
Reshat Sahitaj, Prishtinë
____
REAGIM KONSTRUKTIV/ ARS CLUBI “BEQIR MUSLIU “ NUK E NDERON BEQIR MUSLIUN AS NË EDICIONIN E 17-të
____
Jam duke i përcjellur vazhdimisht aktivitetet letrare të Klubit “ Beqir Musliu” , që as në edicionin e 17-të që u mbajt keto ditë, nuk po vlerësohet figura e shkrimtarit , dramaturgut, skenaristit tonë, në emër të te cilit organizohen aktivitetet që subvencionohen nga institucionet tona.
Në ato aktivitete, është e domosdoshme që se pakut një ditë apo një gjysem dite t’i kushtohet Beqir Musliut, për të cilin ka çka shkruhet, flitet e te ekspozohet. Jo! Organizatorët e kanë izoluar Beqir Musliun, e në emrin e tij e promovojnë veten dhe miqësinë e tyre klanore , duke mos guxuar të shperthejnë më larg se rrethi hermetik , nga frika se e humbin peshen e tyre regjionale. Gjermë tani, pra, deri ne edicionin e 17-të, u zhvilluan aktivitete për VETËKËNAQËSI.
Pse po reagoj?
Po reagoj ngase Beqir Musliun, Musa Ramadanin, Teki Dervishin e shumë tjerë i kam njohur në vitet e hershme të rinisë sime. Po reagoj ngase, Beqir Musliu vinte enkas në Prizren për të biseduar me Sefo Bejta Krasniqin dhe mue, e bisedat tona i vazhdonim në Prishtinë e gjetiu.
Po reaoj, sepse në dramën e Beqir Musliut “Vdekja e Gjergjizit” , kam luajtur bashkë me Shani Pallasken e shumë te tjere, e që kopjen e dramës e kam nxjerru nga arkivi RTK.
Po reagoj, ngase nga 1976 ende e kam një kopje të origjinalit të skenarit “Rropulari”, me shenime e korigjime me dorë.
Po reagoj, spse askush kurrë nuk ma bëri një telefonatë, jo që te më ftonte mysafir ne ndonjë edicion, por për të kerkuar materiale qe e pasurojnë vepren e Beqir Musliut e qe ata nuk i kanë.
Pas përfudnimit të luftës, rastësisht u takova me djalin e Beqir Musliut në një kafe afer KEK-ut përballë Grandit, dhe i tregova për materialet qe i kam, por kurrë më asnjë fjalë.
BEQIR MUSLIU NUK NDEROHET DUKE E PROMVOIR VETEN,POR DUKE FTUAR ATA QE E KANË NJOHUR!
BEQIR MUSLIU NUK NDEROHET DUKE I PROMOVUAR MUQESINË, POR DUKE FTUAR ATA QE SHKRUAJNË PER VEPRAT E BEQIR MUSLIUT !
BEQIR MUSLIU NUK NDROHET DUKE FTUAR MIQËSI PER INTERESA PERSONALE,POR DUKE FTUAR MIQËSINË E BEQIR MUSLIUT PER TE EVOKUAR KUJTIME QOFTË ME SHKRIME QOFTË ME SHKIRME APO GOJARISHT.
PS/ Reagoni sa te duani, por gabim e keni filluar dhe gabim po duani ta perfundoni karrieren tuaj …


