ARKIVI:
8 Mars 2026

Veshjet e kombeve të tjera, si tendencë e hapur asimilimi dhe shfytyrimi kombëtar të shqiptarëve

Shkrime relevante

Provokim në zemër të Kosovës: Flamuri i një shteti të huaj në Mitrovicë , policia e ruan atë…!

Luan Dibrani, Gjermani Ngjarja e fundit në Mitrovica, ku policia e Kosovo...

Përçarje brenda Iranit midis Gardës Revolucionare dhe udhëheqjes politike

Njerëzit vizitojnë Parkun Kombëtar Hapësinor të Gardës Revolucionare, pak jashtë Teheranit,...

Sipas historianit Kristaq Prifti, në Kosovë nuk ekzistonte popullsi turke

Msc Belisar Jezerci, historian POPULLSI TURKE NË KOSOVË NUK EKZISTON ! Ne bazë...

Urime për 7 Marsin – Ditën e Mësuesit

Luan Dibrani, Gjermani  Sot, më 7 Mars, në këtë ditë të shënuar të...

Fjalë respekti dhe mirënjohjeje për Mësuesin tim, Sabri Raçi

Arif Ejupi, Gjenevë Disa njerëz kalojnë në jetën tonë pa lënë fare...

Shpërndaj

Në foto: Një grua “shqiptare” që do të asimilohet, në të ashtuquajturën “Dita e Mbulesës” në Prishtinë, ditë e caktuar nga panturqit e panislamikët e Bashkësisë Islame të Kosovës, BIK-ut.

Shkruan: Uk Bardhi, Shkodër 

GJITHKUSH LE TA MBAJË TË VETËN 

 (Nuk e fyen apo nuk e shanë askënd gruaja që mba mbulesë”..!? 

Ky titull, tek një  portal në Fb, më pezmatoi,… prandaj dhe i shkruaj këta rreshta më poshtë…) 

 *Nuk e fyen  ose nuk e shanë askënd….apo?!..

Po, në kuptimin verbal ndërkaq në atë psikologjik e shpirtëror e mohon tërësisht apo pjesërsht traditën e vetë nacionale… dhe kështu propagandon një veshje bashkë me dukjen e huaj, jo atë të vetën si shqiptare…!  

Gjithmonë, … individi në një shoqëri të civilizuar(të qytetëruar) duhet ta mbajë veshjen e vetë kombëtare… dhe mos të ketë komlekse sepse ajo i përket atij… në mënyrë traditore. Atëherë mbulesa do të kishte vetëm karakter shpirtëror të bendshëm, sipas besimit të individit dhe lirisë së të menduarit që e shfaq publikisht…. Në të kundërtën … bëhesh promotor i kulturës së huaj, në dëm të asaj që është e jotja …

Pra, ti, duke përdorur tradita të huaja, të një kombi, shteti a populli tjetër vetvetiu fillon të asimilohesh… dhe krijon njëfarëlloj të “getos” brenda komunitetit tënd i cili e mba traditën kombëtare brez pas brezi, duke shkaktuar njëkohësisht edhe huti, josimpati deri në urrejtje dhe kështu ti largohesh nga i yti afrohesh me të huajin, ndodh që të afrohesh edhe me pushtuesin tënd qindravjeçarë dhe plaçkitësin e trojeve të tua shekullore…?!  

E gjitha kjo i ngjason “pykës drunit”, e cila e çanë trungun e vet sado që të jetë i lidhur ai me nyjat e damarëve të vet, edhe atë, nga ramjet e njëpasnjëshme që i bën një dorë e huaj..! Ti  duke sjellë një traditë tjetër si për shembull: aziatike, afrikane apo siberiane…., shndërrohesh mbase pa vetëdije ose me dijen e trurit tënd të shpëlarë por ama edhe i prirur nga interesi personal, me veti të “Kalit të Trojës” me pasion tradhtari, në një “virus infektues”…   

Dhe kjo nuk ka aspak lidhje me besimin tënd… sepse ne shqiptarët e besojmë Zotin, por ama shqip…, e besojmë dhe i lutemi ose falemi duke iu përgjëruar atij të na i falë mëkatet e bëra pa dashje edhe atë në gjuhën e nënës, në atë shqipe…sepse, ato gabime që i kemi bërë me dashje ai nuk na i fal, ato do kenë ndëshkim gjithsesi se, në të kundërtën, humbet kuptimi i të mirit dhe të keqit ata nuk mund të lidhen me shenjën matematikore, ”=(baras)”…

Plaka të Rrafshit të Dukagjinit, në veshjen e tyre tradicionale shumëshekullore.

Edhe ne, në etnografinë tonë kemi shamitë tona dhe formën se si i mbajmë ato… ashtu si i kanë mbajtur nënat, gjyshet dhe stërgjyshet tona), … dem baba dem…, këtu e mijëra vjet më parë, ne kemi kulturën tonë, kemi gjuhën tonë…., që janë veçoritë identifikuese të një populli i shndërruar në komb të qytetëruar, me civilizim perëndimor, prandaj dhe këto veçori quhen kombëtare.

Xhubleta Shqiptare e Malsisë së Madhe që duan të na e marrin serbët, duke e paraqitur si “veshje tradicionale serbe” në UNESCO. Serbët e sidomos tukomëdhenjt shqiptarëve po ua ofrojnë shfytyrimin islamik, përmes veshjeve të shkretirës arabe, vendeve afrikane e të tjera, vetëm e vetëm që shqiptarët të mos jenë vetja, pra të mos duken si shqiptar në Gadishullin Ilirik, por si mbetje perandorake të ish Perandorisë Osmane.

Pra, kjo ruajtje e traditës sonë kombëtare është e domosdoshme dhe duhet të bëhet, për një arsye të thjeshtë, vetëm e vetëm që të mos asimilohemi (tjetërsohemi) por të ngelim këta që jemi; shqiptarë, dem baba dem, pa shkëputje në vazdimësi që na parahistoria e deri më sot, me emëratin(etnonimin): Pellazg-Ilir-Arbër-Shqiptar! 

© Ulku Bardh 

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu