
Nga: Foto Cici
____
Nën trysninë e turmës…
Shërbimet greke që drejtojnë kishën tonë kombëtare kanë hedhur para të madhe këto ditë në mediet shqiptare, duke krijuar një lajm jo lajm, për ta zhvendosur vëmendjen nga akti antishqiptar në Mitropolinë e Korçës: shihni dy lajmet bashkëngjitur.
Vetëm turma shqiptare ha mashtrime të tilla. Kur një meshë është ndërortodokse, hierarkët e ftuar duhet të psallin diçka në gjuhët e tyre. Ky është protokoll ortodoks dhe asgjë më tepër.
Mitropoliti i Korçës, Anastasi (Enkeled Gjolekë Mamaj), i emëruar nga shteti grek pa diplomë teologjie, shkon pothuaj çdo javë në Greqi, duke marrë pjesë në aktivitete të ndryshme greke.

I kanë premtuar grekët se do ta bëjnë kryepeshkop, Anastasin II, pas Pelushit…
Të gjitha komunitetet e huaja ortodokse janë lejuar të meshohen rregullisht në gjuhët e tyre në Athinë dhe gjetkë, përveç shqiptarëve ortodoksë, edhe pse ata janë komuniteti më i madh e emigrantëve ortodoksë në Greqi. Është tragjike se si shqiptarët nuk shqetësohen nga aktiviteti antishqiptar në Korçë dhe në të gjitha mitropolitë e kishës sonë kombëtare, por marrëzohen pa shkak, vetëm se në një ishull të largët grek afër Turqisë, na u tha diçka shqip.
Jetojmë nën trysninë e turmës…!


