
Nikolin Sh. Lëmezhi
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!
Jo tanët, por ata që gjak të huaj kanë,
që gjakun e bënë ujë dhe në baltë na lanë!
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën,
pikërisht ata që besën na e dhanë,
por që besë nuk kanë!
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!
Këtë tokë ku ne lindëm dhe u rritëm,
na e shitën, na e shitën!
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën,
dhe Shqipet i shpërndanë,
porsi zogj të trishtuar anembanë.
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!
Korbi i zi, i maskuar si shqiponjë,
tash sa vite rri aty ulur në fron.
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!
– vajtojnë nënat n’prag të derës
dhe ia japin lajmin erës.
Na e shitën Shqipërinë, na e shitën!
– thërrasin nënat: Eni bij, eni, o bija,
se pa ju mbet shkret Shqipëria!
Shkodër, më 30. 10. 2026


