ARKIVI:
4 Qershor 2026

Protestat në Shqipëri janë të dyshimta

Shkrime relevante

Protestat në Shqipëri janë të dyshimta

Nga dr. sc. Abedin Sutaj Nga ajo qe shihet, krijon bindjen, se,...

Xhamitë po i turqizojnë Shqiptarët, çduhet të bëjmë që të mos zhdukemi?!

Reshit Lala, Athinë XHAMITË PO TURQIZOJNË SHQIPTARËT. Ç'DUHET TË BËJË KOMBI SHQIPTAR,...

Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz mbështetur nga Kushner…!

"The Guardian", Britani e Madhe ___ Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin...

Ku është Kisha e Istogut?

Blerim Nika, Zvicër  Ka kaluar gati një muaj që nga publikimi i...

Shpërndaj

Nga dr. sc. Abedin Sutaj

Nga ajo qe shihet, krijon bindjen, se, protestat që po zhvillohen  në Shqipëri nuk mund të shpjegohen vetëm si reagim ndaj një projekti të caktuar investimi. Në thellësinë e tyre ideologjike e politike ato lidhen me rryma që prej kohësh kanë ushqyer mosbesim ndaj orientimit perëndimor të shqiptarëve, ndaj aleancave të tyre strategjike dhe, në veçanti, ndaj shtetësisë së Kosovës. Ato ideologji politike janë kundër Kosovës dhe kundër popullit dardan. Prandaj, duhet të shmanget përdorimi i simboleve të Kosovës në këto protesta, siç janë UÇK-ja dhe flamuri i Kosovës.

Në këto protesta shfaqen individë e grupe që, sipas vlerësimit tim, përfaqësojnë qarqe anti-amerikane dhe anti-izraelite, të cilat kundërshtojnë jo vetëm një investim të caktuar, por edhe vetë frymën politike që e ka orientuar kombin shqiptar drejt Perëndimit. Krahas tyre vërehen mbetje të ideologjive të vjetra neo-komuniste, enveriste e mugoshiste, si dhe grupime të tjera radikale që historikisht kanë mbajtur qëndrime kritike ndaj pavarësisë së Kosovës, ndaj identitetit të saj shtetëror dhe ndaj lidhjes së saj të natyrshme me botën demokratike.

Pikërisht për këtë arsye, përdorimi i flamurit të Kosovës, i identitetit dardan dhe i simboleve të UÇK-së në këto protesta më duket jo vetëm i papërshtatshëm, por edhe keqpërdorim i një trashëgimie historike që është ndërtuar mbi sakrificën për liri, demokraci dhe orientim euroatlantik. Simbolet e Kosovës nuk mund të përdoren për të legjitimuar mesazhe që bien ndesh me vetë filozofinë politike mbi të cilën është ngritur shteti i Kosovës.

Në gjykimin tim, është veçanërisht shqetësues fakti që këtyre protestave po u jepet ngjyresa sikur në to marrin pjesë edhe kosovarët, qe mund te kete grupe, sikur ato përfaqësojnë edhe qëndrimin e Kosovës. Jo. Kosovarët, dardanët e sotëm, në shumicën e tyre dërrmuese, e dinë mirë se liria e Kosovës nuk erdhi nga rastësia dhe as nga mëshira e historisë. Ajo erdhi falë sakrificës së popullit të saj dhe falë mbështetjes vendimtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tyre perëndimorë.

Prandaj, kur dëgjohen thirrje se “Izraeli po e blen tokën tonë”, se “këtu është kufiri Izrael–Shqipëri”, ose kur shfaqen flamujt e Kosovës dhe emblemat e UÇK-së në tubime me retorikë anti-izraelite dhe anti-amerikane, unë e shoh këtë si një përpjekje për ta instrumentalizuar Kosovën për qëllime që nuk kanë lidhje me interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

Kosova është ndërtuar mbi vlerat e demokracisë, lirisë dhe bashkëpunimit me botën perëndimore. Shumica e qytetarëve të saj vazhdojnë t’i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleatin më të rëndësishëm strategjik dhe mbështesin ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Izraelin. Ky është një orientim që buron jo nga interesat e çastit, por nga përvoja historike e një populli që e ka njohur çmimin e lirisë dhe vlerën e miqve të tij.

Për këtë arsye, çdo përpjekje për ta lidhur emrin e Kosovës, flamurin e saj dhe trashëgiminë e UÇK-së me lëvizje që promovojnë mesazhe anti-amerikane, anti-izraelite ose kundër orientimit euroatlantik të shqiptarëve nuk përfaqëson domosdoshmërisht qëndrimin e qytetarëve të Kosovës. Simbolet e Kosovës duhet të qëndrojnë mbi përplasjet e ditës dhe mbi interesat e grupeve të ndryshme ideologjike. Ato janë simbole të një shteti që e ka zgjedhur rrugën e lirisë, të demokracisë dhe të aleancës me botën perëndimore, dhe nuk duhet të përdoren për të mbështetur agjenda që bien ndesh me këtë orientim historik e strategjik.

Komunistet e Shqipërisë, fundamentalistët radikalë islamikë, turkofil, mugoshjanët, një pjesë e radikalëve ortodoksë grekofilë, si dhe enveristët e Shqipërisë, sipas vlerësimit tim, përbëjnë grupet më të fuqishme anti-Kosovë, të dëshmuara përgjatë historisë për qëndrimet e tyre kundërshtuese ndaj shtetësisë dhe interesave të Kosovës, ndonëse shpesh janë paraqitur të maskuara pas parullave patriotike dhe kombëtare. Këtë frymë anti-Kosovë e shprehin me frymën anti-perëndimore dhe anti-amerikane e kanë formësuar dhe frymëzuar për një kohë të gjatë në Shqipëri islamistët, turkofilët, grekofilët, komunistët dhe enveristët mugoshjanë, si dhe shumë hoxhë e intelektualë të tjerë nga veriu dhe jugu.

Këtë frymë e kanë ndihmuar edhe disa radikal-hoxhë në Shqiperi, Maqedoni dhe Kosovë, si dhe „intelektualë“ e “akademik“, që në Kosovë janë bërë emra të njohur. Po ashtu, edhe disa parti politike, për qëllime elektorale dhe për përfitime materiale në formë lobimi, me siguri të mbështetura nga shtete me frymë anti-perëndimore, i kanë dhënë krah kësaj fryme, e cila shihet edhe në këto protesta.

Qeveria e Shqiperis, dhe paraqitja e kryemniostrit Edi Rama, drejtuar “muslimanve“eshte perseri nje propaganda e keqe qe ky shtet po ia ben vetvetes…???!!!

Duhet ta dij Shipnia, se, Kosova asht gjithmon me Shtete e Bashkuara Amerikane dhe me Perendimin dhe me Izraelin dhe asht falemneruese gjithmon, dhe do te jete ne krahun e tyne.

Dhe investitoret Amerikan, Izraelit, dhe perendimore jane te mireseardhun ne tokat tona, Dardane.

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. E lexova me vëmendje shkrimin e dr. Abedin Sutajt dhe mendoj se ai ngre disa shqetësime që meritojnë reflektim serioz. Si qytetare e Kosovës dhe si pjesë e brezit që ka përjetuar kohë të vështira për lirinë dhe pavarësinë e saj, besoj se simbolet e Kosovës dhe emblemat e UÇK-së duhet të trajtohen me dinjitet dhe përgjegjësi.

    Flamuri i Kosovës dhe trashëgimia e UÇK-së nuk janë thjesht simbole politike të ditës, por përfaqësojnë sakrificën e mijëra njerëzve për liri, dinjitet dhe shtetndërtim. Për këtë arsye, mendoj se përdorimi i tyre në protesta apo tubime me mesazhe që nuk lidhen drejtpërdrejt me idealet për të cilat u sakrifikua populli ynë, duhet të peshohet me kujdes.

    Njëkohësisht, respektoj të drejtën demokratike të çdo qytetari për të protestuar dhe për të shprehur mendimin e tij. Por nuk duhet të lejojmë që emri i Kosovës dhe simbolet e saj të përdoren në mënyra që mund të krijojnë keqkuptime për orientimin dhe interesat strategjike të shtetit tonë.

    Kosova është ndërtuar mbi vlerat e lirisë, demokracisë dhe miqësisë me aleatët që e mbështetën në momentet më të vështira. Këto vlera duhet t’i ruajmë dhe t’i forcojmë çdo ditë.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu