Kur “akademiku” e harron Vaso Çubrilloviqin dhe alarmohet nga gjetjet në telefonin e Shehollit

Shkrime relevante

23 Gushti, Dita që Europa nuk e harron

Nga Frank Shkreli ____ 23 gushti është dita që Evropa përkujton viktimat e...

Anën më të mirë të shpirtit shqiptar, në përvjetorin e lindjes së Shën Terezës

Nga Frank Shkreli*  ____ Më 26 gusht, në ditëlindjen e saj, le ta...

Zoti i bekoftë shqiptarët e bashkuar!

Florim Zeqa Familja, morali, sinqeriteti, janë keto tri nga shumë elemente që...

Kur “akademiku” e harron Vaso Çubrilloviqin dhe alarmohet nga gjetjet në telefonin e Shehollit

Shqiptar Shaljani, Shalë Bajgorës, Mitrovicë ____ * Një reagim tjetër ndaj Prof. Milazim...

SHBA heq nga sanksionet Abdul Jasharin, udhëheqësin e grupit xhihadist dhe snajperistin “shqiptar” në Siri

Udhëhoqi grupin xhihadist, SHBA heq nga sanksionet snajperistin "shqiptar" në Siri Ebu...

Shpërndaj

* Një reagim tjetër ndaj Prof. Milazim Krasniqit
___
I mirënjohuri Prof. Milazim Krasniqi paska shkruar përsëri. Këtë herë për të na bindur se objektivat e Serbisë nuk gjenden në “telefonat e spiunëve ordinerë e primitivë”, por në rekomandimet e institucioneve “kredibile shkencore”.
Mirë profesor. Por, para se të na japësh këtë leksion të ri gjeopolitik, duket se ke harruar disa gjëra që, për një profesor e studiues, do të duhej të ishin mjaft të vështira për t’u harruar.
Paskësh harruar planet serbe për zbrazjen e trojeve shqiptare. Paskësh harruar Vasa Çubrilloviqin dhe projektet e tij për shpërnguljen e shqiptarëve. Paskësh harruar se politika serbe nuk është prodhim i një telefoni të Fatmir Shehollit, por ka pasur për dekada të tëra programe, institucione, elaborime dhe strategji shtetërore për dobësimin, shpërnguljen dhe zhbërjen e shqiptarëve.
Dhe këtu lind pyetja e pakëndshme: pse akademiku kujtohet kaq shumë për Serbinë vetëm atëherë kur i duhet të relativizojë një debat të brendshëm shqiptar?
Lista jote, profesor, është interesante: destabilizim, natalitet serb, serbizim i goranëve, ndikim mbi boshnjakët, shpërngulje e shqiptarëve drejt Evropës, ndikim rus, aleancë serbo-greke…
Të gjitha këto mund të jenë tema serioze për debat.
Por pastaj vjen fjalia madhështore, madje me shkronja kapitale:
“ASNJËRA NUK KA TË BËJË ME FENË ISLAME POSAÇËRISHT.”
Ah, kjo qenka pjesa më interesante!
Sepse, sipas kësaj logjike, mjafton të shkruash me germa kapitale se diçka “nuk ka të bëjë me fenë” dhe çështja mbyllet. Por historia nuk funksionon me deklarata mbrojtëse, e aq më pak akademia me parime të shpallura njëanshmërisht.
Askush serioz nuk po thotë se çdo shqiptar mysliman është instrument i Serbisë. Një pretendim i tillë do të ishte absurd dhe i padrejtë. Por po aq absurde është edhe përpjekja për të mbyllur çdo debat mbi instrumentalizimin politik të fesë, vetëm duke deklaruar se “kjo nuk ka të bëjë me fenë”.
Këtu duhet bërë një dallim që një profesor do të duhej ta dinte shumë mirë:
Feja është një gjë; ideologjizimi politik i fesë është tjetër gjë.
Dhe pikërisht për këtë të dytën duhet të flasim pa frikë, pa tabu dhe pa dekorime akademike.
Është interesante gjithashtu se si Prof. Krasniqi sot kujtohet për rrezikun e shpërnguljes së shqiptarëve drejt Evropës. Shumë mirë. Por kur diskutohet për faktorët që ndikojnë në dobësimin e identitetit kombëtar, përfshirë edhe forma të islamit politik, atëherë papritur na kërkohet të mos shohim, të mos pyesim dhe të mos analizojmë.
Madje ironia bëhet edhe më e madhe kur një zë publik që ka qenë për vite i angazhuar në mbrojtje të çështjeve të myslimanëve në Kosovë e më gjerë — deri edhe të ujgurëve myslimanë në Kinë — tani përpiqet të paraqitet si arbitër i ftohtë dhe neutral mbi “fenë që nuk ka të bëjë me këtë”.
Nuk ka asgjë të keqe të mbrosh të drejtat e njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Përkundrazi. Por atëherë duhet të pranosh edhe të drejtën e tjetrit për të bërë pyetje kritike ndaj çdo ideologjie politike, përfshirë islamin politik.
Sepse liria e mendimit nuk mund të jetë privilegj i një pale.
Dhe këtu arrijmë te përpjekja për t’u shfaqur, ironikisht, “më katolik se Papa”.
Por jo profesor.
Nuk bëhet dot.
Sepse kur një njeri që për vite është marrë publikisht me mbrojtjen e një kauze të caktuar fetare e politike, papritur shfaqet si gardian neutral i çdo debati mbi kombin, fenë dhe identitetin, publiku ka të drejtë të pyesë:
Ku ishte kjo neutralitet akademik atëherë kur kritikohej islamizimi politik?
Ku ishte ky alarm për identitetin shqiptar?
Ku ishin këto analiza kur diskutohej shndërrimi i fesë në instrument politik?
Dhe tani vijmë te pjesa që duket se po shkakton më shumë nervozizëm: telefoni i Fatmir Shehollit.
Profesor, pse gjithë ky panik nga të dhënat e një telefoni?
Nëse të dhënat janë të pavërteta — demantoni ato.
Nëse janë të parëndësishme — shpërfillini.
Nëse janë të manipuluara — nxirrni provat.
E nëse janë relevante — atëherë le t’i shohim, t’i verifikojmë dhe t’i diskutojmë.
Sepse një akademik nuk duhet të frikësohet nga një telefon. Një akademik duhet të frikësohet vetëm nga mungesa e fakteve.
Dhe këtu del një paradoks i bukur: ti na thua se objektivat e Serbisë nuk gjenden në telefona, por në institucione shkencore. Mirë. Por pse atëherë një telefon po të shkakton kaq shumë interesim?
Mos vallë problemi nuk është telefoni i Shehollit, por ajo që mund të gjendet brenda tij?
Sepse kur një telefon i zakonshëm prodhon më shumë alarm te një “akademik” sesa një elaborat serb i arkivuar, atëherë publiku ka të drejtë të bëjë një pyetje të thjeshtë:
A kemi të bëjmë me një problem të telefonit, apo me frikën nga përmbajtja e tij?
Mos e bëni telefonin arkiv, profesor, e arkivin telefon.
Sepse nëse një telefon ka të dhëna, ato duhen verifikuar; nëse një arkiv ka dokumente, edhe ato duhen lexuar. Të dyja duhen trajtuar me të njëjtin standard: faktet para fanatizmit.
Dhe sa për Serbinë, po ju ndihmoj me një kujtesë të vogël akademike:
Historia shqiptare nuk fillon me telefonin e Fatmir Shehollit.
As planet e Serbisë nuk kanë lindur në WhatsApp, Viber apo në ndonjë ekran telefoni.
Por, profesor, mos na kërko që për hir të betejës tënde kundër Shehollit të harrojmë Çubrilloviqin, elaboratet, shpërnguljet, politikat e dhunshme dhe të gjitha ato dokumente që historia i ka lënë aty ku mund t’i lexojë kushdo.
Nëse kërkohet debat serioz, le ta bëjmë seriozisht.
Pa etiketa.
Pa frikë.
Pa “harresa” selektive.
Dhe mbi të gjitha — pa na shitur neutralitetin si kostum të ri, kur publiku e njeh shumë mirë gardërobën e vjetër.
Sepse akademia nuk është çadër nën të cilën mund të fshihet çdo ideologji vetëm pse bartësi i saj ka marrë një titull akademik.
Prandaj, profesor Krasniqi, para se të na tregoni se ku nuk gjenden objektivat e Serbisë, do të ishte mirë të na tregoni edhe çfarë keni harruar t’i tregoni publikut për objektivat, metodat dhe pasojat e ideologjive që kanë vepruar mbi shqiptarët gjatë historisë.
E sa për pretendimin për t’u bërë “më katolik se Papa”…
Jo profesor, nuk bëhet dot.
Sepse në këtë debat, të paktën deri tani, roli i Papës nuk po ju shkon.
Më shumë po ju ngjan roli i tellallit të një ideologjie që kërkon të shpallet neutrale pikërisht në momentin kur i ngushtohet hapësira e debatit.
Dhe ndoshta, në fund, pyetja nuk është:
“Çfarë ka në telefonin e Shehollit?”
Por:
“Pse kaq shumë njerëz po shqetësohen para se telefoni të flasë?”

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu