Pa censurë, poezi nga Bekim Blaku

Shkrime relevante

Thirrje për ndihmë rreth botomit të librit të Bajram Kabashit, “Shqiptarët në luftë me Islamin Global”

Luan - Asllan Dibrani, Durrës APEL PUBLIK PËR MBËSHTETJEN E GAZETARIT DHE...

Filozofia e A. Dugin dhe filozofia e protestës së ashtuquajtur “studentore”

Pirro Prifti, Tiranë Pra disa ditesh Aleksander Dugin nje filosof rus pranë...

Dhimitër Orgocka (1936 – 2021), biografi e bazuar në dokumentet e arkivit personal dhe të atyre që e njohën

Nga:Klajdi Lulollari ____   DHIMITËR ORGOCKA (1936–2021), e para biografi bazuar në dokumentet e...

Për Gjergj Fishtën në 155 vjetorin e lindjes

Ismet M. Hasani, Suedi                              Kushtuar At’ Gjergj Fishtës O. F. M....

Shpërndaj

PA CENSURË

Poezi

Telajo është
ai vendi magjik
ku mbarojnë fjalët,
e piktori lë të shpërthejnë
me vrull ëndrrat.

Imagjinata endet
lugjeve të dëshirave.
Lumturia ka ngjyrën e vet,
dhembja e ka të sajën.

Loti mbetet i ngrirë,
e dashuria shpërthen
përtej kornizash,
derisa, papritur,
në një cep të telajos,
e njeh veten.

E nganjëherë,
një penel i vetëm
mjafton të trazojë
heshtjen e një shpirti.

Një e kuqe
për atë që digjet ende;
një blu
për atë që s’u tha kurrë;
e një e bardhë
për plagët
që mësuan të heshtin.

Në telajo
nuk ka frikë,
as “duhet”,
as “s’bën”.

Atje edhe dhimbja
gjen të drejtën
të bëhet e bukur.

Atje zemra
nuk pyet askënd
para se të flasë.

Dhe piktori vazhdon…
Hedh ngjyrë mbi ngjyrë,
ëndërr mbi plagë,
dashuri mbi heshtje.

Pa korniza.
Pa maska.
Pa frikë.

Në fund,
sheh veten
në pikturë,
pa censurë…

Bekim I. Blaku
Berlin, 28 gusht 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu