Ajo çfarë intrigon dhe të ban kurreshtarë e të merresh me Voivodën Mihailo Josifovic – Mikajle, asht veshja tipike shqiptare me tirq dhe origjina e tij

Shkrime relevante

Islamikët, demokracia amerikane, monarkia saudite dhe propaganda fetare

Fatmir Gashi, Prishtinë Zgjedhja e Abdul El-Sayed në Senatin amerikan ka shkaktuar...

Kush e udhëheq kishën kombëtare ortodokse në Shqipëri? Shërbime e fshehta të Greqisë, apo?!

Nga: Foto Cici ____ Nën trysninë e turmës... Shërbimet greke që drejtojnë kishën...

Shpërndaj

Sipas historiografisë serbe ky asht Voivoda Mihailo Josifovic — Mikajle!
Dhe konsiderohet një nga figurat e shquara të lëvizjes çetnike. Me të drejtë, sepse i tillë ishte. Ai çetnikëve iu ishte bashkuar më 1905 ,për tu ba njëri nga komandantët e tyne.
Ok,nga ky këndvështrim ,për neve as nuk asht shumë e randësishme për tu marrë me çetnikët serb, dhe me historinë e tyne.
Por ajo çfarë intrigon dhe të ban kurreshtarë e të merresh me këta idiotë,asht veshja dhe origjina e tij.
Ky veshur ka tirq,tipik shqiptar.Përveç kësaj ,ky asht i lindur dhe vjen nga një rajon që i takon trojeve dhe habitatit arbënorë.Josifovic ka lindur në fshatin Makedonski Brod në rajonin e Poreçit në ate që sot thirret Maqedoni e veriut.
Në fakt ky rajon edhe Makedonski Brod,kanë një histori të lashtë që nga kohë romake.Asht interesant se në atë rajon Gjergj Kastrioti, korri një fitore ndaj osmanëve aty pranë, në Betejën e Mokrës, në vitin 1445.
Në fund të shekullit të XIX dhe në fillim të shekullit të XX, Makedonski Brodi ishte pjesë e njësisë administrative që turqit e quanin Vilajeti i Manastirit në Perandorinë Osmane.
Në fakt kjo pjesë e ky rajon njihet si nga ato viset ku jetonte orthodoksizmi shqiptar ,i cili sidomos pas pushtimit serb ,pas vitit 1912 ,nën presionin dhe dhunën e autoriteteve pushtuese serbe u asimilua në entitet sllav.
Ta keni parasysh se Bukri isht katuni i dikurshëm që ndodhej në themelet Brodit të sotëm.Asnjë etimologji tjeter nuk e spjegon emnin e tijpërveç fjalës që rrjedh nga fjala shqipe “bukur”.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu