Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Shkrime relevante

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Ka ardhur koha për rotacion politik te shqiptarët në Serbi!

Muharrem Salihu, Medvegjë ____ Rotacioni i elitave është jetik për çdo shoqëri, por...

Kuvendi i Kosovës nuk është tribunë e propagandës religjioze islamike, qysh mendon deputeti islamist-neoosmanli Osman Musliu!

Alberto Leka, Lëvizja e Deçanit, Prishtinë ____ Është turp që një tragjedi e...

Sadri Ramabaja thotë se ka marrë fund epoka e Vuçiqit, fitoi nacionalizmi modern (video në YouTube)

https://www.youtube.com/watch?fbclid=IwY2xjawVNU71leHRuA2FlbQIxMQBwZG9mBXNydGMGYXBwX2lkEDIyMjAzOTE3ODgyMDA4OTIAAR6E-SlAgGodtg6WpBzrAKqIidMLfSLRwFJrdYNwZ9ECCaep3sWGa6s_RojGxg_aem_zZbSVAkwroQxt05M7v3hhw&v=DI5dPDPDUdY&feature=youtu.be

Dhuna ndaj grave – rasti i Arlinda Zekajt, këmbanë alarmi për shoqërinë dhe shtetin tonë

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan Rastet e përsëritura të dhunës ndaj grave,...

Shpërndaj

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë
____
(Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi) 
____
Nga libri “Rrugëtimi i Shqipërisë për Integrimin në NATO dhe çlirimi i Kosovës “

Lufta e Kosovës ishte një konflikt i armatosur në krahinën  e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999. 

Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë.

-Më 27 dhjetor 1992, administrata e presidentit Bush e paralajmëronte Millosheviçin se “në rast të një konflikti në Kosovë të shkaktuar nga forcat serbe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përgatiten për angazhimin e forcës ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në vetë Serbinë”.

-Gjatë vitit 1998, konflikti midis forcave ushtarake e policore Serbe dhe UÇK-së shkaktoj vrasjen  e mbi 2 000 kosovarëve dhe largimin nga trojet e tyre e rreth 400 mijë civilëve të pafajshëm. Komuniteti ndërkombëtar më në fund u shqetësua për konfliktin me përmasa të mëdha humanitare, dhe rrezikun që kishte zgjerimi i tij edhe në vendet fqinje.

 -Më 12 qershor 1998, Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të  NATO-s kërkuan një vlerësim mbi masat që duhen marrë për të ardhmen, në përputhje me zhvillimet e krizës në Kosovë. Në shtator të po këtij viti, udhëheqësit politikë të vendeve europiane arritën të bindin veten e tyre se revanshi i Millosheviçit duhej të ndalej me çdo mjet. Shkak për këtë u bë sulmi brutal i forcave serbe, i ndërmarrë në muajin Mars ndaj familjes Jashari në Prekaz, ku mbetën të vrarë shumë civilë të pafajshëm. Vetëm nga familja Jashari 22 anëtarë nga 2 deri në 74 vjeç. Këtu fillon rritja e mbështetjes Amerikane dhe politike europiane për sulmin ajror dhe ndalimin e dhunës  serbe.

– Në 18 tetor 1998, tre zyrtarët më të lartë të NATO-s, Sekretari i Përgjithshëm Solana, Kryetari i Komitetit Ushtarak gjenerali Nauman dhe Komandanti Suprem i Forcave Aleate në  Europë, gjenerali Klark, vizituan Beogradin,  për t’i dhënë mesazhin Milosheviçit se urdhri i aktivizimit ishte gati dhe do të ishte më mirë që  ai të zbatonte kërkesat.

Pamje të Masakrës së Reçakut

Në të njëjtën kohë Grupi i Kontaktit dërgoi në Beograd Riçard Hollbrukun me misionin e gjeties së një zgjidhje diplomatike . Millosheviçi asnjëherë nuk e zbatoi premtimin e bërë, por  vazhdoi sulmet kundër shqiptarëve, deri sa në janar 1999, forcat serbe masakruan më shumë se 45 shqiptarë të pa armatosur në Reçak, ngjarje që i detyroi vendimmarrësit amerikanë dhe europian të lënë mënjanë marrëveshjen  e arritur nga Hollbruku dhe të kërkojnë një diplomaci më të rreptë, luftarake.

-Mbas këtij evolimi të situatës, Këshilli i Atlantikut të Veriut i dha Sekretarit të Përgjithshëm Solana autoritetin të urdhërojë një operacion të Aleancës me faza.

Populli në rrugë duke e pritur hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë…

Me gjithë këto përpjekje, komuniteti ndërkombëtar ndërmori përpjekjen e fundit diplomatike. Më 21 mars 1999, tre ditë para fillimit të operacionit, ambasadori Hollbruk shkoi në Beograd për ta paralajmëruar për të fundit herë  Millosheviçin.

Më 22 mars, në përgjigje të paralajmërimit, Millosheviçi vazhdoi represionin duke i bërë një sfidë të hapur përpjekjeve diplomatike amerikane e ndërkombëtare.

Më 23 mars 1999, Hollbruk u largua nga Beogradi pa ndonjë konsesus nga Millosheviçi.

-Solana,me firmosjen e urdhërit nga presidenti Klinton, urdhëroi Gjeneralin Klark të fillonte operacionin “Forca Aleate” mbi ish- Jugosllavi.

-SHBA dhe aleatët e NATO-s kishin tre interesa të forta gjatë krizës kosovare:

Së pari, agresioni serb në Kosovë kërcënonte direkt paqen në të gjithë Ballkanin dhe stabilitetin në rajonin juglindor të NATO-s.

Së dyti, represioni i Beogradit në Kosovë krijoi një krizë humanitare të përpjesëtimeve të mëdha. Operacioni famëkeq “Patkoi” nga serbët, kjo fushatë spastrimi etnik, ishte planëzuar muaj më parë nga Millosheviçi, si një mjet brutal për t’i dhënë fund krizës sipas mënyrës së tij.

Së treti, drejtimi dhe rruga që ndoqi Millosheviçi, e cila çoi në operacionin “Forca Aleate”, sfidoi direkt kredibilitetin e NATO-s, një aleancë e cila kishte krijuar themelin e sigurisë transatllantike për 50 vjet.

Duke folur per nevojën e kryerjes së këtij operacioni dhe duke argumentuar se pse duhej që NATO të ndërhynte në Kosovë, Lordi Robertson, në atë kohë Sekretari i Pergjithshëm i NATO-s, thekson: “Lufta në Kosovë kundër forcave serbe gjithashtu ka implikime për vlerat tona. Në qoftë se do të lejonim këtë pastrim etnik të shkonte më tej, ne do të kishim një grryerje fatale të komunitetit modern euroatlantik, të cilin po mundohemi ta ngremë, pikërisht tani që po hyjmë në shekullin e XXI  dhe ne nuk duhet lejojmë rikthimin e Holokaustit.”

Ushtarë të NATO-s duke hyrë në Kosovë tek Hani i Elezit, nga Maqedonia. Ky vend deri në atë kohë për shumë dhjetëvjetsha është quajtur Gjeneral Jankoviq, në emrin e gjeneralit serb që ishte udhëheqësi i pushtimit të Kosovës dhe i njohur po ashtu për Masakren e Lumës. Hani i Elezit është afër Kaçanikut.

Operacioni “Forca Aleate” u realizua në tre  faza.

Faza e parë,  nga 24 deri më 27 mars, bombardimet në këtë fazë kishin si qëllim të shihej sjellja e presidentit Milosheviç, me qëllim që ai të detyrohej të reflektonte. Milosheviçi në vend që të reflektonte bën të kundërtën dhe e thelloi edhe më tej fushatën e tij ushtarake për spastrimin etnik të Kosovës me shpresën se do të krijonte një krizë humanitare për shtetet fqinje e do ta detyronte perëndimin të tërhiqej.

Objektivi kryesor i kësaj faze ishte nxjerrja jashtë funksionin sistemin e integruar të mbrojtjes ajrore dhe krijimin e kushteve që pilotët të kishin superioritet në ajër.

Faza e dytë, nga  27 mars deri  më 23 prill. Objektivat  kryesore të kësaj faze ishin izolimi dhe shkatërrimi i njësive ushtarake, paraushtarake dhe policore, të ndërpriste furnizimin dhe përforcimet duke goditur vendkomandat, logjistikën, linjat e komunikimit, njësitë e MB, si dhe njësi ndihmëse. Në këtë fazë u përdorën municione të preçizionit të lartë, u përdorën sistemet e drejtimit me satelit, u futën në luftim mjete të reja si dhe u goditën trupat serbe në terren, rrugët, urat mbi Danub, depot e municionit, bazat dhe këto jo vetëm në territorin kosovar, por edhe në Serbi, përfshi dhe kryeqytetin e Beogradit.

Faza e tretë, filloi në ditën e Samitin të Washingtonit, më 23 prill 1999. Kjo fazë ishte e ndarë në dy nën faza. Në Samit u vendos që të intensifikoheshin sulmet kundër Serbisë, me objektiv kryesor të neutralizonte ose të shkatërronte kapacitetet që mund të kryenin, të monitoronin, apo të vazhdonin operacionet ushtarake, duke goditur objektiva të zgjedhur taktikë dhe strategjikë , si dëmtimin e forcave ushtarake serbe në Kosovë, infrastrukturën, selitë e presidentit, ministritë, industrinë ushtarake, energjisë, karburantet etj. Synimi ishte që këto objektiva të goditeshin kudo që ndodheshin në të gjithë Federatën.

Në operacionin “Forca e Aleate” gjatë 78 ditëve të sulmeve ajrore, me pjesëmarrjen e 13 shteteve dhe 1090 avionëve, duke  kryer rreth 37.225 misione ose afërsishtë 300 sulme ajrore në ditë, nga të cilat 10.484 ishin sulme goditëse – pa asnjë dëm të pësuar nga Aleanca. U hodhën 22.000 bomba ndaj 410 objekteve fikse e 520 objekteve taktike me një saktësi 99.6 %  .

NATO kishte siguruar të dhëna të rëndësishme për objektet ushtarake serbe, sasinë, vendodhjen e njësive e reparteve, aerodromeve, të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore, karburanteve, vendkomandave, sistemet e telekomunikimit etj.

Në dispozicion të aleancës , veç bazave ushtarake që kishte në Itali (Aviano) dhe në det të hapur u vunë edhe ato të Turqisë, Hungarisë si dhe hapësira ajrore e Bullgarisë dhe e Shqipërisë. Greqia nuk i hapi korridoret ajrore. Aleanca deri në gjysmën e fazës së dytë të sulmeve kishte goditur 150 objekte strategjike, ishin asgjesuar 50% e avionëve Mig-29 që kishin Forcat e Armatosura Serbe, dy vendkomandat ushtarake kryesore të serbisë, si dhe 40% e rezervave të karburanteve në tërë Serbinë. Në vazhdim  u intensifikuan sulmet mbi objekteva të rëndësisë së veçantë, si Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Ministria e Punëve të Brendëshme, TV shtetëror Serb, selia e PS e Milosheviçit etj .

Pas gjithë këtyre sulmeve më në fund, Millosheviçi u detyrua të plotësojë kushtet politike të vendosura nga Aleanca.

Padia e Millosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës, i bindi disa nga mbështetësit e tij më të fortë se konsesusi politik i aleancës kundër veprimeve serbe, në vend që të dobësohej, vazhdonte të forcohej më tej.

Në sulmet ajrore duhet thekësuar se rreth 80% e të gjitha kontributeve të përdorura ishin të SHBA.

Pas 11 javësh sulme ajrore, më 9 qershor u nënshkrua marrëveshja taktiko-ushtarake në Shkup, (e njohur si Marrëveshja e Kumanovës) ku mes të tjerash , kryesore ishte tërheqja e trupave serbe nga Kosova.

Një plak tejet i lumrut, i ulur në tankun e NATO-s, në ditën kur forcat e aleancës në Qershorin 1999 hynë në Kosovë.

-Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000, prej të cilëve mbi 1.600 janë ende të pa gjetur. Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu