Faton Bislimi
Në cilësinë time si Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, lobit tonë në SHBA, organizatës së vetme lobiste të regjistruar në Washington, DC që nga 1989, sot isha në një vizitë e mision fakt-mbledhës në Luginë sipas kërkesës së miqëve tanë të fuqishëm në Capitol Hill. I falëmnderoj për mikpritjen dhe diskutimet e frytëshme znj. Ardita Sinani, Kryetare e Preshevës, z. Ragmi Mustafa, Nënkryetar i Preshevës, z. Nagip Arifi, Kryetar i Bujanocit dhe z. Ragmi Mustafi, Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar. Bashkëbisedim virtual kishim edhe me z. Shaip Kamberi, Deputet në Parlamentin e Serbisë, me që ai ishte me angazhime në Parlament. Nuk ka organizatë tjetër që ka punuar më sistematikisht sesa lobi ynë për të ngritur çështjen e Luginës tek qarqet kyçe të politikbërjes së jashtme amerikane, veçanërisht në Kongresin e SHBA-ve, tash e gati dy dekada. Diskriminimi nacional e njerëzor i Beogradit, që përjetojnë çdo ditë motrat dhe vëllezërit tanë në Luginë është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i papërballueshëm tutje. Secila ditë e humbur nga Tirana e Prishtina zyrtare për të vënë në ballinë të një strategjie gjithëkombëtare çështjen e Luginës është fitore për planin dinak e të heshtur të Serbisë për spastrim etnik të asaj treve.
Si Ligë, bashkë me miqët tanë në Washington, DC, do vazhdojmë me intensitetin e përkushtimin më të lartë të sjellim në vëmendje të Amerikës dhe partnerëve tjerë ndërkombëtar kauzën e drejtë të shqiptarëve autoktonë të Luginës.
Me zemër të rënduar nga realiteti i zymtë që pashë direkt, u ndava nga Lugina sot fizikisht për të vazhduar misionin tim në Capitol Hill nesër, ashtu që bashkë me lobin tonë në SHBA të sjellim jo vetëm shpresën por edhe përkrahjen e nevojshme e domosdoshme për lirinë e barazinë shqiptare në Luginë! Tjetër derë nuk kemi!





Ju falenderit qe keni vizituar Luginen e Presheves dhe keni biseduar me politikanet qe kane mendim e tyre lidhur me çeshtjen e Shqiptareve te Lugines se Presheves. Mirepo per ta pasur nje mozaik mendimesh lidhur me kete çeshtje jeni dashur te kontaktoni edhe shoqerine civile, madje edhe me disa qytetare te Lugines se Presheves qe kane mendime, pikepamje, ndryshe nga politikanet. Herave te tjera zbritni edhe te keta. Ju falenderit per mirekuptim dhe qe Lugines se Presheves po i japni interesim dhe po e mbani gjalle ne SHBA.