____
Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per medresetë ngre shqetësim qe shkon pertej nje shprehjeje fetare: kufirin ndermjet respektimit te besimit dhe përdorimit të tij për afërsi politike.
Pa mëdyshje, eshte per t’u çmuar takimi i përfaqësuesve shtetërorë me bashkësitë fetare.

“Vëllazëria Myslimane”, e ndaluar me ligj edhe në Egjipt, aty ku është themeluar më 1928 nga Hassan al Banna dhe në shumë vende të botës demokratike, kudo shikon të infiltrohet në institucionet shtetërore, si në ato të Kosovës. Por, për dallim “nga qasja e botës”, politikani ynë i verbër dhe i pa kulturë kombëtare, vrapon ta ndihmoj shfytyrimin e kombit…!
___
Mirëpo, shqetësuese eshte kur gjuha e besimit shndërrohet ne retorikë politike, ndersa historia paraqitet me formulime qe anashkalojnë përmasat e sundimit osman dhe kompleksitetin e përvojës shqiptare.
Zhgënjimi eshte edhe me i madh sepse, ne fillim, Kurti dha shenja pozitive per nje qëndrim më parimor ndaj laicitetit dhe pavarësisë se institucioneve. Paraqitje te tilla sot dëshmojnë pavendosmëri ne mbrojtjen e parimeve, duke i përshtatur ato sipas audiencës dhe interesit politik te çastit.
Kjo mospërputhje cenon besueshmërinë institucionale dhe e zbraz laicitetin nga përmbajtja. Feja meriton sinqeritet; qytetari meriton përfaqësues qe ruajnë te njëjtat parime kudo qe flasin.
Kosova, si shtet ende i brishtë, ka nevojë per qartësi demokratike dhe orientim te qëndrueshëm europian. Në nje kohë ripozicionimesh globale, pergjegjesia shteterore kerkon vigjilencë ndaj ndikimeve të jashtme, përfshirë ato qe ushtrohen permes lidhjeve fetare.
Laiciteti mbrohet me paanshmëri, barazi dhe pavarësi te institucioneve.
Këtë e kerkon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, përmes Nenit 8 të saj. Nëse askush tjetër atë se ka lexuar, atëhere Albin Kurti dhe udhëheqës të tjerë të shtetit duhet ta dijnë përmendësh përmbajtjen e saj.
Besimi nderohet duke e ruajtur nga instrumentalizimi politik.



