Xhamia në Bresanë të Sharrit, Prizren

Domenik Kastrioti, Gavran, Gjilan
_____
Dhuna në xhami gjatë rukjes – një plagë që nuk duhet të heshtet
Dhuna në xhami, e maskuar si rukje apo si kinse “shërim me Kuran”, vazhdon të jetë një realitet i tmerrshëm që nuk po merr fund.
Unë, në moshën 14-vjeçare, e përjetova vetë këtë dhunë në Xhaminë e Gavranit. Ishte një nga përvojat më çnjerëzore që mund të përjetojë një fëmijë. Grushta, shqelma në bark dhe dhunë nga njerëz që sot mund t’i quaj vetëm xhelatë, të cilët e arsyetonin veprimin e tyre me besimin dhe me pretendimin se po më largonin “xhindet”.
Në fund, hoxha pështyu në ujë dhe më tha se duhej ta pija, sepse kështu do të largoheshin “xhindet”.
Unë isha i gjakosur. I frikësuar. I vetëm. Nuk gjeta përkrahje as nga familja, e aq më pak nga institucionet që duhej të më mbronin.
E mbaj mend shumë mirë ditën kur shkova në stacionin policor në Gjilan. Përgjigjja që mora ishte: “Je i ri, më mirë mbylle këtë temë.”
Mbylle këtë temë?!
Si mund t’i thuhet një fëmije 14-vjeçar që të heshtë për dhunën që ka përjetuar? Si mund të kërkohet heshtje nga një viktimë, ndërsa dhunuesit vazhdojnë të jenë të lirë?
Në atë moshë,sikur bashkmoshataret e mij benim sherre të zakonshme të rinisë, unë kisha dhe pyetje krejt të tjera. Pyesja veten pse xhamitë mbanin emrat e sulltanëve, pse njerëzit duhej të besonin pa pyetur dhe pse çdo pyetje apo shqetësim mund të merrte “diagnozën” e famshme: “I sëmurë nga xhindet.”
Sot, sa herë lexoj apo dëgjoj lajme për dhunë ndaj të rinjve dhe të rejave në xhami, më kap një trishtim i thellë. Sepse e di çfarë do të thotë të jesh viktimë. E di çfarë do të thotë të kërkosh ndihmë dhe të mos të besojë askush. E di çfarë do të thotë të të mbyllin gojën, kur në të vërtetë ke nevojë që dikush të të dëgjojë.
Besimi nuk duhet të jetë frikë. Shërimi nuk duhet të jetë dhunë. Dhe heshtja e institucioneve nuk duhet të bëhet mburojë për dhunuesit.
Po e ndaj këtë përjetim sepse nuk dua që fëmijët e tjerë të kalojnë atë që kalova unë. Asnjë fëmijë nuk duhet të jetë i detyruar të vuajë në heshtje.
Fëmijët kanë nevojë për mbrojtje, jo për grushta. Për përkrahje, jo për diagnoza të shpikura. Për drejtësi, jo për heshtje.
Dhe sot Po un mbaj kryqin dhe besoj ne Jesu krishtin me jep forc me jep ngushellim dhe Krishti me meson se nuk duhet Ushtruar Dhun ndaj askujt por me mirsjellje dashuri dhe paqe 




