Mustafa Bajrami, ky idioti i dobishëm i politikës globale

Shkrime relevante

Mustafa Bajrami, ky idioti i dobishëm i politikës globale

Shqiptar Shaljani, Shale e Bajgorës, Mitrovicë * IDIOTI I DOBISHËM I POLITIKËS...

Oj Hyjnesha e kombit, Shqiponjë që nuk përulet !

Luan - Asllan Dibrani, Durrës OJ HYJNESHË E KOMBIT TIM, SHQIPONJË...

Milazim Maraj për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj Kuvendit dëmton Kosovën dhe raportet me aleatët

Milazim Maraj, Istog Maraj godet protestat për Ligjin e Speciales: Presioni ndaj...

Shteti vret, apo jo?!…

Jusuf Buxhovi, Prishtinë ____ SHTETI VRET, APO JO?!... ____ Këtë më së miri e shpjegon...

Vuçiçi humbi, por a do ta braktisë Serbia politikën e vjetër ndaj shqiptarëve?!

Sak Muji, Zvicër - Rugovë ÇETNIKËT E RINJ NË PUSHTETIN SERB! Vuçiçi mund...

Shpërndaj

Shqiptar Shaljani, Shale e Bajgorës, Mitrovicë

* IDIOTI I DOBISHËM I POLITIKËS GLOBALE, APO ANALISTI I ARDHSHËM I POLITIKAVE SERBE ?
Mullah Mustafë Bajrami kërkon ekspertë për Serbinë, por ndërkohë i quan „idiotë“ shqiptarët që nuk mendojnë si ai. Paradoks më të madh se ky, vështirë të gjendet!
Kosova ka nevojë për ekspertë seriozë që analizojnë politikat e Serbisë, strategjitë e Beogradit dhe rreziqet që kërcënojnë interesat tona kombëtare. Kjo është e padiskutueshme. Por kur një shqetësim i drejtë shndërrohet në tribunë për vetëlavdërim dhe përçmim ndaj bashkëkombësve, atëherë kemi të bëjmë me një problem tjetër.
Mullah Mustafë Bajrami, i cili prej vitesh merret me zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe politikën e botës islame, duket se e ka marrë përsipër edhe një detyrë tjetër: të përcaktojë kush është patriot e kush „idiot“ ndër shqiptarë. Sipas logjikës së tij, mospajtimi me interpretimet e veta mund të shndërrohet edhe në armiqësi ndaj kombit e Kosovës.
Që kur u bë fyerja metodë analitike dhe mospajtimi provë e idiotësisë?
Shqiptarët kanë të drejtë të merren me Serbinë, Amerikën, Evropën, Lindjen e Mesme apo cilëndo pjesë të botës. Por askush nuk ka të drejtë ta monopolizojë patriotizmin dhe ta shndërrojë bindjen e vet ideologjike në kusht për të qenë shqiptar i mirë.
Ekspertiza dëshmohet me dokumente, fakte, metodologji dhe argumente, jo me etiketime. Nëse mungojnë analizat serioze për Serbinë, përgjigjja duhet kërkuar te universitetet, institutet kërkimore dhe institucionet tona, e jo te fyerjet kundër atyre që mendojnë ndryshe.
Një propozim hipotetik për mullahun :
Meqë mullah Mustafë Bajrami qenka kaq i shqetësuar për mungesën e ekspertëve që analizojnë politikat serbe, po ia bëj një propozim publik, natyrisht hipotetik: pse të mos e provojë vetë rolin e analistit të politikave të Serbisë?
Përvoja e tij në analizat ndërkombëtare, për të cilën flet me aq siguri, mbase mund të shërbejë edhe në këtë fushë. Kështu, përveç analizave për Lindjen e Mesme dhe aleancat e botës islame, do të kishim mundësinë të lexonim prej tij edhe analiza të dokumentuara për strategjitë e Beogradit ndaj Kosovës.
Natyrisht, me një kusht të thjeshtë: më pak etiketime, më shumë dokumente; më pak vetëlavdërim, më shumë argumente!
Pra, mullah Mustafë Bajrami, analist i ardhshëm i politikave serbe? Pse jo! Le ta dëshmojë me punë dhe analiza konkrete, në vend që t’i ndajë shqiptarët në të mençur e „idiotë“.
Patriotizmi nuk është pronë e askujt.
Kosova ka nevojë për studiues seriozë, mendim kritik dhe debat të lirë. Nuk ka nevojë për profesorë të vetëshpallur të patriotizmit, të cilët kërkojnë respekt për analizat e tyre, por nuk ua njohin të tjerëve të drejtën për mospajtim.
Shqiptarizmi nuk është pronë e një kleriku, partie apo ideologjie. Ai kërkon përgjegjësi ndaj gjuhës, historisë, kulturës dhe interesit kombëtar.
Prandaj, mullah, nëse kërkon ekspertë për Serbinë, ndoshta është koha të na e ofrosh një analizë konkrete. Ne do ta lexojmë, do ta shqyrtojmë dhe do ta vlerësojmë mbi bazën e argumenteve. Kjo do të ishte shumë më e dobishme sesa t’i shpallësh „idiotë“ ata që nuk mendojnë si ti.
Sepse dija nuk ka nevojë për fyerje që ta dëshmojë vlerën e saj. Vetëm arroganca e ka këtë nevojë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu