“Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”

Shkrime relevante

Ibrahim Kelmendi e falenderon TV Dukagjinin për intervistën, duke përmendur emra dhe akuzuar

Ibrahim Kelmendi, shkrimtar, Gjermani _____ Falënderime TV Dukagjinit që bëri shpënizme financiare për...

Tashti imperializmi arab flet në emër të myslimanëve dhe islamin e identifikon me vetën

Driton Tali, Londër ____ (Shkruar me 2͏4͏ gusht 2͏0͏1͏4͏)· ____ Dikur imperializmi rus (sovjetik) fliste...

Tërnje, 25 mars 1999 – drejtësia që Familja Gashi ende e kërkon

Lirim Gashi, Prizren ____ (në shqip dhe serbisht) Ka histori që fillojnë me një...

Përsiatje: Pjekuria e vetëdijes shtetërore

Safet Sadiku, Zvicër Pjekuria e vetëdijes shtetërore te klasa politike shqiptare në...

Shpërndaj

“Plani ‘Top Sekret’ i Beogradit: Islamizimi i Kosovës për ta kthyer në Kandahar dhe nën Serbinë!”
Tashmë nuk ka më vend për dyshime. Dokumenti “Top Sekret” i gjetur në telefonin e Fatmir Shehollt, i cili është pjesë e aktakuzës së Prokurorisë Speciale, hedh dritë mbi atë që shumë prej nesh e kemi thënë prej vitesh: pas projektit të islamizimit të Kosovës qëndron Serbia.
Sipas aktakuzës, plani është i qartë dhe i ftohtë: fondet e ambasadave islamike në Beograd të përdoren për ndërtimin masiv të xhamive në vende strategjike (pranë autostradave, shkollave, qendrave tregtare), dyfishimi dhe trefishimi i tyre në fshatra, zgjerimi i medreseve, transferimi i fëmijëve dhe të rriturve nga zonat ku feja është më e fortë se kombi, kontrolli mbi udhëheqësit e bashkësive islame në Kosovë, Maqedoni, Bosnje e Sanxhak, infiltrimi në sport, media, muzikë dhe parti politike, ndarja e shqiptarëve të diasporës dhe, në fund, krijimi i një atmosfere që e kthen Kosovën në “Kandahar” pas 20 vjetësh. Qëllimi final, sipas pretendimeve të Prokurorisë: ndryshimi i perceptimit ndërkombëtar dhe kthimi i Kosovës nën juridiksionin serb, pastaj “përndjekja e butë” e shqiptarëve drejt Turqisë përmes udhëheqësve fetarë.
Kjo nuk është teori. Kjo është ajo që Prokuroria Speciale e ka vënë në aktakuzë. Dhe ne kemi detyrim ta marrim seriozisht.
Prandaj bëj thirrje të menjëhershme dhe të qartë:
• Të ndalohen menjëherë të gjitha lejet e reja për ndërtimin e xhamive dhe qendrave islame derisa të hetohen plotësisht burimet e financimit.
• Të hetohet çdo donator, çdo organizatë dhe çdo “qendër islame” për prejardhjen e parave, lidhjet me Beogradin, me ambasadat islamike në Serbi dhe me rrjete të dyshimta.
• Të hetohen kryetarët e komunave dhe zyrtarët që kanë ndryshuar plane urbane, kanë dhënë toka publike apo kanë lejuar ndërtime pa respektuar ligjin dhe kushtetutën laike.
• Të hetohen vizitat jashtë vendit të personave të lidhur me këto struktura dhe çdo shkelje e ligjit.
• Të ndërpriten menjëherë organizimet fetare me fëmijë që shkelin frymën laike të shtetit dhe që synojnë indoktrinimin e të miturve.
• Të pastrohen institucionet nga çdo person që punon për këtë agjendë, pavarësisht se në cilën parti apo institucion fshihet.
Kosova është shtet laike. Kushtetuta e saj nuk lejon që feja të përdoret si armë për destabilizim dhe për t’i shërbyer interesave të Beogradit. Radikalizimi i rinisë, ndërtimi i pakontrolluar i objekteve fetare dhe infiltrimi në çdo sferë të jetës publike nuk janë “liri fetare”. Janë projekt politik me synim të qartë: të na bëjnë të huaj në vendin tonë dhe të hapin rrugën për kthimin e influencës serbe.
Koha e heshtjes dhe e “tolerancës” së rreme ka mbaruar. Ose zgjohemi tani dhe mbrojmë karakterin laike, shqiptar dhe demokratik të Kosovës, ose pas dy dekadash do të zgjohemi në një realitet që e kemi lejuar vetë.
Hetohet çdo gjë. Ndalohet çdo shkelje. Mbrohet shteti.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu