Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Shkrime relevante

Themelimi i celulës së parë të arsimit në Kosovë

Lekë Mrijaj, Klinë Me 3 shkurt 1990, në kohen kur arsimi shqip...

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Shpërndaj

Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për historinë, identitetin kombëtarë dhe raportin e shqiptarëve me trashëgiminë e tyre.
Është paradoksale që, ndërsa manastiret mesjetare të Kosovës promovohen si pjesë e trashëgimisë historike dhe fetare serbe, shqiptarët shpesh nuk tregojnë të njëjtin përkushtim për njohjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë së tyre historike, kulturore e shpirtërore.
Ndërkohë, një pjesë e tyre e lidhë identitetin fetar gjithnjë e më shumë me qendra të largëta nga lindja, duke lënë në hije historinë dhe kulturën e vendit të vet autikton iliro Arbërorë .
Çështja nuk është të kundërshtojmë fenë e askujt, por të mos lejojmë që feja të bëhet instrument për të zbehur identitetin tonë kombëtarë.
Shqiptarët kanë të drejtë të besojnë, të luten dhe të zgjedhin bindjet e tyre, por kanë edhe detyrimin moral ta njohin historinë, ta ruajnë trashëgiminë dhe ta mbrojnë të vërtetën historike nga çdo përvetësim politik.
Edhe Kongresi i Berlinit i vitit 1878 shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e Ballkanit, duke njohur pavarësinë e Serbisë dhe duke ndryshuar kufijtë e rajonit.
Burimet historike dëshmojnë për një përbërje etnike komplekse të popullsive të Ballkanit, përfshirë praninë e shqiptarëve në territore që iu bashkuan Serbisë.
Luftërat dhe shpërnguljet e asaj periudhe sollën pasoja të rënda për popullsinë shqiptare.
Megjithatë, pohimet për përbërjen e përgjithshme etnike të Serbisë më 1878 kërkojnë dokumentim të saktë, sepse shifrat ndryshojnë sipas territorit dhe burimit të përdorur.
Prandaj, shqiptarët duhet ta kuptojnë se patriotizmi nuk dëshmohet vetëm me flamuj e fjalë, por me njohjen e historisë, mbrojtjen e trashëgimisë dhe vetëdijen për identitetin e tyre kombltarë.
Nuk mund t’ia lëmë tjetrit interpretimin e historisë sonë, e pastaj të ankohemi se ajo po shkruhet pa ne.
Feja është çështje personale; identiteti kombëtarë, historia dhe trashëgimia janë përgjegjësi që na përkasin të gjithëve.
Shqiptarët duhet të dinë se kush janë, nga vijnë dhe çfarë duhet t’u lënë brezave të ardhshëm.
E vërteta historike nuk mbrohet me urrejtje, por me dije, dokumente dhe guxim qytetarë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu