Spiunim dhe shantazhim

Shkrime relevante

Spiunim dhe shantazhim

Gjergj Kabashi, Prishtinë ___ Dokumentat që po bëhen publike për pjesëtarin e BIA-s...

Besa, gjaku dhe vëllazëria shqiptare mbeten përgjithmonë më të forta se çdo ndasi fetare

Foto pas vrasjeve islamike ndaj gazetarëve të revistës satirike në Paris ___ Nga:...

“Top Secret” – a po zbulohet arma e fshehtë e Serbisë për ta përçarë Kosovën?

Luan - Asllan Dibrani Dosja Sheholli, skenari i radikalizimit dhe sulmet kundër...

Deklaratë publike e Familjes Musa

KËRKOJMË HETIM INSTITUCIONAL, HAPJEN E DOSJEVE DHE PËRGJEGJËSI PËR ÇDO KËRCËNIM,...

Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë Intervista me gazetarin Xhevdet Shehun  Xhevdet Shehu: Z.Dilaver,...

Shpërndaj

Gjergj Kabashi, Prishtinë
___
Dokumentat që po bëhen publike për pjesëtarin e BIA-s së sotshmr dhe UDB-ashin Fatmir Sheholli, a janë pjesë e një plani më të gjerë që i ka rrënjët në historinë e marrëdhënjeve Serbo – Shqiptare për zgjerime territoriale në hapësirat e kombit shqiptar, apo…?
Natyrisht se në dyqind vitet e fundit, Serbia nuk ka dashur ta pranonte faktin se po zgjerohej në hapësirat territoriale shqiptare, por në hapësirat e një “jo-populli”, një mbetjeje “turke – osmane”. Në historinë më të re të këtyre marrëdhënieve , roli i Vaso Çubnriloviqit për të na shkatërruar me islam, ka qenë më i qarti dhe më mizori.
Ai ka synuar të na fuste në konflikt me vetvetën dhe botën dhe përkundër kohës që nuk është treguar e favorshmr për planet ogurzeza të tij, ai nuk ia ka arritur plotësisht qëllimit antinjerëzore dhe antishqiptar të tij.
Vasoja ka qenë një nacionalist i madh serbë me dije akademike, historian që nuk e ka hequr nga mendja se Islami është ai që na shkatërron.
Serbia në historinë e saj e ka ditë e pasë parasysh këtë fakt dhe e ka përdorë qysh ka ditë e mund.
Në historinë më të re të marrëdhënie të vështira të Shqiptarëve me Serbët, historia që nisë me pushtimin serbë të viseve shqiptare nga 1912 – 1913 , është treguar më mizorja dhe më e qarta në këtë antishqiptarizëm.
Pas këtij pushtimi Serbia “për ne e ka ruajtur Islamin” , se është frikësuar “se mos po e harrojmë”, andaj më 1924, 12 vjet pas këtij “çlirimi” , e ka ndërtuar “Velika Medresa Krala Aleksandra” në Shkup dhe me 1949 praktkisht 1953 e ka ndërtuar Medresën “Alaudin” të Prishtinës, në rrugën Vellusha, në objektin e një xhamie.
Këtë e ka bërë në kohën kur përgatitej Aksioni për Mbledhjen e Armëve i vitit 1956, armë që në të shumtën e rasteve shqiptarët nuk i kishin.
Serbia e Aleksander Rankoviqit e ka ditë këtë fakt, por qëllimi i saj ka qenë t’ua nxinte jetën shqiptarëve dhe të shpërnguleshin “në tokën e vet myslimane”, duke u vendosë kryesisht në tokat, shtëpitë dhe pronat e Kurdëve e Armenëve, ndaj të cilëve Turqia e re kishte zhvilluar disa gjenocide.
Edhe në vitin 1987, në kohën kur Slobodan Milosheviqi nuk ka lënë të thuash pak shenja të shqiptarëve në Kosovë dhe kur me çdo kusht donin ta krijonin “pakicën kombëtare shqiptare” në Kosovën e përbërë me pothuaj 95 për qind shqiptarë, ishte i njejti qëllim i shkatërrimit me Islam.
Prandaj,spiuni i BIA-s Fatmir Sheholli nuk duhet parë si diçka që se kemi ditë, por vetëm si një Spiun i Madh i BIA-s , që “mediat tona” natën e ditën ia kanë hapë dyer e dritare, në mënyrë që “shoqëria jonë paralele” të shndërrohej në një Eldorado të një personi që krijon lidhje dhe shoqëri në formë agjenturore.
Edhe duke e bërë Shqiponjën me ndonjë kuazigazetar!
Sidoqoftë, problemi me Islamizimin duhet parë të ndërlidhur me “udhëheqjen e luftës” dhe me figura politike e shtetërore që “nuk kanë ditur se çka po bënin”, apo që e kanë ditë mirë se me islamizim i bëhet “karshillëk” lirisë kombëtare për të cilën kemi vuajtur dhe secili prej nesh ka luftuar e saktifikuar me shekuj.
Xhamitë në vendet më kyçe të Kosovës së vogël, janë ngritë menjëherë pas luftës, andaj “fajin” nuk duhet t’ia lëmë vetëm spiunit Fatmir Sheholli.
Xhamizimin e ka bërë BIK-u dhe e ka përmbajtur, qoftë edhe naivisht, politika e Kosovës.
Deri tek xhamia stërmadhe e Prishtinës, që po ndërtohet nga Turqia neoosmane për interesat e veta turkomëdha-neoislamiste.
T’i japësh mbi 52 milionë euro taksa të taksapaguesve turq për ndërtimin e një stërxhamie, pas shumë xhamive të tjera që i meremetoj e ndërtoi Turqia në këtë pjesë të “arnautllukut”, do të thotë se “ti” me qëllim po e shkatërron vetvetën
Në botën bashkëkohore as përshëndetja nuk jipet e pamerituar e ai prej Ankaras me Diyanetin e tij (organizatë për përhapjen e Islamit në botë, sidomos “në viset e dikurshme” të Persndorisë Osmanr), po zbrazë thasë parash “për ty”, gj’e që kjo është larg çdo imagjinate.
Një analist maqedonas, këtyre ditëve, pasi i kanë rehatuar shqiptarët “me Islam” dhe i kanë shpërndarë nëpër botë, kishte shprehur shqetësimin për turqizimin e menduar (planifikuar) të Maqedonisë, duke sjellë vazhdimisht turqë nga Turqia.
Shkupin pothuaj e turqizuan, e të njejtën gjë janë duke e bërë në Prishtinë e Kosovë.
Shih se kush po e shperndanë “posten” me motirë dhe i kupton të gjitha…?!
Përderisa Arbnorët / Arbnoret e patrajtuar/a e të keqtrajtuar/a , po e marrin botën në sy për një kafshatë buke më shumë, vendet tona po popullohen me popuj të tjerë, kryesisht islamik…!
A ke përgjigje për këtë “politika jonë”…?
Një mik i imi, shkrimtar , derisa rrinim dje me të në Prishtinë, më tregonte se si vazhdimisht janë përpjekë ta shantazhonin me femra, duke i thënë se “je i bukur”, “tërheqës”, “simpatik”, muskuloz, tërheqës etj.
Ngashnjim UDB-ash, apo jo…?
Për ketë, siç na tregonte, e kishte njoftuar një shkrimtar tjetër dhe ai i kishte thënë se kush qëndronte pas provokimit të tillë.
Mos me ta marrë mendja …! Por, nuk duhet të rrijnë të qetë se edhe shantazhuesve të tillë për interesa antishqiptare del dikush që “si shehollëve”, ua ban kamë krye bashkë…!
Qyshdo që të jetë ata që përpiqen të shantazhojnë persona të caktuar, këtë e bëjnë se “eprorët e tyre” kanë bërë krime të rënda. Tepër të rënda ndaj dikujt…!
Fundja, ekziston rrjeti për xhamizim t’e vendit tonë, sikurse ekzistojnë islamistët politik, që i mbajnë “nasihat” dhe udhëzojnë se si duhet “të veprojnë institucionet shtetërore”?!
Për qefin e tyre…, se ata mendojnë se “i takojnë shumicës Myslimane”, e jo “pakicës trepërqindëshe”.
Ata mendojnë për identitetin religjioz të mbarë një kombi, qysh mund të jenë përpjekë Fatmir Shehollët deri sot, e jo për identitetin kombëtar shqiptar.
Ky është preokupimi që vije nga fjalori i “Vëllazërisë Myslimane”, të ndaluar edhe në Egjipt me ligj, aty ku është themeluar nga Hassan al-Banna në vitin 1928
“Vëllazëria Myslimane” ka qenë organizata që e ka frymëzuar “Al Kaedan”, që bashkë me Boko Haram, Gjihadin Islamik etj, janë frymëzueset e kësaj organizate më terroriste në botë.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu