ARKIVI:
27 Prill 2024

Pse “bujarbukoshasve” po ua uroj me vonesë Vitin e Ri 2022?

Shkrime relevante

Më 24 prill të vitit 1924, 100 vjet më parë, vizionari Sefë Reçica kishte arritur të hapë një shkollë në Llugaxhi

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan  ___ Sot më rrëmbyen emocionet, më tradhtuan lotët dhe...

Florida përforcon me ligj standardet shtetërore të edukimit mbi rreziqet, krimet dhe të këqiat e komunizmit

Nga Frank Shkreli Javën që kaloi, Guvernatori i shtetit Florida në Shtetet...

Mbi romanin “Paraardhësit”, të autorit Muharrem Blakaj

Recensë Nëse e konceptojmë si një triptik të temës shumë të rëndësishme...

“Po regjistrohen si musliman pa i pyetur fare”- Organizatat ankohen për regjistrimet nga ASK-ja

https://www.youtube.com/watch?si=QdoaVNZz80yZCbE2&fbclid=IwZXh0bgNhZW0CMTEAAR0Bl3ZTe0s2WfhXwdNkKlBfyRbGy1qVbhzdAvaBdOIdDVckjS-nticOM4I_aem_AdNBqZfh7wsXYLNCShRif-Kgff6PZLPtUJsQQUiNCg39NmvYujnjhpXYXreerFHnHHBwqpd4tRt-HG4AwnTqCOCw&v=9gqCKJaSH1U&feature=youtu.be

Shpërndaj

Nga: Gjergj Kabashi

Pas një varg shkrimesh që i kisha shkrue rreth vrasjes së Xhemajl Mustafës, përmes të cilave e shpjegoja natyrën e provokimit UDB-ash ndaj meje përmes e-mailit bujarbukoshi@yahoo.com , më kishte shkruar ish-pjesëtari i SHIK-ut, Naim Miftari :

“Tash prite kur të sulmojnë me të afërt e miqë…!”.

Në të vërtetë, Naimi ende se paska kuptuar se une jam sulmuar me të afërm, miqë e kolegë qysh në atë kohë dhe të gjithë ata i kanë mashtruar dhe detyruar të më fyejnë e përpiqen të më bëjnë qesharak me të gjitha mënyrat dhe metodat e mundshme të kriminelëve të shërbimeve sekrete, sidomos të “patriotëve paralel” që njëherit ishin edhe njerëzit tonë e edhe të UDB-ës!

Përdorimi i të afërmve, “shokëve të ngushtë” dhe kolegëve, është një metodë e njohur torturuese e pushteteve jodemokratike.

Zakonisht kriminelët e shërbiemve të tilla “sekrete” i gjejnë dhe ndërsejnë ndaj shënjestrave të tyre tipat xheloz, shpirtkëqinj, njerëz të prapambetur por të pafytyrë, të pa realizuar dhe naiv, sidomos ata që e kanë shpirtin e mbushur me mllef dhe urrejtjeje iracionale ndaj tjetrit.

I ashtuquajturi “pluralizëm politik” përpara luftës ishte një farsë e vërtetë, kështu që si gazetar kritik që isha ndaj ndodhive e ngjarjeve të kohës, kritika ime ishte kuptuar si armiqësi ndaj “pushtetit demokratik” dhe “institucioneve demokratike” të kohës, e në këtë vazhdë edhe ndaj gazetarëve dhe intelektualëve të tjerë që e bënin propagandën e ashtuquajtur shtetërore LDK-iste.

Pak kush në atë kohë i ka njohur më mirë se sa une (e ndoshta askush) “institucionalistët” e propagandës së kësaj partie, moçalin e tyre mendor, provokimet dhe nënçmimet e tyre. Kryesisht i kam njohur më mirë ata nga gazeta Rilindja, që e përbënin thelbin e propagandës së tillë, të cilët vidhnin pandërpre dhe e mbronin njëri-tjetrin në emër të partisë, duke i përbuzur e nënvlerësuar vazhdimisht gazetarët e vërtetë që e mbanin gazetën me temat e tyre nga terrenet e Kosovës dhe më gjerë.

Paslufta dhe detyrimi im që të vija në Norvegji për ta shpëtuar familjen, pasi une në të vërtetë si iku asnjë beteje dhe se beteja ime me të keqën mund të përfundoj vetëm atëhere kur une të dua, në Kosovën e çliruar prej NATO-s dhe të ushtarëve të UÇK-së, kishte filluar lufta tjetër ndërmjet rrugaçëve të atyre që njiheshin si propagandistë të “paqes” e të “luftës” dhe pa një pa dy përgatiten të më provokojnë mua përmes e-mailit të sajuar bujarbukoshi@yaho.com .

Pasi “kisha rënë në gropën” e provokimit të tyre me kriminel shërbimesh të fshehta partiake pas, u ngrit lartë e më lartë bishti i propagandistëve elitar të LDK-ës që duket qartë se kanë menduar që udhëhiqen e këshillohen për sulme nga shërbimi i tyre i fshehtë partiak, duke mos e kuptuar se u janë infiltruar si rugovist-LDK-ist fanatik kundërshtarët e  tyre politik në vitet e para të pasluftës e deri vonë, gjatë kohës kur LDK-ja u shfytyrua fare dhe shndërrua në parti pa identitet politik, një lloj rimorkioje e të tjerëve nga frika e shantazhi që i ishte nënshtruar.

Në atë provokim përpos kolegut tim tashmë të ndjerë , Xhemajl Mustafës, që e vranë më 23 nëntor 2000, kishte marrë pjesë edhe një jogazetar,-erudit i kafeneve e restoranteve, që vdiq vitin e kaluar. Pasi kishin arritur ta mashtronin të ashtuquajturën kryeelitë intelektuale të LDK-së , duke e ndërsyer si një tufë të qenëve t’çartur rrugësh ndaj meje, që të më provokonin dhe nënvlerësonin me fjalorin më përç e më të ulët të mundshëm.

Për hirë të punëve të mija profesionale dhe faktit se une nuk ia fali askujt në këtë jetë që më gjuhet pafajësisht në shpinë e shpirt, ngashnjimit të tyre pseudointelektual e pseudopolicor, i jam përgjigjur mu ashtu siç më ka takuar: Me pseudongashnjimin apo shtirjen (shtimjen) time!

Shtihanave (shtinjakëve) duhet tu shtiresh, apo jo?! …

Dhe këtë fakt as që e kam fshehur , e as që do ta fshehi kurrë në jetë !

Duke menduar më vonë për provokimin e tillë, e kam kuptuar qartë e mirë se “yndyrën” e të së ashtuquajturës elitë të LDK-së e kishte mashtruar dikush tjetër, që vet ata nga LDK-ja që më provokonin e dijnë mirë se kush janë, duke i ndërsyer ndaj meje si ndaj një personi sipas tyre “shumë të rrezikshëm!”.

Në të vërtetë une atyre e mashtruesve të tyre u kam treguar qysh në atë kohë, e edhe më vonë, se jam tepër i rrezikshëm për kriminelët, në këtë rast për kriminelët e bashkuar që rrijnë ngjitun ngryk edhe kur se duan njëri tjetrin.

A e keni vërejtur se rreth këtyre që i kam thënë e vazhdoj ti them, heshtin të gjithë ata që morën pjesë në provokim dhe nuk ka për ta çelë kurrë kush gojën e kyçur, përderisa nuk ua çelë policia. Në të vërtetë, bishtpërpjetëve elitar të LDK-së , pasi mashtrohen e futen në kurthen e ngatërresën e gabuar me mua nga ana e njerëzve “të luftës”, u ka mbetur një shantazh i madh në fyt që s’mund ta përpijnë, shantazh aq i madh sa kurrë me dëshirë s’kanë për ta çelë gojën, pasi janë mashtruar nga ata që i kanë nënvlerësuar intelektualisht.

Shantazhimi është punë e madhe dhe ata si në rastin e rrugaçëve të LDK-së, nuk e kanë lehtë të jetojnë me të edhe pas mbi 20 vitesh qyshkur ndodhi provokimi, pra kur patën ra në gropë aq keq njerëz me tituj akademik, diplomat të ardhshëm, gazetarë, ndonjë “humorist” e shkrimtarë që ua merr mendja se e shkruajnë aq bukur prozën dhe poezinë, sa që pastaj nuk guxoftën kurrë të flisnin ashtu qysh flasin njerëzit e vërtetë për gabimet e tyre njerëzore, megjithëse gabimi i tyre ishte dhe mbetët mëse jonjerëzor.

Ta kuptojmë se ata nuk mund të flasin në asnjë rrethanë, përderisa do ti detyroj shteti  përmes mekanizmave të tij, pasi që po të flisnin do të duhej ta pranonin fajin e rëndë e të tregonin se ishin të mashtruar e të dezorientuar, pastaj se nuk guxoftën të flisnin më për Xhemën nga frika se mund ti gjente “fati i tij” e të tjera arsyetime frikacakësh e jointelektualësh. Dhe se ashtu do të turpëroheshin përjetë para popullit shqiptar, familjes së tij etj.

Le të mos i dalin ata përkrah Xhemës, pasi atij i del krah pa asnjë interes e përfitim publik, vetëm ai që është gazetar i vërtetë e mik i Njeriut, Bajram Kabashi!

Por strukturat shtetërore të vitit 2022 do të duhej ti jipnin përgjigjen e duhur kujtdo që ka qenë pjesë e krimit dhe nxitjes së ngatërresave në emër të një pseudoshteti në vitin 2000 apo më herët. Ne nuk duhet të presim e as të gëzohemi nëse dikush për këtë apo atë do të gjykohet në Gjykatën Speciale të Hagës, por të gëzohemi e të punojmë si një shoqëri e vërtetë demokratike që gjykimi i plotë të ndodhë në Prishtinë, kur për rastin e Xhemës duhet të gjykohet i tërë shtabi i “bujarbukoshasve”, pra edhe une si i nënvlerësuar prej tyre, në mënyrë që krejt në fund të më jipet rasti t’ua them se kush është në të vërtetë ai që e meriton përqeshjen e nënçmimin.

Po flas për rastin për të cilin kam folë me vite: Çdo gjykim tjetër ku nuk përfshihen të gjithë provokatorët, do të jetë i pa drejtë dhe i pa plotë.

Po të kishin qenë njerëz të mirë e me sjellje etike qysh i takon të jetë njeriut, “bujarbukoshasit” pikësëpari nuk do të duhej të më provokonin fare kur nuk u kisha bërë asgjë, por pasi i kanë hyrë asaj “lufte” me mua, une do ti ngopi me luftë.

Personalisht nuk do të isha marrë kurrë me ta dhe ata që u kanë qëndruar pas, sikur të mos më kishin fye, provokue, nënçmue, shantazhue , përpjekë të më paraqitnin naiv dhe përpjekjet e mija profesionale si përpjekje të kota, duke e angazhuar në provokim edhe një nga personat nga gazetaria, me të cilin kam ndejtë shumë në atë kohë.

Apo sikur të mos kishin angazhuar (futë në gropën e provokimit) edhe më të afërt se sa ai, emrin e të cilit nuk dëshiroj t’ia përmendi publikisht tash e as më vonë. Se une jam një person që nuk pranoj ta poshtnoj askend, madje as atë që e kanë mashtruar e nxitë të më provokonin,- pavarësisht se me familje vinte e flente tek banesa jonë në kohën kur para luftës banonim me qëra në Prishtinë, pra në kohën kur krevatit që i ishin thyer kambët e drunjta, i futnim dru shporeti përfundi për ta mbajtë në balancë!

Aq më ka ardh marre ti drejtohesha për krimin drejtpërdrejtë, sa që prej dhjetorit 2004 e deri në vitin 2012-të , pra gjatë gjithë kohës kur e takoja në vazhdimësi, megjithëse matesha e çmatesha ti them…, nuk kisha shpirt ti thoja, pavarësisht se e kisha zbuluar në shumë pika se ishte mu ai që kishte provokuar me të tjerët.

  • E pata zbuluar që librin e pabotuam për punën time në gazetën Rilindja, ua kishte dhënë ta lexonin provokatorët e tjerë.
  • E pata zbuluar kur më pati thënë (në emër të bujarbukoshasve!): “A e pate baxhanak filan fistekun…?”
  • E pata zbuluar edhe në një rast tjetër, ashtu siç i kisha zbuluar edhe pothuaj gjithë të tjerët për të cilët kam thënë dhe e përsërisë: Nëse policia e kryen pjesën e punës së vet, une do t’ua tregoj edhe fjalitë e provokimit …

Ata duhet të përgjigjen pa përjashtim se pse heshtën për vrasjen e Xhemajl Mustafës, pasi i ndjeri ishte mashtruar nga rugovistë të rrejshëm që ishin infiltruar në elitën “shtetnore”-partiake, qysh kishin qef ta prezantonin vetën. Përkundër të gjithave dhe në vend se të shprehte pendesë njerëzore ndaj shokut, mikut e njeriut me të cilin kishte ndejt aq shumë, as pas nëntorit të vitit 2000 kur ndodhi provokimi pjesë e të cilit ishte edhe ai e as në vitin 2004, kur pata ardhë në Kosovë që ta vizitoja nënën për të cilën isha përmallue aq shumë, duke e rrezikuar në atë mënyrë ndoshta edhe qëndrimin në vendin mikpritës, “shoku im i ngusht” , që tashmë ishte trashë e dhjamosur nga standardi i pasluftës, me ngriti nalt, duke më peshuar (në të vërtetë u ngrita edhe vet pak…, për t’ia marue qefin), që ishte një sjellje tipike e bashkëpunëtorëve-demagogëve të UDB-ës nga fundi i viteve të shtatëdhjeta e fillimi i të tetëdhjetave, përmes të cilave synonin t’ia bënin të ditur personit  të caktuar se “sa shumë e duan!”.

Mendoja: Kah e paska marrë kolegu e miku im i deridjeshëm këtë “trajnim”, njeriu që para luftës e kisha lënë shumë më të emancipuar e qytetëruar?!

Nuk ka shteg që se kam shfrytëzuar për t’i njohtë ata që vlerësoja se duhen njoftue për metodën që e kishin përdorë për vrasjen e Xhemajl Mustafës sikurse edhe për “vrasjen time”!

E pata njoftue edhe një person me post të naltë shtetnor në Kosovën e pasluftës. Kur ia dhashë letrën e parë të “bujarbukoshasve” dhe i shpjegova shkurtimisht, më tha:

“Po. Historinë për vrasjen e tij dhe për ty, kështu e din e gjithë Prishtina …

Letrën që ia pata dhënë, duke shpresuar se ai përmes lidhjeve të tij eventuale me persona të caktuar në organet shtetërore do të ndihmonte në njohtimin e atyre që duhej të ishin në dijeni. E kisha pasur gabim. Me këtë gjest e kam treguar mosnjohjen e gjendjes së njëmendt në vend pas luftës, ku një mendje antishtetërore nuk kishte pasur qëllim ndriçimin e veprimtarive kriminale por fshehjen e tyre, pasi po del se “vet shteti” ka qenë i  kyçur në vrasjen e shqiptarëve, që tashmë u bë plotësisht e qartë për këdo që do ta dij se e gjithë kjo ka shkuar në dobi e për interesat antishqiptare të Serbisë.
Ja letra:

Bujar Bukoshi bujarbukoshi@yahoo.com

Subject: Me jep nje kontakt me saliun

Date: Fri,17 Nov 2000 18:55:16-0800 (PST)

Pershendetje, I nderuari Bajram, me perpjekje te shumat arrita ta siguroje mezi kete adrese tuajen. Une i kam shkruar Saliut, ai me ka dhene nje pergjigje por jo tjeter ne interesimin tim per t’u ulur dhe per te biseduar për disa ceshtje me interes. Sidoqofte, duket se nuk qasje ne internet apo ngece dukund puna dhe spo marr kontakt dot me te. A mund te ma japesh adresen e sakte te tij,apo numrin e telefonit. Sidoqofte,domethane ideja eshte te bisedojme dicka ne ate stilin e librit Tuaj, “Baleta me ka thene…” dhe helbete t;i kujtoja kur pinim dikund neper kete bote nje kafe me te. Sidoqofte domethane, nese mundesh dil ne Grand nje mbremje dhe ti vete dhe marrim nga nje kafe bashke,

Shnet

PS.

A po punon ende ne Rilindje apo ke kaluar te Bota sot?

_______________

Dhjetë vite më pas, ia kujtova fjalët e tij që mi kishte thënë, kur kceu si zorra në prush:

“Jo nuk kam thanë ashtu …!”

A jam ore une në vete apo i paskam humbë lidhjet me realitetin objektiv, kur e dij se e kam memorien aq të freskët sa i mbaj mend mirë e në detaje edhe përjetimet e fëmijënisë.

Kjo është një ngarendje tepër tragjike për ta tregue një të vërtetë që s’duan ta pranojnë,  për të rrëfye për një jetë të dhimbshme si dhe për ngjarje kaq të hidhuna të saj!

Një jetë e rrëfim që nuk do ta kuptoj Njeriu i Ri i Kosovës së Re, “arnauti” i mjerë …!

Se nënvlerësimi i këtillë ose është pjesë e jokulturës dhe papjekunisë së personave “elitar të shtetit”, tregon edhe një ngjarje tjetër nga e cila mund të mësojmë edhe më shumë e me pak fjalë se deri ku mund të shkoj çmenduria, naiviteti e shkretnimi mendor i njeriut.

Pasi e kisha ngritë shtëpinë në Gurrakoc , jo aq shumë se doja une, por pas propozimit të familjes, i ftuam edhe disa të tjerë që rrethanat e jetës kanë bërë që me ta të kemi relacione të afërta. Ishte edhe një burrështetas dhe familja e tij. Ishte një pasdite vere në oborrin e shtëpisë sonë kur rrezet e prarume të Diellit ishin lëshue e shkëlqenin shpatijeve të Bjeshkëve të Nemuna, kur une endesha pranë tavolinave që ta shihja se a janë të ftuarit të kënaqur dhe a është ndonjë gjë që u mungon në tavolinë, që une t’ua sillja pastaj.

U afrova edhe tek tavolina ku ishte burrështetasi ynë …!

Pasi i përshendeta duke qeshur e me mirësjelljen njerëzore që na takon, u nisa tek tavolina e afërt kur po e dëgjoj burrështetasin se si i drejtohej fëmiut të vet , që në atë kohë sigurisht si ka pasur as 12 vjet:

“Ky është gazetar hulumtues …!”

Kështu “e njoftonte” për mua, fëmiun e vet …?!!

Mbeta i shtangur nga ajo që e dëgjoja e se prisja të dilte prej gojës së tij, sa që nga marrja (turpi) se bëhej fjalë për një person të naltë të shtetit të Kosovës në një periudhë të caktuar pas luftës, nuk munda as që ta shikoja në sy!

E turpshme!

E Tmerrshme!

Gjërat e tilla nuk besoj se ka mundur t’i imagjinonte as George Orwell në romanin e tij “1984”!

Sjellje pafundësisht fyese e nënçmuese ndaj një personi që, qysh në atë kohë i kishte kaluar 30 vjet në gazetari , ndërsa sot i kam mbi 40 vjet të pandërpreme në profesion që e kam dashtë e nuk ma ka imponue askush.

Në këtë mënyrë nënvlerësonte “njeriu i shtetit” që sipas traditës tashmë të tejkaluar dhe kodeve tona zakonore do të mund të quhej “miku i shtëpisë”, i cili në ato çaste e hante bukën time mu në oborrin e shtëpisë sime!

Me këso fyerjesh që mund të kenë dalë nga ndërdija e tij, ai e shpërfaqi brendësinë e tij të ligë njerëzore!

E shoh të arsyeshme që t’ia shtroj një pyetje të thjeshtë opiniot publik se a ka të drejtë një burrështetas yni të thotë se i takokam pakicës “3 përqindshe të krishterë” (shprehje antishqiptare e islamistëve politik), se “mund të thonë se je i sëmurë psiqik” për shkak se e kam vënë edhe vetemërimin Gjergj Kabashi brenda kllapash pas Bajram Kabashi në librin “Rilindja, Përkushtim dhe Trishtim, ta lëshoj fjalën si lopa bajgën kur “i tregon” fëmiut të vet se qenkam gazetar hulumtues etj?

A u dashka të heshti për fjalët e shprehjet kaq të idhëta e inferiore, të thëna në mënyrë jopublike nga personi me prani aq të madhe publike në Kosovën e pasluftës?

Jo! Absolutisht-Jo!

Nuk më preku aq shumë me fjalët e veta dhe jokulturën e padurueshme që e shpërfaqi kur e “njoftoi” në atë mënyrë fëmiun e pafajshëm, sa më preku e pikëlloi Kosova dhe fati i keq i saj me gjithfarë “burrështetasish” që as çoban lopësh nuk meritojnë të jenë me këso paraqitjesh ligaqe, kurse për gazetari u them atij e tjetrit se edhe njëqind doktorata nëse i keni në gazetari, ju nuk mund të më afroheni as tek thembrat e këmbëve si profesionist. Kaq. Po të mos ishte familja ime, që kurrqysh nuk do të më kuptonte nëse do të sillesha qysh ai e meritoj, do ta kapja për krahësh e qitja përjashta oborrit të shtëpisë sime. Përjashta! Këto gjëra që i flas tash e sa e sa kohë nuk do ti flisja kurrë sikur në thelb të mos e kisha kuptuar se ne si komb jemi në krizë të madhe intelektuale e shtetërore, pasi po na imponohen njerëz të partive e grupimeve të caktuara të interesit, që vendet e tjera nuk do t’i linin të afroheshin as afër aty ku zhvillohen politika e veprimtaria e përgjegjshme shtetërore.

Dua ta vë në pah se këtë shkrim me këso detajesh kam menduar që ta shkruaja e botoja kah fundi i vitit të kaluar, në mënyrë që Shqiptarëve/Shqiptareve t’ua uroja Vitin e Ri 2022 në tjetër mënyrë …, por mendova në fund se dikujt me shkrimin e tillë mund t’ia prishja atmosferën festive të fundvitit!

Atëhere po ua uroj kah fundi i janarit 2022, pasi mendoj që as tash nuk është vonë!

Po ua rikujtoj se pasi kriminelët e bashkuar e kishin vrarë Xhemajl Mustafën (natyrisht që vrasësin apo vrasësit mercenar duhet gjetur e dënuar), në një gazetë të afërt me ata të luftës, të cilët NATO-ja (së bashku me udhëheqësit e LDK-së) i qiti e solli prej shkurreve malore, restoranteve e vendeve ku ishin shpërngulur e strehuar dhe i solli në Prishtinë, pasi e kishin kërkuar një shkrim prej meje, e shkrova shpejt dhe ua nisa:

Ndër të tjera e theksova se Xhemajl Mustafën e ka vra ngatërresa ndërpartiake dhe “Luftëtari i Lirisë së Millutinit”, shkrim që u botua menjëhere, por “pasi e kishin kuptue” porosinë e shkrimit pasuan fyerjet ndaj meje nga ana e editorit të gazetës së atëhershme.

Punë e madhe. Fyerja nuk është lehtë të durohet por ajo flet për fyesin, e jo për të fyerin!

Vetëm pak më vonë Musa Sabedini, udhëheqës i portalit Rajonipress dhe profesor universitar në Prishtinë, e pati zhvilluar një inetrvistë ekskluzive me mua. Pos tjerash, në atë intervistë kisha folë edhe për provokimin që më ishte bërë disa muaj më parë në emër të Bujar Bukoshit. Ishte dikund fillimi i vitit 2001. Intervista nuk u botua askund. Kurrë. Dhe jo vetëm kaq.

Ai që ia kishte nisë intervistën, i kishte thënë Musait:

“Këtë jo që se botoj une, por nuk guxon të botohet askund tjetër!”.

Athue pse të mos guxohej që të botohej intervista “askund tjetër!?” …

Musa Sabedini është gjallë dhe ai mundet ti ripohoj (nëse do) këto që i them une, nëse edhe atë se ka përfshi “harresa e madhe”, si shumkë atje! 

I njejti “gazetar” pas përfundimit të provokimit ndaj meje pa pritur e kujtue më ishte drejtuar: “Nuk duhet me u tut’ prej kompjuterit …!”, që do të thotë se ai e paska vëzhguar frikën (tuten) time përderisa provokohesha, a …?

Se ai e ditka kush me kë qenkan ngatërruar …?!

Nuk ka polic/i në botë , qoftë edhe me njohuri mesatare profesionale, që nuk do të ndalej tek pohimi i tillë i cili flet e tregon shumë, tepër shumë. Dhe tepër keq …

Në të vërtetë une përgjat gjithë asaj kohe kur provokohesha prej lëmshit të kriminelëve “të paqes” e “të luftës”, jam frikësuar bukur shumë në kuptimin se dikush atje ishte ngritë peshë dhe për kob të madh e kishte ngritë bishtin përpjetë, thuajse Lirinë e kishin sjellë ata.

Jo! Lirinë e vendit tonë e ka sjellë NATO-ja dhe Luftëtarët e Lirisë Shqiptare, ata që s’bëjnë krime ndaj të vetit e që nuk i hipin në shpirt e shpinë njeriut të vet në rrethana Lirie.

Atë që mendon se qenkam tutë (frikësuar) në atë kohë, po e pyes: A jam duke u frikësuar tash, 22 vite pas?!

Trimnija ime nuk është trimni barbarësh, poshtëruesish, vrasësish dhe e atyre që heshtin për vrasësit e të vrarët. Trimnija ime nuk gjëndet në Pazarin e Gjave (kafshëve), por në vuajtjen time të pameritume dhe në vuajtjet e papërshkrueshme të atij populli që i përkas. 

Nuk ka asnjë dyshim se shumë fatkeqësi që i ndodhën Kosovës së pasluftës, ndodhën se kemi intelektual të shpifur , që duke e ditur apo duke mos e ditur fare se çka janë duke bërë, me sjelljet e veta të turpshme e jonjerëzore, i fyejnë njerëzit si mua, duke menduar se ashtu më ndalojnë në ecjen time njerëzore e profesionale.

Nuk ka vështirësi njerëzore, madje as situatat tepër të rënda që u jam nënshtruar nga kriminelët e bashkuar, që mund të më ndalnin në ushtrimin e profesionit të gazetarit.

Mua më ka dhimtë koka një jetë të tërë prej kriminelëve të bashkuar, kështu që nëse do të kemi shtet në vitin 2022 e tutje, shumëkujt do ti dhemb koka (kryet) prej meje.

Une nuk i kam ngacmuar, nënvlerësuar e poshtëruar ata, por ata mua …!

Atëhere, le të mbahen se vet e kanë kërkue e lypë sherrin …!

Thjeshtë, as që më intereson se kend e kam përpara, por vetëm se a kam të drejtë dhe a është Zoti (Shqiptar), me mua! Une nuk kërkoj asnjë lloj përparësia, por vetëm ballafaqim me bujarbukoshasit, që s’ua kam përmendur e as që do t’ua përmendi emrat. Nuk më takon mua t’ua përmendi emrat atyre, kur është shteti aty që duhet t’i detyroj e t’ua përkujtoj krimin.

Duhet të kallxojnë e të mos u vije marre kaq gjatë se kush i shantazhoj aq keq e në mënyrë aq të menduar, sa që ua mbylli gojën në atë mënyrë pothuaj të paimagjinueshme, sa vetëm me detyrim mund tu çelen gojët e tyre të fëlliqura?! …

  • Të tregojnë se pse më nënçmuan, poshtëruan e tentuan të më bënin qesharak e të përpiqeshin të më shantazhonin…?
  • Të tregojnë se pse ata nuk guxojnë të flasin, ndërsa po guxoj të flas une pandërpre tash e sa kohë?!

Mua nuk ka kush që mund të më shantazhoj, madje as me të “afërm” që nëse detyrohem ua kallxoj vendin. Prandaj kriminelëve të shërbiemve “sekrete” (nëse ende mund të ketë  mbeturina të tilla), u them:

Ju jeni ata që i krijuat probleme antishqiptare vendit, andaj: Mos hani m…t!

Ndërsa “të afërmve” , që mund të keqpërdren, ashtu siç u keqpërdorën “kolegët” e mij të dikurshëm, u them:

Rrinu urtë , se ua lyej fytyrën me m..t!

Besoj që u kuptuam?!

Gëzuar Vitin e Ri 2022!

ps!

Opinioni publik duhet ta kuptoj se ata për të cilët jam duke folur pa ua përmendur emrat, janë persona shumë apo më pak të njohur publik. Une as që jam duke i fyer e nënçmuar ata apo familjet e tyre, që për mua janë e mbesin të shenjta – i njoha apo si njoha fare. Po flas vetëm se çka kanë folur ata, e jo asgjë tjetër.

Ata duhet ta kuptojnë se të qenët njerëz publik është përgjegjësi e madhe, pasi për njerëzit e tillë nuk ka as atmosfera familjare ku nuk shikohet e vëzhgohet se çka qesin prej goje.

Fjala që del prej goje, sidomos fjala e keqe, e idhët, e helmët, nuk kthehet mas …

Ajo shpesh vret më shumë se që vrasin plumbat! 

Opinioni publik duhet ta kuptoj se nënçmimi, fyerja, përpjekja për ta poshtëruar dike, janë pjesë e punës së kriminelëve të shërbimeve sekrete. Me apo pa qenë të vetëdijshëm se çka po bëjnë, dikush prej nesh i ka përdorur metodat e tilla ndaj atyre që se kanë merituar.

Në kohën e UDB-ës kjo ka qenë shpesh metodë më vrastare se sa vrasja me plumb.

Kushdo që ndihet i prekur prej fjalëve të mija, le të lajmërohet …!
_________

Poshtërimi 

Poshtërimi, është një trajtim i turpshëm ose shpifës. Duke qenë se zvogëlon vetëvlerësimin dhe egon, zakonisht është një përvojë e pakëndshme. Termi gjendet në shumë disiplina akademike, si në antropologji, sociologji, filozofi, psikologji sociale, psikologji klinike dhe shkenca politike. 

Wikipedia

SHANTAZH m.Shtrëngim që i bëhet dikujt për të plotësuar një kërkesë të papranueshme prej tij, duke e kërcënuar se do të zbulohet një e fshehtë që e dëmton, se do të rrezikohet ai vetë a një i afërm i tij etj.; frikësim që i bëhet dikujt për ta mposhtur, për ta përkulur dhe për ta detyruar të veprojë në dobi të një tjetri; mjeti a mënyra që përdoret për këtë qëllim. Shantazh ushtarak (politik). Shantazh atomik (bërthamor). Shantazh i egër (i përbindshëm). Politika e shantazheve. Bën shantazh. Përdor shantazhet. Nuk frikësohemi nga shantazhet.

Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe

Shantazhi është kur dikush detyrohet nëpërmjet kërcënimit të zbulojë informacion që mund të jetë i vërtetë ose i rremë, dhe shpesh i dëmshëm, për një person, për publikun, anëtarët e familjes ose të njohurit. Wikipedia

Përqeshja

Tallja shpesh buron nga pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit të një personi – dhe lë pasiguri, turp dhe pasiguri. Ai që tallet me të tjerët, shpesh kap diçka të këndshme ose të ndryshme tek një person, e ngre për tallje dhe përqeshje dhe qesh. 

Në fund:                                

Kurdo që shkruaj për provokimin në emër të bujarbukoshi@yahoo.com , vazhdimisht pres reagime të atyre që kanë marrë pjesë në provokim me vetëdije apo të mashtruar, megjithëse siç e kam shpjeguar sa e sa herë deri tash ata nuk e kanë lehtë të lajmërohen pa i detyruar për tu lajmëruar. Provokimi i asaj kohe ndaj meje është i organizuar dhe mbikëqyrur prej “shtetit”, andaj vetëm prej shtetit mund të zbulohet e vërteta e njëmend për morinë e arsyeve që çuan në vrasjen e Xhemajl Mustafës. 

Kjo çështje mund të ndriçohet vetëm nga ana e atyre që provokuan, prej meje si dhe prej  Policisë së Kosovës. Deri tash vetëm une e kam dhënë shpjegimin për ndodhinë që përfundoj me pasojat tragjike që i dijmë tashmë ne që duam ta dijmë të vërtetën. 

____________

Se kishte qenë një fushatë e mirëoragnizuar ndaj meje, në maj të vitit 2020 rastësisht e kuptova (megjithëse me një vonesë pothuaj njëzet vjeçare) se cak i provokimit kishte qenë edhe shkrimtari e publicisti Shefqet Dibrani, të cilin një ditë pas, më 18 nëntor të vitit 2000, e njohtojnë se qenkan “në negociata” me mua, për gjoja libër bashkëbisedues me Bujar Bukoshin!  

  • Askush që nuk është pjesë e këtij “trekëndëshi” që e njef apo duhet ta ndriçoj problemin, nuk duhet ta thotë asnjë fjalë të vetme rreth ngjarjes së hidhur, nëse nuk do që të ballafaqohet me ligjin.
  • Gjergj – Bajram Kabashi është udhëheqës i portalit Drini (www.drini.us).

K O M E N T E

2 KOMENTE

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu