Ankthi i Osman Osmanit – për fatin e historisë!

Shkrime relevante

“Më të mirët i vranë, mbetën plehrat”

Reshat Sahitaj, Prishtinë ____ MË TË MIRËT NA I VRANË-MBETËN PLEHRAT ____ “RROPULLARI” film televiziv Regjia...

Ankthi i Osman Osmanit – për fatin e historisë!

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ____ Osman Osmani, “sekretari” i kryeUDBashit Abdullah Prapashtica, i cili...

Çfarë po “gatuajnë” protestat kosovare, kombëtarizim apo rimbëkëmbje ideologjike?

Prof. Dr. Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina Hyrje (Ky shkrim nuk synon të...

Shpërndaj

Osman Osmani, “sekretari” i kryeUDBashit Abdullah Prapashtica, i cili në shtator 1978 duhet të ketë simuluar formimin e Partisë Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi (PKMLSHJ), sërish këto dy-tri ditë po e përhap shqetësimin e tij, të shoqëruar me lot krokodili, për fatin e historisë. Citim i tij:

“Kur shtrembërohet data e bashkimit të 17 shkurtit 1982 dhe veprimtarë e drejtues të LRSSHJ-së, LPK-së dhe UÇK-së përfolen si «komplotistë», nuk kemi të bëjmë më me një mospajtim për të kaluarën. Situata bëhet edhe më e rëndë kur krerë të UÇK-së cilësohen si «ndërmarrje e përbashkët kriminale». Këtu nuk diskutohet vetëm historia.”

Më erdhi keq për Osmanin që e ka ndier veten të detyruar ta censurojë emrin tim, sepse tërë tekstin e postimit e ka kompiluar për të më “trusur” mua. Kësaj radhe ka shpresuar në shpërdorimin e aktgjykimit të 16 shtatorit 2026, i cili e përmban dënimin me 81 vite burg për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” (NPK), sepse përmasa e dënimit i ka revoltuar shumë tifozë protestues të Hashim Thaçit.

Osman, pa merak, nuk e kam kontestuar asnjëherë datën e 17 shkurtit 1982, por nuk e kam vlerësuar, si ju, si datë bashkimi, por si datë komploti kundër Emigracionit tonë patriotik, të cilin e patëm bashkuar në veprimtari e protesta në shumë metropole europiane, deri edhe në SHBA, Kanada e Australi, bazuar në marrëveshjen e 5 prillit 1981 dhe të kulmuar më 17 janar 1982, kur e konkretizuam me BASHKIMIN në Lëvizje për Republikën e Kosovës (LRK).

Fatkeqësisht, atë bashkim na e vratë me vrasjen e udhëheqësve Jusuf Gërvalla e Kadri Zeka dhe me komplotet e treshes suaj: Sabri Novosella, Abdullah Prapashtica dhe Xhafer Shatri. Mos e kamuflo: bashkimin e 17 shkurtit 1982 të LNÇKVSHJ-së dhe PKMLSHJ-së në LR(S)SHJ e keni zhbërë vetë ju protagonistët e atij “bashkimi”, sepse bashkëveprimtaria juaj ka zgjatur vetëm deri në fund të korrikut 1982, që i bie rreth pesë muaj. Askush nuk ju ka hyrë në mes.

Ti, si përfaqësues i Abdullahut në atë bashkëveprimtari, dhe Xhafer Durmishi, si përfaqësues i Sabri Novosellës, i keni prezantuar “faktet” pse jeni përçarë e armiqësuar. Por unë edhe atë armiqësim mes jush e kam dyshuar si simulim, për të na e imponuar si kryetemë e kryeangazhim grindjen në kuadër të LR(S)SHJ-së. Atë LR(S)SHJ e kemi avancuar në LPK, e cila kishte për themel BASHKIMIN në LRK të 17 janarit 1982!

Ndërsa, sa i përket NPK-së, ajo ka ekzistuar brenda UÇK-së, por ka qenë sabotuese, komplotiste dhe kompromentuese e UÇK-së. Fatkeqësisht, Dhomat e Specializuara nuk e kanë pasur kompetencën të gjykojnë kriminelët e penetruar si diversionistë në UÇK, për ta sabotuar, komplotuar dhe komprometuar nga brenda, por janë formuar për t’i hetuar akuzat që i përmbante Raporti, i miratuar më 7 janar 2011 nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), që në publik njihet me emrin famoz: Raporti i Dik Martit.

Unë NPK-në qysh gjatë luftës e kam identifikuar, demaskuar dhe diskredituar, por me emërtimin “Banda Komplotiste e Rognerit” (BKR). Atëherë, gjatë luftës, i kam pas identifikuar si bërthamë të BKR-së: Xhavit Halitin, Azem Sylën, Rexhep Selimin, Hashim Thaçin dhe disa marioneta të tyre. Por e kisha harruar se edhe Abdullah Prapashtica ishte pjesëtar i saj. RDB-ja e Serbisë duhet t’i ketë bërë bashkë edhe Azemin e Abdullahun…

Po pres aktgjykimin e plotë, për të parë nëse përmban fakte për pjesëtarë të tjerë të NPK-së, të cilët Trupi Gjykues i ka apostrofuar si pjesëtarë, sepse për disa emra nuk kam pasur dyshime se ishin pjesëtarë të BKR-së, gjegjësisht të NPK-së.

Të lutem, – si viktimë e shpërdoruar që ke qenë, – çlirohu nga ankthi se unë mund ta dezorientoj Historinë!

Shëndet, mbarësi, respekt!

Osman Osmani

Tekstin e plotë të Osman Osmanit mund ta lexoni në linkun e mëposhtëm (por edhe në grafikën ilustruese):

https://www.facebook.com/photo/?fbid=1724258849701515&set=a.401305211996892 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu