A është kryeministër i shtetit laik, apo i shtetit islamik Albin Kurti…?

Shkrime relevante

Kurti po e shkreton Kosovën, duke e mbështjellë regresin me retorikë politike dhe konservatizëm fetar!

Selatin Retkoceri, Llugaxhi, Lipjan Kur politika përzihet me dogmën fetare, shteti laik...

Kur mbeturinat politike, kërkojnë të rikthehen në pushtet!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ REPUBLIKA E KONTEJNERËVE: KUR MBETURINAT POLITIKE KËRKOJNË TË RIKTHEHEN...

Për historinë 1400 vjeçare të Kalifatit Islamik

Një nder sulltanët e tmerrshëm të Perendorisë Osmane, Sulltan Mehmeti -...

Kur trashëgimia kombëtare humb në heshtje, ndërsa feja shfrytëzohet “si mjet identiteti”

Halil Preniqi, Prishtinë ____ Shkrimet e Jusuf Buxhovit ngrenë çështje të rëndësishme për...

Vrasja e grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt

Milazim Maraj, Istog Vrasja e Grave në Kosovë, shembulli i Arlinda Zekajt ...

Shpërndaj

KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK ËSHTË PREDIKUES FETAR!
____
Kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nga një konferencë zyrtare, deklaron «Të gjithë e takofshim ishalla në xhenet» dhe «Vatan dhe iman shkojnë bashkë», ai duhet ta kuptojë se nuk po flet vetëm si individ, por edhe si bartës i një detyre kushtetuese që kërkon neutralitet ndaj besimeve fetare.
Kosova është shtet laik. Kryeministri nuk është përfaqësues i një feje, por i të gjithë qytetarëve, pavarësisht nëse janë myslimanë, katolikë, ortodoksë, të besimeve të tjera apo ateistë.
Detyra e tij nuk është ta ndërthurë autoritetin shtetëror me gjuhën fetare, por ta ruajë shtetin neutral dhe shoqërinë të lirë nga imponimi i dogmave fetare.
Besimi është e drejtë personale. Shteti është i përbashkët. Patriotizmi nuk ka nevojë për certifikatë fetare dhe dashuria për atdheun nuk matet me iman.
Kur një kryeministër e lidh publikisht atdheun me besimin fetar, duhet të kuptojë se Kosova nuk u përket vetëm besimtarëve dhe asnjë feje të vetme. Ajo u përket të gjithë qytetarëve të saj.
Neni 8 i Kushtetutës nuk është dekor. Laiciteti nuk është slogan për fushata, por detyrim kushtetues.
Kryeministri duhet ta respektojë këtë parim jo vetëm në letra, por edhe në paraqitjet e tij publike. Shteti nuk duhet të predikojë, feja nuk duhet të diktojë dhe politika nuk duhet t’i përdorë institucionet për ta normalizuar gjuhën e dogmës fetare.
Kosovës i duhen institucione që mbrojnë lirinë e ndërgjegjes, jo autoritete që mjegullojnë kufirin ndërmjet shtetit dhe fesë.
Feja është çështje personale. Shteti është i të gjithëve. Shqiptaria është trashëgimi e përbashkët.
Laiciteti nuk negociohet!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu