Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Shkrime relevante

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Muharrem Salihu, Medvegjë ____ Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por...

Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu!

Alberto Leka, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë ____ Është turp që një tragjedi e...

Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube)

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be

Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,...

Shpërndaj

Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por te shqiptarët ende nuk njihet si domosdoshmëri. Serbia po e përjeton këtë ndryshim nën presionin e pakënaqësisë dhe vrullit popullor.
Unë mendoj se nuk duhet mohuar puna e askujt, as rezultatet e së kaluarës, kur shqiptarët arritën të kenë deri në tre deputetë; por historia nuk mund të jetë alibi për mungesën e rezultateve sot.
Nëse ndryshimi i thellë politik në Serbi relativizon edhe më shumë pozitën e shqiptarëve, a do të ishte paradoksi më i frikshëm që ne të vazhdojmë në opozitë, krah për krah me ata që deri dje ishin në pushtet?
Duke pasur parasysh ndikimin vendimtar të Kishës në politikën serbe, nuk ka arsye të besojmë se ndryshimi i pushtetit do të sjellë vetvetiu ndryshim në raport me shqiptarët.
Shqiptarëve në Serbi nuk i duhen vetëm deputetë në Kuvend, por përfaqësues që e shpenzojnë mandatin në qendrat ndërkombëtare, aty ku mund të ndërtohet presioni real. Sepse edhe rezultatet e pakta të deritanishme kanë ardhur kryesisht nga presioni ndërkombëtar, i nxitur nga aktivistë, atdhetarë dhe diaspora shqiptare, të cilët shpesh kanë hapur dyer edhe për vetë përfaqësuesit tanë të zgjedhur.
Sot kemi ardhur në një pikë kritike: mbi 50% e votuesëve shqipëtar nuk votojna fare, ndërsa një pjesë a atyre qe votojnë, po kërkojnë shpresë te partitë jashtë komunave tona, në Novi Pazar e madje edhe në Beograd.
Sì rrjedhojë, Medvegja prap viktimë!
Ky është një sinjal që nuk mund të shpërfillet.
Komuniteti shqiptar në Serbi nuk i detyrohet askujt ta mbajë përjetësisht në skenën politike, pa llogaridhënie dhe pa rezultate.
Ka ardhur koha të hapet rruga. Jo për të mohuar të kaluarën, por për të ndërtuar një të ardhme me përfaqësim më të fortë, më të guximshëm dhe më efektiv për shqiptarët.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu