Nënçmimi…!

Shkrime relevante

Sot në Zogaj të Vushtrrisë, tek vendi ku do të ndërtohet Kisha Shën Flori e Shën Lauri, pati pagëzime

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë SOT NË ZOGAJ TË SHALËS SË...

Shqiptaria mbi dallimet fetare

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Toleranca ndërfetare – një vlerë e çmuar...

Gjeografia e tokave tona dhe synimet artistike…, rreth veprës “Eshtrat pezull” të poetit Mustafë Krasniqi

Brahim (Ibish) Avdyli (Recension i riredaktuar dhe i zgjeruar) (Lidhur me përmbledhjen "Eshtrat...

“Tarzani i xhunglës” së gazetarisë dhe diplomat që e vulosin budallallëkun

Lirim Gashi, Prishtinë  ____ Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq...

Prej nga u vjen e keqja shqiptarëve…?

Ryzhdi Baloku, Pejë ____ E KEQJA MË E MADHE NE SHQIPTARËVE NA VJEN...

Shpërndaj

Gjergj – Bajram Kabashi

Nënçmimi…!
Për ata që se dijnë dhe që nuk i kanë përjetuar kohërat e vështira nëpër të cilat kemi kaluar, duhet ta ritheksojmë vazhdimisht se NËNÇMIIMI ka qenë metoda kryesore e punës së UDB-ës dhe “UDB-ës sonë” me lëndën e parë” të tyre , që ishin masa e madhe e Shqiptarëve që nuk pajtoheshin me pushtimin Serbo – Jugosllav dikur.
Në debatet që janë zhvilluar me vonesë me njerëz të rezistencës shqiptare, kryesisht nga RTV Dukagjini, kjo është vërtetuar!
Për fat të keq disa nga debatuesit treguan gjëra që Njeriu nuk ka dëshirë me i ndëgjue e kujtue…!
Si ajo kur UDB-ashi pasi e kishte rrahur e poshtëruar “NN”-in, ia tregon do brekë viktimës së vet, me fjalët e helmta, se “këto janë brekët e Nanës tande…!”
Dikush prej “Državna Bezbednost-it tonë”, që e ka pasur të përshkruar detyren për KRIME TË BRENDSHME ka bërë krime të jashtëzakonshme, edhe kur ndërgjegja e tij nuk “i ka thënë t’i bënte!”.
Prandaj, konflikti dhe krimet “historike e epokale” të pasluftës, kur Lirinë na e sollën UÇK dhe NATO-ja, nuk janë krime të bëra prej shqiptarësh , por prej atyre që janë strehuar si fanatikë partiak , qoftë të “politikës paqësore” , e sidomos të “politikës se luftës”, pa asnjë fitore territoriale.
Në një mënyrë ngucakqinjtë – kobndjellës të krekosjeve të pasluftës, e vazhduan aty ku e kishte lënë UDB-a.
Ndaj vetvetës i përdoren metodat pushtuese, të cilat përdoreshin kundër një populli tjetër, që i përdorte UDB-a, që në fund u udhëhoq nga Ivica Stanišiq.
Ne nuk përparojmë kurrë kështu, por mbetemi në baltën e gjallë të jetës, nëse nuk e shohim të vërtetën e njëmendt.
Dihet që krimet ndaj nesh i ka kryer Ushtria, Milicia dhe paramilitarët serbë. Ata përmes Planit “Patkoj” i larguan mbi një milionë shqiptarë nga vendi për t’ia shtri “bythën” në “Kosmet popullit serb”, që në numrin e përgjithshëm të popullsisë nuk ishte as 4 për qind e banorëve.
Dhunimet e mbi 20 mijë femnave shqiptare janë ba nga pushtuesit serbë, vrasja e mbi dhjetëmijë shqiptarëve, po ashtu!
Serbët i kanë mbytë mbi 1500 fëmijë…!
Por, “nuk duhet t’i hijmë në hak” UDB-ës: vrasjet e intelektualëve shqiptarë para e pas luftës, kryesisht, e kanë bë “disa prej tonëve”, deri tek Xhemajl Mustafa , që u vra me 23 nëntor 2000.
Mallkue qofshin këta argatë të UDB-ës, apo edhe serbomëdhenj, qoftë edhe të pavetëdijshëm.
Mos ta qesim prej mendjes se NËNÇMIMIN e jetës së tjetrit, në frymën UDB-ashe, e kanë bërë edhe “njerezit tonë”. Për shembull e kanë mashtruar “krejt eliten e LDK-së” për të më nënçmuar mue dhe Shefqet Dibranin.
Mue “edhe me koleg” të gazetës Rindja dhe të tjerë jashtë saj !
Mirëpo, ndoshta se kanë ditur se po veprojnë me metoda UDB-ashe dhe se nënçmimi i takon irracionalitetit njerëzor. Personalisht ai që “më nënçmon” duhet ta heq maskën nga fytyra e ta shoh se kend e ka nënçmuar!
Nuk shkon me stereotipe UDB-she se “nuk po e dojshin shokët”.
Cilët shokë…?
Cila “parti”?
A mos kam kërkuar ndonjëherë “që të më donin”?
Por, atëhere e Sot kërkoj që të mi kthejne të drejtat që mi mohuan si serbomëdhenj, ose te dalin hapur e pa maska të flasin diçka për mua publikisht.
Mirëpo duhet të jenë të vëmendshëm për fjalët që i qesin prej goje , se “i bëj për vitra Muslimane!”.
Kur Serbët i fituan sërish komunat në pjesën e veriut të vendit, një serbe e rikthyer në komunën që deri në atë kohë udhëhiqeshin prej shqiptarëve, pasi që Aleksandër Vuçiq nuk i lejoj për një kohë t’i realizonin të drejtat demokratike që duhej t’i gëzonin në Kosovë, e shfaqi nënçmimin historik serb ndaj shqiptarëve.
“Smrdi…”, tha…!
(Në kuptimin sa erë e keqe…!).
Por, edhe Shqiptarët nuk duhet ta bëjnë vetën të jenë të nënçmuar prej tjetrit. Dhe mos të shiten aq shumë “patriotë”, e “bërllokun deri në gu!”.
___
Këto janë gjëra tepër serioze që e prekun thellë sigurinë kombëtare dhe shtetërore. Njerëzit duhet t’i dëgjojnë më shumë avokatët dhe policët shqiptarë që dijnë më mirë se të tjerër rreth historisë së tragjedive kombëtare.
Ato nuk kanë nisë prej Sot, por e kan një parahistori, siç e shpjegon polici në këtë intervistë.
Një komb që nuk e ka gjithnjë në fokus Megali Idean, “Vorio-Epirin”, Ligjin e Luftës nga Greqia ndaj Shqipërisë, mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe Naçertanie-n e Serbisë, ai ende nuk është popull!
Fqinjët, Greqia, Serbia dhe Turqia, duan të jenë “brenda nesh” përmes “asociacioneve “ apo Islamit, që të shndërrohen në Pyka, në mënyrë që ne të mos bëhemi as komb e as shtete të njëmendta.
Serbia dhe Greqia duan apet territore Shqiptare, e Turqia neoosmane do islamizimin dhe turqizimin tonë.
Të tria kombet (shtetet) e duan dobësimin apo zhdukjen tonë të plotë!
Po vërehet një gjë tepër qartë – mungesa e gazetarisë hulumtuese edhe për Vlora Hysenin e edhe për Klodiana Lalen.
Koha e “gazetarisë” së Blendi Fevziut dhe të disa “kryepleqve nga gazetaria” në Kosovë – tashmë ka kaluar !
Dyshimet duhen vërtetuar me fakte, përndryshe ai/ajo që shpifë, mund të dënohet Nesër edhe për Shpifje!
___
Më 24 shtator 2026
___
Më kishte bllokuar nga shoqëria në fb, një “njeri i madh” i Dardanisë.
Une e dij pse me ka bllokuar, por detyrohem ta them se si gazetar kritik nuk i jep pesë pare se a bllokohem prej dikujt në fb a jo.
Nëse do të jesh miku im virtual, në rregull, nëse nuk don punë e madhe.
Por, për mendimin ndryshe nuk duhet të prishesh me askend. Sikurse që qenka prishë ai me mua, edhe duke më bllokuar që të mos i shoh mendimet e tij e as ai të mijat. Une i lejoj debatuesit që edhe t’ia teprojnë me mendimet joetike (dhe joprofesionale) kundër meje, madje në portalin Drini ua botoj shkrimet edhe atyre që me mendimet e tyre nuk përputhen me konceptin e Drinit.
Mirëpo janë disa gjëra që nuk përpihen. Për shembull njëanshmëria e trajtimit të ngjarjeve të ndryshme. Jo vetëm atij por mbarë Kosovës duhet t’i vije keq për faktin e hidhur (e të kobshëm) se dikujt – dikur, i kishte hy mendja se historia ka filluar me të e me ta!
Mos i bini në qafë UÇK-së dhe mos të fshehet askush pas saj, se ajo nuk është e përzier në asnjë krim ndaj të vetit, pasi masa e madhe e luftëtarëve të lirisë kanë luftuar për aq sa kanë mundur për Atdheun e robëruar, e jo t’ia marrin jetën tjetrit që nuk u është përshtatur.
Një njeri që është intelektual, do të thotë se është shpirtbardh dhe nëse nuk e do Gjykatën e Hagës, duhet ta duash Gjykatën e Prishtinës, apo secilën gjykatë tjetër në Kosovë.
Nëse se don as atë e as këtë gjykatë, atëherë “ti” je i prapambetur, i ulët dhe KRIMINEL!
Prandaj, protestat që po udhëhiqen gjoja për “çlirimtarët”, janë protesta (qoftë edhe të pavetëdijshme) Antishqiptare e Antiperëndimore!
Udhëheqësit e protestave mund të mos e dijnë se krimet kanë ndodhur dhe se janë vrarë dhjetëra e dhjetëra kuadro të LDK-së e po ashtu edhe tepër shumë ushtarë të UÇK-së!
Asnjë enverist (rankoviqistë) nuk u dënua për këto krime, andaj mund të thuhet se ky është krim i madh dhe i pafalshëm ndaj Atdheut.
Ky është një krim deri sot i pandëshkuar në Kosovën e re, andaj të gjithëve pa asnjë përjashtim , duhet të na vije marre se çfarë populli i padrejtë qenkemi.
Une nuk isha dëshmitar i Gjykatës së Hagës, por e them se kisha me qenë me ëndje të madhe, dëshmitar i secilës Gjykatë në Kosovë.
Po të ftohesha…, kisha “me fluturue” që të dëshmoja për shembull për 23 nëntorin e vitit 2000.
Por, gjithsesi do të dëshmoja i fundit, jo i pari…!
A e dini pse…?
Mos u brengosni, se për këtë brengosem dhe mendoj vetëm une…?!
Fundja, kush je ti që vret dhe poshtëron dhe strehohesh si serbomadh në institucionet e nje vendi tjetër, aty ku s’të takon, he flliqani i flliqët.
Që e krijove “baraspeshën e të flliqtve” me plagosjet tuaja të panevojshme…!
He krenaria e UDB-ës e BIA-s së Serbisë…!
Nëse dikush nuk pajtohet me mendimet e mija, lirisht le të largohet nga shoqëria virtuale me mua , se une as që e kam ndërmend t’i përshtatem askujt, sidomos jo atyre që kanë vra e mashtruar kuadro të partisë tjetër, të tillë që nuk u janë përshtatur kriminelëve, atyre stër-stanishiq-ve të jetës sonë!
Une nuk jam përçarës pasi vetëm po tregoj, për dallim nga ata që mund të jenë vrasës dhe i fshehin krimet!
Behajdin Allaqi, Xhemajl Mustafa e shumë të tjerë, na akuzojnë për ditë që heshtim, për faktin dhe fatin tonë të keq, se dikush jo shumë moti ka menduar se historia dhe jeta e re nisë me ta.
___
Më 1 tetor 2026
___
Nuk është mirë të mashtrohen të rinjt me protesta që po ndodhin për natë në Prishtinë e gjetiu.
As që të mashtrohet kush nga të rinjt “aristokratë” – pa asnjë ditë punë në jetën e tyre!
Nëse je Njeri, protesto për padrejtësitë e mëdha brenda Kosovës.
Këtu tregohet njerëzia yte, e jo duke e “harruar” Calin e tjetrin.
Mos i harroni as pothuaj 100 ushtarë të UÇK-së…?
Deri sot nuk kuptuam se kush i vrau?!
Gjykata e Hagës është gjykatë demokratike, prandaj mos reagoni pa krye e të na paraqitni antiperëndimor – antishqiptar e antidemokratik, qysh duan anmiqët e popullit që i përkasim.
Neve na duhen protesta të mëdha për Shqiptarizmin e Ri, protesta që të zgjojnë me humanizmin e tyne, e jo protestë për “asnjë bythë”, që dikur ka pasë krumje të madhe e të pandalshme.
Kombi Arbnor nuk pajtohet kurrë me ata pjesëtar të vetëdijshëm apo të pavetëdijshëm të shërbimeve sekrete armiqësore, që mund të kenë bërë krime e të ngjiten “për t’u mbrojtur” – në institucione!
Për të na e bërë shtetin – “tallava shtet”, qysh ka dashur gjithnje Serbia, që ka përhapur fjalë paragjykuese – se ne nuk ditkemi të bëjmë shtet!
Institucionet janë të Arbnorëve – Jo të kriminelëve !
Duhet ta ripërsërisim deri në veveri: Protestoni për vrasjen e Behajdin Allaqit, apo të Xhemajl Mustafës, që antishqiptarizmi i bashkuar e vrau dhe heshti deri sot.
Mos mendoni për familjen, gruan e fëmijët e këtij apo atij, se ata mund t’i heshtë djallëzia Made In UDB-ashe e BIA-s së sotshme, e rehatuar si mendësi e mbrapsht ndër ne.
___
Bukëpërmbysës apo bukëshkalë, krejt njësoj
___
Vërtetë bukëshkalët…Ky popull që i përkasim do t’ia shoh sherrin mendjemadhësisë së vet tragjikomike dhe të vërtetave partiake që i shpërndajnë njerëzit e ngujuar mendërisht në fshtrat e lagjet tona, duke menduar se janë aq të rëndësishëm e të fortë.
Duke jetuar në kohën e Heroit Ahmet Delia, dhe në folklorin që interpretohet gabimisht Sot…!
Këto hijena “kryengritëse”, nuk duan ta shohin faktin e njëmendt se në pjesën e dytë të Qershorit 1999, edhe vet Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe udhëheqjen e tyre, është pikërisht NATO që i rehatoj gjithkah.
Nuk duhet me u ngritë serbqe kundër dënimit të katër vetave në Gjykatën e Hagës, por duhet treguar se jemi Njerëz dhe kemi Njerëzi, dhe me protestue edhe për afro njëqind të vrarë dikur, vetëm se dikujt i është tekur ti vrante.
Dikujt që ka mendue se Jeta – Historia, nisë me të…?!
Gjithsesi duhet me protestue dhe mos me i harrue edhe ushtarët e vrarë të UÇK-së…!
Po proteston edhe Endrit Hashim Thaçi…, po kush është ai, o Njerëz…?!
Se kush e vrau Xhemajl Musafën me 23 nëntor 2000, DUHET zbuluar e dënuar, qofshin ata edhe kriminelët e bashkuar që e heshtën këtë vrasje, duke e përdorur metodën UDB-ës serbe të shantazhimit.
Ka njerëz që shantazhohen e bijnë lehtë në kurthe, se janë të ligj, por jo Ibrahim Kelmendi.
As une nuk shantazhohem në asnjë mënyrë.
___
Mos e falni kurrë atë që bënë krime...!
___
Ai duhet të përballet me ligjin se kështu me kësi “trimash” Serbia na zë në gjumë.
Ata bëjnë veprimtari antikombëtare…, siç bënë disa stërstanishiçër (pasues mendor të Ivica Stanishiq, shefit të UDB-ës së Sllobodan Milosheviçit), që tash nuk e dij se ku janë tuj pushue.
«Baraspesha e të flliqtve», është e Serbisë, por Jo e Kosovës!
Vetëm «Baraspesha e Frikës», ka mundësi të jetë e shtetit të Kosovës, si e të gjitha vendeve demokratike në botë!
Askend që ka bërë krime ekonomike apo që ka urdhëruar vrasje njerezish, nuk duhet falë.
Këta që po protestojnë do të «ftohen shpejt» se janë të ri dhe nuk dijnë se çka ka ndodhë në vend. Njeriu i lindun masluftës – nuk i njef ngjarjet e ndodhitë e idhëta.
Ata mendojnë se po e mbrojnë UÇK-ën, por ajo nuk ka nevojë të mbrohet, se i takon historisë.
Duhet mbrojtur e forcuar vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës, që rri syhapun ndaj Serbisë dhe qëllimeve të saj antishqiptare…!
Që rrin syhapun – në KUFI…!
Dhe UÇK nuk e ka bërë asnjë krim. Asnjë. Prandaj, askush nuk duhet të fshihet pas saj.
As une pas gazetarisë, megjithëse është profesioni që ia kam kushtue një jetë njerëzore…!
Dhe kam qenë mjaft i sukseshëm, tuj e pasë parasysh se më është dashtë të kaloja nëpër vuajtjet dhe goditjet UDB-ashe që mi ka shkatue “popullit serbomadh “shqiptar”…!
Prandaj, nëse e bëjë ndonjë krim, dënohem une, jo gazetaria…!
Edhe një agjent i BIA-s deri dje «digjej flakë për UÇK-ën», saqë shenjën e shenjt të saj e mbante edhe në kësulen e tij.
Ku është ai Sot…?
Lajmërojeni rastin (rastet) në polici, për këdo që e ka ba krimin, qoftë ai me përkatësi partiake apo jopartiake.
Për shtetin ligjor nuk është me rëndësi se a është krimineli eventual nga radhët e PDK-së, LDK-së apo LVV-së.
Ai duhet të dënohet nga ligji për veprimta
___
Një vërejtje e Anton Kolajt, që nuk mund të harrohet
___
Më kujtohet dhe nuk e harroj kurrë një vërejtje alarmante të kuadrit të njohur të dikurshëm të LDK-së, Anton Gj Kolaj , kur ia patën përkujtuar se “ishte zgjedhur “si katolik” në Kryesinë e dikurshme të kësaj partie. Reagimi i Antonit, ishte i paharrueshëm: “Une nëse dikush më paska zgjedhur se “paskam qenë katolik”, kisha me e kthyer mbrapsht atë “nderim”!
Me shumë të drejtë…!
T’ia mveshësh njeriut përkatësinë religjioze, apo jofetare, është Turpi i turpeve.
Eshtë krim i madh dhe i pafalshëm…!
Përpara “Vëllazërisë Myslimane” që dje e mori një grusht të madh e vdekjeprues në Parlamentin Europian, ndarjen në baza fetare tek ne e ka udhëhequr Shërbimi Sekret Serb, UDB-a e deridjeshme e BIA e sotshme.
Dihet përse…?!
Nëse Anton Kolës i thue “katolik”, atëherë çfarë përkatësie religjioze do të kishin Akademiku Fehmi Agani, Zekeria Cana, Ibrahim Rugova, apo tjetri?!
Apo çfarë përkatësie religjioze ka Ibrahim Kelmendi i Llabjanit të Pejës?
A e dijmë se secili prej tyre kishte “me t’i nxjerrë sytë” po ta identifikoje me religjionin e caktuar…?!
Mos na turpëroni se ndarjet e tilla anmiqësore – religjioze i duhen BIK-ut, organizatës religjioze që sot, nesër apo pasnesër, domosdo duhet hetuar në vazhdimësinë e saj, edhe në rast se është shprehë “e gatshme” ta ndihmoj dikë për diçka…!
Ata që janë zgjedhur si deputet – islamistë së fundmi, duhet larguar urgjentisht nga të qenët deputet. Ata nuk ka mundësi të jenë deputet shqiptar, por deputet të përpuniumit të rëndë agjenturor – islamik a të BIA-s së Serbisë, që synojnë të na shkatërrojnë përmes Islamit, tashmë global!
Ai që e mohon Gjergj Kastriotin për shkak të agjendës islamike, nuk ka asnjë mundësi të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës.
Arbnorët më në fund po zgjohen nga gjumi ku i kanë vënë agjenturat e huaja armiqësore, andaj nuk lejojnë më asnjë “olsijazexhi”, që në mënyrë legale, përmes studiove televizive të Arbënisë të bëjnë propaganda antishqiptare dhe t’i përhapin ashtu tezat e kobshme mohuese dhe rrënuese antikombëtare.
rinë – qoftë edhe të pavetëdijshme, antikombëtare e antishtetërore.
Me 7 tetor 2026 u bënë njëzet vjet prej vrasjes së Anna Politkovskaja, gazetares hulumtuese ruse me famë botërore .
___
E vranë çeçenët para derës së banesës së saj, mu ata për të cilët si gazetare ruse luftonte, dukr i mbrojtë dhe rrezikue që ata të kenë njëjt si të tjerët jetë të dinjitetshme si qenie njerëzore dhe si popull!
Natyrisht të nxitur prej shërbimit të fshehtë të Federatës Ruse.
Ditë të tëra para se ta vrisnin një person rrinte ulur në karrige para banesës së saj. Përpos tjerash për t’ia përcjellë hyrjet e daljet e gazetares hulumtuese nga banesa.
Pse të vritej nga çeçenët, nga ata për të cilët kishte rënë në konflikt me shtetin për ta…?!
«Kështu dijnë» kriminelët e shërbimeve sekrete, të fusin ne konflikt me atë që e mbronë…!
Sikurse ma patën lëshue «në shpinë eliten e LDK-së» duke më futur në konflikt me ta prej 17 nëntorit, deri më 23 nëntor 2000!
Çele Gur’ gojen pastaj kjo «elitë», përpos ndonjë minuku «të LDK-ës djathtiste», që se don praktikisht as «shpija e vet»?!
Njëzet vjet nuk janë shumë për një gazetare për të cilën vazhdon të qaj Njeriu. Ajo nuk ishte bashkëpunëtre e kreut të shërbimit sekret rus, si dikush që të lodhë me mediat e tij me propagandën antishtetërore e antishqiptare, pavarësisht që i qeshet fytyra kur e përmend Ivica Stanishiqin, njeriun kryesor të shërbimit sekret të Milosheviqit që ka bërë shumë krime në Kroaci, Bosnje e në Kosovë.
Anna Stepanovna Politkovskaja , ishte një gazetare ruse që njihej për opozitën e saj ndaj regjimit të Vladimir Putinit, që edhe sot udhëheq me Federatën Ruse, që e nisi pushtimin e Ukrainës që nga fundi i shkurtit 2022.
Anna Politkovskaja ka shkruar disa libra për Rusinë e kohës, si : “Rusia e Putinit”, “Testamenti im Rus” etj.
___
Krejt Gadishulli Ilirik (Gadishulli i Ballkanit) lajmëron për arrestimin e disa fashistve islamik – shqipfolës nga Maqedonia e Veriut, përpos “arnautve” të Kosovës që të zënë me protesta …, nuk e bëjnë lajm fare. Madje lajmëron edhe media kroate, ndërsa SRNA e Republikës Serbe – gjenocidale, lajmëron edhe në gjuhën angleze.
Këtij populli kur t’i del gjumi, do të jetë tepër vonë. Ky milet (se nuk po mundem ta quaj popull se po i nënshtrohet agjendës islamike) që po e krijon islami, ia zinte rrugën dje edhe Ursula von der Leyen, që kishte ardh për vizitë zyrtare në Prishtinë, se ajo qenka fajtore se qenkan dënuar katër veta atje në Hagë.
Antievropianizmi “yn» i krijuar nga propaganda antishqiptare – islamike, vazhdon të mbetët rrugë antishqiptare e atyre që udhëzimet i marrin nga Serbia dhe Turqia neoosmane.
«Udhëheqësi ynë» e vazhdon aty ku e ka lënë akademiku nacionalist serb, Vasa Çubriloviq, për të na shkatërruar me Islam !
Shpesh edhe pa e dite se punët e kujt po i kryejnë!
Flamuri i krenarisë panislamike të ISIS, për të cilën BIK-u pati reaguar kur rinia e PDK-së dikur e pati shkelur me këmbë në mes të Prishtinës, me fjalët se “nuk do të duhej shkelur për shkak të fjalës Allah në të”…?!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu