Mos e mashtroni popullin me rrena !

Shkrime relevante

Kur historia shqiptare “hyn në xhami” dhe prej saj del me “pasaportë osmane!”

Lirim Gashi, Prizren ____ KUR HISTORIA SHQIPTARE HYN NË XHAMI DHE DEL PREJ...

Thirrje nga Mitrovica për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë Letër për bashkëveprimtarët e mi dhe...

Protesta që nuk po bëhet revoltë, pse PDK–AAK nuk po e “tronditin” Kurtin?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Ka ca ditë që, para...

Tirana ka të drejtë të mbetet kryeqendra botërore e bektashizmit

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Veprimtar, publicist, ish-i burgosur politik dhe...

Kosova mes miqësisë ndërkombëtare dhe përgjegjësisë vendore

MSc. Adem Lushaj, Deçan Gjendja politike në Kosovë nuk mund të shpjegohet...

Shpërndaj

MOS E MASHTRONI POPULLIN ME RRENA !
PSE INJOROHEN:OSO KUKA E TAHIR MEHA DHE LARTËSOHET ADEM JASHARI ?
Derisa ne jemi gjallë dhe lexojmë si po shtrembërohet historia bashkëkohore dhe heshtim, nuk duhët të habitemi për rrenat historike për të kaluarën e largët.
Në qershorin e vitit 1862, Oso Kuka bashkë me 40 trima të zgjedhur luftojnë kundër 3000 forcave malazeze. Në luftim e sipër, Oso Kukës i vriten 10 trima. Lufta ballë për ballë e 30 ushtarëve ishte e pamundur, andaj Oso Kuka vendosët në kullë që sherbente si depo e municionit. Kullën e rrethojnë mijëra ushtarë malazezë. Duke e parë rrezikun se vdekjen e kishin të sigurt, Oso Kuka vendos hedhjen në ajër të kullës së mbushur me municion eksploziv, vetëm pasi që ushtaret malazezë të afrohen e te fillojnë depertimin e tyre brenda në kullë. Me eksplodimin e kullës vdesin mbi 200 ushtarë malazezë , por edhe te gjithë ushtaret shqiptarë 30 sa ishin.
Maj i vitit 1981. Situata në Kosovë ishte e elektrizuar. Vetëdija kombëtare ishte më e ngritur së shumë dekada pas luftës së Dytë Botërore. Policia serbe, kishte rrethuar kullën e Tahir e Nebih Mehes. Tahir Meha rezistonte përballë mijëra ushtarëve dhe policëve serbë. Pas njê rezistence të gjatë, me tanks serbet shemben muret e kullës.
Mars 1998. Adem e Hamëz Jashari, u gjenden të rrethuar nga policia dhe ushtria serbe. Fillon rezistenca. Pasojat e kësaj rezistence janë te njohura për të gjithë shqiptarët.
Adem Jashari i shpall komandant legjendar, pa qenë komandant.
Tahir Meha dhe Adem Jashari duhët të kenë trajtim të barabartë, ngase asnjêri nuk ishte komandant e as luftëtar, por ishin trima të rrallë.
Oso Kuka mbetet i pa tejkalueshëm deri sot.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Shkrim me vend që paraqet nji të vërtetë. Oso Kuka, Tahir Meha dhe Adem Jashari mbartin të njëjtin ideal kombëtar dhe të njëjtën sakrificë madhështore në epoka të ndryshme. Të tre kanë të njëjtën peshë dhe rëndësi historike dhe secili prej tyre meriton trajtim të barabartë, pa u lënë në hije nga politikat e sotme.
    Kur heshtim ndaj shtrembërimeve të sotme, rrezikojmë të humbim të vërtetën e historisë.

  2. Ju lutem mos beni krahasime te tilla. Dihet pse eshte rrethuar ose veterrethuar Oso Kuka, dihet pse eshte sulmuar Tahir Meha si dhe dihen qendrimet dhe arsyet e rrethimit te familjes Jashari. Keni kujdes te nderuara.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu