
Pirro Prifti, Tiranë
Si sot e 573 vite më parë Kryeqyteti i Perandorisë Romake të Lindjes u pushtua nga Sulltan Mehmet Faithu duke i dhënë fund Perandorisë Bizantine e cila ishte një nga Perandoritë e fuqishme të kohës. Rënia shënon jo vetëm pushtimin e territoreve të kësaj Perandoria nga osmanët, por edhe përhapjen e madhe me dhunë të Islamizmit në Ballkan dhe në të gjitha pjesët e tjera të ish territoreve bizantine.
Që nga data 6 prill 1453, Kostandinopoja u përball me sulmin e parë dhe ndër më të fuqishmit që kishte përjetuar ndonjëherë. Për herë të parë sulltani përdori topin e konstruktuar nga mjeshtri i madh hungarez, Urban. Kjo teknologji e re, përveç shkatërrimeve në mure, u bë edhe shkak i një paniku dhe i humbjes së moralit tek mbrojtësit, në veçanti tek vullnetarët që vinin nga popullata e thjeshtë.
Muret e Kostandinopojës, veçanërisht Muret Teodosiane, ishin disa nga sistemet më të avancuara mbrojtëse në botë në atë kohë. Këto fortifikime u mposhtën me përdorimin e barutit, veçanërisht në formën e topave dhe bombardimeve të mëdha, duke paralajmëruar një ndryshim në luftën e rrethimit. Sidoqoftë sunduesi i hapësirës së Kosovës së atëhershme kishte dërguar 1500 minatorë të cilët kontribuuan në hapjen e tuneleve nën muret e qytetit.
Mbrojtja arriti që të jetë e suksesshme karshi këtij sulmi. Ky dështim bëri që të bjerë morali tek ushtria osmane. Ndërsa, nëntë ditë më vonë, respektivisht me 20 prill 1453, tri anije luftarake xhenoveze dhe një bizantine arritën që t’i thyejnë forcat osmane te Briri i Artë dhe ta furnizojnë qytetin me ushqime. Mehmet faithu rigrumbulloi forcat dheu mor vendimi që sulmi përfundimtar të bëhet me datën 29 maj.
Qyteti u pushtua më 29 maj 1453 si pjesë e kulmit të një rrethimi 53-ditor që kishte filluar më 6 prill.
Ushtria sulmuese osmane, e cila ishte dukshëm më e madhe se numri i mbrojtësve të Kostandinopojës, komandohej nga Sulltan Mehmeti II 21-vjeçar (më vonë i mbiquajtur “Pushtuesi”), ndërsa ushtria bizantine drejtohej nga perandori Konstandin XI Palaiologos. Pasi pushtoi qytetin, Mehmeti II e bëri Kostandinopojën kryeqytetin e ri osman, duke zëvendësuar Adrianopojën.
Nuk dihet se çfarë ndodhi me Perandorin e fundit bizantin, por dihet që trupi i tij nuk u gjet kurrë, ka shumë mundësi që ai të jetë arratisur ose të jetë mbytur .
Ky sulm e bëri realitet ëndrrën e Mehmetit II për të marrë qytetin e njërit prej perandorëve më në zë të Romës. Me nënshtrimin e qytetit, heroikisht ra edhe perandori i Bizantintit, Kostandini XI. Rënia e perandorit bëri që nga këtu e tutje Mehmeti II të marr epitetin “Fatih” (Ngadhënjimtari) dhe kjo si rezultat i marrjes së kurorës së Bizantit, si dhe shndërrimit në xhami të kishës kryesore të krishterimit lindor, Aja Sofia. Akti i shndërrimit të kishës kryesore në xhami ishte dhe simbolik – i ngadhënjimit të Islamit karshi Krishterimit, meqë shënon edhe fundin e Perandorisë Romake të Lindjes.
Kjo bëri që Heroi Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu në luftën e tij kundër osmanëve iu drejtua Vatikanit për ndihma deri sa ndrroi jetë, në luftën e tij në mbrojtje të Arbërisë dhe Epirit dhe të Krishtërimit..
Sulltani nuk e shkatërroi qytetin, siç bënë latinët më 1204. Përkundrazi, u përkujdes që ta ruajë edhe me ligj. Prandaj, ky qytet vetëm se u bë edhe më kozmopolit seç ishte. Nuk u përjashtua asnjë popull (pa dallim racore, e fetare) për të qenë pjesë e tregtisë dhe dinamikës së Stambollit. Mjafton të kujtohen emërtimet e profesioneve me emrin arnavut/shqiptar – sikur vije fjala me arnavut kalldrëmi, arnavut cigeri, arnavut çullamasi etj. (morën emërtimet arnavut/shqiptar, ngase ishin profesione dhe ushqime me të cilat identifikoheshin shqiptarët) etj.
Sulltan Mhemet fatihu, sipas praktikës së kohës lejoi plaçkën për tre ditë por nuk shkatërroi dhe banorëve ua premtoi të drejtën e jetëve dhe të ushtrimit të besimit të mëparshëm.
Interesant është fakti i tolerancës ndaj feve të tjera (kryesisht orthodokse çifute dhe katolike) i Sulltan Mhemet Fatihut por edhe i Sulltanëve të mëvonshëm. Arësyeja është se Ai u mahnit nga Katedralja e Shën Sofisë, dhe më vonë Sulltan Sulejmani urdhëroi që xhamitë të ndërtoheshin sipas projektit të Shën Sofisë me kube të rrumbullakët por me minaret.
Si qendër të Patriarkanës, Sulltan Mehmeti e caktoi Kishën e Apostujve por, më vonë, më 1455, patriku Gennadius kërkoi që të kalojë në Manastirin Pamakaristos. Meqë Kisha e Apostujve mbeti e boshatisur, në vitin 1490 myslimanët kërkojnë që ta shndërrojnë në xhami. Por, fakti se këto manastire dhe kisha nuk ishin të zakonshme për nga shenjtërimi, nuk ishte aprovuar kërkesa e tillë.
Në anën tjetër, ekzistenca e aktivitetit të kishave dhe manastireve në kohën e Sulltan Mehmetit II, po ashtu dëshmon edhe vizionin e Sulltanit për të ruajtur harmoninë fetare në qytetin i cili do të jetë kryeqendër e osmanëve plot 470 vjet dhe për 407 vjet qendër e Kalifatit (Hilafetit) Islam.
ii
Qyteti i vogël me emrin Bizantion, i themeluar në shek. VII p.e.s., rreth pesë shekuj më vonë (shek. II p.e.s.) do t’i bashkëngjitet qyteteve të sunduara nga Perandoria Romake. Ndonëse Bizantioni kishte përparësi të mëdha gjeostrategjike, nuk e kishte tërhequr vëmendjen e perandorëve romakë. Gjërat ndryshojnë me ardhjen në fron të Kostandinit të Parë (324-337), i cili në muajin maj të vitit 330, në një atmosferë festimesh që zgjatën katër ditë, rezidencën perandorake të Romës do ta zhvendosë në brigjet e Bosforit.
Qyteti u ndërtua qëllimisht për të rivalizuar Romën dhe pretendohej se disa lartësi brenda mureve të tij përputheshin me ‘shtatë kodrat’ e Romës.
Kështu, edhe zyrtarisht, Bizantioni i vogël do të shndërrohet në qendër të botës. Por, tani me emrin e ri, Kostandinopoja – emër që identifikonte edhe pronarin e ri, Kostandinin. Nga këtu e tutje, Kostandinopoja, i cili ishte kryeqytet i Perandorisë Romake për 1123 vjet, do të jetë zemra e qytetërimeve ku luftërat sektare të krishterimit do të bëhen pikërisht aty.
Kostandinopoja ishte “Roma e Re (Nova Roma emër që mori nga krijuesi i tij Perandori romak Kostandini I, i cili konsiderohet ilir nga Dardania) nga Nish-i, me 11 maj të vitit 330) kryeqyteti i Perandorisë Bizantine, pas pushtimit osman në vitin 1453 u bë kryeqyteti i Perandorisë Osmane. Si qendra e dy perandorive botërore, në vendin ndarës mes dy kontinenteve, Kostandinopoja zotëron një rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe artistike
Qyteti u bë i famshëm për kryeveprat e tij arkitekturore, të tilla si Ajasofja, katedralja e Kishës Ortodokse Lindore, e cila shërbeu si selia e Patrikanës Ekumenike, Pallati i shenjtë Perandorak ku jetonin perandorët, Kulla e Gallatës, Hipodromi, Porta e Artë e Mureve Tokësore dhe pallate të pasura aristokratike. Universiteti i Kostandinopojës u themelua në shekullin e pestë dhe përmbante thesare artistike dhe letrare përpara se të pushtohej në vitet 1204 dhe 1453, duke përfshirë librarinë e tij të madhe perandorake e cila përmbante mbetjet e Librarisë së Aleksandrisë dhe kishte 100,000 vëllime. Qyteti ishte shtëpia e Patrikut Ekumenik të Kostandinopojës dhe kujdestarit të relikteve më të shenjta të të ashtuquajturit Krishterimi si Kurora me gjemba dhe Kryqi i Vërtetë.
Kostandinopoja ishte kryeqyteti i Perandorisë Romake/Bizantine (330–1204 dhe 1261–1453), Perandorisë Latine (1204–1261) dhe Perandorisë Osmane (1453–1922). Ajo u riemërtua zyrtarisht si İstanbul (shqip: Stambolli) në vitin 1930, kur Mustafa Qemal Ataturku kreu reforma kombëtare turke. Qyteti është sot më i madhi në Turqi dhe qendra financiare e saj.
Edhe ditët e sotme Stambolli apo Kostandinopoja e dikurshme mbetet një nga qytetet më të mëdha të Europës dhe një nga qëndrat më të mëdha të Islamit dhe të Orthodoksisë.
priftipirro2017@gmail.com


