Vrasja makabre e Arlinda Zekajt kërkon drejtësi, përgjegjësi institucionale dhe mbrojtje reale për gratë. Gëzim Kelmendi, kryetar i partisë Fjala, e përdor këtë tragjedi për të kërkuar përfshirjen e legjislacionit islam në sistemin juridik të Kosovës, ndërsa hoxhë Ernes Goga kërkon masa më të ashpra ligjore.
Të kërkosh drejtësi është legjitime. Ta kthesh dhimbjen e një familjeje në mjet për promovimin e një agjende fetare është instrumentalizim politik i tragjedisë.

Kanuni i Lekë Dukagjinit ishte një kod tradicional që, për shekuj me radhë, rregulloi jetën shoqërore të shqiptarëve dhe luajti rol në ruajtjen e rendit zakonor e të identitetit tonë. Përdorimi i Kanunit dhe i normave të tij si analogji për dhunën e sotme nuk përbën argument për zëvendësimin e rendit juridik demokratik me legjislacion fetar.
Problemi i Kosovës është zbatimi i ligjit, llogaridhënia institucionale dhe mbrojtja efektive e qytetarëve. Përgjigjja ndaj dhunës duhet të jetë drejtësi e barabartë, institucione funksionale dhe siguri për çdo grua.
Kjo është një nga mënyrat se si vepron islami politik: shfrytëzon tragjeditë dhe dështimet institucionale për të zgjeruar ndikimin e fesë në pushtet dhe në rendin juridik.
Kosova është shtet laik, demokratik dhe kushtetues. Shqiptarët kanë të drejtë të besojnë lirisht, ndërsa shteti ka detyrimin t’i trajtojë të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pavarësisht bindjeve fetare.
Gëzim Kelmendi dhe Ernes Goga duhet ta kuptojnë se Kosova ka rrugën e saj kushtetuese dhe evropiane. E ardhmja e saj duhet të ndërtohet mbi lirinë, barazinë dhe sundimin e ligjit, jo mbi imponimin e një rendi juridik fetar.
Arlinda meriton drejtësi. Gratë meritojnë siguri. Qytetarët meritojnë institucione që funksionojnë. Tragjeditë kërkojnë përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete, jo shfrytëzim për agjenda politike fetare!
____
Ja mendimi antikushtetues i deputetit islamik-neoosmanli të Vetëvendosjes, Osman Musliut. Shih videon:





