PSE, MOJ E MJERA DARDANI?
Pse, moj e mjera Dardani po qanë ?
Sot dhe yjet janë veshur me të zeza.
Prapë një nëne iu nxanen diell e hanë,
E një fëmije sot iu venitë buzëqeshja.
_
Dardani, në Pejë sot u shua një jetë,
Sa jetima çdo ditë po të mbesin.
Sot prapë një bijë e mbulove në zi,
Edhe sa bija tjera duhet të vdesin .
_
Fol, moj e mjera Dardani,
Mos rri e heshtur, mos rri në gjumë,
Bijat tua po i mbulon dheu i zi ,
E drejtësia jote nuk duket askund.
_
Sa fëmijë mbetën pa përqafime ,
Sa lot do të derdhen mbi jastëk.
Kush ua kthen buzëqeshjen jetimëve,
Dhe ua shëron plagët që u dogjën flakë?
_
Arlinda, emri yt sot është dhimbje,
Që jetën ta morën me dhunë mizore.
Ti kërkove mbrojtje, nuk të dhanë siguri,
Kur do të jetë fundi i kësaj tragjedie njerzore ?
_
Zgjohuni, njerëz, se heshtja po na vret,
Po u vrahen biat nën dhunë dhe frikë.
Nënat s’duhet të largohet nga kjo jetë,
E fëmijët e saj s’duhet të mbesin jetimë.
_
Lamtumirë, Arlinda,ti u prefshë në paqe,
Uroj që shpirti yt të gjejë qetësi,
E ne bijat e gjalla ta ngremë zërin fort:
AS EDHE NJË GRUA MË TË MOS VISHET NË ZI!



