski akademik Mihajlo Gjurič , koj je rekao nakon drugog svjetskog rata:

“I ako izgubimo Kosovo,moramo se truditi da u njemu nitko ne uživa,da postane”ničija zemlja”!

Isto to sada misli i Edi Rama, Premijer Albanije !

Të njejtën gjë sot po e përsëritë si papagall edhe kreu i qeverisë shqiptare…!

Edhe Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake që jeton në SHBA, e kritikon Edi Ramën për qëndrimin e tij joshqiptar dhe si të mos ishte Kryeministër i Shqipërisë, duke theksuar:

Kryeministri joligjor i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama, krijesa shumë e rrezikshme për Kombin Shqiptar, ka thënë “Kosova është tokë e askujt”.

Meqë Edvin Kristaq Rama nga babai  është vlleh, ai më pas do të thotë se Kosova është tokë e vllehëve.

Fanatizmi partiak dhe pasojat e tij fatale

PDK pas arrestimit të Hashim Thaçit, nuk po ia merr mendja se duhet të ekzistoj më Kosova.
Krejt shpresat i ka tek Edi Rama, kryeministri i një vendi tjetër.
Ish-këshilltari i Thaçit, Bekim Çollaku, para dy ditësh tha se informatat që i posedon kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nuk i posedojnë liderët e Kosovës. Kësisoj, ai tha se Rama ju paraprinë shumë proceseve me deklaratat që i jep.
Prej nga ato informata ai dhe pse ti ketë gjithë ato informata për Kosovën , e jo për Himarën? Pasi edhe Himara dhe jo vetëm ajo, është shënjestruar si “tokë e askujt”, për të qenë, në fund, “tokë greke!”.
Deklarata e Edi Ramës për Kosovën, e sidomos për pjesën veriore të saj, – si për “tokë të askujt”, është deklarata më antishqiptare që mundet me e shqiptue një kryeministër shqiptar, kaq hapur e paturpësisht!
Akademiki serb Mihajlo Gjuriq, ka pas lënë porosi menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, se nëse një ditë nuk mund ta mbajmë Kosovën, duhet të bëjmë çmos që atë ta shpallim “tokë të askujt”, por assesi vetëm të shqiptarëve!
Kështu , si Edi Rama , mendon edhe Serbia e Aleksander Vuçiqit, madje atë që se thotë Vuçiqi, po e thotë si askush tjetër Kryeministri i Shqipërisë, më me guximin e të marrit.
Edita Tahiri, negociatorja e njohur e Kosovës në bisedimet e mëhershme me Serbinë, me të drejtë e kishte shprehur mospajtimin e saj të plotë me të, madje kishte pyetur se “a është shqiptar”?
Sado që në një vend demokratik edhe kur nuk i përket me shpirt, ndjenjë dhe përkatësi etnike shumicës së banorëve të vendit, duhet domosdo të silleshin në bazë të interesave të vendit!
Se një njeri dhe një shqiptar i mirë, kurrsesi nuk mund të mendoj për Kosovën , ashtu sikurse po mendon Edi Rama.
Në të vërtetë, veriu i vendit tonë tashmë është më shumë se asnjëherë që nga pjesa e dytë e qershorit 1999, pjesë e Kosovës dhe nuk është më “tokë e askujt” si deri më tash, dmth si tokë e kriminelëve serbë të Kosovës dhe të Serbisë si dhe të kriminelëve nga politika e Kosovës, që si jipnin as pesë pare për sigurinë dhe integritetin territorial të vendit.
Duke lexuar se çka thoshte sonte Lutfi Haziri dhe se si e akuzonte Albin Kurtin për ndërprerjen e dialogut, të vinte të vjellësh nga shpërthimi publik i gjithë asaj paditurie, kur të gjithë e dijmë se si dështoj me pak pasoja agresioni ushtarak i Serbisë në atë pjesë të Kosovës, ku u gjetën e sekuestruan aq shumë armë e municione.
Qasjet partiake në analizën e ngjarjeve në vend, janë vërtetë shqetësuese dhe arsye për brengosje të thellë, pasi jo vetëm fanatizmi partiak, mercenarizmi mediatik dhe fanatizmat e tjera të verbëra, janë duke i bërë dëme të pariparushme vendit.
Prandaj, ta shpëtojmë vendin me jopartizëm, pasi Kosova me pothuaj 2 milionë banorët e saj, është shumë e vogël për gjithë këtë zhurmë që po e bëjnë “armata” të tëra fanatikësh partiak.
Ejup Maqedonci, Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, ka analizuar aksionin e grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator.
Ai tha qartë: “Kapja e terrenit ishte synimi apo qëllimi kryesor i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, pra vendosja e pozicioneve të luftimit. Ky është një pushtim i pjesshëm i kapjes së anës veriore të vendit nga ana e tyre” , ka deklaruar Maqedonci.
Do të të thotë se krijimi i situatave dhe gjendjeve kaotike për “tokën e askujt”, e ka qëllimin që ajo tokë të bëhet “tokë e dikujt”, pra tokë tjetër e Serbisë, e cila bëri agresion të hapur ushtarak ndaj Kosovës me 24 shtator, duke e kamufluar ndërhyrjen ushtarake të Ushtrisë së Serbisë, pas të së ashtuquajturës “Brigada e Veriut”. 
Srpski filozof i sociolog, akademik Mihailo Đurić (1925-2011 ...
Filozofi dhe sociologu serb, akademiku Mihailo Gjuriç
__
Ja se kush është autori i thënjes “tokë e askujt”, që citohet, sigurisht pa e ditë, edhe nga kryeministri aktual i Shqipërisë dhe mospajtimet e tij me ndryshimet kushtetuese, që sollën edhe Autonominë e Kosovës së vitit 1974 , që ndikuan të burgosej në atë kohë.
__
Mihailo Gjuriç (Shabac, 22 gusht 1925 – 25 Beograd, nëntor 2011) ishte një nga filozofët dhe sociologët më të mëdhenj serbë, profesor në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Beogradit dhe anëtar i SANU. Ai u dallua me libra dhe artikuj në gjuhën serbe dhe gjermane të shkruara në të ashtuquajturin “stil i Beogradit”. Ai është veçanërisht i njohur për veprat e tij për Nietzsche dhe Heidegger. Ai ka dhënë mësim në shumë fakultete, konferenca shkencore dhe seminare në Serbi dhe anembanë botës.
Deri në vitin 1973
Mihailo Đurić lindi më 22 gusht 1925 në Šabac, nga babai i tij Stevan, gjykatës dhe nëna Milica lindur. Despotoviç, mësues. Ai i kreu shkollën fillore dhe të mesme në vende të ndryshme për shkak të punëve të babait të tij. Ai studioi për drejtësi, filozofi dhe filologji klasike në Beograd. Ai doktoroi në vitin 1954 nga Fakulteti i Drejtësisë në temën Ideja e së Drejtës Natyrore tek Sofististët Grekë. Në të njëjtin vit ai u zgjodh asistent në Fakultetin e Drejtësisë, ku kaloi nëpër të gjitha titujt universitarë (asistent profesor në vitin 1957, profesor i asociuar në vitin 1964, profesor i plotë në vitin 1969). Ai ka mësuar Historinë e Teorisë Politike, Sociologjinë e Përgjithshme dhe Metodologjinë e Shkencave Sociale.
Persekutimi dhe burgimi
Mihailo Gjuriç u largua nga Universiteti, u procedua dhe u dënua me dy vjet burgim të rëndëë (i vuajti 9 muaj) në vitin 1973 se kishte folur më 18 mars 1971 lidhur me ndryshimet kushtetuese (botuar më vonë në Analet e Fakultetit të Drejtësisë në Beograd me titullin  artikullin “Guri i mosmarrëveshjeve” botuar në revistën Art 27-28 për vitin 1971.
Në artikujt e tij, Gjuriç paralajmëron se Jugosllavia tashmë është thyer praktikisht nga amendamentet që nga viti 1971, se nacionalizmi e ka përfshirë kryesisht vendin dhe se serbët duhet të humbasin veçanërisht shumë për shkak të pranisë së tyre në republika të tjera. Duke theksuar se Jugosllavia mbetët vetëm një koncept gjeografik, në tokën e së cilit, nën maskën e zhvillimit të vazhdueshëm të barazisë midis popujve, krijohen disa shtete-kombe të pavarura, madje edhe të kundërta reciprokisht, tha prof. Đurić tha në vitin 1971:
Duhet thënë menjëherë se ndryshimi kushtetues i propozuar ndryshon rrënjësisht karakterin e bashkimit aktual shtetëror të popujve jugosllavë. Ose më saktë: ky ndryshim, në fakt, hedh poshtë vetë idenë e një bashkimi të tillë shtetëror. Nëse ka mbetur diçka prej saj, është vetëm ajo që në fazën tjetër, të ashtuquajtur faza e dytë e ndryshimit, të kemi diçka për t’i dhënë fund. [2]
Marrë nga WikipediA
Akademik Vaso Čubrilović
___

Po kështu ka profetizuar edhe historiani dhe Akademiku Dr. Vaso Čubrilović, që pos se ka menduar dhe bërë elaborate se duhet shkatërruar secilën formë të rilindjes së nacionalizmit shqiptar me Islam, ky shkencëtar-fashist dhe antishqiptar i madh njëherit, përpos shumë të këqijave ka paraparë edhe format e shpërnguljes-dëbimit të Shqiptarëve nga Gadishulli Ilirik

Mënyra e shpërnguljes së shqiptarëve, sipas Vaso Čubrilović:

“Sikundër e kemi theksuar tashmë, shpërngulja në masë e shqiptarëve nga trekëndëshi i tyre është i vetmi kurs për ne. Për të realizuar shpërnguljen e një popullsie të tërë kërkesa e parë është që të krijohet një mendësi e përshtatshme. Ajo mund të krijohet në mjaft mënyra.
Sikundër e dimë, masat myslimane përgjithësisht influencohen lehtë sidomos nga feja, paragjykimet dhe fanatizmi. Prandaj, gjëja e parë që duhet të bëjmë është që të bindim klerikët dhe njerëzit e tyre me influencë me anë të parave ose kërcënimeve që ata të përkrahin shpërnguljen e shqiptarëve. Duhet të gjenden sa më shpejtë që të jetë e mundur agjitatorë nga Turqia, në qoftë se ajo do të na i japë, për të përkrahur shpërnguljen. Ata duhet të flasin për bukuritë në tokat e reja në Turqi, për jetën e lehtë dhe të rehatshme që bëhet atje, për fanatizmin fetar dhe të ngjallin krenarinë për shtetin turk midis masave. Shtypi ynë mund të japë një ndihmë të jashtëzakonshme në përshkrimin e shpërnguljes së njerëzishme të turqve nga Dobruzha dhe se sa mirë janë vendosur ata në tokat e reja. Këto përshkrime do të krijojnë midis masave të shqiptarëve predispozicionin e domosdoshëm për t’u shpërngulur atje…”
***
Në fund duhet theksuar se ekzistojnë qindra eleboate të tjera për shfarosjen e Shqiptarëve nga koha e Slobodan Milosheviq-it, madje edhe pas ardhjes së lirisë në Kosovë deri në ditën e sotshme.
Agresioni ushtarak i Serbisë ndaj veriut të vendit tonë më 24 shtator 2023 në Banjskë (Banjë), sigurisht që nuk do të jetë i fundit. Prandaj, Shqiptarët duhet ta injorojnë dhe mos ta pranojnë në asnjë mënyrë Islamin për interesat e Turqisë (indirekt edhe të Serbisë dhe Federatës Ruse) dhe t’i shpallin zero investimet religjioze gjatë gjithë këtyre viteve si dhe ti kthehen forcimit absolut të identitetit kombëtar shqiptar, pasi agresioni ndaj integritetit dhe tërësisë tokësore të Kosovës nuk ka gjasë që të jetë i fundit.
Pas vendosjes së dhunshme të kufinjve antihistorik, si rezultat i gjenocideve të ushtruara në histori ndaj nesh, Serbët e pangopshëm gjithmonë kanë bërtitur:
Duam apet…!
Andaj, duhet treguar kujdes dhe vëmendje të madhe për sjelljet dhe veprimet e Serbisë, se ajo ka plane e programe të gatshme për të na zhdukë.
Tek Serbia dhe Serbët deri tash, nuk ekziston as pendesa më e vogël për gjenocidet e ushtruara ndaj popullit shqiptar.
Prandaj, për ti masur punët mirë me Serbinë, atë duhet ta presësh me seriozitetin maksimal shtetëror, në KUFI!
Përkundrazi, ata as sot nuk e fshehin se synojnë gjenocide të tjera ndaj “tokës së askujt”-“tokës së tyre të shenjt…!”
Ps!
Ja pra, se si idetë fashiste të akademikëve serbë, bëhen pjesë e të menduarit, brengë dhe shqetësim i udhëheqësve shqiptarë.
Pra, duke e ditur apo mos e ditur fare, mendojnë për Kosovën njejt si fashistët serbomëdhenj, vendin që mbi 90 për qind banohet nga shqiptarët!

K O M E N T E

9 KOMENTE

  1. Nje analize e goditur me te vertetat e faktet qe sot kerkon bashkim te te gjithe shqiptareve pa bere dallime ne cdo pikpamje .Ne ato partiake , fetare apo shtetërore. Falënderim i pafund per autorin e reportazhit te mesiperm !

  2. I nderuar Gjergj (B) Kabashi, ke bërë një analizë të mrekullueshme me të dhëna e dëshmi, lidhur me rrjedhen e ngjarjeve në veri të Kosovës gjatë muajt Frytor(Shtator) për sulmin terrorist të çetnikve serb dhe qëndrimet dhe veprimet e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rames që s’jan të sotme por në vazhdimsi tue dëmtuar Kosovën dhe tue ndihmua Serbinë , qysh nga dhuratatë tue filluar prej Bregoviqit e deri tek shpallja e tij të 18% të Kosovës veriore Tokë e askujt që po del se përputhet me Akademikun serb Mihajlo Gjuriç pa e lënë anash edhe Vaso Çubriloviqin e të tjerët. Vërejtje dhe kritika ka qe sa vite që drejtohen kundër veprimeve të Edi Rames kryeminstrit të Shqipërisë, por ai siç ka dëshmuar deri më tani me përkushtim po i kryen shërbimet për Serbinë tue filluar me Ballkanin e Hapur e deri tek shpallja e trojeve të Kosovës tokë e askujt… I nderuar të prift e mbara e shëndeti , me shpresë se do e lexon kryeminstri i Shqipërisë analizen tuaj, por se besoj se do kthjellet nëse s’ tërbohet me bërë edhe veprime tjera më të shëmtuara në dëm të Kosovës si deri më tani po ka edhe përkrahës brenda Kosovës të cilët e kanë humbur voten por jo edhe pushtetin..!

  3. Sot e lexova opinionin
    ”Prej “tokës së askujt” të akademikut Mihajlo Gjuriq pas LDB-së, deri tek “toka e askujt” e Edi Ramës!”
    Ishte shume konkret me nje gjuhe te kuptueshme e te dhena te mjaftueshme historike, fakte te pamohueshme.
    Me erdhi mire qe autori perveç te huajve, me te drejte i kritikon Edi Ramen dhe ish perkrahesit e H. Th. Partine Dempkratike dhe ish keshilltaret e saj. Ata me te drejte, thot autori se pas H. Th. ” Fanatizmi partiak dhe pasojat e tij fatale
    PDK pas arrestimit të Hashim Thaçit, nuk po ia merr mendja se duhet të ekzistoj më Kosova.
    Krejt shpresat i ka tek Edi Rama, kryeministri i një vendi tjetër.”
    Autorit e pergezoj dhe i uroj suksese!

  4. Me fal se ikam ngaterrua emrat e Abasit (komentues) dhe Bajramit (Gjergj-Bajram Kabashit, autorit te shkrimit dhe Editorit, me nje koment).

  5. Nje shkrim komplementar dhe suplementar…i mbestetur ne fakte dhe burime te bollshme shkencore ose historike.

    Theodor Adorno dhe Max Horkheier ne “Dialektiken e Iliuminizmit (Dialektitk d.. Aufklärung) pos tjerash nenvizojne faktin e njohur sipas te te cilit: ” Ai qe eshte zgjedhur ose paramenduar si armik, duhet te zhduket ose luftohet gjithemone si armik!” ( “Logjika ose patologjia serbe)

    Se kendejmi, serrbet per te shprehur mllefin dhe urrejten e tyre violente, infantile dhe patologjike ndaj shqiptareve dhe kroateve, thone shpesh se “shqiptaret dhe kroatet, jane te mire vetem te vdekur ose ne varr” ( Shpitari i hrvati su dobri samo mrtvi ili u grobu)!

    Pse kot, profesor P….?!

    Shqiptaret, nuk kane armiq me te perbetuar, kriminal dhe gjakatar, se sa serbet, te cilet gjithemone i kane shtypur ose sunduar shqiptaret me ndihmen e Turqise, Rusise dhe disa fuqive te dikurshme imperiale dhe kolonialiste te Europes Perendimore.

    Erich Fromm, pos tjerash thote se: Fashizmi, ne radhe te pare eshte kryengritje ose mobilizimi i pergjithshem nga larte-poshte dhe poshte-larte i shtresave dhe kategorive me te pazhvilluara, prapambetura dhe primitve- kunder dikujt tjeter. ( fashizmi primitiv ose mesjetar serb).

    fund.

  6. krahasim dashakeq.
    Ngelet duke share te vetmin politikan qe po i jep Shqiperise nje pamje Europiane dhe po ndohmon Kosoven si saskush tjeter shqiptar. Turp.

    • Apologjite, paralelet ose analogjite e terhequra nga z. Kabashi, mendoj se nuk kane te bejne asgje te keqe me Kryeministrin shqiptar, Edvin Rama.

      Shume sende, akter ose situata normative dhe kognitive, jane te nxjerruara nga konteksti i njohur kontestues ndaj politikes hegjemoniste te serbeve, e jo te z. Rama, profesor Prifti.

      Bajram (Gjergj) Kabashi, sipas mendimit tim, shkruan me nje logjike te krehur intelektuale dhe profesionale, dhe higjiene te partert shpirterore dhe emocionale.

      Sipas bindjes dhe mendimit tim personal, shumica absolute e shqiptareve te Kosoves, i mbeshtesin politkat e z. Rama, si te cdo lideri tjeter shqiptar para dhe pas tij.

      Gjithe te mirati nderuari Profesor Prirro Prifti!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu