ARKIVI:
4 Qershor 2026

Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz mbështetur nga Kushner…!

Shkrime relevante

Xhamitë po i turqizojnë Shqiptarët, çduhet të bëjmë që të mos zhdukemi?!

Reshit Lala, Athinë XHAMITË PO TURQIZOJNË SHQIPTARËT. Ç'DUHET TË BËJË KOMBI SHQIPTAR,...

Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz mbështetur nga Kushner…!

"The Guardian", Britani e Madhe ___ Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin...

Ku është Kisha e Istogut?

Blerim Nika, Zvicër  Ka kaluar gati një muaj që nga publikimi i...

Shqiptarëve të asimiluar iu pengon Flamuri shqiptar

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin Diskursi politik Dukuria e animozitetit kundër  identitetit të ...

Zvërneci mes zhvillimit dhe mbrojtjes së natyrës: Çfarë po ndodh realisht?

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan ____ Protestat e ditëve të fundit në Zvërnec...

Shpërndaj

“The Guardian”, Britani e Madhe
___
Protestat në Shqipëri po intensifikohen për resortin luksoz të mbështetur nga Kushner
Protestat në Shqipëri kundër restortit luksoz të propozuar dhe të mbështetur nga Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump, pritet të intensifikohen pasi kundërshtarët e projektit refuzuan ofertën e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar zgjidhje, shkruan “The Guardian” të enjten..!
Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Tiranës të mërkurën për të katërten ditë radhazi.
Disa prej tyre mbanin flamingo të fryra si simbol i dëmit të mundshëm mjedisor që, sipas tyre, do të shkaktojë projekti. Ndërkohë po shtohen thirrjet për bllokimin e tij..!
Protesta janë planifikuar edhe në jug të vendit,ku së fundmi kanë nisur punimet për kompleksin me vlerë 1.6 miliardë dollarë, në një zonë që konsiderohet prej kohësh si një nga hapësirat më të ndjeshme mjedisore në Mesdhe.
“Nga fillimi deri në fund ka pasur mungesë të plotë transparence”,tha Aleksandër Trajçe, drejtor ekzekutiv i organizatës mjedisore PPNEA.
“Nuk kemi parë asnjë konsultim publik dhe asnjë dokument publik lidhur me lejet. Prandaj po themi se,nëse largohen buldozerët,hiqet rrethimi dhe habitatet rikthehen në gjendjen e mëparshme, atëherë mund të fillojmë të flasim”.
Kryeministri Edi Rama,i cili e ka mbrojtur projektin si një moment kyç në transformimin e Shqipërisë nga një shtet ish-stalinist në një destinacion turistik elitar,propozoi të martën një takim me protestuesit për të zbutur përplasjen. Megjithatë,ai theksoi se investimi nuk do të ndalet.:
“Nuk ka absolutisht asnjë mundësi që ky investim të ndalet sa kohë që unë jam këtu”, deklaroi Rama.
Si organizata më e vjetër mjedisore në Shqipëri,PPNEA ngriti alarmin kur u shfaqën paralajmërimet se një zonë me biodiversitet unik kaqe te mash dhe vlera të rëndësishme kulturore rrezikonte të dëmtohej nga projekti..!
Më herët këtë vit,Ivanka Trump zhvilloi vizitë të papritur në Shqipëri së bashku me një grup arkitektësh duke inspektuar zonën ku kompania investuese e bashkëshortit të saj Affinity Partners, planifikon zhvillimin e resortit..!
Resorti parashikohet të shtrihet në një sipërfaqe që përfshin ishullin e pabanuar të Sazanit,i vetmi ishull i Shqipërisë si dhe ligatinat dhe habitatet bregdetare të parkut detar kombëtar përreth. Këto ujëra konsiderohen si një nga strehat e fundit të fokës mesdhetare,ndërsa zona është habitat për më shumë se 200 lloje shpendësh,shumë prej tyre të rrezikuara, përfshirë flamingot dhe pelikanin kaçurrel.
Pjesë e projektit janë edhe sipërfaqe të mbrojtura bregdetare në veri të fshatit Zvërnec,mes Lagunës së Nartës dhe detit.
“Nuk kemi parë kurrë diçka të tillë në zonat e mbrojtura të Shqipërisë. Jo vetëm që është e paprecedentë, por kemi shpërfillje të plotë të sundimit të ligjit,pa asnjë konsideratë për shoqërinë,mjedisin apo procedurat ligjore. Thjesht kanë hyrë buldozerët”, ka thënë Trajçe..!
Sipas tij, shqetësimi publik u shndërrua në zemërim kur punëtorët nisën vendosjen e një gardhi me bazë betoni dhe tela me gjemba pranë Zvërnecit, angazhuan kompani private sigurie dhe makineritë e rënda filluan të shkatërronin dunat e lashta dhe pyjet mesdhetare me pisha për të hapur rrugët hyrëse.
“Në atë moment banorët vendas u zemëruan vërtet. Njerëzit që kanë toka ose punojnë aty papritur nuk mund të hynin më në pronat e tyre. Kjo nuk është më vetëm një çështje mjedisore. Është bërë një çështje qytetare dhe shumë më e madhe se kaq”, shtoi ai.
Këtë javë, Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi se ka nisur hetime lidhur me ndryshimet ligjore të miratuara në vitin 2024 për zonat e mbrojtura, të cilat kanë shkaktuar debate të shumta.
Nga ana e tyre,zhvilluesit e projektit deklarojnë se do të veprojnë me përgjegjësi. “Fokusi ynë mbetet menaxhimi i përgjegjshëm, përmirësimi i mjedisit, krijimi i vendeve të punës dhe sjellja e përfitimeve afatgjata për komunitetet lokale. Ne respektojmë proceset publike dhe institucionale në vazhdim”, tha Asher Abehsera, drejtues i kompanisë Sazan Real Estate Development LLC, e cila po zhvillon projektin në partneritet me Affinity Partners.
Edhe Rama mohon se projekti do të rrezikojë vijën bregdetare të paprekur të vendit. Kryeministri, i cili fitoi mandatin e katërt me premtimin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030, e konsideron të domosdoshëm tërheqjen e investimeve të mëdha në një nga vendet më të varfra të Evropës.
Më 1 qershor ai deklaroi në Kuvend se negociatat për projektin janë ende në zhvillim dhe se propozimi përfundimtar nuk është miratuar ende. Në një reagim të mërkurën,Rama tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria të mbetet mikpritëse dhe e drejtë ndaj investitorëve, pa krijuar imazhin e një vendi ku ata përballen me armiqësi..!
Shqipëria,e izoluar për gati 50 vjet gjatë regjimit komunist që ndalonte udhëtimet jashtë vendit,është shndërruar vitet e fundit në një destinacion gjithnjë e më të preferuar turistik falë bukurive natyrore dhe kostove të përballueshme.
Mbështetësit e projektit argumentojnë se tërheqja e investitorëve të nivelit të lartë është e domosdoshme për të shmangur problemet që sjell mbingarkesa turistike. Por kundërshtarët besojnë se polemikat kanë nxitur pakënaqësinë ndaj qeverisë.
“Dhee zemërimi i qytetarve shqiptar nuk drejtohet aq shumë ndaj Kushnerit apo Ivanka Trumpit,sa ndaj qeverisë e Kr.ministrit Rama dhe mënyrës se si ajo e ka menaxhuar këtë proces”, perfundon gazeta britanike, “The Guardian”..!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu