Vrasja e Arlinda Zekajt nga këndi im

Shkrime relevante

Mos më vrisni edhe në varrin tim!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Elegji e dhimbjes, protestës dhe ndërgjegjes njerëzore...

Vrasja e Arlinda Zekajt nga këndi im

Gani I. Mehmeti E vërtetë se nuk arsyetoj asnjë vrasje të askujt...

Të mos e zëvendësojmë grurin e etërve tanë me egjrën e mashtrimit

Dom Fran Sopi, Pejë  Kemi fryte që mbillen në tokë dhe fara...

Shteti, Albin Kurti, kërkon parime jo përshtatje të çastit

Mikel Sopi, Ferizaj ____ Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per...

Analistët flasin rreth “heshtjes” së Edi Ramës pas humbjes së Aleksander Vuçiqit

Naile Ejupi, Bota Sot “I janë prishur planet me Beogradin, Grenellin e...

Shpërndaj

Gani I. Mehmeti

E vërtetë se nuk arsyetoj asnjë vrasje të askujt në asnjë kohë dhe hiç për kurrgjë. Vetëm një vrasje e arsyetoj, atë si e ka thënë i mençuri i Llapit, Sylë Hoxha i Llaushës së Llapit. Unë Sylën nuk e njoha, pse nuk kam pasur kontakt me të, por njoha dy bijt e tij, Faikun dhe Nexhmiun, djalin e të cilit, nëse nuk gaboj, e pata edhe nxënës. Po, nejse, e kishin pyetur Sylë hoxhën:

– Hoxhë, a  vrahet vllau?

– Jo! – përgjigjet Sylë Hoxha.

– Hoxhë, a vrahet vllau? – e pyesin së dyti herë.

– Jo, bre, jo! – përgjigjet Sylë Hoxha.

– Hoxhë, a vrahet vllau? – e pyesin së treti herë.

– Vllau vrahet veç kur del në krah me anmikun! – përgjigjet Sylë Hoxha.

– Po, kur ndodh ndonjë kori, e diçka tjetër, a vrahet vllau?

– Jo, bre, jo. Nëse vllau të ka koritë, ai e ka koritë veten, jo ty. Pej vllaut nuk ruhet kurkush edhe as që mund të ruhet prej tij, e për ata ai e korit vehten, jo ty.

Pra, u morëm vesh kur duhet të vritet vëllau, duke menduar në vend të vëllait të gjithë kombin shqiptar. Prandaj, për asnjë mosmarrëveshje, nuk do duhej të ndodhin vrasjet.

Një shembull tjetër, po nga Sylë Hoxha. Kjo ka ndodhur, mes dy vëllezërve. Ata po jetonin bashkë në një familje. Vëllai i madh ishte i martuar, kishte edhe fëmijë, ndërsa vëllai i vogël ishte i pamartur. Por, ky vëllai i vogël nuk po e linte rehat vëllain e madh me grua e me fëmijë.

Shkon tek Sylë Hoxha vëllau i madh:

–        Kështu, kështu e kam punën prej vëllaut të vogël, Sylë, a ta vras? – e pyet .

–         Jo! – ia kthen Sylë Hoxh.

–         E çka të bajë, qysh me veprue se une nuk po di?

–        Kallaj, leja shpinë e dil n’çipqi! – ia kthen Syla. Kjo ka ndodhur gjatë Luftës së Dytë Botërore. I merr fëmijët e gruan vëllai i madh edhe shkon në Trebi, fshat në Serbi në kufi me Llapin në veri, që kufizohet me Murgullën dhe me Tërrnavicën, te serbi shkoi! Ia nis ai atje, si çipqi te serbi, po punon e po gjallon dhe i bëri bylyqet me lopë e me dele.

Ndërkohë, ai vëllau i vogël bën diçka një vepër edhe presin gjermanët e e vrasin. Tek mbasi e vrasin gjermanët vëllain e tij, ai kthehet në shtëpi.

Pra, kjo na lë të kuptojmë se duhet të lëshojmë udhë ndaj disave që nuk kanë të ndalur e të mos shkojë deri tek vrasja.

Pra, mundet njeriu të mos e vrasë njeriun, vetëm duhet durim, duhet t’i ikë të keqes edhe kur tjetri e ndjek, se ka rrugëdalje të mos shkojë deri tek vrasja.

Tani po i kthehem temës ku mbetëm.

Arlinda u vra. Ajo nuk u vra prej burrit të saj, ndaj të cilit po ankohej e po dhunohej. Ajo, duke e pasur burrin të ndaluar, në burg, shkoi në shtëpinë e saj, pa menduar se i kunati do ta vriste, ndaj të cilit, me sa kemi lexuar, nuk ka psur ankesa. Kjo i del edhe asaj e papritur, ashtu sikur edhe për ne është rast i papritur. Ndoshta secili edhe nga ne, do ta lejonte të shkonte në shtëpi me dëshirën e vullnetin po edhe nga dashuria për djalin që ta shohë. Deri tani, nga të gjitha shkrimet, nuk lexuam diku se ajo ka pasur porblem me edhe me kunatin, që e vrau. Dhe, deri sa nuk ka pasur të keq me të, askujt nuk do t’i shkonte mendja se do të ndodhte vrasja e saj prej tij.

Unë jam nga Llapi dhe nuk kam asnjë lidhje me askë nga Peja për mirë e as për keq, përveç një shokut, me të cilin as biseduar me të për këtë çështje nuk kam. Po dua të them se, as nuk kam për qëllim të mbrojë dikë e as të sulmojë. Vetëm po dua të them se, pas gjithë këtyre zhurmave në portalet tona, në televizionet tona, në Kuvendin e Kosovës, nga partitë opozitare, pas gjithë këtyre protestave me kërkesa që të japin dorëheqje Ministresha e Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme, disi janë të tepërta dhe pa vend.

Vrasja ka ndodhur në mënyrën më makabre, më mizore, e cila duhet të dënohet, por këtu duhet të dënohet vrasësi, pse vetëm ai e ka bërë vrasjen, jo në bashkëpunim me dikë. E, nëse e ka bërë edhe në bashkëpunim me dikë, le të zubulohet e të dënohet edhe ai apo ajo bashkëpunëtore.

Por, edhe gjykatësit edhe prokurorët, edhe askush nuk është aq fajtor në rastin konkret, me sa po gjykohen nga të gjithë, e në veçanti nga protestuesit, prej të cilëve dikush po përpiqet të përfitojë nga kjo tragjedi politikisht.

Është më së miri të mos mdodhin më vrasje kurrfare e posaçërisht të femrave, ku vrasës janë burrat e tyre. Por, askush nuk ka fuqi t’i ndalë ato nëse mosmarrëveshjet mes tyre shkojna aq larg, sepse askush nuk do i tregojë askujt se ka për qëllim të vrasë gruan e tij ose grruaja burrin.

Rasti konkret është më specifik pse kanë qenë të njohuar organet, por edhe organet kanë kryer punën e tyre dhe  e kanë ndaluar, e kanë paraburgosur burrin e Arlindës. Ata nuk kanë marrë masa edhe ndaj dikujt tjetër, për të cilin nuk ka pasur ankesa e sulëme ndaj Arlindës. Kjo është krejt e papritur nga të gjithë, edhe nga Arlinda edhe nga organet edhe askujt nuk do t’i shkonte mendja për kunatin se do e vriste gruan e vëllait.

Unë po dua të them se gjithçka duhet të gjykohet ngadalë, pa emocione, pa sulme ndaj të tjerëve.

Ndoshta jam gabim, por vrasjet i gjykoj rëndë dhe jam kundër tyre, por edhe se duhet logjikuar e gjykuar me ftohtësi, po.

Nënat tona hoshin: Ruena Zot nga ora e ligë!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu