A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Shkrime relevante

Kuvendi i Kosovës nuk është faltore: deputetët duhet t’i shërbejnë popullit, jo ta zëvendësojnë politikën me ligjërata fetare

Federata e Arbërisë – Deklaratë publike dhe analizë kombëtare Identitet • Unitet...

Presheva bëhet qendër e një konference shkencore për studimet e huaja mbi shqiptarët

Sevdail Hyseni, Bujanovc  Studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Zvicra dhe...

Një popull i vogël, një krizë e madhe morali

Nga Frank Shkreli _____ “Si është e mundur që një popull kaq i...

A shkoi në mbeturina politika neofashiste serbe më 25 tetor 2026

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë  Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur...

Shpërndaj

Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 

Analizë observimesh historiko politike e ngjeshur me filozofi ardhmërie! 

Zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe reflektimi 

Zgjedhjet parlamentare në shtetet bashkohore ndikojnë thellë në çdo pore të jetës së vendit përkatës, prandaj edhe në Serbi nuk mund të kishte përjashtim, më në fund. Ky konstatim mund të theksohet në shiqimin e parë.Por, në Serbi situata është specifike,madje më e tensionuar se kudo tjetër në Evropë.Ky konstatim vjen për faktin se në këtë shtet kanë përfunduar katër luftëra, të gjitha me humbje të Beogradit luftënxitës. Ndërsa pushteti serbian edhe në fillim të shekullit XXI jo që kishte ndonjë pauzë në pushimin e mabicjeve imperialiste, por për çdo palë zgjedhje pas kapitullimit në Luftën e Kosovës më 10 qershor 1999, partitë luftënxitëse lansonin abicje të reja se, sërish do të kthehën në vendet e krimit, në Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë.Prandaj, kur dihet fakti se ndaj Serbisë luftënxitëse ishte themeluar Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte me seli në Hagë, situata në tërë Ballkanin kualifikohej nepër koluarët e BE-s sidomos, shumë më e komplikuar se kudo tjetër në Evropë. 

Pas atentatit ndaj Zoran Gjingjiqit në Beograd, Serbia nazifashiste do të rrëshet në neofashizëm edhe më të thellë ideor, ku asnjë pore e shtetit dhe shoqërisë nuk ishte e zgjuar që t` i folë mendjës e të largohet nga nazifashizmi. Në këtë shkrim, nuk pretendojë analizë striktive për kohën e kaluar, por pikëqëndrimi im është: Çka pas 25 tetorit 2026, kur diktatori Aleksandër Vuçiq psoi humbje të thellë në zgjedhjet parlamentare, të cilat vet i kishte shpallë para kohe, me shpresë se do ta sigurojë edhe një mandat të plotë në pushtet, pa konkurencë.Kjo llogari vinte për faktin se popullit llogaria nuk i doli e sakt, sepse dihej se opozita është shumë e shkapërderdhur dhe policia me ushtri e mbanin tërë situatën. para armëve të tyre.  

Në zgjedhjet e 25 tetorit 2026 BE dhe Putini mbetën të befasuar, por SHBA jo në asnjë instancë. E ky fakt tregoi se kush ka informata më të sakta dhe kush i mban frenjët e ardhmërisë tani për tani. Pra, fitoi sipas Putinit lista anonime “Lëvizja Studentore”, ndërsa BE konstatoi se fitoi një organizatë që nuk i dihet lideri. E, besa edhe opinioni i brendëshëm serbian nuk e dinte as programin e Lëvizjës Studentore, për organizimin e mëtejmë të pushtetit.Në këtë “fontanë dëshirash”, një fakt është bërë i njohur me kohë,pas tragjedisë në Bovi Sad, se kjo lëvizje politike është pro Evropiane, që do të thot  se synimet e saj ishin kundër Rusisë fashiste dhe Kinës komuniste, kundër luftës në Ukrainë ku Rusia nuk lufton për Rusët jashtë kufijëve por për Krimen dhe disa limane në Detin e Zi për t` iu afruar Bosforit dhe Dardanelleve. 

Fati i serbëve të Kosovës zgjidhet në Kosovë e jo në Beograd 

Çështja serbe në Serbi do të provohet në fillim të shekullit XXI se ajo do të “shpërndahet” nepër ish trevat e krizës si në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Tani pas një pauze jo të gjatë në Lublanë ka dalë në sqenë një kërkesë drejtuar fituesit të zgjedhjeve në Serbi se: “Beogradi duhet me çdo kusht t` ia dorëzojë Lublanës të gjitha Dosjet e UDB-ës dhe KOS-it, që kanë të bëjnë me të kaluarën sllovene në federatën e përbashkët”. Kjo do të thot se: Beogradi kushtzohet në rrugën Evropiane duke la “kredit” të fajsive për të kaluarën e përbashkët.Lidhur me këtë histori, diktatori serbian Aleksandër Vuçiq, u quajtë gjatë kampanjës zgjedhore “Shqiptar”, nga studentët.Por dikush nga rivalët politik e llogariti si fyerje ndaj shqiptarëve. Ky fakt edhe në Kosovë nga disa zëra politikanësh është kuptuar në formë të shtrembruar “drejtë’. Fjala është te fyerja personale familiare se Aleksandër Vuçiq: “ishte fëmi jashtë kurore i një shqiptari”! 

Nga Kroacia janë lëshuar analiza se profili politik i Lëvizjës Studentore serbe, është “fllad” që ka arrituar nga Franca, Italia, Belgjika, Vjena e vende tjera Evropiane, ku dora e Rusisë vrehet, por nuk perceptohet fare, sepse tërë skenari është mbuluar me fuqinë e gasit me vlerë të shtuar, pas Krizës së Hormuzit SHBA-Izrael-IRAN. E verteta çështja serbe në Kroacia pas fushatës “Rrufeja” (Oluja 1995), nuk ekziston sepse kanë mbetur serbian fare pak atje. Prandaj, si numër i tillë konsiderohet se: “janë të papërfillshëm”.Vija fakti ponticus për Kroacinë, politika serbiane pas burgosjës së Millosheviqit, pas humbjës katastrofale të Ivica Daçiqit që nuk e fitoi as prahun zgjedhor, pas humbjës së Aleksander Vuçiqit në Kroaci, çështja serbe do të mbetët “një tigër prej letre”, i cili në momente nëse në politikën e jashtëme Beogradi e ka ndonjë përkrahje, mund të konvertohet në tigër të vërtetë, por “pa dhëmb”! 

Në Bosnje Hercegovinë konferenca e Dejtonit 1995 lah shumë palgë të hapura, krejtë me prapavi që Bosnja Hercegovina kurrë mos të mundet me u promovuar si shtet i sigurtë. Mjerisht, gjendja në Bosnje e Hercegovinë nuk e ka përkrahjen e sinqertë nga BE e sidomos nga vendet e llagerit Islamik, në të cilët Sarajeva llogaritë ndihma. Prandaj me që ky realitet dihet, sidomos në Serbi, Rusia në këtë vend përmes eksponentëve të saj, po ka gisht në tërë godinën shtetërore dhe shoqërore, që dirigjohet nga Banjalluka. Aq më parë kur popullsia Boshnjake mendon dhe është e stralluar me rreligjionin islam, i cili sa herë që e ngritë kokën në Evropë pasojat mendohet të i korrin banorët minoritarë musliman’, duke mos e ditur se jeton në Evropën e krishterë.E vërteta, në Evropë Krishti mbahet vetëm si mburojë, kurse Bibla qëndron si shpatë të përgjakur, mbi kokat e të tjerëve, që nga viti 1054, kur Krishtërimi u nda në dysh: në Lindor (Ortodoks që drejtohën nga shumë qendra autoqefale) dhe Perendimor (Katolik, që drejtohet si Kominterna nga Vatikani).Tani rreligjionet janë në modë për “zgjërim” vetëm në Afrikë, atje ku në mbaramje Evropianët ua sollën Biblën, por të nesermën u thanë vendasëve: “Mbane ju Biblën, ose Kuranin,por toka është e jona”!!! 

Pakica serbe në Kosovë ardhmërinë duhet kërkoi këtu e jo në Beograd 

Në Kosovë intimisht humbja e Partisë së Aleksander Vuçiqit dhe largimi nga parlamenti i Ivica Daçiqit sëpjegohet si triumf i legalitetit të një politike rinore. Por Lista Serbe nuk mendon kështu.Madje një zyrtare e lartë e B-s, do t` i drejtohet A. Vuçiqit me këto fjalë, kohë më parë: “Vetëm largohuni nga miqësia me Rusinë, në BE do t` u hapën dyertë sikurse derrave që dalin nga torishta, pa ndonjë kriter dhe rend”. Por diktatori serbian, do të përgjigjet zyrtarës pispillosur shkurt: Jo! Zyrtarja e BE-s do t` ndrroi pllakën aty për një moment: “Atëherë a është Serbia e gatëshme ta pranojë Kosovën dhe ta fillojë lustracionin nga e kaluara kriminale”?. Edhe në këtë qëndrim “diplomatik” zyrtari kryesor serbian, do të përgjigjet negativisht.Pson dialogu: “E pra si përgjegje kumullative Lista e Aleksander Vuçiqit do t` i humbi zgjedhjet, që vet i keni shpallë me sugjerime të Rusisë dhe me ambicjet e juaja totalitare. Të shohim si do të jetë rrezultati më 25 tetor 2026, në mbramje kur të mbyllën kutit’. 

Tani shtrohet pyetja pse Aleksandër Vuçiqi i pranoi shumë lehtë humbjet. I pranoi sepse me këtë potez e la Perendimin në shpresë se Lista Studentore është deklaruar “pro evropiane”, por në esencë në këtë listë ka shumë orekse lindore, sepse populli serbian nuk mund të shkëputët nga nazifashizmi që e ka kultivuar qe dy shekuj, vetëm duke u gjakosë me fqinjët dhe duke e ndihmuar Evropa, realitet ai që do të formohet në kokat e serbianëve një bindje se: “Edhe Zoti është me ta”.  

Madje, kur të mirret para sysh fakti se çka nënshkruan përfaqsuesit shqiptar nga Kosova në Rambuje më 1999, por prap serbët nuk lanë asnjë firmë në dokument. Atëherë del në shesh një aksiomë se: “Serbianët në politikë nuk dijnë çka duan në shumë raste sepse Rusia ua ka kryer detyrat e shtëpisë gati gjithë herë nepër kongrese e konferenca masone”. Por, një fakt, njohësit e politikës serbaine e dijnë si farën e kuçe, se politika serbiane është nazifashiste, dhe nuk lerë guri pa lëvizë për ta përtrirë “Carevinën e Dushanit”. E këtë politikë në Perendim disi nuk e kuptojnë, sepse janë ngopë me orekset e Musolinin dhe Hitlerin. 

“Me pushkë gjuetie do të marrshojmë deri në Tiranë”! 

Shovinizmi serbian aq ishte nxe në tru në fund të shekullit XX, sa që pas shembjës së RSFJ-ës do të deklarohet se: “me pushkë gjuetie do ta okupojmë edhe Shqipërinë dhe pa asnjë pengesë do të marrshojmë deri në Durrës e Vlorë”.Po një fakt duhet të shpaloset për shkak të “vogëlsisë shqiptare” dhe modestisë civilizuese se: “Serbët për herë të parë e humbën luftën kundër shqiptarëve dhe e nënshkruan kapilullimin para armës së UÇK-ës dhe NATO-s” në Kumanovë. Pas kësaj ngjarje historike Presidenti i SHBA Bill KLINTON u shpreh: “E fituam luftën, juve ju mbetët ta ndertoni paqën”. Këtë porosi vizionare shqiptarët e kuptuan shumë seriozisht.Por serbianët as që janë kah e kuptojnë ndonjë porosi miqësore që u adresohet nga Perendimi. Janë në mënyrë rreligjioze të rreshtuar pas Rusisë, e cila nuk i ka siellë kurrë progres askujt. 

Pas plojës ndaj shqiptarëve Millosheviqi e kishte në plan ta sulmojë Maqedonin 

Për këtë temë shumë delikate Riçart Hollbruk do t` i drejtohet Millosheviqit në kabinet disa orë para se të fillonin bombarfimet më 24 mars 1999: “Ju zotëri Milloseiviq aspironi që të përpalesni në Durrës si një çndërr e juaj e herëshme. Po aspironi edhe Selanikun për çka keni kërkuar mednim në Londër se Greqinë nuk e llogarisni fare”.Pas kësaj “informate Millosheviq do ta zgjërojë harkun e bisedimeve. “Po, për këtë jemi konsultuar me Kremlinin”. Atëherë Hollbruk i nxjerr kartat e reja: “E doni Kosovën apo Maqedonin? Vozhdi serbian: Po i duam të dya sepse Bullgaria, nuk është kah na trazon në ambicjet tona në zgjërim kah Jugu”. Hollbruk atëherë shpërthen brutalisht: “Atëherë do të mbetëni pa Durrës dhe pas Selanik, madje do ta humbni Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedonin, e për Shqipëri as mos të flasim”, dhe ia përplas derën. Këso diplomacie don serbiani. Gjuhë tjrtër nuk kupton. 

Edhe një fakt duhët ta shpalosim në këtë shkrim se para tre muajsh Aleksandër Vuçiq do të “intervistohët” me këto fjalë nga një “gazetar” i lartë: “Doni ta pranoni Kosovë e t` i fitoni zgjedhjet që i keni lajmëruar”? Aleksandër Vuçiq: “Po i duam dhe do ta i fitojmë të dya”. “Gazetari”: Atëherë Kosovën dihet se e keni humbë me luftë me 10 qershor 1999, kurse zgjedhjet do t` i humbasni më 25 tetor 2026. Siç dihet tani zgjedhjet Lista e A. Vuçiqit humbi duke i fituar 39, 38%, kurse Lista Studentore i fitoi 52,10% të votave me dallim për 1 500 000 vota më shumë se humbësi. Disa parti të pakicave vrehet se janë mobilizuar dhe kanë fituar nga 3, 2 dhe 1 vend në parlament. 

Po këto zgjedhje e kanë shenuar si fenomen edhe një risi se lista e Ivica Daçiqit nuk e ka kaluar pragun sepse populli më në fund e ka kuptuar se kush ia ka siellë tragjedinë në votër.Më në fund u kuptua se tragjedia serbiane në dekadën e fundit të shekullit XX-të ende nuk është në pajtim me asnjë popull fqinjë, fakt ky që u tregau më largimin e Malit Zi nga Federata e Zhablaut më 2006, për çka Bota Perendimore e shtroi pyetjën strategjikeKKur nuk mundet për të jetuar me popullin serbian as malazezi, atëherë si është e mundur t` i detyrojmë shqiptarët të jetojnë ende në robërinë serbiane”. Duke e kuptuar këtë realitet shumë thellë politikisht më 10 qershor 2007, Presidenti famëlartë Bushi i Ri në Tiranë do të deklaroi: “Çka është majft, mjaft është, Kosova duhet të shpallë pavarësinë”. E ky deklarim do ta inkurajojë politikën e Kosovës dhe me 17 shkurt 2008 do ta shpallet pavarësia, ndërsa me vendimin e  Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Shtetit të Kosovës më 2010, me çka do të forcohët qëndrimi vizionar të Demokracisë Amerikane.për dekolonizimin e Botës. 

Si përfundim po e shënojmë këtë qëndrim të nxierrur nga realiteti për ardhmëri. Po do të kalojë edhe ky vit (2026) dhe Ballkani e në kuadër të tij edhe shqiptarët si populli më e lashtë këtu, do të udhëtojnë me ambicje Evropiane dhe Amerikane (Kosova) sepse demokracia vetëm në këtë rreshtim duhët të i shpëtojë popujtë nga errësira shoviniste dhe politika mesjetare. Por kushdo qi i fiton zgjedhjet (pushtetin) në Serbi ambicjet koloniale ndaj Kosovës nuk do të pushojnë sepse Rusisë ky fakt i nevoitët si “vlerë e shtuar” për luftën në Ukrainë të cilën as nuk mundegt ta fitojë, por nuk guxon as ta humbi. Në këto valë diku nepër mjegulla të Vaselenës notojnë përgjumshëm edhe serbianët e infektuar në shovinizëm. 

  • Shkrimin ia kushtoj Heroit të popullit Zahir Pajaziti! 

Më 28 tetor 2026

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. I nderuar miku im Prof. Dr. Hakif Bajrami,

    Faleminderit për kontributin e çmuar intelektual në trajtimin e çështjeve historiko-politike dhe gjeopolitike të Ballkanit. Përmes këtij shkrimi të gjerë, ju keni sjell reflektime të rëndësishme mbi të kaluarën, sfidat e së tashmes dhe perspektivat e së ardhmes, duke nxitur mendimin kritik dhe debatin mbi paqen, demokracinë dhe orientimin evropian të rajonit. Vlerësim për përkushtimin dhe kontributin tuaj në pasurimin e debatit publik!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu