____
Sot kur fjalët nuk kanë më peshë, kur secili tha çfarë kishte të thotë, nuk e ngjallin një femër, një nanë e cila e ndjente se do të vritej por shpirti i digjej të JETONTE e ta rriste birin e saj, ashtu siç i takonte!
Kisha dashur të pyes secilin publikisht:
A është kjo Kosova që e kemi dashur, kah po shkon Kosova për të cilën kaluam nëpër tragjedi kolektive në fundshekullin e XX?
A është kjo Kosova ku fëmijët dhe nipat tanë do të rriten dhe çfarë po ju ofrojmë përveç ikjes nga atdheu, apo rritjes në një frymë të shpërftyruar në atdhe?!
Dështimi i familjes është dështim i kombit!
Robëria e femrës është robëri e kombit është shkatërrim i ardhmërisë së tij!
Një komb që nxori personalitete të papërsëritshme si Nana Terezë, Elena Gjika, Mbretëresha Teutë, një shtet që u krijua nga sakrifica e nanave, motrave dhe bijave, ku është sot, ku janë institucionet tona që për dy dekada lanë të depërtojnë rryma nga Irani dreqi e i biri, që femrën tonë ta robërojnë, ta mallkojnë e ta rikthejnë në një hije të pavlerê!

Për ju të palexuarit KANUNI nuk vret nanën, motrën e as bijen!
Sheriati që po zbatohet dhe po ligjërohet e ka hy thellë deri në hierarkinë më të lartë shtetërore nuk ka respekt për jetën e femrës e as për NDERIN e saj!



