Olisi Jazexhiu flet për “shqiptarizimin e serbëve ortodoksë”, njësoj sikurse serbët

Shkrime relevante

Ibrahim Kelmendi e falenderon TV Dukagjinin për intervistën, duke përmendur emra dhe akuzuar

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani _____ Falënderime TV Dukagjinit që bëri shpënizme financiare për...

Tashti imperializmi arab flet në emër të myslimanëve dhe islamin e identifikon me vetën

Driton Tali, Londër ____ (Shkruar me 2͏4͏ gusht 2͏0͏1͏4͏)· ____ Dikur imperializmi rus (sovjetik) fliste...

Tërnje, 25 mars 1999 – drejtësia që Familja Gashi ende e kërkon

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip dhe serbisht) Ka histori që fillojnë me një...

Përsiatje: Pjekuria e vetëdijes shtetërore

Safet Sadiku, Zvicër Pjekuria e vetëdijes shtetërore te klasa politike shqiptare në...

Shpërndaj

____
Përsëri z.Jazëxhë, lidhur me “shqiptarizimin e serbëve ortodoksë”, “ja paska dhënë maleve e ja paska dhënë fushave”.
Fillimisht të them se me këtë zotni kam patur nja dy debate në Klan Kosova. Në njërën (për Skënderbeun) e lëshuan krejtësisht nervat, kurse në tjetrën, për Betejën e Çanakkale’s, ishte i papërgatitur dhe, për ta mbuluar injorancën, përdorte klishe.
Mua, si ekonomist, më dha të kuptoj se ose z. Jazexhë nuk është historian me vokacion, ose është historian mediokër, sidomos kur filloi ta fusë palidhje Egjiptin në kontekst.
Por ja që edhe gazetarët tanë ambiciozë, duke dashur të jenë akterë (por pa përgatitje për temat), interferojnë pa nevojë dhe e pengojnë rrjedhjen e debatit, ashtu siç ishte z. Kron Sadiku në atë rast (kliko vegzën
Tash e pashë se teorinë hegjemoniste të “asimilimit të serbëve ortodoksë të Kosovës në shqiptarë myslimanë”, teori e zhvilluar nga fundi i shekullit XIX, e sidomos në fillim të shekullit XX, nga autorë serbë, nga të cilët më i zëshmi ishte Jovan Haxhi-Vasiljeviçi, me veprën “Južna Stara Srbija”.
Duhet thënë se kjo teori hegjemonizmit serb i shërbeu në shumë fusha: jo vetëm që arbanasët (shqiptarët ortodoksë) t’i serbizonin, por edhe shqiptarët myslimanë fillimisht t’i myslimanizonin si etni/komb, e pastaj t’i turqizonin, dhe në fazat më të vonshme t’i jugosllavizonin dhe, krejt në fund fare, t’i serbizonin.
Kjo frymë (jugosllavizimi) ishte e viteve 1925–34, kur Mbreti Aleksandër e lansoi strategjinë e “Integralizmit jugosllav”, strategji të cilën pastaj intelektualët e kohës si Sllobodan Jovanoviçi, Vlladimir Çoroviçi, Dragisha Vasiçi, Stevan Moljeviçi…, gradualisht e shndërruan në “integralizëm serb” (tash e ka ri-jetësuar Millo Llampari).
Andaj, fëmijët shqiptarë në shkollat fillore (që ishin obligative katër klasë në serbisht, sepse zyrtarisht nuk kishte shqiptarë), për çdo ditë duhej të ngriheshin në këmbë nga bankat e tyre e të thonin: “Ja sam jugosloven muhamedanske vjere” – për ta ndërruar kah viti 1934 në “Ja sam Srbin turske vjere” – nga këtu rrjedh edhe idioma (e cila ishte puro politike, raciste dhe jo fetare) “Turk, elhamdulillah”.
Kjo zgjati deri sa u firmos “Konventa Jugosllavo-Turke për rregullimin e shpërnguljes së popullsisë” (“Konvencija između Kraljevine Jugoslavije i Republike Turske o iseljenju stanovništva”) nga Ivan Vukotiçi dhe Hasan Saka, se nga atëhere ishim veç turq.
Për mos me ndërliku z. Jazexhë me histori jugosllave-serbe, por si student i Universitetit të Firences dhe si turkofil, mendoj se ai është dashur t’ia jepte një kritikë veprës së mikut të shqiptarëve, Antonio Baldaçit, “L’Albania”, për faktin se koha kur u shkrua (botuar më 1929) ishte një “realitet placebo”, i krijuar nga intelektualët serbo-sllavë; andaj miku i shqiptarëve, si shumë miq të tjerë, përjashto tipat si Suflaj (i cili e pagoi me kokë), ranë viktimë.
Z. Jazëxhë, po ta kishte bërë pyetjen e thjeshtë se: pse iu është dashur serbëve ortodoksë, pas konvertimit në islam, të asimiloheshin në shqiptarë (kur edhe vetë shqiptarët e islamizuar asimiloheshin në osmanë, për të vazhduar pastaj odisejadën në turq, bie fjala Kopryly’t), kur kanë pasur më llogari të osmanizoheshin direkt si Mehmed Sokolloviçi & Co.?Pastaj mbase e kishin themeluar edhe ndonjë Patriarkanë serbe dikah kah Devolli apo Gardhiqi i z. Jazegjë.
Në fund, me shpresë se nuk po e teproj, duke e patur parasysh faktin se z.Jazexhi është historian i doktoruar në Universitetin e famshëm të Firences, dhe ai një osmanolog e islamolog par excellence (të paktën ashtu e quan veten), por habitem se pse nuk pyet: çfarë dobie paskan patur të konvertuarit serbë të asimiloheshin në shqiptarë, kur shqiptarët nuk njiheshin në Perandorinë Osmane të “milleteve”!?
Bile, sipas Bejkërit, “shqiptarët ishin sinonim i njerëzve të egër të maleve” tek elita otomane e kasabave (kasabalive).

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu