Në foto: Janez Jansha
____
Kryeministri i Sllovenisë Janez Jansha në Pallatin “Qigi” në Itali ,ndërsa takohej me kryeministren italiane Giorgia Meloni ,në Romë, tha sot se do të mbështesë vendimin përfundimtar të autoriteteve të reja serbe për të përshpejtuar integrimin evropian, por se kushti kryesor do të jetë që Beogradi zyrtar të ofrojë të gjithë arkivin e UDB-ës që lidhet me Slloveninë.”Ne do ta mirëpresim vendimin përfundimtar të autoriteteve të reja serbe për të përshpejtuar negociatat për anëtarësim e Serbisë në Bashkimin Evropian. Por nuk do të japim pëlqimin për asnjë përparim derisa Serbia të mos i dorëzojë Sllovenisë të gjitha arkivat e UDB-ës, Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, Ushtrisë Popullore Jugosllave(KOS-it), Sekretariatit Federal për Punët e Brendshme dhe shërbimeve të tjera të mëparshme të RSFJ-së, të cilat lidhen me Slloveninë”, shkroi kryeministri sloven Janez Jansha në profilin e tij “X”.
Në postimin e tij , Janez Jansha ndau tekstin e shkrimtarit Igor Omerza, i cili preku Komisioneren për Zgjerimin e BE-së Marta Kos, e cila e uroi fitoren e Listës së Studentëve në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Serbi.
Në llogarinë “X”, Omerza citoi deklaratën e Marta Kos se “Dera e Serbisë për në BE është e hapur”, duke shtuar se arkivat nga periudha e ish-shtetit duhet të hapen së pari.
Edhe Marta Kos, foli me Srdanoviqin: “Jemi të gatshëm të mbështesim Qeverinë e re të Serbisë në rrugën e saj evropiane”
“Nuk do të isha shumë i emocionuar me këtë”, shkroi Omerza, autori i librit “Komesari”, në të cilin flet për rolin e Marta Kos-it në ish-policinë sekrete jugosllave.
Përveç Janëz Janshës, për zgjedhjet në Serbi sot foli edhe kryetari i bashkisë së Lubjanës, Zoran Janković, një mik i ngushtë i ish-presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili e uroi Listën e Studentëve për fitoren e saj.
Janković e uroi Serbinë “zhvillim të suksesshëm”, duke shtuar se pjesëmarrja e lartë në Serbi tregoi se ishte vërtet një festë e vërtetë e demokracisë serbe”
(Flori Bruqi, Prishtinë)