ARKIVI:
5 Qershor 2026

Më 7 qershor, Mitrovica do të flas me zërin e qytetarëve të lirë, për shtetin, sovranitetin, për zhvillimin dhe të ardhmen

Shkrime relevante

A është antiglobalizmi anti-amerikanizëm? Rasti i debatit për gazin amerikan në Kosovë

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Nëse do t’i analizonim si...

Nga Germia në Zvërnec – i njëjti skenar kundër zhvillimit kombëtar

Basri Beka, Prishtinë Ajo që po ndodh sot në Shqipëri me protestat...

Ajo që nuk është e askujt, përfundon në rrënim, plazhet “publike” për të cilat nuk protestojnë ambientalistët, të mbushura me deponi plastike!

Korab Rashiti, Zvicër Socialistët shqiptarë protestojnë kundër privatizimit të një ishulli në...

E rrahën në Gjirin e Lalëzit, u largue dhe tash investon miliarda euro në Mal të Zi

Avokat Edmond Petraj, Tiranë Ky është investitori që u rrah në Lalëz...

Pyetjet e Kreshnik Spahiut për protestuesit e Zvërnecit

Kreshnik Spahiu, Tiranë 10 pyetje për protestuesit e Zvërnecit. Protesta e...

Shpërndaj

Sapo mora disa pamje nga përgatitjet që po bëhen për tubimin elektoral në Mitrovicë, pranë urës së Ibrit. Ato pamje nuk flasin vetëm për një tubim politik; ato përcjellin një mesazh shumë më të madh: mesazhin e një qyteti që nuk dorëzohet, të një populli që nuk pranon ndarje dhe të një vullneti qytetar që kërkon një shtet më të fortë, më sovran dhe më funksional.
Tashmë duket qartë se qytetarët kanë vendosur të mbështesin fuqishëm vazhdimin e rrugës së sovranitetit shtetëror. Por mitrovicasit e dinë mirë se fitoret e ngushta nuk mjaftojnë për të ndërtuar institucione të qëndrueshme dhe për të marrë vendime të mëdha në interes të shtetit. Ata e dinë se shumicat minimale shpesh prodhojnë bllokada, vonesa dhe pengesa në proceset jetike për vendin.
Prandaj, Mitrovica sonte po jep një mesazh të qartë: koha e bllokadave duhet të marrë fund. Ashtu siç janë larguar shumë pengesa në vitet e fundit, qytetarët janë të gatshëm të largojnë edhe pengesat politike që e mbajnë peng zhvillimin dhe forcimin e shtetit.
Mitrovica sonte frymonte lirshëm, frymonte sovranitet, dinjitet dhe besim në të ardhmen. Ajo nuk është vetëm një qytet. Mitrovica është simbol i qëndresës, simbol i bashkimit dhe simbol i vetë shtetësisë së Kosovës. Pa Mitrovicën e lirë, të sigurt dhe të zhvilluar, nuk mund të ketë as shtet të fortë e as sovranitet të plotë.
Por beteja nuk përfundon te politika ditore. Vota e 7 qershorit është edhe një votë për Mitrovicën e urave, jo të barrikadave; për Mitrovicën e bashkuar, jo të ndarë; për Mitrovicën si qendër ekonomike, industriale dhe zhvillimore jo vetëm të Kosovës, por të gjithë rajonit. Është një votë për një qytet që lidh njerëzit, tregjet, kulturat dhe perspektivat e së ardhmes.
Çdo qytetar ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin moral e qytetar që përmes votës së tij të vendosë për drejtimin e shtetit dhe të qytetit të vet. Breza të tërë kanë sakrifikuar për liri, për shtet dhe për sovranitet. Tani është radha jonë që këtë amanet ta mbrojmë me mjetin më demokratik dhe më të fuqishëm: votën.
Më 7 qershor, Mitrovica dhe Shala e Bajgorës do të flasin me zërin e qytetarëve të lirë. Do të flasin për shtetin, për sovranitetin, për zhvillimin dhe për të ardhmen.
Zoti e bekoftë Shalën e Bajgorës!
Zoti e bekoftë Mitrovicën!
Zoti e bekoftë Kosovën!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu