Shkatërrimi i sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar në Luftën Civile të vitit 1997 në Shqipëri

Shkrime relevante

Shkatërrimi i sigurisë kombëtare të shtetit shqiptar në Luftën Civile të vitit 1997 në Shqipëri

Kallja e bërthamës kombëtare shqiptare, sikurse në vitin 1997, ashtu edhe...

Malazezi i Epokës së Inteligjencës Artificiale, i cili edhe seksin ia beson tërmetit

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Mbrëmë bisedova me mikun tim më të dashur malazez,...

Hoxhë Hoxhinskit do t’i jipet Çmimi Nobel…!

Shkruan e knon: Lirim Patrioti (Lirim Gashi, Prishtinë) ____ FABRIKA E ÇMIMEVE NOBEL DHE...

Politikanët e “Epokës së Gurit”, përballë inteligjencës artificiale!

Lirim Gashi, Prishtinë ____ Është vërtet e dhimbshme të shohësh se sa shumë...

Krimineli më i madh që po shpopullon Shqipërinë është më i rrezikshmi nga të gjitha kafshët

Aurel Dasareti, SHBA Specialist i psikologjisë ushtarake. Jeton në SHBA . Atdhetari...

Shpërndaj

Kallja e bërthamës kombëtare shqiptare, sikurse në vitin 1997, ashtu edhe sot, në vitin 2026. Nuk protestohet por kallet vendi, duke na shndërruar në komb që gjithnjë duhet t’ia nisë prej fillimit, një lloj Sizifi i kohës…!
Hajro Limaj, Tiranë
____
(NGA LIBRI:RRUGETIMI I SHQIPERISE PER NE NATO DHE PA AFTESITE E SAJ PER SIGURINE DHE MBROJTJEN KOMBETAR)
____
Vetë ndryshimi i sistemit politik në Shqipëri u bë me rrugë ekstreme, duke shkatërruar gjithçla, nga sistemi i sigurisë dhe i mbrojtjes, te ekonomia, diplomacia, arsimi, shkenca, pasuria nëntokësore e mbi tokësore, etj. Ashtu si në Forcat e Armatosura, edhe në shërbimin informativë kombëtar u larguan të gjithë kuadrot dhe profesionistët me vlerë dhe drejtimin e institucioneve e morën kuadro pa meritokraci, krejtësisht partiak, pa asnjë vlerë arsimore e profesinale.
Më 1992, Bashkim Gazidede, nga pedagog në katedrën e Shkencave të Natyrës u zgjodh depuetet nga PD dhe pastaj kryetar i parë i Shërbimit Informativ Kombëtar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Safet Zhulali. Ndërsa Visho Ajazi, koleg i Gazidedes, nga petagog në fakultetin e Shkencave të
Natyrës emrohet drejtor i Zbulimit Politik.
Ata i shkatërruan të gjitha institucionet e sigurisë dhe u vërtetua thënia e Nikollaj Leonovit, se: “Pa zbulim nuk jetohet, nuk ka shtet “.
Shkatërrimi i zbulimit u krijoi hapësira të plota agjenturave të shteteve kundërshtare, kryesisht atyre të Jugosllavisë dhe të Greqisë, për të realizuar skenarin e tyre të shkatërrimit të shtetit dhe
kercënimit të sovranitetit të Shqipërisë.
Emisarët e tyre krijuan rrjetin e tyre me drejtuesit politikë dhe shtetëror.
Njeriu i parë që erdhi nga shërbimi i fshehtë serb (BIA) në janarin e vitit 1991, ishte Ibush Kllokoçi, shefi i UDB në Prishtinë, emisari i posaçëm i qeverisë së Millosheviqit që u takua në Tiranë me Azem Hajdarin, i cili solli financimet e para. Ai vazhdoi të vinte shpesh dhe mori një banesë komode në Tiranë, deri në vitin 1997.

Në fillimin e vitit 1992, menjëherë pas ngritjes së Rrugëtimi i Shqipërisë për integrimin në NATO 
strukturave të para të shërbimit të ri inteligjent, në Tiranë, gjithnjë e më afër qeverisë, sidomos Gazidedes u shfaq shqiptaro-maqedonasi Petrit Ame.
Shteti shqiptar, edhe pas informacioneve që mori, se ky i burgosur në Belgjikë për trafik droge ishte një ndër miqtë e afërt të Arkanit, Zheljko Raznjatoviç, kreut të paraushtarakëve serbë, Gazidede përsëri e bëri njeri të afërt dhe i besoi pjesë të rëndësishme të kontrabandës së karburanteve përmes Malit të Zi.
Para fillimit të luftës në Kosovë ai ishte gjithnjë i pranishëm në mjedise ku ishin edhe politikanë të lartë
shqiptarë dhe trafikun e drogës dhe të armëve e bënte përmes doganës së Bllacës.

DEMONSTRATION BY RUINED INVESTORS IN ALBANIA (Photo by Jacques Langevin/Sygma/Sygma via Getty Images)

Emri i Petrit Ames u bë i njohur, kur u bë publik një takim i Arkanit (Zheljko Raznjatoviç), ish shef i paramilitarëve serbë, me ish shefin e Shërbimit Informativë Kombëtar, Gazidede.
Grupi i njohur, si “Grupi i Kosovës”, i shfaqur befasisht në vitin 2005, pak para fitores së opozitës, kishte me vete edhe njerëz që kishin enigma në ardhjen e tyre.
Biznesmeni serbo – boshnjak, Damir Fazliç, nipi i Ivica Stanishiqit, shefit të shërbimit famkeq serb në kohën e luftës në Kosovë, një kriminel lufte, mori pjesë në krahë të Berishës në mbledhjen e Sigurimit Kombetar. (B. Islami. G. Dita. 23. 03. 2026)
Krijimi i firmave piramidale nuk ishte rastësi, ishte pjesë e kësaj strategjie për rrënimin e shtetit shqipëtar. Prandaj ato u krijuan në Tiranë dhe kryesisht në Vlorë dhe asnjë tjetër në rajonet veriore të vendit.

Kallja e objektit me domethënie për shtetin e kombin, sot, në vitin 2026 në Tiranë. Një pjesë e protestuesve të frymës së agjenturës panislamike, përderisa dje, me 28 tetor 2026, Presidenti i Greqisë,  Konstantinos Tasolulas , kërcënonte Shqipërinë nga Selaniku për të ashtuquajturat “tokat vorio-epirotase që duhet çliruar”, vazhdonin të përhapnin gënjeshtra panislamike për “pushtimin e Shqipërisë nga Izraeli”. 
___
Instituti i Sigurisë Kombëtare, Tiranë

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu