Armend Thaçi: “Zbatues të planit të UDB-së në terren janë disa figura fetare e politike”

Shkrime relevante

Në Shqipëri nuk kishte 750.000 bunkerë por 161.878, rëndësia e tyre u pa në luftën e UÇK-së

Kolonel Dilaver Goxhaj, Tiranë Intervista me gazetarin Xhevdet Shehun  Xhevdet Shehu: Z.Dilaver,...

Armend Thaçi: “Zbatues të planit të UDB-së në terren janë disa figura fetare e politike”

Armend Thaçi ka publikuar një reagim të ashpër lidhur me dokumentin...

Nuk është vetëm Fatmir Sheholli

Adriatik Riza Dosti, Tiranë Ja kush e ka tradhetuar dhe po e...

Për vëllezërit e mi martirë

Për vëllezërit e mi martirë __ Poezi __ Në heshtjen e dheut që lirinë lindi, ku...

Poezi e Argjiro Ukimerit për nobelisten Gonxhe Bojaxhiu

GONXHE BOJAXHIUT __ Poezi __ Pa Ty jetës s’i vjen era, As pa Ty dielli s’rrezon; Aromën...

Shpërndaj

Armend Thaçi ka publikuar një reagim të ashpër lidhur me dokumentin që, sipas tij, është gjetur në telefonin e të pandehurit Fatmir Sheholli dhe që pretendohet se është pjesë e një plani të shërbimeve serbe për Kosovën.

Thaçi pretendon se ky dokument paraqet një plan të UDB-së/BIA-s për ndikimin në Kosovë përmes financimit të institucioneve fetare, ndërtimit të xhamive dhe zgjerimit të medreseve, me synim ndryshimin e karakterit të shoqërisë kosovare. Në reagimin e tij, ai ka publikuar edhe një listë me emra të figurave fetare e publike, të cilët i quan “zbatues të planit të shkive në terren”.

Sipas Thaçit, në këtë listë bëjnë pjesë:

Naim Tërnava

Shefqet Krasniqi

Mazllam Mazllami

Ekrem Avdiu

Milazim Krasniqi

Halil Kastrati

Ai përmend gjithashtu “disa figura politiko-ushtarake”, për të cilat pretendon se, për arsye financiare, “kanë shkelur mbi vlerat kombëtare”. “Plani i madh i UDB-së (BIA), i gjetur në telefonin e Shehollit.

Konfirmim i plotë i asaj që ndër vite e kemi paralajmëruar: Radikalizmi islamik në Kosovë është projekt i Serbisë për shkatërrimin e Kosovës përmes arabizimit të shoqërisë kosovare”, ka shkruar Thaçi.

Ai pretendon se dokumenti përmban një plan për mbledhjen e fondeve nga ambasada të vendeve islamike në Beograd dhe investimin e tyre në ndërtimin e xhamive në zona të dukshme, pranë autostradave, shkollave dhe qendrave tregtare.

Në pjesën e publikuar nga Thaçi pretendohet gjithashtu se plani parashihte zgjerimin e medreseve në të gjithë Kosovën, përfshirjen e fëmijëve dhe të rriturve nga zona të ndryshme të vendit, si dhe angazhimin e personave nga Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Sanxhaku.

Dokumenti i atribuar shërbimeve serbe përmban edhe pretendime se udhëheqës të bashkësive islame në disa vende të rajonit do të ishin nën kontroll dhe se përmes tyre do të kërkohej përfshirja e shqiptarëve me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë. Një pjesë tjetër e dokumentit, sipas versionit të publikuar nga Thaçi, lidhet me diasporën shqiptare në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Zvicër dhe Gjermani, me pretendimin se synimi do të ishte krijimi i përçarjeve brenda komunitetit shqiptar.

Në fund, dokumenti përmban një pretendim edhe më të rëndë: se përmes krijimit të një atmosfere të tillë në Kosovë, një pjesë e të rinjve do të largoheshin jashtë vendit dhe një pjesë do t’i drejtoheshin fesë islame, ndërsa pas 20 vitesh Kosova do të paraqitej si “Kandahar”, me synimin që fuqitë perëndimore të ndryshonin qëndrimin ndaj Kosovës. “Nuk keni dashur të dëgjoni e të shikoni.

Keni zgjedhur heshtjen dhe mbylljen e syve. Kuptohet, një ditë do të detyroheni t’i hapni, por mbase do të jetë vonë”, ka shkruar Thaçi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu