Fotoja e shkrepur nga Hazir Reka

Akademik Hakif Bajrami, historian, Prishtinë
Apatheidi 1990-1999
“Nuk mundemi më ta durojmë okupimin serbian në “ilegalitet. Serbia e ka shtetin, ambasadat, ushtrinë, policinë, mjetet informative, për t` i mbuluar me propogandë të rreme, palgët tona dyshekullore. Ajo po mendon ende se ka fuqi të na shfarosë. E këtë bota Perendimore ka filluar ta kuptojë në detaje, përmes shkrimeve tona objektive. Ne do ta bëjmë luftën e drejtë. Ne, do ta bëjmë shtetin e Kosovës funksional”!
Pas Konferencës Londrës, ADEM DEMA më 1992
Ka kohë që flitet për një marrëveshje shqiptaro- serbe me përmasa gjithëpërfshirëse. Ky rreshtim është i drejtë. Por, marrëveshja shqiptaro serbe e ka për obligim shqyrtimin dyshekullor të gjenocidit serbian ndaj shqiptarëve. Pra së pari problemi shtrohet me një ELABORAT (Libër i bardhë) që duhet t` i përmban të gjitha dëmet që i janë siellë popullt shqiptar nga spastrimi i Sanxhakut Nishit më 1877, e deri te gjenocidi me permasa biblike në Kosovë, më 1998/99. Si pasojë e dhunës shtetërore, nga Kosova (1999) u dëbuan mbi një milion shqiptar. Ndërsa, pasuria e tyre u plaqkitë deri në imtësi. Lidhur me këtë, kur i dëgjon disa drejtues politik shqiptarë sot, në filozofemat e tyre mediokër prej kameleonësh shkojnë deri te ndrrimi i territoreve, prandaj habitet njeriu për cektësinë e tyre në informata dhe dituri shumë deficitare. Këta politikanë kanë zkonishtë MENTALITET FEUDALI. Asgjë për ta nuk është, kur Serbia dhe Maqedonia bënin pazare për Debelldenë, ndërsa toka ishte e shqiptarëve; asgjë për ta nuk është Çakori e Kulla den baba den vise të Kosovës; asgjë për ta nuk është nëse ia falim ala Ahmetzogolli Serbisë, Veriun e Kosovës, sidomos Leposaviqin, të cilin Kosovës ia “paska dhuruar Rankoviqi”!
Unë shkruaj në bazë të dokuemnteve shtetërore jugosllave se: KQ. LKJ. Këshilli Ekzekutiv Federativ, LKS, Këshilli Ekzkeutiv i Serbisë, duke u njohtuar se KS OKB më 1960 do ta aprovojë RREZOLUTËN mbi dekolonizimin e Botës, çarqet serbiane nxituan më 1958, dhe i ndryhsuan kufijtë në mes Kosovës dhe Serbisë (A KQ LKJ,viti 1958, dokumente konficenciale). Ky ndryshim kishte për synim që popullsia e Komunës Leposaviqit në tërësi ishte serbe dhe do ta zvoglojë përqindjen e popullsisë shqiptare në Kosovë. Madje, kjo ndërmarrje kriminale pati shkuar aq larg sa që me rastin e regjistrimit të popullsië do të pasojë urdhëri i Dushan Mugoshës (Sekretar i Lidjës komunistëve të Kosovës) që: “rrezultati përfundimtar i regjistrimit duhet të jetë (më 1961), 12 përqindë serbo-malazezë më tepër, ndërsa 8 përqindë shqiptarë, më pak”. Çka i thonë këtij realiteti, Serbia në çdo etapë historike gjatë dy shekujve të fundit në saje të përkrahjes së diplomacisë evropiane, ka luajtë sikurse macja me miun me shqiptarë.
Askush nga Fuqitë Evropiane nuk është brengosë se çka po ndodhë brenda Jugosllavisë me shqiptarë. Filozofia politike evropiane, do të shprehët Vllada Dapçeviq ishte me: “çdo kusht Ballkani duhet të çlirohet nga Islami”. Pra nuk llogaritej krimi, por luftohej viktima. E, në bazë të kritetreve që janë përdorë në caktimin e dëmeve të Luftës Dytë Botëroere, del se Serbia për dëmet që u ka bërë shqiptarëve, borgji është mbi 150 miliardë dollarë. Këto kërkesa me referenca Shteti i Kosovës, deshti dikush ose jo, duhet deponuar në KS OKB dhe në Sekretarinë e BE, kudo që ka nevojë edhe pse ende nuk jemi antarësuar në OKB. E pastaj, duhet të ulen palët e Republikës Kosovës dhe Republikës Serbisë, për një marrëveshje gjithë përfshirëse. Nëse krimet serbe deri në gjenocid,nuk i përimtësojmë, përmes reparacioneve, atëherë politika serbe përmes çështjeve të detalit, do të na mbajë siç po na mban.
Ndërsa botës civilizuar duhet t` i argumentojmë se: Shqiptarët e Kosovës në dekadën e fundit të shekullit XX-të, nuk kishin rrugë tjetër, vetëm se t` i rrokin armen dhe të luftojmë për liri. Në fund të luftës sonë, po edhe tërë njerëzimit,NATO ia shtoi veti famën dhe e shëndërroi në një organizëm ushtarak edhe në vepër filantropi, që e respekton të pambrojturin, i del krah atij dhe ia siguron një jetë të dinitetëshme, për të mbetur ndërgjegje dhe shembull edhe në rrafshin e humanizimit. Pra ai institucion doli të ishte NATO. E vërteta, NATO është organizatë ushtarke, ofenzive, por në rastin e Kosovës, ky institucion u bë kulmi i sigurisë së një populli që agresori serb e kishte në plan ta shfarosë nga trojet e veta. Pra sulmi i NATO mbi agresorin serbian dëshmoi se ma nuk ka popull pa të drejtë në jetë dhe në liri të çliriruar, me një vrejtëje, se i shtypuri dhe i shfrytzuari i deridejshëm nuk guxon të sillet sikurse shtypësi si agresor me rastin e çlirimit dhe krijimit të shtetit funksional.
Rusia e mban peng Serbinë e jo Kosovën!
Analiza e thellë ahknecore për rëndësinë historike të UÇK-ës nuk është bërë për faktin se shumë qendra të duqisë edhe sot e luftojnë fenomenin UÇK. Por atë që e posedon Rusia sot në Botë, atë provon ta posedojë Serbia në Ballkan. Prandaj Serbia nuk ka pushuar kurrë për të thurë dhe shpërndarë intriga nepër botë, në të cilën politikë i indihmojnë edhe disa shqipfolës, që tani janë “konvertuar” me detyra speciale A e kanë të dy palë (Rusia dhe Serbia)t këtë smundje gjenetike, apo e kanë të “shkolluar”, faktet flasin për primaritetin e faktorit imperialist rus, sepse Serbia ka probleme me vetvetën, sepse më nuk ka popuj të pambrojtur; ma nuk ka okupator që dhunën ndaj të shtypurve e mbanë në “ILEGALITET” dhe sillet si të dojë. Lidhur me këtë, nuk ka popull në Ballkan që do ta ketë shfrytëzuar RRELIGJIONIN për ambicje politike imperiale, se sa që e ka përdorë Serbia në çdo etapë historike. Ky realitet, shoqërohet nepër etapa me një velo të zezë, që Serbia përmes kishës e joshi përktrahjen e shteteve kryesore të Evropës, sidomos pas 15 janarit 1877, kur Wjena dhe Peterburgu arrijtën Marrëveshje sekrete në Peterburg, në mënyrë që pas debaklit të ushtrisë Osamne (gjatë vitit 1877) t` i sigurohën Serbisë edhe mbi 10 000 kilomatra katrorë siperfaqe të shqiptarëve. Ato treva të okupaurar të Sanxhakut Nishit, e morën vulën se i takojnë Serbisë në Kongresin e Berlinit më 1878. Jo vetëm kaq, faktorët e fuqive evropiane, mëtej, më 1912 ia shtuan Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë fuqinë, në mënyrë që më lehtë ta okupojë tërë Vilajetin e Kosovës dhe vilajetin e Manstirit. Më 1918, faktorit evropian dhe Ballkanik, Serbia ia shtoi faktorin shumë domethënës sllavë. Serbisë në zgjërimin e saj në Perendim do t` i ndihmojnë me vetëdie: Kroatët dhe Sllovenët, të cilët më 1929 u konvertuan në jugosllavë. Këtë faktor të “jugosllavizimit integral dhe homogjen”, politika serbiane e adaptoi në luftë komuniste nacionale më 1941-1945, në mënyrë që në një perspektivë dominuese, por që më në fund u kthye në fuqi ushkatërake, duke metastazuar në plagë të pasherueshme me mjete dhune kundër atyre që i kishin ndihmuar të themelojnë Peandori jugosllave, e që u shpërbën në formën më të përgjakur, duke u gjakosë sllavët në mes veti, me që rast shënohet konflikti më i egër pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë. Lidhur me këtë, lufta e shqiptarëve, vetëm mund ta kishte elemntin dhe simbolin e një lufte të drejtë, për të cilën pritej luftë frontale në çdo kohë, sidomos pas Konferecës Paqësore të Parisit më 1946, me që rast iu pranua Serbisë supremacioni, që e kishte shënuar në Berlin(1878), në Londër (1913), në Versaj më 1919 dhe në Paris më 1946.
Serbët janë mësuar me rrena të arsenalit të trilogjisë së APARTEJDIT të përfitojnë në trambulinologjinë infantile të eutanazisë, me një patologji insufiente si që është: Darka e fundit; Draka e Kosovës; Darka e Lamës; Darka e Robërisë, të përfitojnë dhe drejtojnë pushtetin me folklor, por edhe me mjete ushtarke dhe policore, të cilat i shndërrojnë realitetin në lex kreamtorium (ligj hirit që djeg e përvlon mortin në çdo pllëmë ku jeton i pushtuari). Madje pushtuesi e detyron ta detyrojë rë pishtuasin se detyrën e ka prej qiellit, dhe në këtë planimetri duhet patjetër të ketë besim se nuk ka ku të shkojë përtej robërisë klasike.
Derisa partitë politike në Kosovë po hargjojnë kohë në konfrontime në mes veti Serbia po e zgjëron platformën e aparthejdit ndaj shqiptarëve Pra kush po i ndihmon Serbisë nazifashiste terthorazi?
Pas diktaturës kushtetuese më 24 mars 1989, Serbia neofashiste ia filloi sielljës së ligjeve raciste, sa që segregacioni racial shihej dhe perceptohej në të gjitha institucionet në Kosovë. Këtë fakt e dinin institucionet si: KS OKB, OSBE, dhe sidomos të NATO-s, që mbeti fuqi ushtarke pa konkurencë, pas shembjës së komunizmit në disa shteteve hibride federale. Pohimet se Kosova do të serbizohet, menjëherë pas grusht shtetit më 23 mars 1989,dualën se ishin të sakta. Ja argumenti. E vërteta, serbizimi në bazë të: “Programit Jugosllavë për Kosovën 1988”, të cilin e kishte aprovuar Kuvendi Federativ, i mbeti i tëri Serbisë në kompetencë. Faktet flasin vet:
1.Në Radiotelevizionin e Prishtinës, do të vihen masat e dhunëshme. Të gjithë punëtorët shqiptarë do të largohen nga puna. Do të sillen drejtues që ishin personifikim i rregjimit xhakatar. Drejtuesit ishin: Petar Jakshiq, Nikolla Sariq, Miodrag Rexhiq, Zdenka Morina. Këtij organi që do të bëhet i përherëshëm pas një viti do t` i shtohen: Millomir Kovaqeviq, Shakir Makus, Nexhair Murat (turq), Radmilla Nikiq, Dushan Simiq, Kristë Gegaj, Muhamwed Ustaibo, Jonuz Alija.
2.Në xehroren “Kishinicë-Novo Berdë” do të emrohet këta udhëheqës: Sllavko Kisiq, Trajan Pançevski, Sllobodan Pavlloviq, Nenad Peshiq.
- Në fabrikën “Amortizer” emrohen: Aleksandër Gërgoviq, Zdravko Budimir, Ramadan Abdullah, Bogosav Shupiq.
- Në Shtëpinë e shëndetit: Luben Stoshiq, Sllobodan Popara, Dr Sllobodan Novoviq, Beçir Nexhmendini, Milivoje Todorovski.5.
Enti për mbrojtje shëndertësore: Komnen Tmushiq, Dr Ruzhdija Radonçiq, Mille Vuksanoviq.
- Në Organizatën “Tregtia e Kosovës” do të emrohen: Radman Millosavleviq, Bogdan Kecman, Radivoje Stojçiq, Toma Vukadinoviq.
- Sipermarrja “Plastika”: Ing Shefko Duratoviq, Nebojsha Mitroviq, Ing Drago Samarxhiq.
- Enti i gjeodezisë dhe fotogrametrisë: Millosh Bogavac, Branko Stoliq, Borisav Radeviq, Vojisllav Tomiq, Xhumret Mehmeti.
- Sipermarrja “Investmetal” drrejtor: Millan Sharenac, antar drejtues: Izet Zejneloviq, Ruzhdija Krieshtenac, Deniq Millorad, Josip Ivanoviq, Boshko Budimiroviq.
- “EXIMKOS” drejtohej nga: Branisllav Vujinoviq. Antarë drejtues: Nebojsha Radkoviq, Zhivko Stojanoviq, Dragan Milloviq, Vitimir Bajraktaroviq.
11.Sipermarrja “Metal” drejtohej nga: Trajan Matjeviq. Ndihmësit e tij ishin: Bora Vuksanoviq, Predrag Dabiq, Dragan Caniq.
- Sipermarrja “Marketing” drejtohej nga: Marko Koprivica. Ndihmësit e tij ishin: Ivan Kostiq dhe Lubica Neshiq.
- Organizata “Meting” drejtohej nga Dushan Budimir. Ndihmësit e tij ishin: Drago Samarxhiq,Snezhana Radisavleviq, Dragolub Millutinoviq.
14.Organizata “IBER LEPENC” drejtohej nga: Momçillo Mijatoviq, I ndihmonin: Vojo Shqepanoviq, Vlladimir Bozhoviq, Millan Grubishiq, Hasan Pomak.
- Organizata “BORO E RAMIZI” drejtohej nga: Lubomiq Vujoviq, i ndihmonin Predrag Llazziq, Jadranka Mitroviq, Zoran Kosovac, Millorad Jevtiq, Nebojsha Mihajlloviq.
16.Biblioteka Univerziatre Popullore drejtohej nga Sllobodan Kostiq, Bozhinka Zdravkoviq, Rdamilla Kralaiq, Zoran Stanishiq, Jordan Kisiq.
17.Sipermaja “Slloga” drejtohej nga Dragisha Vukaçeviq, ndihmësit e tij ishin:Predrag Drashkoviq, Veselin Millojeviq, Zvonimir Steviq, Sllobodan Andrejeviq, Alija Sadiku.
- Sipermarrja “GËRMIA” drejtohej nga Branisllav Kujunxhiq, Ndihmësit e tij ishin: Sllobodan Dimitrijeviq, Svetozar Tasiq, Lubomir Radulloviq, Ramadan Deshiq.
- Sipermarrja “DARDANIA” drejtohej nga: Bozhidar Markoviq. Në shtabin e tij të dhunëshëm punonin edhe Zoran Markoviq, Jovica Filipoviq, Vlladimir Grkoviq.
- Në Entin e Kosovës për përparimin e Arsimit dhe Edukimit drejtor i dhënshëm ishte caktuar Miodrag Gjuriq, e ndihmonin Velo Terzoja dhe Shaqir Uka.
- Në Institutin e Historisë Kosovës ishte caktuar drejtor i dhënshëm Dr. Sreten Martinoviq. Në shtabin e tij ishin edhe Dr Dara Varga (një shoviniste që në Hotelin Bozhur kishte kërkuar “Kokë shqiptari me hangër”), Velko G. Snezhana Haxhibulliq, Millorad Filipoviq.
- Në “Energoinvest” drejtor i dhunëshëm ishte caktuar Tomisllav Todoroviq, Svetozar Xhokiq, Srxhan Vasiq, Sinisha Janiçieviq, Muhamed Berisha, Radoica Stankoviq.
- Organizata e Kosovës për çështje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, drejtor i dhunshëm ishte ckatuar Vlladimir Dimiq, ndihmës të tij ishin: Hurshen Zajmi, Vehibe Karahoda, Milla Androviq, Nikolla Perazanin. Këtij ekipi do t` i bashkangjitën edhe Zoran Sekulliq, Sllavisha Mihajlloviq, Gordana Gjergjeviq, Dragomir Gjurgjeviq, Shahi Sagati.
- Bashkësia e Kosovës për sigurimin social dhe invalidor e drejtonte Rade Zvicer (sekretar), Mirosllav Simiq, Milladin Bovan, Doktor Raiçiq, Esad Muhoviq, Mika Popoviq. Këtë staf të dhunshëm e ndihmonin edhe Stojan Stankoviq, Sveta Jakshiq, Vlladimir Dimiq, Hurshen Zajmi, Dushan Vuçiniq, Iliaz Berisha.
- Klinikën ORL e drejtonte dhunshëm Prof Dr Dragolub Nikollovski, asis. Dr Rada Trajkoviq, Misha Saviq, Sofija Radosavleviq.
- Klinikën Neuropsikiatrike e drejtonte Dr Vojisllav Trajkoviq, Dr Dragan Kralajiq, Dr Selatin Kajkush. 27.Klinikën e Dermatologjisë e drejtonte Prof Dr Momir Krxhiq, prim. Dr. Lluka Shurbatoviq, Zagorka Drpaçeviq.
- Qendra Diagnostike drejtohej nga prof Dr. Millan Dragojeviq, Dijana Miriq, prof Dr Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq.
- Instituti për Anatomi Patologjike drejtohej nga prof dr Ana Lluban, me dr. Nebojsha Mitiq, Bllagoje Cvetkoviq.
- Klinika e Pneumologjisë (gjoksit) drejtohej nga prof dr Branosllav Rosiq, me ndihmpsit dr, Sofija Naranxhiq, prof dr Xhevait Nurboja, Stojana Stevanoviq.
- Klinika e Syrit drejtohej nga prof dr Sofina Biga, me ndihmësit dr Dushica Zhoriq, prof dr Konstandin Janev, pof dr Aleksander Kujunxhiq, se Divna Stamatoviq, Novica Gjorgjeviq.
- Klinika e fëmijëve drejtohej nga prof Dr Duzhica Zvicer, asi Dr M. Periq, dr. J. Putica.
- Klinika e Gjinekologjisë dhe Akusherisë drejtohej nga Prof dr Lubomir Ristiq, me ndihmësit Dr Branisllav Petroviq, dr Aleksander Andrejeviq, Ranko Gjokiq.
- Dekanati i Fakultetit Medicinës drejtohej nga Tomisllav Gjikiq, Millovan Gjokiq, Aleksander Kujunxhiq.
- Njësia e Punës Bashkuar Vera Llaziq, Vukashin Andriq, Sllobodan Ivanoviq, Gordana Shubariq, Selatin Kajkush, Drgan Krallajiq.
- Orgniazata e PB –Instituti për Fiziologji Klinike drejtohej nga prof dr Sreten Pavlloviq, Mirjana Miriq, Nebojsha Mitiq.
- Organizata e punës (ZSL) Fakulteti i Medicënës- Vera Aleksiq, Milutin Pavlloviq, Zoran Jovanoviq, Spasoje Arsiq.
- Fakulteti i Medicinës OPB Instituti- prof dr Svetisllav Dorçanin, ass. Dr Zdravko Vitosheviq, ass dr. Zorica Babiq, Bratolub Petroviq.
- Klinika Ingterne drejtohej nga Prof dr Vera Perishiq, Sllaavenko Milenkoviq, Veselin Trajkoviq, Hilmi Rexhepi, Smiliq Lilana.
- Fakulteti i Medicinës-Seksioni i Stomatologjisë drejtohej nga prof dr Lubisha Shqepanoviq, prodekan, Millovan Knezheviq, doc dr. Millan Zhivkoviq, ass dr. Meliha Poreshqi, ass dr. Branko Mihajlloviq.
- OPB Instituti për Fiziologji, drejtor Radmilla Shagoviq, ndihmësit ishin Dragica Radoviq, Enfeli Lumezi, Zvezdan Mihajlloviq.
- Sherbimi teknik i Fakultetit Medicinës drejtor Mileta Radoviq, me ndihmësit Jovica Marinkoviq, Dobrilla Veliçkoviq, Milisav Jelliq.
- Klinika Infektive drejtohej nga Prof dr Stevan Balosheviq, Dr Cveta Vuçiq, Dr Rade Kantiq, Dragan Kostuiq. Klinka për Radiologji drejtohej prej prof dr Radomiq Babiq.
44.Univerziteti i Prishtinës Rektor Dr Radivoje Papoviq, Dr Misha Doshliq, dr Stanoje Dogangjiq, me organin e përkohëshëm: dr Lubomir Shqepanoviq, Dr Vlladeta Vukotiq, Drago Samarxhiq, dr Dragosllav Pejqinoviq.
- Fakulteti Filologjik dekan dr Borisav Vukortiq, dr Nikolla Cvbetkoviq, Dr Marinko Vojoviq, org, përkohëshëm dr Mirosllav Vukotiq, Millorad Jelliq, Nikolla Novakoviq.
46.Fakulteti Filozofik dekan Dr Radivoje Vulliq, dr Zoran Gjorgjeviq (më parë asistent në Institutin e Historisë), org përkohëshëm ishte dr Radenko Krul, dr Millovan Obradoviq (Prof ordinar në Institutin e Historisë më parë), Dragosllav Vuçkoviq.
- Fakulteti i Kulturës fizike dekan dr Mirosllav Mekiq, dr Sllobodan Stankoviq, org përkohëshëm Tihomir Millosavleviq, dr Nikolla Gllasnoviq, Miodrag Bigiq.
- Fakulteti i Shkencave Natyrore dekan Dr Sllobodan Gligorijeviq,dr Gojko Saviq, dr Katica Kosanoviq, org, përkohëshëm dr. Pavle Vasiq, dr Stojan Dekiq, Sllavica Tomanoviq.
- Fakulteti i arteve dekan prof Zoran Karalljiq, Zoran Jovanoviq, org i përkohëshëm Hilmija Qatoviq, Misha Aleksiq, Angjellko Karferiq.
- Fakulteti i Ndertimtarisë dhe Arkitekturës dekan Vukomir Saviq, Dr Milivoje Beshaqareviq, org. përkohëshëm ishte dr. Nedelko Xhelatoviq, Sllobodan Qolliq.
- Fakulteti Elektronik dekan dr. Qemal Doliqanin, dr Sllobodan Bojeviq, dr Branisllav Miriq, mr. Branko Babiq, Voja Rashiq.
- Fakulteti i Bujqësisë dekan dr Branisllav Brkiq, dr Bozhidar Jaçinac, org përkohëshëm dr Vojisllav Saviq, Bozhidar Llaziq, Sllobodan Mariq.
- Fakulteti Ekonomik dekan dr Radosllav Angjellkoviq, prof dr Sllavenko Saviq, org. përkohëshëm dr Petar Petroviq, dr. Muris Haxhibulliq, Millorad Vujoviq.
- Fakulteti i Makinerisë dekan dr Vladimir Raiçeviq, dr Svetozar Gjekiq, org. i përkohëshëm mr. Zllatibor Lekiq, doc dr Mirosllav Todiq, Ivan Nikqeviq.
- Fakultetini Drejtësisë dekan dr Mirko Petrunoviq, dr Toma Vinish, org. përkohëshëm dr Millovan Markoviq, dr Zoran Isailoviq, mr. Gjorgje Nikoliq.
56.Organizata e veçant finansiare (TKM) drejtor Bozhidar Kosiq, organ. I përkohëshëm Ranko Kitiq, Ognjen Milenkoviq, Stanoje Sekulliq.
- Sipermarrja farmacuetike “FARMED” drrejtor Luba Vasiq, Lubomir Cvbetkoviq, org përkohëshëm Lubiko Todoroviq, Svetisllav Koastiq, Rade Sojeviq.
- Qendra “GËZIMI YNË” drejtor Billkica Bojaniq, org përkoh. Nikolla Arsiq, Zhivota Llaziq, Drita Leka. 59. KOSOVA FILMI drejtor Boshko Drobnjak, orga përkoh. Lubinko Deda, Radunko Bullaiq, Uglesha Vujoviq.
- Sipermarrja “KOSOVA DRVO” drejtor Senad Plakiq, org përkoh. Sllobodan Bojaniq, Zeqo Feroviq, Rade Sheshlija.
61.Orgabizata “TREGU” drejtor Sllobodan Vujoviq, me org. përkohëshëm Vlladimir Vukanoviq, Latif Bytyqi, Biserka Joksimoviq.
- “HORTIKULTURA” drejtor Jelisaveta Janiqijeviq, org. përkohëshëm Dragan bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Mile Rashkoviq.
- “HIGJENOTEKNIKA” drejtor Zhivko Vasiq, organ i përkohëshëm Dragan Bojaniq, Zoran Llakiçeviq, Miodrag Milishiq, Milica Radenkoviq.
- “Komunikacioni Urban” drejtor Spasije Ristiq, organ i përkohëshëm Irgan Gashi, Fuad Zejneloviq, Novica Sekulliq.
- “URGENS” drejtor Petko Vrlikapa, organ i përkohëshëm Dragomir Bojoviq, Zoran Llakiqeviq, Miodrag Malishiq, Miliq Rashkoviq.
- “FAZITA” drejtor Zoran Timiteviq, organ i përkohëshëm Jakup Pomak, Llazar Begenishiq, Sllobodan Mitroviq.
- “RILINDJA” drejtor Predrag Arsiq, organ i përkohëshëm Radenko Knezheviq, Mihajllo Stanojeviq, Jorgovanka Milojeviq.
- Enti Krahinor për botimin e teksteve, drejtor Branko Paunoviq, Radomir Vitkoviq, (zavendës), Nikolla Novakoviq, Zylfikar Kurteshi.
- Stacioni i Veterinarisë drejtor Dragan Ristiq, organ i përkohëshëm Vitimir Filipoviq, Dragica Grubanoviq, Velimir Rzniq.
- Kryqi i kUq-Prishtinë, drejtor Bogdan Kecman, organ i përkohëshëm Millovan Petroviq, Gordana Boriçiq, Dragutin Millojeviq.
- Bashkësia Kulturoarsimore e Kosovës drejtor Velimir Kaliçanin, organ i përkohëshëm Miodrag Brzakoviq, Dragan Gjuriq, Murat Ajvazi, historian nga Hajkobilla (shqipfolës?).
- Organizata “INZHINIERING” , drejtor Spasoje Cvetkoviq, org. përkohëshëm Sllobodan Gruberniniviq, Bozhidar Janiçieviq, Olgica Gjuroviq.
- Ndërmarrja “EKSPORT-IMPORT” drejtor Lubica Neshiq, (e pushoi punën).
- Teatri Popullor i Kosovës, drejtor Mirko Zhariq, organ i përkohëshëm Millorad Roganoviq, Lilana Tomiq, Mirolub Saviq, Miomir Radojkoviq, Ankica Milenkoviq.
- Sipermarrja e Ortopedisë “RUDO” drejtor Dragaan Vukadinoviq, org. përkohëshëm Millan Vijiviq, Mirko Zoriq, Rodolub Todoroviq.
- Organizata :KOSOVA TURIST” , drejtor Ivan Ivanoviq, org. pprkohëshëm Nenad Stojkoviq, Radivoje Perunoviq, Vera Petkoviq.
- Organizata “KOSOVA HIDRITEKNIKA”, drejtor Budimir Saviq, organ i përkohëshëm Borko Filipoviq, Krunisllav Iliq, Cvetko Guxhiq, Isak Gei.
- Organizata “AUTO-PRISHTINA” , drejtor Zoran Nikolliq, org. përkohëshëm Zhelimir Gapiq, Sllobodan Kitiq, Millorad Stamenkoviq.
- Organizata “NAPREDAK” drejtor Dragaan Turnjanin, org. përkohëshëm Radosh Iliq, Nebojsha Dabiq, Radovaan Vujoviq.
- ARKIVI I KOSOVËS, drejtor Radmilla Popoviq, organ i përkohëshëm Dobrilla Jankoviq, Vllastimir Mitroviq, Jugosllav Gjorgjeviq.
- Organizata “BATLLAVA” drejtor Zoran Filipoviq, org. përkohëshëm Velizar Gjuroviq, Gordan Grujiq, Ranko Petroviq, Novica Borozan, Radovan Vujoviq.
- INVEST UNIJA, drejtor Ollgica Mitroviq, Stevan Kostiq.
- Organizata tregtare “VOÇAR” drejtor Svetisllav M. Lubaniq, organi i përkohëshëm Borivoje Vuksanoviq, Llazar Begenishiq, Jovica Jovanoviq, Radivoje Grbiq.
- Organizata punuese “PUT” drejtor Lubisha Stojkoviq, org. përkoh. Mirko Pavlloviq, Voja Stojanoviq, Rdaivoje Vujoviq, Zvonimir Markoviq.
- Bashkësia Univerzitare e Punës, drejtor Ranko Gjokiq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Natasha Nuk, Ruzhica Simiq.
- BVI për punësim, drejtor Bora Vuksanoviq, org. përkoh. Sava Shqepanoviq, Krsta vujoviq, Dragan Vuksanoviq, Radomir Dimiq.
Në këto institucione para 23 marsit 1989 drejtues të tyre rreth 96% ishin shqiptarë. Tani (më 1990) të gjitha (86 institucionet e Kosovës, drejtohën nga serbët, shumica e të cilëve ishin analfabet klasik.).
Në lidhje me këtë rrezulton se shumica prej tyre ishin siellur nga Serbia dhe Mali i Zi në numër prej 392 funksionarësh. Prej tyre vetëm 5 ishin të ashtuquajtur melez edhe në familje. Ndërsa struktuara drejtuese deri më 1990, në Kosovë ishte relativisht ashtu si ishte struktura e popullsisë. Kjo do të thot se të gjithë shqiptarët u përjashtuan nga puna. Shtrohet pyetja kur në Kosovë dendësia e popullsisë ishte 205 banorë në një kilometër katror, në Serbi dendësia e popullsisë ishte 104 banorë në një kilometër katror, dhe, prap propogandohet se duhet të sillën në Kosovë sllavë, dhe u sollën. A nuk është ky apartejtë i pakicës serbe mbi shumicën apsolute shqiptare. Aq më bindëshëm është aparthejdë, kur më 1991 u bë regjistrimi i popullsisë dhe shqiptarët nuk dualën në regjistrim. Ndërsa nga regjistrimi, ku regjistruesit ishin të gjithë serbë dhe malazezë, doli se në Kosovë ishin 193 214 serbianë që e kishin vendëbanimin në Kosovë. E ku janë ata 250 000 serbian të përfolur nepër intervista nga serbët për njëzetë vite. Madje, edhe në Tribunalin e Hagës, prijësi neofashist i Serbisë S. Millosheviq ngriti numrin e të shpërngulurve nga Kosova në 400 000 serbë, por që duhej të ktheheshin në Kosovë. Askush në Tribunal nuk e dinte, ose nuk donte ta dinë se numri i sipërtheksuar ishte nga pazari Millosheviq-Tuxhman në Dedinje më 1990. E kur dihet se struktura e popullsisë në Kosovë më 1991 ishte 87 përqindë shqiptare, 7 përqindë serbo-malezeze, e të tjerët 6 përqindë. Kështu çështja e apartejdit serbian në Kosovë, shkencorisht (matematikishit) u vërtetua.

Apatrhejdi nepër Komuna
Apart-hejdi nepër KOMUNA ishte edhe më i egër. Nepër koridoret e komunave shpërtheu një fenomen ku patjetër duhej dituri shkrimin çirilicë.Ndërsa komunikimi mund të bërej vetëm në serbishte. Edhe më konkretisht, disa shqiptarë të shkolluar gjetën “punë” duke iu bërë lutje dhe kërkesa nevojtarëve shqiptar për pushtetit kolonial, sepse masa e gjërë nuk e dinte serbishtën. Ishte ashtu sepse në Kosovë nuk mbeti asgjë e pa serbizuar. E Jan Smiti i Kosovës u bë njëfar Zoran Angjellkovuiqi. Ai me disa krimnelë të tjerë sundonte në Kosovë me zjarr, thikë dhe autoblinda me topa të kalibrit mesëm.Dhe prap nuk u intervistua nga asnjë hetuesi, sepse Serbia duhej siëas BE-s të mbetej në Ballkan faktor strategjik që nuk është me Rusinë. Por realiteti edhe sot (2026) është ndryshe, sepse Serbia ka mbetur territorialisht dhe politikisht koloni ruse.
Në bazë të argumenteve dihet se serbët më 1877 e serbizuan 714 katunde dhe 6 qytete në tërësi në Sanxhakun e Nishit, duke i dëmtuar shqiptarët për 40 miliardë dollarë; më 1912-1914 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i deportuar mbi 500 000 shqiptarë me 395 anije e trena evropian në Anadoll dhe duke dëmtuar këtë popull për 15 milardë dollarë; Më 1918-1941, serbët provuan ta kolonizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, duke i bërë TRI konventa me Turqinë, por duke provuar që në tërësi ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë, njëherit duke dëmtuar shqiptarinë me 30 miliardë dollarë; Më 1941-1945 serbët provuan ta “kualifikojnë Kosovën se kinse ka qenë në anën e fashizmit, duke e dëmtuar me vënjën e diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945, dhe duke e dëmtuar për 4 miliradë dollarë. (Shiqo, ZEKERIA REXHA, Rregulloret mbi dëmet e luftës në Arkivin e Republikës Kosovës në origjinal. Në dosje janë 12 rregullore Federative dhe të Kosovës, se si janë llogaritë dëmet).Në realitet, Republika e Kosovës pas çlirimit nuk ka provuar ende t` i llogaritë dëmët e luftës 1997/99, sepse pushtetarët janë orientuar pas foteleve dhe funksioneve. Por as institucionet e formuara dhe rasformuarara dhe prapa të formuara vetëm po sillën në rreth.
Më 1945-1966, serbo-malazezët provuan ta serbizojnë Kosovën dhe Maqedoninë me Marrëveshjën Xhentelmene më 1953 përmes së cilës deri më 1966 i deportuan 415 235 shqiptarë, duke e dëmtuar këtë popull me 19 miliardë dollarë;
Më 1981-1999 serbët provuan ta serbizojnë Kosovën përmes “Platfomës politike për Kosovën 1981” dhe “Programin jugosllav për Kosovën 1988”,, duke e dëmtuar shqiptarinë për 32 miliardë dollarë. Faktet se çka ndodhi me shqiptarë në të gjitha periudhat është i njohur. Në valën e parë (1877) u serbizaun plotësisht 714 katunde dhe 6 qytete; në valën e dytë (1912-1914) u serbizuan 182 katunde dhe u largian mbi 500 000 shqiptarë në Anadolli; në valën e tretë (1918-1941) u larguan 215000 shqiptarë në Anadolli nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku i Jeni Pazarit; në valën e katërt (1945-1966) u larguan nga Kosova, Maqedonia dhe Sanxhaku 415000 shqiptarë dhe boshnjakë; në valën e pestë (1981-1999) u larguan nga Kosova me dhunë të paparë mbi 1 000 000 shqiptarë. E sot prap serbët po kërcnohen se duhet të themelojnë një republikë serbe në Kosovë, së cilës “duhet t` i takojnë resurset më të njohura ekonimike”. Kush do ta pranojë këtë aparthejdë, nga shqiptarët dhe kush po bënë opstrukcione me bojkotimin e Parlamentiti, shqiptarët duhët mirë të mendojnë. Po, si po vrehet ata të jashtëmit që po vijnë për ta pleqëruar çështjen, si duket janë të pavendosur. Po flitët se pavendosmërinë e tyre e donë serbiani, në mënyrë që çështjen shqiptare po e shfrytzën edhe Opozita politike shqiptare në Kosovë në luftë për pushtet. E kush është më i dëmshëm, le të mendon populli me kokë të vet.
Çka pritët nga zgjedhjet e 7 qershorit 2026
I tërë suksesi i këtyre zgjedhjeve protet nga përqidja e pjesëmarrjës; nga përqindja që do ta fitojë Vetvendosja; nga rrezultati që ishte në zgjedhjet e kaluara. Mbështetur në antarësi Vetvendosja është fituese e sigurt. Por niveli i rritjës së përqindjës së fitorës duhet të jetë së pakut edhe 6% më i lartë se sa që ishte në zgjedhjet e kaluara. Të shohim, Kosovës i priftë e mbara.
Lidhur me këtë mendoi se në votime të 7 qershorit 2026 duhët të dalin nja 75 deri në 80% të zgjedhësve. Atëherë melodia e bojkotimit në votim kudo do të i kthehet në dobi të popullit. Pra, sipas hulumtimeve të mia më 8 qershor 2026 do të festojë Vetëvendosja, sepse populli po e dëshmon qe pesë vite aftësinë e saj. Por Serbia,në anën tjetër së pakut edhe për një shekull do të luftojë për ta ruajtuar Kosovën si vend të pasigurtë, në mënyrë që askush në vendin e “PASIGURTË” mos të INVESTOJË. Pikërisht në këtë lëmi të investimeve Qeveria e Albin Kurtit duhët përqëndruar tërë arsenalin intelektual, e ai nuk mungon.
Post scriptum: Me Albin Kurtin më askush nuk mund të luaj nepër të ashtuquajturat bisedime, të cilat janë shndërruar në njëfar rreligjioni hibrid diplomatik.Në fakt bisedime bilaterale mund të ndodhin por “Çështja e Kosovës”, më nuk ekziston, de jure sidomos nga 17 shkurti 2008.
Llogarisni sa na ka mbajtur Serbia në maje të thikës me akuzat për: Kontra rrevolucion, për separatizëm, për iridentizëm, për fundamentalizëm, për terrorizëm, e sidomos për përdorimin e bombave me uranium të varfruar, për transplantim të organeve njerzore “nepër shtëpia katundi”!!! Mjfat kemi durua, mjaftë jemi aakuzuar pa asnjë faj. Nuk duam më të hecim nepër rreth të that.Zgjedhjet e 7 qershorit 2026 le ta shkëpusin epokën e vujatjeve nga epoka e demokracisë me miqë shumë si: SHBA dhe BE me grancion të NATO-s.
Më 30 maj 2026


