Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Shkrime relevante

Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube)

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be

Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,...

“Bilbili i mallit”, roman që nuk t’i ndalë lotët gjatë gjithë leximit

Gani I. Mehmeti ROMAN QË NUK T’I NDALË LOTËT GJATË GJITHË LEXIMIT Zymer...

Pse, moj e mjera Dardani?

Mirushe H. Musa, Gjermani ____ PSE, MOJ E MJERA DARDANI? Pse, moj e mjera...

Shpërndaj

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave, të cilat fatkeqësisht shpesh përfundojnë edhe me vrasje mizore, janë një këmbanë alarmi për tërë shoqërinë tonë. Rasti i vrasjes mizore të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e përforcon edhe më shumë këtë alarm. Ato dëshmojnë se kemi ende shumë punë për të bërë në edukimin e brezave të rinj me frymën e humanizmit, të barazisë, të respektit të ndërsjellë dhe të dinjitetit njerëzor në raportet ndërmjet gjinive.
Edukimi për marrëdhënie të shëndosha njerëzore duhet të nisë në familje, të forcohet në shkollë dhe të përkrahet nga i gjithë rrethi shoqëror. Djemtë dhe vajzat duhet të rriten me bindjen se dashuria nuk është pronësi, se askush nuk ka të drejtë ta kontrollojë, poshtërojë, kërcënojë apo dhunojë tjetrin dhe se asnjë konflikt nuk mund të arsyetojë dhunën.
Mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna nuk është vetëm çështje morale e shoqërore, por detyrim themelor i shtetit dhe i institucioneve të tij. Prandaj, institucionet e Kosovës duhet të ndërmarrin të gjitha masat ligjore, parandaluese dhe mbrojtëse që kanë në dispozicion, në mënyrë që asnjë grua apo vajzë të mos mbetet e pambrojtur përballë dhunuesit.
Kjo kërkon reagim të shpejtë ndaj çdo denoncimi, vlerësim serioz të rrezikut, mbrojtje efektive për viktimat, strehim të sigurt, mbështetje psikologjike e juridike dhe përgjegjësi institucionale për çdo neglizhencë. Policia, prokuroria, gjykatat, shërbimet sociale dhe institucionet arsimore duhet të bashkërendojnë veprimet e tyre, duke e vendosur sigurinë dhe jetën e viktimës mbi çdo konsideratë tjetër.
Fatkeqësisht, përsëritja e këtyre rasteve ngre pyetje serioze për efektivitetin e masave parandaluese dhe për mënyrën se si institucionet i përmbushin detyrimet e tyre. Në vend që energjia politike të harxhohet në përplasje të pafundme për pushtet, vëmendja duhet të përqendrohet edhe te përgjegjësitë jetike të shtetit: mbrojtja e jetës, garantimi i sigurisë dhe ruajtja e dinjitetit të çdo qytetari.
Asnjë grua nuk duhet të jetojë me frikën se mund të bëhet viktimë e personit që pretendon se e do. Asnjë vajzë nuk duhet të ndihet e pambrojtur në shoqërinë e saj. Dhe asnjë denoncim i dhunës nuk duhet të trajtohet si çështje e parëndësishme.
Lufta kundër dhunës ndaj grave duhet të shndërrohet në një përparësi të përhershme shtetërore dhe shoqërore. Qëllimi ynë duhet të jetë jo vetëm ndëshkimi i krimit pasi të ketë ndodhur, por parandalimi i tij përpara se të shkatërrojë jetë, familje dhe të ardhmen e fëmijëve.
Një shoqëri që synon të quhet demokratike, e qytetëruar dhe e drejtë, duhet ta dëshmojë këtë mbi të gjitha me mënyrën se si i mbron gratë dhe vajzat e saj.
Mjaft më me heshtje, mjaft më me neglizhencë dhe mjaft më me premtime pa rezultate! Siguria, liria dhe dinjiteti i grave janë përgjegjësi e përbashkët e familjes, shkollës, shoqërisë dhe shtetit.

Më 27. Tetor 2026

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu