____
REAGIM PUBLIK
Xhamia e fshatit Llacë të Tetovës paska shkaktuar reagime të shumta që nga dita e djeshme, pasi hoxhallarët e kësaj xhamie kanë refuzuar t’ia kryejnë ceremoninë fetare një gruaje të ndjerë, vetëm pse djali i saj kishte kërkuar që nëna të mbulohej me flamurin kombëtar shqiptar gjatë varrimit.
Sipas asaj që është bërë publike, hoxhallarët i kanë thënë djalit se, nëse këmbëngulte për flamurin kombëtar, ata nuk do ta kryenin ceremoninë dhe do të largoheshin.
Këtë akt e dënoj fuqishëm dhe pa asnjë rezervë. Nuk është çështja te mungesa e hoxhallarëve në një varrim. Çështja është se hoxhallarë shqipfolës, në hapësira shqiptare, kanë dalë haptazi kundër flamurit kombëtar shqiptar, madje përballë një familjeje në momentin më të rëndë të dhimbjes.
Kjo është e papranueshme. Flamuri shqiptar nuk është objekt për t’u përçmuar, refuzuar apo ndaluar nga askush.
Prandaj, të gjithë shqiptarëve që janë ndier të indinjuar, të fyer dhe të poshtëruar nga ky akt antikombëtar, u bëj thirrje që ta shqyrtojnë, lirshëm dhe vullnetarisht, mundësinë e pagëzimit dhe rikthimit në Kishën Katolike, duke iu kthyer rrënjëve të të parëve tanë katolikë, aty ku identiteti dhe vlerat kombëtare shqiptare janë mbrojtur ndër breza me gjithçka.
Çdo prijës fetar, pavarësisht besimit, duhet t’i respektojë simbolet e kombit në mesin e të cilit shërben. Feja nuk mund të jetë justifikim për përbuzjen e kombit dhe simboleve të tij. Hoxhallarët nuk kanë të drejtë t’u shërbejnë shqiptarëve kur ata përdhosin flamurin kombëtar.
U bëj thirrje hoxhallarëve që të ndalen dhe t’i thërrasin mendjes. Këto veprime nuk i shërbejnë shqiptarëve; i shërbejnë vetëm përçarjes dhe armiqve të kombit shqiptar.
Flamuri shqiptar është simboli ynë kombëtar. Kush e përbuz atë, nuk mund të pretendojë se respekton shqiptarët.
Sinqerisht,
Blerim Nika
29.08.2026
Çeta “Pjetër Bogdani”



